ATV

Category: Sport

  • ​Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

    ​Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

    Sulmuesi anglez Harry Kane ka lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munich përtej vitit 2027, kur përfundon kontrata e tij aktuale.

    Kane tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime për një marrëveshje të re me klubin bavarez, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur.

    “E shoh patjetër mundësinë për ta vazhduar kontratën. Ende nuk kemi biseduar, por nëse lind nevoja, do të flisja hapur me Bayernin,” deklaroi 32-vjeçari.

    Që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2023, Kane ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje dhe duke fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.

    “Kur u largova për herë të parë nga Anglia, do të kisha thënë se do të kthehesha patjetër. Tani, pas disa vitesh në Gjermani, ajo dëshirë është pak më e vogël, por asnjëherë nuk i dihet së ardhmes,” shtoi ai.

    Aktualisht, Kane ndodhet me kombëtaren e Anglisë, që të enjten do të zhvillojë një miqësore ndaj Uellsit në Wembley dhe më pas do të përballet me Letoninë më 14 tetor në Riga për kualifikueset e Kupës së Botës.

     

  • Mos Vedat se na duhet!

    Mos Vedat se na duhet!

    Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar gjatë ditës së djeshme për dy ndeshjet e tetorit.

    Si fillim, do të luajnë kundër Sllovenisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” më 10 tetor.

    Tri ditë më vonë ata janë mysafirë i Suedisë, më 13 tetor në stadiumin Nya Ullevi.

    Por, ajo që bie në sy është atmosfera e mirë që po mbizotëron brenda kampit të futbollistëve.

    Sot, Vedat Muriqi në ‘Insta Story’ ka publikuar një video, ku shihet duke ngacmuar Milot Rashicën.

    Djali nga Prizreni e shtyn me këmbë Rashicën, që në mënyrë shakaje desh e rrëzoi.

    Por vushtrriasi tregon durim dhe vetëm buzëqesh. /ATVLIVE.TV

  • Ansu Fati “rilind” në Francë – rekord historik dhe formë e zjarrtë te Monaco!

    Ansu Fati “rilind” në Francë – rekord historik dhe formë e zjarrtë te Monaco!

    Ansu Fati po përjeton një fillim sezoni të jashtëzakonshëm në Francë, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes si në ditët e tij më të mira me Barcelonën.

    Sulmuesi spanjoll, i huazuar te Monaco pas rinovimit me Barcelonën deri në vitin 2028, ka shpërthyer në Ligue 1 me paraqitje spektakolare.

    Në vetëm 3 ndeshje, Fati ka shënuar 5 gola, duke u bërë lojtari që arrin këtë kuotë më shpejt se kushdo tjetër në kampionatin francez në më shumë se 70 vite. Ai ka realizuar 5 gola në vetëm 126 minuta lojë, duke thyer rekordin e Johan Audel (137 minuta me Valenciennes në vitin 2007).

    Me një mesatare të pabesueshme prej 1.67 golash për ndeshje, Fati po tregon se lëndimet që e penguan në të kaluarën janë tashmë pas tij.

    Së shpejti 23-vjeçar (më 31 tetor), ai ka gjetur edhe rrjetën në Champions League, ndërsa aktualisht ndan kreun e listës së golashënuesve të Ligue 1 me argjentinasin Joaquín Panichelli të Strasbourgut.

    Pas viteve të vështira me dëmtime dhe formë jo të qëndrueshme, Ansu Fati duket më i lirë, më i sigurt dhe më vendimtar se kurrë — një sinjal i qartë se “fenomeni” që mahniti botën në vitin 2019 është gati të rikthehet fuqishëm në skenën e madhe europiane.

  • Adis Beciragic jep dorëheqjen nga Kombëtarja e Bosnjës – tashmë përqendrohet plotësisht te Trepça

    Adis Beciragic jep dorëheqjen nga Kombëtarja e Bosnjës – tashmë përqendrohet plotësisht te Trepça

    Trajneri i mirënjohur boshnjak, Adis Beciragic, ka dhënë dorëheqjen nga posti i selektorit të Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, pas një periudhe të suksesshme me ekipin përfaqësues.

    Beciragic, i cili është aktualisht trajner i Trepçës, skuadrës kampione nga Kosova, ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht klubit mitrovicas, duke lënë pas angazhimin e dyfishtë me përfaqësuesen boshnjake.

    55-vjeçari mori drejtimin e Bosnjës në verën e vitit 2022, duke zëvendësuar Vedran Bosnic, dhe arriti ta çonte ekipin në një nga sukseset më të mëdha të historisë së tyre në Eurobasket, ku përfunduan në pozitën e 13-të, rezultati i dytë më i mirë ndonjëherë për Bosnjën.

    Pas këtij cikli të suksesshëm, ai vendosi të largohet nga stoli i kombëtares për t’u fokusuar në projektin ambicioz me KB Trepçën, skuadër që synon dominimin në Superligën e Kosovës dhe pjesëmarrje të denjë në garat evropiane.

    Dorëheqja e tij shihet si një mundësi për Trepçën që të përfitojë maksimalisht nga përvoja dhe vizioni i një trajneri me karrierë të gjatë në arenën ndërkombëtare.

  • Përmbyllet stinori vjeshtor i Ligës së Parë për Meshkuj dhe pjesa e rregullt e Ligës së Dytë, e cila do të vazhdojë me garat e play-offit

    Përmbyllet stinori vjeshtor i Ligës së Parë për Meshkuj dhe pjesa e rregullt e Ligës së Dytë, e cila do të vazhdojë me garat e play-offit

    Bashkimi, bindshëm e ka zënë vendin e Parë dhe vitin e ardhshëm, së bashku me Shkollën e Prishtinës, do të jenë anëtarë të rinj të Superligës. Bashkimi e ka fituar derbin ndaj Shkollës me 3:1 në xhiron e fundit dhe vetëm e ka vërtetuar titullin dhe kalimin në Superligë. Megjithë humbjen nga Bashkimi, Shkolla ka arritur ta ruajë pozitën e dytë dhe me meritë kualifikohet për Superligë, pasi pati bilanc më të mirë në duelet direkte me Gani Malokun që përfundoi me pikë të njëjta si Shkolla. E katërta, ka dalur Ahmet Hoxha, kurse garë shumë e bukur është zhvilluar edhe për vendin e 6-të, i cili siguronte qëndrimin në Ligë. Tri skuadra ishin pjesë e këtij trilleri sportiv, pasi përfunduan me pikë të njëjta Ahmet Hoxha MK, KVPP Prizreni dhe Drita M. Pas kalkulimit të ndeshjeve të ndërsjella, prizrenasit dhe ferizajasit dolën më mirë se gjilanasit, të cilët vitin e ardhshëm do të detyrohen të jenë pjesë e Ligës së Dytë. E fundit ka përfunduar Llapusha, që bashkë me Dritën bien në rang më të ulët të garave.

    Në grupin C të Ligës së Dytë, janë luajtur ndeshjet e javës së fundit. Istogu dhe Maestro nga Peja i kanë siguruar dy pozitat e para, madje Istogu me pikë maksimale dhe javën e ardhshme do të jenë pjesë e play-offit të Ligës së Dytë, me shpresa për të kaluar në Ligën e Parë.

    Dukagjini, ka pësuar dy humbje në javën e fundit dhe e ka humbur garën për vendin e dytë madje janë tejkaluar edhe nga Shqiponjat e zeza që renditen në vendin e tretë me 19 pikë. Fitorja Klina është e pesta me 13 pikë, sa ka edhe Shqiponjat Pejë, kurse Vitomirica e mbyllë renditjen me 12 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 9-të femra dhe 11-të meshkuj në Superligën e ping pongut

    Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 9-të femra dhe 11-të meshkuj në Superligën e ping pongut

    Këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 9-të për femra dhe të 11-të për meshkuj në Superligën e ping pongut.

    Në Superligën e femrave, Gjilani ka bërë edhe një hap drejt titullit, pasi e ka mundur Ahmet Hoxhën me 4:0. Fitore të njëjtë ka shënuar edhe rivali direkt i gjilanaseve Prishtina, e cila e ka mundur Junikun për ta lënë çështjen e titullit të kampionit për xhiron e fundit kur do të ndeshet me Dritën. Fitore (4:0) ka shënuar edhe Gjilani ndaj Shpresës për ta përforcuar vendin e katërt në tabelë, kurse Juniku dhe Shpresa pa gjasa për të mbetur në elitë edhe për një vit.

    Edhe Superliga e meshkujve po hyn në fazën finale, kur do të ballafaqohen mes vete skuadrat e kreut të renditjes. Lidhja e Prizrenit ka hasur në rezistencë të fortë të Prishtinës, të cilën e ka mundur vetëm me 4:3. Fitore jo të lehtë (4:2) ka shënuar edhe Liria e vendit të dytë, në duelin ndaj rivalit lokal Shkolla Prizreni. Pripingu ka shënuar fitoren e radhës, kësaj here ndaj Vushtrrisë me rezultatin 4:1, kurse Dardania e ka mundur Hasan Prishtinën me 4:0. Rezultatet e kësaj xhiroje, si pasojë e fitoreve të favoritëve, nuk e kanë ndryshuar as kreun e renditjes as pjesën e poshtme të tabelës. /ATVLIVE.TV

  • Ismet Munishi “Vendimet në vendin tonë merren për interesa politikë, jo për zhvillim”

    Ismet Munishi “Vendimet në vendin tonë merren për interesa politikë, jo për zhvillim”

    Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, ka shprehur mendimin e tij sa i përket politikës në Kosovë. Sipas tij, ata kanë bërë shumë pak për sportin dhe në këtë drejtim atë po e mbajnë gjallë mbajnë gjallë trajnerët, klubet dhe pasioni.

    Postimi i 51 vjeçarit:

    “Sporti në Kosovë dhe politika
    Politika në Kosovë ka bërë shumë pak për sportin.
    Përveç njohjes ndërkombëtare dhe disa rinovimeve stadiumesh, gjithçka tjetër është lënë në harresë.
    Buxheti për sportin mbetet minimal, infrastruktura mungon, ndërsa shumë vendime merren për interesa politike, jo për zhvillim.
    Sot sportin në Kosovë nuk e mban gjallë shteti –
    por trajnerët, klubet dhe pasioni i njerëzve që jetojnë për ngjyrat e tyre.

  • Rodrygo paralajmëron Barcelonën para El Clásicos: “Këtë herë do të tregojmë kush jemi!”

    Rodrygo paralajmëron Barcelonën para El Clásicos: “Këtë herë do të tregojmë kush jemi!”

    Ylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka dërguar një mesazh të fortë përpara El Clásicos së ardhshme kundër Barcelonës, duke theksuar se skuadra e tij është e vendosur të hakmerret për sezonin e kaluar.

    Në një deklaratë për mediat spanjolle, sulmuesi madrilen u shpreh me tone të ashpra:

    “Duhet ta mposhtim Barcelonën në El Clásico! Sezoni i kaluar kundër tyre ishte thjesht i tmerrshëm për ne.”

    Rodrygo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndeshjes që do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”:

    “Kjo nuk mund të ndodhë më. Jemi në shtëpinë tonë dhe duhet të tregojmë kush jemi në të vërtetë.”

    El Clásico mes Real Madridit dhe Barcelonës pritet të zhvillohet me tension të lartë, pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kreun e La Ligës, ndërsa ky duel mund të ketë ndikim të madh në ecurinë e sezonit.

  • Mateu Alemany, drejtor i ri i futbollit në Atletico Madrid

    Mateu Alemany, drejtor i ri i futbollit në Atletico Madrid

    Atletico Madrid ka emëruar zyrtarisht Mateu Alemany si drejtorin e ri të futbollit për ekipin e meshkujve.

    Sipas njoftimit të klubit madrilen, Alemany do të jetë pjesë e strukturës drejtuese të futbollit, nën drejtimin e Carlos Bucero, drejtori i përgjithshëm i futbollit. Ai do të ketë përgjegjësi për të gjitha çështjet që lidhen me ekipin e parë dhe aspektet profesionale të akademisë së Atletico Madrid.

    Alemany nisi menjëherë detyrën, duke vizituar qendrën stërvitore në Majadahonda dhe duke u takuar me trajnerin Diego Simeone si dhe me lojtarët që po stërviten.

    Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, ku shërbeu për rreth dy vite deri në vitin 2023, Alemany ka qenë pjesë e disa nga transferimet më të rëndësishme të klubit katalanas, përfshirë Jules Kounde, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Ferran Torres — lojtarë kyç në skuadrën e Hansi Flick. /ATVLIVE.TV

  • Dembélé rrëfen momentin më emocional me Messin: “Më duhej ai ngushëllim”

    Dembélé rrëfen momentin më emocional me Messin: “Më duhej ai ngushëllim”

    Ylli francez, Ousmane Dembélé, ka ndarë një moment prekës nga periudha e tij te Barcelona, duke përmendur një kujtim të veçantë me legjendën Lionel Messi.

    Në një intervistë së fundmi, gazetari e pyeti Dembelén: “Cila është fotoja juaj e preferuar?” — dhe përgjigjja e tij ishte e papritur.

    “Çuditërisht, është imazhi i Messit që më ngushëllon kur u lëndova kundër Dortmundit në Ligën e Kampionëve 2019,” – tha ai.

    Kur u pyet pse pikërisht ajo foto, Dembélé shtoi:

    “Për shkak të asaj që më tha: ‘Mos u shqetëso, do të jesh mirë’. Në atë fazë të hershme të karrierës sime, më duhej shumë ai ngushëllim. Ai gjithmonë më inkurajonte.”

    Ky rrëfim tregon edhe një herë lidhjen e fortë dhe ndikimin që Messi kishte në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, veçanërisht tek lojtarët e rinj si Dembélé, i cili shpesh është përballur me dëmtime të shumta gjatë karrierës së tij në “Camp Nou”.