ATV

Category: Sport

  • Federata e Basketbollit të Kosovës anulon Superkupën

    Federata e Basketbollit të Kosovës anulon Superkupën

    Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar:

    Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2025, Bordi i FBK-së, pas trajtimit të pikave sipas rendit të ditës, ka vendosur si në vijim:

    Palestrat sportive dhe procesi zgjedhor
    Lidhur me çështjen e palestrave sportive të zëna për zgjedhjet lokale dhe ndikimin e tyre në fillimin e edicionit të ri të garave të FBK-së, janë miratuar vendimet si më poshtë:

    1.1. Pas aprovimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e parë (I) e ProCredit Superligës dhe Superliga Femrat do zhvillohet sipas datave të parashikuara, në palestrat sportive të qyteteve përkatëse.

    ProCredit Superliga do fillojë me datë 4-5 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiro e dytë (II) vazhdon me datat 18-19 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse.
    Superliga Femrat do të fillojë sipas datave të parashikuara në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiroja e dytë (II) dhe tretë (III) do organizohen nga FBK në një palestër sportive të vetme, me qëllim lehtësimin e zhvillimit të ndeshjeve në periudhën zgjedhore.

    1.2. Është vendosur që Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 të anulohet dhe të mos zhvillohet, me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i ProCredit Superligës dhe të sigurohet zhvillimi i garave sipas kalendarit të paraparë.

    Licencimi i klubeve, edicioni 2025/26

    Sa i përket procesit të licencimit të klubeve për edicionin 2025/26, janë miratuar vendimet si më poshtë:

    2.1. Kontratat profesionale të lojtarëve do të pranohen edhe të pa-noterizuara, mirëpo ky kriter do të konsiderohet i përmbushur vetëm pas deponimit të të gjitha kontratave pa përjashtim. Në rast se kontrata e një lojtari nuk është deponuar në FBK, lojtari në fjalë nuk do të lejohet të paraqitet për lojë deri në deponimin e kontratës.

    2.2. Mungesa e paraqitjes së një ekipi të gjeneratave të reja nga një klub i ProCredit Superligës do të rezultojë në pagesë prej 20,000.00 € për çdo kategori të munguar.

    2.3. Për klubet e Superliga Femrat, është lehtësuar kriteri sportiv dhe është e domosdoshme paraqitja e dy ekipeve të gjeneratave të reja, përkatësisht: U14 (obligative) dhe U16 ose U18 (njëra prej tyre obligative).

    Shitja e biletave online

    Fillimi i zbatimit dhe implementimit të shitjes së biletave online do fillojë nga xhiroja e tetë (VIII) e ProCredit Superligës.

    Mbulimi i shpenzimeve për ligat e gjeneratave të reja

    FBK do të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë të ndeshjeve për ligat e kategorive të reja do mbulohen në një shumë totale prej 125,000.00EUR. Kjo shumë përfshin ligat në vijim:

    Liga U18 Lindje
    Liga U18 Perëndim
    Liga U18 Vajzat
    Liga U16 Grupi A
    Liga U16 Grupi B
    Liga U16 Grupi C
    Liga U16 Grupi D
    Liga U16 Vajzat-Lindje
    Liga U16 Vajzat-Perëndim
    Liga U14 Lindje
    Liga U14 Perëndim
    Liga U14 Vajzat
    Liga U12 Lindje
    Liga U12 Perëndim
    Liga U10 (4 turne gjatë vitit)

    Lista e gjyqtarëve për edicionin 2025/26

    Në listën e gjyqtarëve për edicionin 2025/26, gjyqtari Ergin Balaj kalon nga Licenca C në Licencën B.

  • Nga Lugina – Gjimshiti shkruan histori në Champions League

    Nga Lugina – Gjimshiti shkruan histori në Champions League

    Berat Gjimshiti po vazhdon të thyejë barriera dhe të shkruajë historinë e tij në futbollin evropian.

    Vetëm pak ditë pasi u rendit si lojtari i dytë shqiptar me më së shumti ndeshje në Serie A, ai tashmë ka hyrë në historinë e futbollit tonë edhe në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi i Atalantës është bërë shqiptari i parë ndonjëherë që arrin 30 paraqitje në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

    Në fitoren 2:1 ndaj Club Brugge, Gjimshiti ishte sërish titullar dhe ndër më të mirët në fushë, duke marrë notën 8.2 nga Sofascore. Qëndrueshmëria dhe liderizmi i tij në mbrojtje janë bërë sinonim i Atalantës në vitet e fundit.

    Në edicionin e kaluar, ai la gjurmë edhe në sulm, duke shënuar një gol në përballjen ndaj Shakhtar Donetsk. Ndonëse qendërmbrojtës, Gjimshiti shpesh rrezikon në zonën kundërshtare, veçanërisht në goditje këndi, ku forca e tij në duelet ajrore është e frikshme.

    Ky sukses nuk është vetëm i tij – është i të gjithë shqiptarëve. Një djalë nga Lugina e Preshevës që me punë, përkushtim dhe besim ka arritur të jetë ndër emrat më të respektuar në futbollin italian dhe evropian.

  • FSHF gjobitet nga FIFA, nisin procedurat e ankimimit

    FSHF gjobitet nga FIFA, nisin procedurat e ankimimit

    Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të ndëshkojë Federatën Shqiptare të Futbollit me një gjobë prej 10 mijë frangash zvicerane, për shkak të incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, të zhvilluar më 9 shtator 2025, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

    Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur procedurat ligjore për të apeluar këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s.

    FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren me pasion, por pa krijuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj.

    Gjithashtu, Federata kërkon bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit, me qëllim që çdo ndeshje të zhvillohet në një atmosferë të sigurt dhe festive, ashtu siç i takon një eventi futbollistik ndërkombëtar.

  • Bernardo Silva:Për të ardhmen time vendosi vetëm unë

    Bernardo Silva:Për të ardhmen time vendosi vetëm unë

    Mesfushori portugez Bernardo Silava,ka folur lidhur për të ardhmen e tij se ku do ta vazhdojë karrierën.

    Silva ka deklaruar se mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit,dhe thotë se i takon atij të vendosë për të ardhmen e tij.

    “E di saktësisht se çfarë do të bëj, por tani nuk është koha për t’u përqendruar në këtë. Duhet të bëj çmos dhe ta kthej klubin aty ku i takon. Kemi pasur shumë kapitenë që janë larguar, por u takon atyre që kanë më shumë përvojë t’ua kalojnë këtë lojtarëve më të rinj”

    Përndryshe Silva ka marrë oferta të shumta nga klube të ndryshme,duke përfshirë këtu gjigantin italian Juventus,si dhe poashtu edhe klube nga Arabia Saudite dëshirojnë shërbimet e portugezit,kurse edhe gjiganti portugez Benfica është duke shqyrtuar mundësitë për një rikthim të 31 vjeçarit .

    Kujtojmë që Bernardo Silva ka kontratë me Manchester City-in deri në qershor të vitit 2026,teksa këtë sezon ka bërë vetëm 7 paraqitje në këtë sezon.

  • Sllovenia publikon listën për ndeshjet eliminatore ndaj Kosovës dhe Zvicrës

    Sllovenia publikon listën për ndeshjet eliminatore ndaj Kosovës dhe Zvicrës

    Sllovenia ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ekipi i Matjazh Kek do të përballet me Kosovën më 10 tetor në Prishtinë dhe me Zvicrën më 13 tetor në Lubjanë.

    Në krye të sulmit slloven do të jetë ylli i Manchester Unitedit, Benjamin Šeško.

    Në ndeshjet e shtatorit, Sllovenia barazoi 2:2 ndaj Suedisë dhe u mposht 3:0 nga Zvicra në udhëtim. Lista e re nuk paraqet ndryshime të mëdha krahasuar me grumbullimin e kaluar.

    Selektori Kek është i vetëdijshëm për rëndësinë e sfidave që e presin skuadrën e tij:

    “Pas rezultateve të shtatorit, është e qartë që ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për ecurinë tonë në kualifikime. E dimë çfarë na pret në Prishtinë dhe më pas në shtëpi ndaj Zvicrës. Me gjithë respektin për të dy kundërshtarët, duhet t’i fitojmë këto ndeshje nëse duam të arrijmë objektivat tona,” tha ai në konferencën për media. /ATVLIVE.TV

  • Mohammed Salah me ankesa për zhurmën e tifozëve të Galatasaray-it

    Mohammed Salah me ankesa për zhurmën e tifozëve të Galatasaray-it

    Ylli i Liverpool-it Mohammed Salah,ka përjetuar një ndër momentet më të sikletshme në karrierën.

    Egjiptiani gjatë përgatitjes për të hyrë në fushë është parë duke mbyllur veshët,duke mos duruar zhurëm që krijonin tifozët e Galatasaray-it në ndeshjen kundër Liverpool-it.

    Përndryshe tifozët turq njihen për atmosferën e zjarrtë që krijojnë në ndeshjet e garave evropiane,dhe kjo nuk është hera e parë që një futbollist të mos duroj zhurmat në stadiumet turke,pasi edhe më parë Timo Ëerner në kohën kur luante për RB Leipzig u largua pas 15 minutash në ndeshjen kundër Besiktas-it në vitin 2017.

    Kujtojmë që Liverpool pësoi humbje në udhëtim nga Galatasaray me rezultat 1:0,ndeshje e cila i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions League.

    Salah u “ankua” për atmosferën e tmerrshme në Stamboll

  • Milani i veteranëve? Pas Modric, objektiv Robert Lewandowski

    Milani i veteranëve? Pas Modric, objektiv Robert Lewandowski

    Transferimi i Luka Modric te Milani ishte një surprizë për shumëkënd. Edhe pse 40-vjeçar, shumica besonin se legjenda kroate do të shkëlqente në Serie A dhe pikërisht kështu ndodhi. Por “Rossonerët” nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

    Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ka nisur punën për të sjellë një tjetër emër të madh në “San Siro”. Sipas gazetës spanjolle Sport, Tare ka zhvilluar kontakte me menaxherin e njohur Pini Zahavi për të diskutuar rreth transferimit të Robert Lewandowskit.

    Ylli polak i Barcelonës po vazhdon të jetë në super-formë, pavarësisht moshës së tij. I lindur në vitin 1988, Lewandowski ka kontratë me katalanasit deri në fund të sezonit aktual, por ende nuk ka negociata konkrete për rinovim.

    Sulmuesi thuhet se është i interesuar të aktivizojë klauzolën që i mundëson zgjatjen e kontratës për një vit tjetër, por e ardhmja e tij do të varet nga paraqitjet në fushë dhe planet e “Blaugrana”-s për sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë, klubet nga Arabia Saudite po e ndjekin nga afër Lewandowskin dhe mund të hyjnë në garë seriozisht në fillim të vitit 2026, kur pritet që lojtari të marrë një vendim për të ardhmen e tij. /ATVLIVE.TV

  • Klubet angleze në ndjekje të Kenan Yildiz

    Klubet angleze në ndjekje të Kenan Yildiz

    Ylli turk Kenan Yildiz është duke shkëlqyer me fanellën e Juventusit këtë sezon.

    Shumë klube të ndryshme janë të interesuara për shërbimet e Yildiz,dhe sipas raportimeve klubet nga Premierliga Arsenal,Chelsea dhe Manchester United po e tentojnë me ngulm transferimin e turkut.

    Përndryshe Juventus nuk e ka ndërmend që ta vë në shitje 20 vjeçarin,dhe për më tepër edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh nuk do të mjaftonte për ta bindur që ta vë në shitje turkun.

    Tek “Zonja e Vjetër”Yildiz shihet si një pjesë e projektit afatgjatë,ku në të ardhmen pritet të jetë lider tek bianconerët.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz në 6 ndeshje ka shënuar 2 gola,teksa ka regjistruar 4 asistime në të gjitha garat për Juventus-in.

  • Eduardo Camavinga dëshiron largimin nga Real Madrid

    Eduardo Camavinga dëshiron largimin nga Real Madrid

    Mesfushori francez Eduardo Camavinga,po synon që të largohet nga Real Madrid.

    22 vjeçari po synon që të gjejë një skuadër ku mund të gjejë minutazhë,kjo pasi trajneri aktual Xabi Alonso nuk po llogaritë në shërbimet e francezit.

    Përndryshe shumë klube në Evropë janë duke e monitoruar situatën e Camavingës,dhe për më tepër interesim ka nga Premierliga angleze me gjigantë si Chelsea dhe Liverpool,ndërkohë që edhe Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Juventus synojnë transferimin e francezit.

    Kujtojmë që Eduardo Camavinga ka zhvilluar vetëm 4 paraqitje këtë sezon,ku ka arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • Suedia publikon listën në ndeshjen kundër Kosovës

    Suedia publikon listën në ndeshjen kundër Kosovës

    Gjatë këtij muaji do të zhvillohen ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, dhe sot Suedia ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat ndaj Zvicrës dhe Kosovës.

    Për herë të parë, lista nuk përfshin portierin Robin Olsen, i cili ditën e djeshme njoftoi tërheqjen nga kombëtarja. Vendimi i tij vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve me trajnerin Jon Dahl Tomasson.

    Suedia do të përballet me Zvicrën më 10 tetor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë ndaj Kosovës. /ATVLIVE.TV