ATV

Category: Sport

  • Arsenal në ndjekje të yllit turk Kenan Yildiz

    Arsenal në ndjekje të yllit turk Kenan Yildiz

    Gjiganti londinez Arsenal,po synon që të transferojë yllin e Juventus-it Kenan Yildiz.

    Gazeta italiane Tuttosport bën të ditur se skautë nga Arsenal do të jenë present në ndeshjen Juventus-Milan,për të përcjellë nga afër turkun e më pas për të vendosur lidhur me një transferim të anësorit 19 vjeçar në Emirates.

    Përndryshe londinezët nuk do ta kenë të lehtë për të siguruar shërbimet e Yildiz,pasi “Zonja e Vjetër’synon të ia zgjasë kontratën me reprezentuesin e Turqisë, duke përfshirë shtesat si dhe plus një mundësi për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2031.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz ka dy gola dhe katër asiste në shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon,teksa kontrata e tij aktuale me Juven skadon deri në vitin 2029.

  • Arne Slot:Salah është njeri nuk është makinë

    Arne Slot:Salah është njeri nuk është makinë

    Trajneri i Liverpool-it Arne Slot ka dal në mbrojtje të yllit egjiptian Mohamed Salah,i cili u kritikua për paraqitjen kundër Chelsea-it në humbjen 2:1 të kampionëve të Premierligës.

    Slot ka deklaruar se Salah është njeri në rend të parë,dhe se nuk është makinë që të funksionoj pa problem,duke nënkuptuar se egjiptiani në disa ndeshje nuk e ka ditën e vet.

    “Duhet ta kuptojmë që është njeri, jo makinë. Jo çdo mundësi përfundon në gol, edhe pse ndonjëherë na duket kështu për shkak të asaj që ka bërë sezonin e kaluar. Ka ndeshje kur shënon gjithçka dhe ka ndeshje kur nuk ndodh”

    Përndryshe Slot përkundër humbjes ndaj “Bluve të Londrës”beson se në ndeshjet e rradhës Liverpool do të nxjerrë më të mirën,dhe se kjo krizë e rezultateve është tejkaluese.

    Kujtojmë që Liverpool pësoi humbjen e tretë në të gjitha garat,dhe atë në tre ndeshjet e fundit kundër Crystal Palace,Galatasaray dhe së fundmi Chelsea-it.

  • Sylvinho: Besoj te fitorja ndaj Serbisë, por sfida nuk do të jetë e lehtë

    Sylvinho: Besoj te fitorja ndaj Serbisë, por sfida nuk do të jetë e lehtë

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është shprehur optimist përballë sfidës ndaj Serbisë, duke theksuar se skuadra është e përgatitur dhe ka besim në potencialin e saj, edhe pse ndeshja pritet të jetë shumë e vështirë.

    Në një intervistë për “TV Klan”, tekniku brazilian u ndal te rëndësia e përballjes që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc, duke e cilësuar atë si një moment kyç në rrugëtimin drejt play-offit të Kupës së Botës.

    “Kualifikueset për Botërorin nuk janë kurrë të lehta. Edhe ndeshja ndaj Letonisë kërkoi shumë energji. Serbia është një kundërshtar i fortë, por ne kemi lojtarë cilësorë që japin maksimumin. Pres një sfidë të fortë dhe emocionuese në aspektin sportiv,” – u shpreh Sylvinho.

    Trajneri theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe analizës për këtë takim, duke shtuar se skuadra ka kohën e nevojshme për të qenë gati.

    “Nuk është thjesht një ndeshje – është një duel me peshë të madhe për kualifikimin. Do të përgatitemi mirë, kemi pesë deri në gjashtë ditë për të punuar me grupin. Kam besim te këta lojtarë, e ndiej që janë të përkushtuar dhe të bashkuar.”

    Në fund, Sylvinho ndau edhe një dëshirë personale:

    “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Kupën e Botës dhe një ditë të fitoj Ligën e Kampionëve me një klub.”

    Kujtojmë, se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë zhvillohet më 11 tetor. /ATVLIVE.TV

  • Start i ri për Ferizajn, test i rëndësishëm për Dukagjinin

    Start i ri për Ferizajn, test i rëndësishëm për Dukagjinin

    Sot (e diel) në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll zhvillohen dy ndeshje interesante.

    Përballja kryesore e ditës është ajo ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës. Skuadra vendase ka emëruar trajner të ri dhe synon ta nisë me sukses këtë kapitull të ri, ndërkohë që Drenica, nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, kërkon fitoren për të qëndruar në pjesën e sipërme të tabelës.

    Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini – surpriza e këtij sezoni – pret Prishtinën e Re. Pas humbjes ndaj Dritës, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi synon të rikthehet te fitorja për të ngjitur në vendin e dytë në renditje. Nga ana tjetër, Prishtina e Re kërkon pikë të rëndësishme për t’i shpëtuar zonës së rrezikut.

    Të dyja ndeshjet nisin në orën 15:00.

  • Prishtina fiton derbin kundër Ballkanit.Llapi fiton me rikthim ndaj Malishevës

    Prishtina fiton derbin kundër Ballkanit.Llapi fiton me rikthim ndaj Malishevës

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë,në kuadër të xhiros së 8-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Derbi i xhiros së 8-të i takoj Prishtinës,e cila mundi Ballkanin me rezultat minimal 1:0.

    Blendi Baftiu isht heroi i ndeshjes për bardhëekaltërit,i cili shënoi në minutat shtesë për 1:0 që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Kryeqytetasit janë liderë në tabelë me 19 pikë,4 më shumë se Ballkani e cila mund ta humb pozitën e dytë në rast se Dukagjini fiton ndaj Prishtinën e Re të dielën.

    Në ndeshjen tjetër Llapi arriti fitoren e dytë në elitë,duke mundur në udhëtim Malishevën me rikthim me rezultat 2:1.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që shënuan nëpërmjet Besnik Feratit në minutën e 57-të,por Llapi u kundërpërgjigj përmes Axel Gnapit në minutën e 61-të që shënoi për 1:1 kurse Muhamet Hyseni shënoi për 2:1 në minutën e 84-të ,duke përmbysur gjithçka në këtë takim.

    Llapi pas kësaj xhiroje ka 9 pikë,kurse Malisheva mbetet në kuotën e 10 pikëve.

  • Hansi Flick:Unë e mbroj Lamine Yamal ngase jam trajner

    Hansi Flick:Unë e mbroj Lamine Yamal ngase jam trajner

    Trajneri i Barcleonës Hansi Flick i është përgjigjur pyetjeve për Lamine Yamal,veçanërisht për gjendjen fizike të lojtarit ditëve të fundit.

    Duke përmndur për tërheqjen e Yamal nga lista e Kombëtares së Spanjës për ndeshjet eliminatore të botërorit kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë ,Flick ka deklaruar se dëshiron t’i mbroj lojtarët dhe thotë se këtë duhet ta kuptojnë të gjithë sidomos selektori Luis De La Fuente.

    “Kur kemi dyshime për gjendjen fizike të një futbollisti, ai nuk luan. Lamine është më mirë se dje, por nuk është gati për të luajtur. Pas pushimit të fundit, kur Lamine u rikthye nga kombëtarja, thashë që dua t’i mbroj lojtarët e mi. Këto gjëra ndodhin në futboll, nuk është e lehtë për askënd. Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”.

    Përndryshe Flick ka dhënë disa deklarata për bisedën që pati me Yamal,duke thënë se të gjithë e dijnë nivelin e tij dhe detyra është që t’i jap minutat e duhura kur të rikthehet nga lëndimet.

    Kujtojmë që Lamine Yamal kohëve të fundit është duke u përballur me lëndimet e shumta,duke vënë në dyshim edhe paraqitjen e tij në El Classico kundër Real Madridit.

  • Thomas Tuchel:Nuk kam asgjë personale me Jude Bellingham

    Thomas Tuchel:Nuk kam asgjë personale me Jude Bellingham

    Selektori i Anglisë Thomas Tuchel,ka folur për marrëdhëniet me yllin e Real Madridit Jude Bellingham.

    Tuchel iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e nominoi Bellinghamin për ndeshjet e “tre luanëve”për ndeshjen kualifikuse të botërorit 2026 kundër Letonisë dhe miqësoren kundër Uellsit,duke thënë se me të nuk ka problem personal dhe se ka nevojë për të fituar vetëbesimin tek Real Madrid.

    “Është një lojtar shumë i veçantë, dhe për lojtarë të veçantë mund të ketë rregulla të veçanta, e kuptoj këtë. Por për këtë grumbullim vendosëm të qëndrojmë besnikë ndaj vendimit tonë për të ftuar të njëjtën skuadër. Kjo vlen edhe për Jude  ai meriton të jetë gjithmonë pjesë e ekipit.Mendoj gjithashtu se është situata që ai ende nuk e ka rifituar plotësisht ritmin te Real Madrid.

    Përndryshe Tuchel foli edhe për mosnominimin e Phil Foden dhe Jack Grealish për këto ndeshje,duke thënë se as me ta nuk ka problem por ky vendim vlen vetëm për këtë grumbullim.

    Kujtojmë që Anglia do të luaj ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026 kundër Letonisë,teksa do të luaj edhe një miqësore kundër Uellsit.

  • Bayern Munich dhe Barcelona hyjnë në garë për Nico Schlotterbeck

    Bayern Munich dhe Barcelona hyjnë në garë për Nico Schlotterbeck

    Qendërmbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck,mund të largohet nga Borrusia Dortmund.

    25 vjeçari synon të bëjë një hap të madh në karrierë,ku synon të fitoj tituj me ndonjë top skuadër.

    Përndryshe dy klubet të cilat do të bëjnë garë për shërbimet e gjermanit janë Bayern Munich dhe Barcelona,ku të dy gjigantët evropianë synojnë të përforcoj repartin e mbrojtjes.

    Tek Bayern Schlotterbeck synon që të fitoj titullin e Bundesligës,në rast se ky i fundit qëndron në Bundesligë.

    Ndërkohë në anën tjetër Barcelona po përballet me probleme në repartin e mbrojtjes,dhe Schlotterbeck është një nga emrat që mund të jetë lider te Barca, por një aspekt i cili mund ta vë në disavantazh katalunasit është aspekti financiar i cili nuk mund të përballjë disa shifra pagash ose investimesh.

    Kujtojmë që Nico Schlotterbeck ka bërë vetëm 3 ndeshje në të gjitha garat për Borrusia Dortmund,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve  arrin deri në 40 milionë euro.

     

  • Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e tetorit

    Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e tetorit

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka bërë publike listën për ndeshjet kualifikuese të EURO 2027,ku “Dardanët e rinj”do të takohen kundër San Marinos.

    Selektori Afrim Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë për këtë ndeshje,ku janë të përfshirë edhe lojtarë nga Albi Mall Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë me emra si: Altin Gjokaj, Diar Vokrri, Luan Lleshi, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari.

    Përndryshe Kosova U21 synon që nga kjo ndeshje të marrë pikët e plota,në mënyrë që të mbesë në garë për kualifikimin në evropianin e vitit 2027.

    Kujtojmë që ndeshja Kosova-San Marino pritet të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

  • Liga e Kampionëve mund të ndryshoj sërish formatin në vitin 2027

    Liga e Kampionëve mund të ndryshoj sërish formatin në vitin 2027

    Gara më prestigjioze për klube në Evropë Liga e Kampionëve,mund të ndryshoj sërish formatin garues.

    Raportimet e shumta bëjnë të ditur se Kompania A22, e cila përfaqëson projektin e Superligës Evropiane i ka dërguar UEFA-së një propozim për ridizajnim të Ligës së Kampionëve nga viti 2027,dhe që sipas tyre do ta bënte më tërheqëse për tifozët.

    Përndryshe formati i propozuar do të përfshinte 36 klube,ku formati i ri është ndarja në dy grupe me nga 18 klube,ku grupi i parë do të bashkojë 18 ekipet e renditura më së miri, të cilat do të luajnë me njëra-tjetrën tetë ndeshje në fazën e pare.

    Grupi i dytë do të perfshinte klubet e renditura nga vendi i 19-të deri në të 36-tin,ku 8 ekipet e para nga grupi i parë kualifikohen direkt në 1/8 e finales teksa 16 klubet e tjera do të luajnë në raundin e parë të play-off-it.

    Qëllimi i ndryshimit të formatit është që të balancojë garën në mes ekipeve,kurse do të rriste numrin e ndeshjeve të mëdha në fazët e para të garës.