ATV

Category: Sport

  • Derbi i Anamoravës i takon Dritës pasi mundi 1-2 Gjilanin

    Derbi i Anamoravës i takon Dritës pasi mundi 1-2 Gjilanin

    Në një përballje dramatike të zhvilluar sot në Gjilan, Drita arriti të triumfojë ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1 në kuadër të xhiros së 8-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

    Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët gjetën golin e avantazhit menjëherë para përfundimit të pjesës së parë nëpërmjet një penalltie të shndërruar nga Almir Aganspahić në minutën e 45-të.

    Megjithatë, Drita nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë: Liridon Balaj barazoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Albert Dabiqaj vendosi rezultatin përfundimtar 2-1 në minutën e 76-të.

    Kjo fitore i jep Dritës tre pikë të vlefshme dhe një pikë momentum, ndërsa për Gjilanin është një humbje e hidhur në shtëpi që pritet të ndikojë në pozicionin e tyre në tabelë.

    Në sfond të sezonit të vështirë për të dy klubet (ku Gjilani aktualisht është në fund të tabelës me pikë të pakta) kjo ndeshje ishte një test për karakterin dhe ambiciet e ekipeve.

    Në vijim të kampionatit, sfidat pritet të jenë akoma më të forta, dhe Drita do të kërkojë të përforcojë pozitën e saj, ndërsa Gjilani do të mundohet të largohet nga zona e rrezikut.

  • Alessandro Del Piero:Kevin De Bruyne lojtar i jashtëzakonshëm

    Alessandro Del Piero:Kevin De Bruyne lojtar i jashtëzakonshëm

    Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero,ka lavdëruar mesfushorin belg Kevin De Bryune.

    Del Piero ka deklaruar se De Bruyne është një lojtar tejet i jashtëzakonshëm,dhe se futbollistët që kanë përvojë si ai i qasen me një motivim të madh.

    “Ata që kanë përvojë si ai dinë si ta menaxhojnë veten. Po i qasen këtij sfidimi me një motivim jashtëzakonisht të madh, sepse i janë bashkuar një skuadre që sapo ka fituar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”

    Përndryshe Del Piero shton se belgu i tregon cilësitë në ndeshjet e rëndësishme,dhe se sipas ish futbollistit italian De Bruyne tregon profesionalizëm të lartë.

    Kujtojmë që Kevin De Bruyne në 8 ndeshje të zhvilluara për Napolin ka shënuar 3 gola e bëri 2 asistime,qëkur është transferuar tek kampioni i Italisë në afatin kalimtar veror.

  • Reece James tregon dëmtimin që e la jashtë listës së Anglisë

    Reece James tregon dëmtimin që e la jashtë listës së Anglisë

    Mbrojtësi i Chelseat, Reece James, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të dëmtimit që e ka detyruar të mungojë në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Anglisë. 24-vjeçari ka postuar imazhin në rrjete sociale, duke treguar se lëndimi nuk është i lehtë dhe se aktualisht po ndjek një program rikuperimi nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit.

    James ka pasur probleme të përsëritura me dëmtimet gjatë dy sezoneve të fundit, gjë që e ka penguar të ketë vazhdimësi si me Chelsean ashtu edhe me Anglinë. Kjo mungesë është një tjetër goditje për trajnerin Gareth Southgate, i cili do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e djathtë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

    Megjithatë, lojtari ka premtuar se do të kthehet më i fortë, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme. Ai pritet të rikthehet në fushë pas disa javësh, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

  • Federico Valverde do të mungojë te Uruguay, pushim i planifikuar para ndeshjeve

    Federico Valverde do të mungojë te Uruguay, pushim i planifikuar para ndeshjeve

    Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde, nuk do të udhëtojë për t’u bashkuar me kombëtaren e Uruguayt për ndeshjet e radhës. Lajmi u konfirmua nga klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit, të cilët bënë të ditur se vendimi është marrë për t’i dhënë lojtarit një periudhë pushimi pas një sezoni të ngarkuar me angazhime.

    Valverde ka luajtur rregullisht si titullar me Real Madridin këtë sezon, duke kontribuar me gola, asistime dhe lojë të qëndrueshme, ndaj trajneri ka vendosur ta ruajë për sfidat e ardhshme të klubit. Ky pushim synon rikuperimin e plotë të energjive dhe parandalimin e ndonjë dëmtimi, duke e mbajtur mesfushorin në formë optimale.

    Mungesa e tij do të ndikojë në përbërjen e Uruguait, por trajneri ka disa alternativa në mesfushë për të kompensuar boshllëkun dhe për të siguruar vazhdimësinë e lojës ekipore në ndeshjet e ardhshme.

  • Jamie Caragher:Robert Araujo duhet larguar nga Barcelona

    Jamie Caragher:Robert Araujo duhet larguar nga Barcelona

    Legjenda e Liverpool-it Jamie Caragher,ka kritikuar qendërmbrojtësin e Barcelonës Ronald Araujo.

    Caragher ka deklaruar se uruguajani duhet të largohet nga skuadra,dhe thotë se është barrë për ekipin në ndeshjet e mëdha.

    “Sa herë që Barcelona përballet me kundërshtarë të fortë, ai shkëputet dhe kjo po i kushton rëndë ekipit. Nëse Barcelona dëshiron të ketë sukses, duhet ta shesë pa asnjë dyshim”

    Përndryshe Caragher thotë se stili i lojës që e bën Araujo është i mirë,por shton se pasioni nuk majfton dhe se Araujo ka mangësi të cilat e dëmtojnë skuadrat.

    Kujtojmë që Ronald Araujo ka bërë 8 ndeshje për Barcelonën,duke arritur të shënoj vetëm 1 gol

  • Real Madrid i vë syrin Florian Wirtz

    Real Madrid i vë syrin Florian Wirtz

    Klubi mbretëor spanjoll Real Madrid,po synon që të transferojë yllin gjerman Florian Wirtz.

    Sipas gazetës spanjolle Defensa Central, Real Madridi po shqyrton një transferim tronditës për një yll të Liverpoolit përpara afatit kalimtar të vitit 2026, dhe raporti pohon se trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso, është një admirues i madh i Wirtz, me të dy që kanë punuar së bashku te Bayer Leverkusen.

    Përndryshe Wirtz i cili u transferua në Anfield për 125 milionë euro ende nuk ka treguar cilësitë e tij tek skuadra e Arne Slot,dhe deri më tani nuk arritur të realizoj një gol.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse një transferim i papritur i gjermanit në Santiago Bernabeu mund të realizohet.

    Kujtojmë që Florian Wirtz në 10 ndeshje të zhvilluara për Liverpool-in ka dhuruar vetëm 1 asistim.

  • Fabio Cannavaro emërohet trajner i ri i Uzbekistanit para debutimit historik në Kupën e Botës 2026

    Fabio Cannavaro emërohet trajner i ri i Uzbekistanit para debutimit historik në Kupën e Botës 2026

    Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Fabio Cannavaro, është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Uzbekistanit, pak muaj para pjesëmarrjes së parë historike të këtij vendi në finalet e Kupës së Botës 2026.

    Trajneri 52-vjeçar italian do të zëvendësojë Timur Kapadzen, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit pas largimit të Srecko Katanec për arsye shëndetësore. Nën drejtimin e Kapadzes, Uzbekistani arriti suksesin më të madh në historinë e tij duke siguruar vendin në turneun me 48 ekipe, pasi humbi vetëm një ndeshje në 15 takime dhe përfundoi i dyti në Grupin A me 21 pikë nga 10 ndeshje.

    Cannavaro, që si futbollist ngriti trofeun e Botërorit 2006 me Italinë dhe regjistroi 136 paraqitje ndërkombëtare, ka një karrierë të pasur edhe si trajner. Ai ka drejtuar skuadra si Dinamo Zagreb, Udinese, Benevento, Al Nassr, si dhe klubet kineze Tianjin Quanjian dhe Guangzhou Evergrande. Po ashtu, ka qenë për një periudhë të shkurtër edhe trajner i kombëtares së Kinës.

    Në stafin e tij teknik do të jenë edhe Eugenio Albarella (ndihmës trajner), Francesco Troise (trajner përgatitjeje fizike) dhe Antonio Chimenti (trajner portierësh).

    Uzbekistani, që për herë të parë do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror, shpreson që përvoja dhe autoriteti i ish-kapitenit legjendar të Italisë ta ndihmojnë ekipin të paraqitet denjësisht në “USA–Kanada–Meksikë 2026”.

  • Celina shpërthen ndaj gjyqtares: “Nuk di të referojë, karton i kuq 100 për qind”

    Celina shpërthen ndaj gjyqtares: “Nuk di të referojë, karton i kuq 100 për qind”

    Mesfushori kosovar me tipare sulmuese, Bersant Celina, ka reaguar ashpër ndaj gjyqtares kryesore Tess Olofsson, pas humbjes së papritur të skuadrës së tij AIK ndaj IFK Varnamo.

    Celina, që si zakonisht ishte titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit të ndeshjes, për shkak të ankesave ndaj vendimeve të arbitres. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë radhazi, që do ta detyrojë atë të mungojë në ndeshjen e ardhshme të ekipit.

    Pas ndeshjes, lojtari 28-vjeçar shpërtheu me kritika ndaj gjyqtares suedeze, duke thënë se ajo gaboi rëndë në një ndërhyrje që sipas tij duhej ndëshkuar me karton të kuq.

    “Nuk e di çfarë ndodhi. Di vetëm që kishte një ndërhyrje shumë lart, mbi gju. Për mua është karton i kuq 100 për qind”, tha Celina.

    “Në fund përfundoi situata duke marrë unë karton të verdhë – është e pabesueshme. Nuk mund t’i ndërhysh një lojtari mbi gju dhe të mos ndëshkohesh. Ajo duhet të kuptojë pse reagova në atë mënyrë”.

    “Mora kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungoj në ndeshjen e ardhshme sepse ajo nuk di si të referojë”, shtoi ai me zhgënjim.

    Kjo do të jetë mungesa e parë e Celinës që prej ardhjes së tij te AIK, dhe për ironi ndodh pikërisht para derbit të rëndësishëm ndaj Hammarbyt.

    “Nuk ndjehem mirë. Nuk kam munguar në asnjë ndeshje që kur erdha këtu. Jam shumë i zhgënjyer”, u shpreh Celina.

    Ndërkohë, mesfushori nuk është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit me Slloveninë dhe Suedinë, duke u renditur vetëm si rezervë.

  • Pa publik në ndeshjen Serbi – Shqipëri, vendim për siguri maksimale në Leskovac

    Pa publik në ndeshjen Serbi – Shqipëri, vendim për siguri maksimale në Leskovac

    Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, do të luhet pa bileta në shitje për publikun.

    Ky vendim është marrë nga Komiteti i Emergjencave i FSS-së, pas vlerësimeve të FIFA-s, udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe pas konsultimeve me UEFA-n, duke marrë parasysh edhe përvojën e hidhur nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014.

    Sipas njoftimit, pjesëmarrja në stadium do të jetë e kufizuar vetëm për përfaqësues të komunitetit të futbollit – federatat rajonale, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, sponsorët, mediat e akredituara, si dhe stafet mjekësore e organizative.

    Në hyrje të stadiumit do të ketë masa të rrepta sigurie, ndërsa çdo person do të duhet të paraqesë dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

    Federata serbe ka kujtuar se ndeshja e vitit 2014 mes dy vendeve në Beograd u ndërpre dhe solli pasoja të rënda për Serbinë, përfshirë humbjen e një vendi në Kampionatin Evropian 2016.

    Për këtë arsye, ndeshja e ardhshme është shpallur me rrezik të lartë sigurie nga FIFA, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe FSS-ja. FIFA do të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac, ndërsa nuk do të ketë tifozë mysafirë në tribuna.

    “Federata e Futbollit të Serbisë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që përmes sjelljes së tyre të kontribuojnë në një atmosferë të drejtë dhe sportive, në mënyrë që kombëtarja jonë të ketë kushtet më të mira për rezultat pozitiv në fushë”, thuhet në fund të komunikatës së FSS-së.

  • Foda: Sahiti duhet të ndryshojë qëndrim – Celina mbetet në planet tona për të ardhmen

    Foda: Sahiti duhet të ndryshojë qëndrim – Celina mbetet në planet tona për të ardhmen

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur hapur për situatën e Emir Sahitit dhe Bersant Celinës, duke sqaruar se kërkon respekt dhe profesionalizëm nga të gjithë lojtarët e tij.

    Foda theksoi se Sahiti duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos shpreh pakënaqësi në publik, pas deklaratave që sulmuesi i Hamburgut kishte dhënë në mediat gjermane, ku ishte ankuar se meritonte më shumë minuta në fushë me Kosovën.

    “Te Emiri është situatë ndryshe, sepse nuk lejoj që askush të flasë keq për bashkëlojtarët. E pashë intervistën e tij në media – mund të ketë pakënaqësi nëse luan apo jo, por duhet të pranojë vendimet e trajnerit”, deklaroi Foda.

    Ai shtoi se nuk ka asnjë problem personal me Sahitin, por se për të është thelbësore që çdo futbollist të respektojë vendimet dhe të mos krijojë tensione brenda grupit.

    “Nuk është intervista arsyeja pse nuk është ftuar, por për mua ka rëndësi që në publik të mos flitet për lojtarët e tjerë. Sahiti luan në një pozitë ku kemi konkurrencë të madhe dhe këtë herë kemi vendosur për këtë ekip”, tha ai.

    Ndërkohë, për Bersant Celinën, Foda konfirmoi se ka zhvilluar një bisedë me mesfushorin e AIK-ut dhe se ai mbetet në planet e tij për të ardhmen.

    “Me Celinën kisha një bisedë të këndshme para dy javësh. Është gati të luajë për Kosovën dhe nëse vazhdon me paraqitje të mira, ftesa mund të vijë shumë shpejt”, tha tekniku gjerman.

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon këtë muaj dy sfida të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 — më 10 tetor ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, dhe më 13 tetor në udhëtim ndaj Suedisë.