ATV

Category: Sport

  • Shkëndija e Tetovës pëson humbje në ndeshjen e parë të Conference League ndaj Rayo Vallecano

    Shkëndija e Tetovës pëson humbje në ndeshjen e parë të Conference League ndaj Rayo Vallecano

    Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut Shkëndija e Tetovës e nisi me humbje aventurën në Conference League,duke pësuar humbje nga ekipi spanjoll Rayo Vallecano.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të spanjollëve të cilët luanin një lojë agresive,dhe në minutën e 28-të Unai Lopez shënoi për 1:0 teksa 4 minuta më vonë Fran Perez dyfishoi epërsinë në 2:0,dhe me këtë rezultat përfunduan edhe 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Shkëndija nuk arriti që të rrezikonte portën e spanjollëve,por arriti të regjistroi të vetmin rast në portën kundërshtare në këtë takim,ku në minutën e  82-të e cila përfundoi pa sukses dhe kështu Shkëndija e Tetovës e nis me humbje aventurën në Conference League.

    Shkëndija e Tetovës ndeshjen e rradhës e zhvillon kundër ekipit iralndez Shelbourne më 23 tetor në Shkup.

  • Drita merr një barazim në udhëtim ndaj KuPS në UEFA Conference League

    Drita merr një barazim në udhëtim ndaj KuPS në UEFA Conference League

    Kampioni i Kosovës Drita barazoi 1:1 kundër ekipit finlandez KuPS,duke nisur kështu me barazim aventurën në UEFA Conference League.

    Vemdasit ishin të parët që rrezikuan përmes Ruoppit,por Faton Maloku ndali goditjen e tij duke mos lejuar të pësojnë gol.

    Në minutën e 29-të një moment jo i mirë i ndodhi Dritës,ku Veton Tusha u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të një lëndimi,dhe në vend të tij u inkuadrua Blerton Sheji.

    Më pas Drita pati disa raste për shënim përmes Arb Manajt,por gjuajtja nuk ishte e saktë kurse i njëjti futbollist rrezikoj në minutën e 35-të,por portieri vendas ndali goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.

    Gjatë pjesës së dytë u shënuan dy gola,ku së pari vendasit realizuan në minutën e 74-të përmes Piotr Parzysek në 1:0.

    Por Drita u kundërpërgjigj në minutën e 80-të,ku Drita realizoi për 1:1 përmes Albert Dabiqajt që shënoi me kokë.

    Deri në fund më gola nuk pati,dhe kështu Drita merrë një rezultat pozitiv në udhëtim duke marrë 1 pikë të vlefshme.

    Ndeshjen e rradhës në UEFA Conference League Drita e zhvillon kundër Omonias,e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë më 23 tetor.

  • Përfundoi pjesa e parë.Drita aktualisht po barazon 0:0 ndaj KuPS

    Përfundoi pjesa e parë.Drita aktualisht po barazon 0:0 ndaj KuPS

     

    Kampioni i Kosovës Drita është duke barazuar 0:0 ndaj ekipit finlandez KupS,ndeshje kjo e xhiros së parë të fazës së ligës në UEFA Conference League.

    Vemdasit ishin të parët që rrezikuan përmes Ruoppit,por Faton Maloku ndali goditjen e tij duke mos lejuar të pësojnë gol.

    Në minutën e 29-të një moment jo i mirë i ndodhi Dritës,ku Veton Tusha u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të një lëndimi,dhe në vend të tij u inkuadrua Blerton Sheji.

    Më pas Drita pati disa raste për shënim përmes Arb Manajt,por gjuajtja nuk ishte e saktë kurse i njëjti futbollist rrezikoj në minutën e 35-të,por portieri vendas ndali goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.

     

  • Arbër Hoxha shpallet lojtari më i mirë i muajit në Kroaci

    Arbër Hoxha shpallet lojtari më i mirë i muajit në Kroaci

    Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha, ka marrë titullin e lojtarit më të mirë të muajit në kampionatin kroat, sipas gazetës së njohur kroate “index.hr”. Hoxha shkëlqeu gjatë muajit të kaluar, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim ndaj Hajduk Splitit dhe Slaven Belupos.

    Tifozët e gazetës e votuan masivisht, duke i dhënë Hoxhës 102 vota, duke e lënë pas emra të njohur të futbollit kroat si Naim Omerovic (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).

    Hoxha ishte gjithashtu në garë për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, por këtë herë çmimin e mori bashkëlojtari i tij, Monsef Bakrar, me 100 vota, ndërsa Hoxha mori 58 vota.

    Sulmuesi shqiptar pritet të startojë titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Maccabi Tel Aviv, para se t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.

  • Real Madrid përballet me mungesa të rëndësishme këtë fundjavë

    Real Madrid përballet me mungesa të rëndësishme këtë fundjavë

    Real Madrid do të luajë këtë fundjavë pa disa nga lojtarët e tyre kryesorë. Carvajal, Rudiger, Trent Alexander-Arnold dhe Ferland Mendy nuk do të jenë në dispozicion për trajnerin, duke e detyruar skuadrën të ndryshojë formacionin dhe strategjinë.

    Trent Alexander-Arnold, i transferuar këtë sezon te Real Madrid për 100 milion euro, do të mungojë për shkak të dëmtimit, ndërkohë që mungesa e Carvajal dhe Mendy-s dobëson mbrojtjen e skuadrës. Rudiger gjithashtu nuk do të jetë pjesë e ekipit, duke i shtuar sfidat në përgatitjen për ndeshjen e ardhshme.

    Kjo situatë pritet të testojë thellësinë e skuadrës dhe aftësinë e trajnerit për të menaxhuar mungesat, ndërsa fansat presin me padurim se si do të performojë ekipi pa disa nga yjet kryesorë.

  • Kylian Mbappé shpallet “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve

    Kylian Mbappé shpallet “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve

    Ylli francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, është shpallur zyrtarisht “Lojtari i Javës” nga UEFA për javën e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Sulmuesi 26-vjeçar dha një paraqitje spektakolare në fitoren kundër Kairat Almaty, ku realizoi hat-trick, duke udhëhequr madrilenët drejt një fitoreje bindëse dhe duke treguar edhe një herë pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

    Me këtë arritje, Mbappé jo vetëm që e ndihmoi Real Madridin të marrë tre pikë të rëndësishme, por gjithashtu kaloi shifrën e 60 golave personale në Ligën e Kampionëve, duke vazhduar të shkruajë histori në këtë kompeticion elitar.

    UEFA vlerësoi kontributin e tij vendimtar, ndërsa tifozët në rrjetet sociale e cilësuan performancën e francezit si “të paharrueshme”.

  • KuPS-Drita  formcionet zyrtare

    KuPS-Drita formcionet zyrtare

    Kampioni i Kosovës Drita,sonte nis aventurën në fazën e ligës së UEFA Conference League.

    Skuadra e Zekerija Ramadanit do të jetë në udhëtim në Finlandë,ku do të takohet përballë skuadrës KuPS me fillim nga ora 18:45.

    Sa i përket formacionit Drita në portë do të jetë me Faton Malokun,kurse mbrojtja përbëhet nga Raddy Ovouka, Jorgo Pëllumbi, Egzon Bejtulai dhe Besnik Krasniqi.

    Mesfusha do të përbëhet nga dyshja Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj,kurse sulmi me emra si: Arb Manaj i ndihmuar nga Veton Tusha dhe Liridon Balaj, ndërsa pas tyre si mesfushor i avancuar starton Almir Ajzeraj.

    Formacionet e ndeshjes KuPS-Drita

    KuPS: Kreidl, Savolainen, Cisse, Miettinen, Homolainen, Pasanen, Arifi, Oksanen, Rouppi, Toure, Pennanen.

    Drita: Maloku, Ovouka, Pëllumbi, Bejtullai, Krasniqi, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Tusha, Manaj, Balaj.

  • UEFA publikon “Ekipin e Javës” për Ligën e Kampionëve

    UEFA publikon “Ekipin e Javës” për Ligën e Kampionëve

    UEFA ka shpallur sot zyrtarisht Ekipin e Javës për javën e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në këtë formacion janë përfshirë futbollistë nga 11 skuadra të ndryshme, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre gjatë ndeshjeve të kësaj jave.

    Portieri më i vlerësuar është Uğurcan Çakır i Galatasarayt, i cili shkëlqeu me pritjet e tij kundër Liverpool-it. Në mbrojtje janë përzgjedhur Denzel Dumfries (Inter), Federico Gatti (Juventus), Eric Dier (Monaco) dhe Nuno Mendes (PSG), të gjithë me paraqitje vendimtare si në fazën defanzive, ashtu edhe në ndihmë të sulmit.

    Mesfusha përbëhet nga lojtarë që udhëhoqën skuadrat e tyre me vizion dhe efikasitet. Martin Ødegaard (Arsenal) dha asistin vendimtar, Marcel Sabitzer (Dortmund) kontribuoi me kontrollin e lojës, ndërsa Jens Petter Hauge (Bodø/Glimt) u dallua me dy gola.

    Në sulm, ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, realizoi një hat-trick duke kaluar kuotën e 60 golave në Ligën e Kampionëve, ndërsa Rasmus Højlund (Napoli) ishte efikas me dy gola nga dy goditje.

    Ky formacion i përzgjedhur nga UEFA ka ngjallur edhe debate në mesin e tifozëve, të cilët diskutojnë nëse disa lojtarë të tjerë meritonin të ishin pjesë e ekipit. Megjithatë, zgjedhjet e kësaj jave tregojnë balancën dhe nivelin e lartë të konkurrencës në garën më prestigjioze evropiane për klube.

  • Dani Carvajal mund të rikthehet në aksion për Real Madridin në El Classico

    Dani Carvajal mund të rikthehet në aksion për Real Madridin në El Classico

    Mbrojtësi Dani Carvajal pritet të rikthehet në fushat e gjelbërta për Real Madridin,dhe atë në El Classico kundër Barcelonës.

    Tek “Los Blancos”janë tejet optimist për një rikthim të mbrojtësit për takimin kundër blaugranasve,dhe Carvajal aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në muskuj të cilën e pësoi në derbi ndaj Atletico Madridin.

    Përndryshe Real Madrid është duke u përballur me lëndime të shumta të futbolistëve,ku Trent Alexander Arnold poashtu është i lënduar por shpresat janë të mëdha që të dy futbollistët të jënë gati për ndeshjen e vitit në Spanjë.

    Kujtojmë që Dani Carvajal ka bërë vetëm 6 paraqitje në të gjitha garat.

  • Pse Kosova akoma pa stadium nacional?

    Pse Kosova akoma pa stadium nacional?

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ftuar në ‘Podcast FFK’, me gazetarin dhe menaxherin e Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka folur rreth stadiumit nacional të Kosovës:

    “Stadiumi Nacional nuk bëhet fjalë të fillojë dhe as që do të nisë. Fillimisht është kryer në qeveritë e mëparshme fizibiliteti, është caktu vendi, njëherë ka qenë Bërnicë, pastaj në Drenas. Në Drenas është shpronësu toka dhe janë kryer parapërgaditjet, por është ndalur.”

    “Një stadium Nacional i duhet Kosovës, ndihem shumë keq kur vijnë ndeshjet dhe nuk mundesh me i mundësu njerëzve vend në stadium. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ zë 12.500 ulëse gjithsej. Është imazh
    edhe për vendin stadiumi se nëse kishim pas stadiumin me 30.000 ulëse sigurisht që do të kishim ndonjë finale këtu.”

    “Shteti mund të bëjë çdo gjë dhe nëse ata duan mund ta bëjnë për një vitë e gjysmë – dy. Deri tani nuk kemi asnjë njoftim. “ – ka thënë ndër të tjera i pari i FFK-së. /ATVLIVE.TV