ATV

Category: Sport

  • Nicolas Jackson mund të nënshkruajë për Bayern Munichun

    Nicolas Jackson mund të nënshkruajë për Bayern Munichun

    Sulmuesi Nicolas Jackson,mund të transferohet tek Bayern Munich verën e ardhshme.

    Gazeta gjermane Bild raporton se drejtuesit bavarezë kanë arritur një marrëveshje me Jackson,e cila përfshin një kontratë pesëvjeçare e cila mund të nënshkruhet në rast se kalimi bëhet i përhershëm.

    Përndryshe raportohet se Chelsea nuk llogaritë më në planet e tyre Jackson-in,dhe drejtuesit e gjigantit londinez janë të gatshme që ta lënë të largohet me një çmim më të ulët gjë që i konvenon Bayern Munichut.

    Kujtojmë që Nicolas Jackson është i huazuar tek Bayern Munich deri në fund të sezonit nga Chelsea,teksa deri më tani në 6 ndeshje zyrtare ka shënuar 1 gol e bëri një asistim.

  • Hansi Flick:Nuk mendoj që humbja ndaj sevillës është më e keqja

    Hansi Flick:Nuk mendoj që humbja ndaj sevillës është më e keqja

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,ka folur për humbjen kundër Sevillës në La Liga.

    Tekniku gjerman ka deklaruar se humbja ndaj andaluzianëve nuk është më e keqja,dhe se disa gjëra sipas Flick duhen ndryshuar në ditët dhe javët në vazhdim.

    “Më e vështira ishte sigurisht gjysmëfinalja në Milano (kundër Interit). Duhet ta pranoj këtë humbje dhe ta shoh nga ana pozitive. Duhet të ndryshojmë gjërat që nuk po i bëjmë mirë, veçanërisht gabimet e pjesës së parë. Nuk kemi pasur kontroll në disa hapësira. Por nuk është humbja më e vështirë.”

    Përndryshe Flick pranoi gjithashtu se pushimi ndërkombëtar vjen në një kohë shumë të mirë për skuadrën e tij të Barcelonës,dhe se deri atëherë skuadra mund të këndellet nga kjo situatë që është tani.

    Kujtojmë që Barcelona humbi 4:1 ndaj Sevillës në La Liga,duke e humbur kështu edhe pozitën e parë në tabelë në La Liga.

  • Aro Muric pjesë e formacionit të javës në Serie A

    Aro Muric pjesë e formacionit të javës në Serie A

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Arijanet Muric,ishte protagonist në ndeshjen të cilën Sassuolo e fitoi ndaj Hellas Veronës me rezultat 1:0.

    Muric bëri paraqitje fantastike kundër Veronës,ku në këtë ndeshje kishte bërë 9 pritje duke u përshirë në formacionin e javës në Serie A.

    Përndryshe Muric mori notën 10 nga faqja e njohur Sofascore,dhe natyrisht se kjo paraqitje pozitive do t’i jepte motiv shtesë Aros para ndeshjeve të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

    Kujtojmë që Aro Muric ka zhvilluar 560 minuta me Sassuolon,që kur është huazuar nga ekipi anglez Ipsëich Toën.

  • Igor Tudor:E lashë Zhegrovën në stol sepse doja të luaja me lojtarë të fortë

    Igor Tudor:E lashë Zhegrovën në stol sepse doja të luaja me lojtarë të fortë

    Trajneri i Juventusit Igor Tudor,ka treguar se pse Edon Zhegrova ishte në stol në ndeshjen kundër Milanit.

    Tudor bëri edhe një paralarjmërim për Zhegrovën,duke thënë se në ndeshje të tilla duhen futur lojtarë që janë të fortë për të luajtur.

    “Merren vendime për të mirën e skuadrës. Asnjë emër, asnjë gjykim, i vëzhgoj me kujdes të gjithë dhe fus në lojë atë që është më i forti, ndërsa te zëvendësimet mendon për atë që të sjell rezultatin”

    Përndryshe ylli i Kombëtares së Kosovës ka pasur problem fizike kohëve të fundit,dhe madje nuk ishte grumbulluar edhe në shtator për ndeshjet me Zvicrën dhe Suedinë.

    Ndërkohë mbetet të shihet në ditët në vijim sesi do të rrjedhin,nëse Zhegrova do të shpërthejë më në fund tek Juventus.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova ka luajtur vetëm 36 minuta për Juventusin në të gjitha garat,teksa për 90 minuta ishte në stol në ndeshjen kundër Milanit në barazimin pa gola 0:0.

  • Albion Rrahmani godet sërish – barazon derbin e madh çek

    Albion Rrahmani godet sërish – barazon derbin e madh çek

    Skuadra e Sparta Pragës ka barazuar me Slavia Pragën në derbin e javës së 11-të në elitën e futbollit çek.

    Golin për Spartën e realizoi sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, duke barazuar rezultatin në 1:1.

    Vlen të theksohet se 25 vjeçari kishte shënuar edhe në minutën e 6-të të ndeshjes, mirëpo goli u anulua nga sistemi VAR, e kjo performancë e mirë e tij do të ndihmojë edhe Kombëtaren e Kosovës.

    Pas këtij barazimi Sparta kalon në vendin e parë në tabelë me 26 pikë, ndërsa një më pak e ka Slavia Prague. /ATVLIVE.TV

  • Napoli përmbys Genoan dhe ngjitet në krye të Serie A

    Napoli përmbys Genoan dhe ngjitet në krye të Serie A

    Napoli mori tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Genoas së Patrick Vieira-s, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë për të fituar 2-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

    Genoa kaloi në epërsi në minutën e 33-të me golin e Jeff Ekhator, pas një depërtimi të bukur nga Norton-Cuffy në krahun e djathtë. Pavarësisht dominimit territorial të Napolit, skuadra e Antonio Contes e pati të vështirë të krijonte raste të pastra për shkak të organizimit dhe presingut të lartë të miqve.

    Lajmi kryesor para ndeshjes ishte mungesa e Kevin De Bruyne në formacionin titullar, me trajnerin Conte që e cilësoi vendimin si “zgjedhje teknike”. Belgun e zëvendësoi David Neres.

    Goli i barazimit erdhi në minutën e 61-të kur Zambo Anguissa shënoi me kokë pas një topi të devijuar në zonë. Rikthimi u përmbyll 15 minuta para fundit: një kros nga De Bruyne, top i ndalur nga McTominay, goditje e bllokuar e Anguissas dhe më pas Rasmus Højlund, i cili reagoi më shpejt se të gjithë, finalizoi për 2-1.

    Kjo fitore e ngjit Napolin në krye të tabelës së Serie A, me pikë të barabarta me Romën, ndërsa Milani mund të bashkohet me ta nëse mposht Juventusin në mbrëmje.

    Nga ana tjetër, Genoa mbetet pa fitore pas javës së gjashtë dhe e mbyll këtë fazë para pushimit ndërkombëtar në vendin e 19-të, pavarësisht paraqitjes së mirë në fushën e kampionëve. /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova nuk starton në derbin ndaj Milanit

    Edon Zhegrova nuk starton në derbin ndaj Milanit

    Edon Zhegrova nuk do të jetë titullar në ndeshjen derbi ndaj Milanit, që zhvillohet sot në Allianz Stadium në kuadër të javës së gjashtë në Serie A. Ylli i Kombëtares së Kosovës do ta ndjekë fillimin e takimit nga pankina, pasi trajneri i Juventusit ka vendosur t’i besojë Jonathan David në majë të sulmit, me Kenan Yildiz dhe Francisco Conceicao pas tij në rolet ofensive.

    Zhegrova ka qenë një ndër lojtarët më kreativë në repartin sulmues këtë sezon, por konkurrenca e fortë në skuadër dhe rotacionet taktike e kanë lënë jashtë formacionit startues në këtë përballje të madhe.

    Pavarësisht kësaj, pritet që ai të jetë një nga opsionet e para nga banka rezervë, sidomos nëse ‘Zonjës së vjetër’ i duhet të shtojë intensitetin në pjesën e dytë të ndeshjes.

    Ndërkohë, edhe Milani vjen me mungesa të rëndësishme – Estupinan është i pezulluar, Ardon Jashari i lënduar, ndërsa Rafael Leao gjithashtu e nis ndeshjen nga stoli. /ATVLIVE.TV

  • Rahoveci 029 hap sezonin me fitore ndaj Borës në kryeqytet

    Rahoveci 029 hap sezonin me fitore ndaj Borës në kryeqytet

    Rahoveci 029 e nisi me sukses edicionin e ri të ProCredit Superligës, duke triumfuar si mysafir ndaj Borës me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21), në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

    Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar gjatë pesë minutave të para, por më pas “Vreshtarët” morën kontrollin, duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë (18:28), ndërsa çereku i parë u mbyll 20:28 në favor të tyre.

    Dominimi i mysafirëve vazhdoi edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan bindshëm 15:26, për të shkuar në pushim me epërsi të konsiderueshme – 35:54.

    Në pjesën e dytë loja ishte më e balancuar, por Rahoveci 029 menaxhoi mirë avantazhin dhe arriti të ruajë epërsinë deri në fund, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit me rezultat 84:95.

    Adem Mekiq u dallua te Bora me 13 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa te Rahoveci 029 shkëlqyen Kentrell Pullian me 24 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime, si dhe Philhert Weeks e Isiah Umipig, të cilët kontribuuan me nga 23 pikë secili. /ATVLIVE.TV

  • Bashkimi triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit në hapje të sezonit

    Bashkimi triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit në hapje të sezonit

    Bashkimi e nisi në mënyrë të shkëlqyer edicionin e ri të ProCredit Superligës, duke shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit me rezultat 69:106 (23:26, 12:21, 22:29, 12:30), në ndeshjen e zhvilluar në Prizren.

    Përballja ishte nën kontroll të plotë të prizrenasve, të cilët dominuan pothuajse gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Vëllaznimi luajti kryesisht me lojtarë vendorë.

    Çereku i parë filloi me baraspeshë, por Bashkimi arriti të krijojë një epërsi të lehtë 15:22. Megjithatë, kuqezinjtë reaguan dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat të ngushtë 23:26.

    Në periudhën e dytë, Bashkimi thelloi epërsinë me lojë më të organizuar dhe efikase, duke fituar çerekun 12:21 dhe duke shkuar në pushim me avantazh prej 35:47.

    Pjesa e dytë vazhdoi në të njëjtin ritëm, me Bashkimin që ruajti kontrollin dhe e zgjeroi epërsinë deri në fitoren finale 69:106.

    Te Vëllaznimi, më i miri ishte Ziggy Ried me 26 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa Atik Koshi shtoi 22 pikë dhe 7 kërcime të tjera. Në anën tjetër, për Bashkimin u dallua TJ Brickerstaff me 24 pikë dhe 6 kërcime. /ATVLIVE.TV

  • Sevilla ia shkakton humbjen e parë Barcelonës në La Liga

    Sevilla ia shkakton humbjen e parë Barcelonës në La Liga

    Kampioni aktual Barcelona ka pësuar humbjen e parë në La Liga,duke u mposhtur në udhëtim nga Sevilla me rezultat 4:1.

    Pjesa e parë i takoi vendasve të cilët shënuan në minutën e 13-të nëpërmjet ish sulmuesit katalunas Alexis Sanchez që realizoi për 1:0,teksa Romero ngriti epërsinë e Sevillas në 2:0 kur po zhvillohej minuta e 36-të.

    Barcelona arriti të ngushtojë epërsinë në fund të pjesës së parë,ku Marcus Rashford shënoi për 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Barcelona u hodh në sulm për të rikthyer rezultatin,dhe në minutën e 76-të u akordua penallti për katalunasit por Robert Leëandovski dështoi të realizonte nga penalltia.

    Në fund Sevilla arrit të shënoj edhe dy herë të tjera,ku Carmona shënoi për 3:1,e më pas në minutat shtesë Adams realizoi për 4:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Barcelona zë pozitën e dytë në La Liga me 19 pikë dy më pak se lideri Real Madrid,kurse Sevilla zë pozitën e katërt me 13 pikë.