ATV

Category: Sport

  • Çmime marramendëse për biletat e ndeshjes Real Madrid-Barcelonë

    Çmime marramendëse për biletat e ndeshjes Real Madrid-Barcelonë

    Tifozët spanjollë të futbollit po përballen me një provë serioze për xhepat e tyre, pasi çmimet e biletave për El Clasicon e parë të sezonit arritën nivele astronomike.

    Përballja mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ më 26 tetor, do të jetë në dispozicion vetëm për ata që janë të gatshëm të paguajnë shuma rekord.

    Sipas informacionit zyrtar nga faqja e internetit e Real Madridit, çmimet e biletave për derbin e madh variojnë nga 135 deri në 465 euro. Biletat më të lira janë për vendet në amfiteatrin e katërt të stadiumit, ndërsa më të shtrenjtat, duke ofruar shikueshmërinë më të mirë të fushës, arrijnë një çmim mbresëlënës prej 465 eurosh.

    Megjithatë, tronditja e vërtetë vjen nga çmimet për vendet VIP. Ato fillojnë nga 990 euro, duke vendosur një rekord të ri për klubin në vitet e fundit.

    Edhe vendet standarde në seksionet e poshtme dhe të sipërme të tribunave shiten për rreth 405 euro, ndërsa ato me pamje më të mirë në seksionin qendror kushtojnë 325 euro.

  • Rashford pas kualifikimit të Anglisë: “Kalimi te Barcelona më riktheu në Kombëtare”

    Rashford pas kualifikimit të Anglisë: “Kalimi te Barcelona më riktheu në Kombëtare”

    Anglia është bërë kombëtarja e parë evropiane që siguron zyrtarisht kualifikimin për Kupën e Botës 2026, pas një fitore të thellë 5‑0 ndaj Letonisë. Edhe pse nuk pati rol të drejtpërdrejtë në këtë rezultat, Marcus Rashford tërhoqi vëmendje me një deklaratë që ka hapur diskutime të shumta.

    Sulmuesi anglez, i cili u aktivizua për vetëm 19 minuta në pjesën e dytë, është rikthyer në kombëtare pas një periudhe mungese, dhe ka qenë pjesë e pandashme e grumbullimeve të fundit nën drejtimin e Thomas Tuchel.

    Pas ndeshjes, Rashford u pyet nëse kalimi i tij te Barcelona gjatë merkatos verore ka ndikuar në thirrjen për Anglinë. Me një përgjigje të shkurtër, ai tha:

    “Po.”

    I pyetur më tej nëse mendonte se do të ishte grumbulluar nëse do të kishte qëndruar te Manchester United, ai u shpreh:

    “Jo, nuk mendoj se do të isha thirrur.”

    Këto komente, janë raportuar nga disa media të afërta me lojtarin, duke nxitur debat mbi ndikimin që forma në klub ka në përzgjedhjen e lojtarëve për kombëtaren.

    Rashford është transferuar te Barcelona gjatë verës së vitit 2025, pas një sezoni të vështirë me Manchester United, ku humbi minutazh dhe besimin e trajnerëve. Kalimi në La Liga duket se i ka rikthyer energjinë dhe besimin për të luftuar për vendin e tij në kombëtare, në prag të një Botërori ku Anglia synon të jetë ndër pretendentët kryesorë.

  • Anglia shfaq dominim absolut në kualifikueset e Kupës së Botës: 6 fitore nga 6 ndeshje, 18 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar

    Anglia shfaq dominim absolut në kualifikueset e Kupës së Botës: 6 fitore nga 6 ndeshje, 18 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar

    Kombëtarja e Anglisë po shkëlqen në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke regjistruar një fillim perfekt me 6 fitore në 6 ndeshje, ku kanë shënuar plot 18 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë të tillë.

    Suksesi i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve” i detyrohet edhe punës së shkëlqyer të trajnerit Thomas Tuchel, i cili ka transformuar skuadrën në një makineri sulmi dhe mbrojtjeje perfekte.

    Ky bilanc i pabesueshëm tregon një Angli të fortë, të balancuar dhe të vendosur për t’u kualifikuar me shpejtësi në Kupën e Botës, duke qenë një nga favoritët për trofeun në Katar.

    Pas kësaj serie të shkëlqyer, priten ndeshje edhe më sfiduese, por “Tre Luanët” duken të përgatitur për çdo sfidë që do të vijë.

  • Mbappé shkëlqen në sezonin 2025/26: 17 gola në 13 ndeshje për Real Madridin

    Mbappé shkëlqen në sezonin 2025/26: 17 gola në 13 ndeshje për Real Madridin

    Kylian Mbappé po vazhdon të mahnit me formën e tij të jashtëzakonshme në këtë sezon 2025/26. Në vetëm 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani në të gjitha garat me fanellën e Real Madridit, ylli francez ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

    Ky fillim i mprehtë i sezonit tregon qartë se Mbappé është në kulmin e karrierës së tij, duke treguar shpejtësi, teknikë dhe efikasitet të jashtëzakonshëm në fushë.

    Me këtë ritëm, sulmuesi 26-vjeçar po ndihmon ndjeshëm “Los Blancos” në garën për titujt e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, dhe po forcon edhe më shumë kandidaturën e tij për Topin e Artë 2026.

  • Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sonte kundër Francës

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sonte kundër Francës

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar dje për në Nimes, ku sonte do të luaj kundër kampiones në fuqi të botës, Francës.

    Në arenën “Le Parnasse” ata i pret një ndeshje sfiduese, por përkushtimi është maksimal për të dhënë më të mirën e mundshme.

    Me ndeshjen ndaj Francës ‘Dardanët’ fillojnë fazën e dytē dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

    Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:45. /ATVLIVE.TV

  • Interi sfidon Liverpoolin për kapitenin e Crystal Palace

    Interi sfidon Liverpoolin për kapitenin e Crystal Palace

    Interi është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, duke iu bashkuar klubeve të mëdha si Liverpool, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich në betejën për mbrojtësin e talentuar të përfaqësueses angleze.

    Sipas raportimeve nga Italia, zikaltërit po planifikojnë një ristrukturim të repartit defensiv gjatë merkatos së verës, me emra si Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi që mund të largohen nga “Giuseppe Meazza”. Në këtë kontekst, Guehi shihet si një përforcim ideal për të ardhmen.

    24-vjeçarit anglez i skadon kontrata me Crystal Palace në vitin 2026, ndërkohë që deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje për rinovim – çka ka nxitur interesin e klubeve të tjera.

    Interi po ndjek nga afër situatën, dhe sipas burimeve, klubi italian mund të përfshijë në marrëveshje mbrojtësin e ri Yann Bisseck, i cili është në radarët e Crystal Palace, si pjesë e një shkëmbimi të mundshëm në afatin kalimtar të janarit.

    Marc Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli gjatë verës së kaluar, por marrëveshja u prish në momentet e fundit nga ana e Palace. Megjithatë, interesimi për të nuk ka rënë. Ai vlerësohet për maturinë, aftësitë drejtuese dhe qëndrueshmërinë në Premier League.

    Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Interi, Real Madridi dhe Barcelona, Liverpooli vazhdon të konsiderohet favorit për të siguruar nënshkrimin e Guehit, pasi “The Reds” prej kohësh janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për të forcuar repartin mbrojtës. /ATVLIVE.TV

  • Trepça nis sot aventurën në edicionin e ri të FIBA Europe Cup

    Trepça nis sot aventurën në edicionin e ri të FIBA Europe Cup

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, nis sonte rrugëtimin e saj në edicionin e ri të FIBA Europe Cup, duke u përballur me një sfidë të vështirë në transfertë ndaj ekipit grek PAOK.

    Mitrovicasit do të jenë mysafirë të PAOK-ut në një ndeshje që pritet të jetë shumë e fortë dhe sfiduese, duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit dhe rëndësinë e takimit në kuadër të fazës së grupeve. Kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ sigurojnë pjesëmarrjen në këtë kompeticion evropian, duke dëshmuar progres dhe konsistencë në arenën ndërkombëtare.

    Grupi ku ndodhet Trepça është jashtëzakonisht i fortë dhe përveç ekipit grek, përbëhet edhe nga ekipi gjerman Braunschweig, që është gjithashtu një skuadër serioze dhe e organizuar.

    Megjithatë, Trepça ka vendosur të luftojë me të gjitha forcat për rezultate pozitive dhe për të siguruar një nga dy vendet e para që çojnë në fazat eliminatore të FIBA Europe Cup.

    Ndeshja fillon nga ora 19:15 dhe pritet të jetë një përballje emocionuese për tifozët e basketbollit kosovar, të cilët mbështesin fuqishëm skuadrën e tyre në këtë nivel konkurence. /ATVLIVE.TV

  • Lista e shteteve të kualifikuara për Kampionatin Botëror 2026 po zgjerohet

    Lista e shteteve të kualifikuara për Kampionatin Botëror 2026 po zgjerohet

    Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror 2026 po merr formë, pasi tashmë edhe gjashtë kombëtare kanë siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve të këtij eventi madhor futbollistik.

    Ndër këto skuadra është edhe Anglia, e para nga Evropa që ka arritur të sigurojë biletën për pjesëmarrje në këtë kampionat. Përveç Anglisë, në listë janë edhe disa kombëtare të tjera që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë Katari (si vendi organizator), Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.

    Këto skuadra kanë siguruar tashmë praninë e tyre në Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Gara pritet të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë me finalen më 19 korrik të vitit të ardhshëm.

    Kampionati Botëror 2026 do të jetë i veçantë edhe për shkak të zgjerimit të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, duke sjellë më shumë spektakël dhe konkurrencë në arenën më të madhe të futbollit. /ATVLIVE.TV

  • Lionel Messi shkruan histori, shënon rekordin për më së shumti asiste në ndeshjet ndërkombëtare

    Lionel Messi shkruan histori, shënon rekordin për më së shumti asiste në ndeshjet ndërkombëtare

    Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, është bërë futbollisti me më së shumti asiste në historinë e ndeshjeve ndërkombëtare, duke arritur një shifër rekord prej 60 pasimesh vendimtare.

    Messi realizoi dy asiste në fitoren e thellë të Argjentinës ndaj Puerto Rikos me rezultatin 6:0 në një ndeshje miqësore. Me këto dy pasime, ai kaloi ish-yllin brazilian Neymar, i cili kishte regjistruar 58 asiste.

    Në këtë takim, 38 vjeçari asistoi për golat e Gonzalo Montielit dhe Lautaro Martinez, duke treguar edhe një herë rolin e tij kryesor në ndërtimin e lojës dhe finalizimin e aksioneve.

    Ky rekord thekson edhe njëherë madhështinë e Messit në skenën ndërkombëtare dhe aftësinë e tij për të ndihmuar skuadrën me lojën kreative dhe vizionin e jashtëzakonshëm në fushë. /ATVLIVE.TV

  • Vlera e Avdullahut në “Transfermarkt” shkon në 12 milionë euro

    Vlera e Avdullahut në “Transfermarkt” shkon në 12 milionë euro

    Futbollisti i klubit gjerman Hoffenheim, Leon Avdullahu, ka rritur vlerën e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt”, pas paraqitjeve impresionuese me përfaqësuesen e Kosovës gjatë këtij muaji.

    Mesfushori 21-vjeçar ishte lider i mesfushës në dy ndeshjet e fundit, duke ndihmuar Kosovën të barazojë me Slloveninë dhe të fitojë ndaj Suedisë.

    Si rezultat i performancës së tij të mirë, “Transfermarkt” ka vendosur ta rrisë vlerën e Avdullahut nga 10 milionë në 12 milionë euro.

    Avdullahu u transferua te Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të verës për 8 milionë euro, dhe tashmë vlera e tij në treg po rritet dukshëm.