ATV

Category: Sport

  • Mercedes-AMG konfirmon pilotët për sezonin 2026 të Formula 1

    Mercedes-AMG konfirmon pilotët për sezonin 2026 të Formula 1

    Ekipi Mercedes-AMG Petronas F1 ka vendosur të mos ndryshojë formulën fituese: George Russell dhe Kimi Antonelli do të jenë sërish pilotët për sezonin 2026.

    Russell, 27 vjeç, po hyn në sezonin e tij të tetë në F1, ndërsa 19-vjeçari Antonelli po përgatitet për vitin e tij të dytë pas një debutimi mbresëlënës.

    “Jam shumë krenar që do të vazhdoj këtë udhëtim me Mercedes,” – tha Russell.
    “Jam jashtëzakonisht i lumtur që do të vazhdoj me këtë ekip,” – shtoi Antonelli.

    Shefi i ekipit, Toto Wolff, theksoi se dy piloti formojnë një dyshe të fortë dhe fokusi i ekipit tani është përgatitja për epokën e re të Formula 1 në 2026.

  • Zyrtare: Manchester City prezanton fanellën e katërt special edition për FIFA 26

    Zyrtare: Manchester City prezanton fanellën e katërt special edition për FIFA 26

    Klubi i njohur anglez, Manchester City, ka zbuluar fanellën e katërt special edition për FIFA 26, duke kombinuar stilin ikonë të ekipit me tematikën e lojës më të njohur të futbollit në botë.

    Fanella e re ka ngjyrë jeshile, me detaje moderne dhe dizajn unik që do të tërheqë jo vetëm tifozët e City-t, por edhe adhuruesit e lojës FIFA 26.

    Fansat tashmë mund ta vlerësojnë fanellën duke i dhënë notë nga 1 deri në 10, dhe komenti kryesor i klubit në rrjetet sociale ka nxitur një valë diskutimesh dhe reagimesh entuziaste.

    Ky lançim tregon edhe njëherë përkushtimin e Manchester City ndaj tifozëve të tyre dhe bashkëveprimin me kulturën e lojërave video, duke sjellë një produkt që bashkon futbollin real dhe virtual.

    “Kjo është një fanellë e veçantë për tifozët tanë dhe për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocionin e City-t në FIFA 26,” – shkruan klubi zyrtarisht.

    Tani mbetet për t’u parë se si do ta vlerësojnë fansat këtë edition special, ndërsa sezoni vazhdon me emocion dhe stil.

  • Michael Schumacher jep shenja përmirësimi të shëndetit të tij

    Michael Schumacher jep shenja përmirësimi të shëndetit të tij

    Një ndër pilotët legjendarë të Formula 1 Michael Schumacher,duket se po tregon shenja të përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

    Gazetari i L’Equipe Stefan L’Hermitte bën të ditur se Schumacher po komunikon me familjen e tij,edhe pse nuk është në gjendje që të komunikojë në mënyrë verbale.

    “Nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh. E dimë që po merr frymë dhe po komunikon me familjen e tij, por nuk duket se po flet dhe askush nuk e ka parë duke ecur”

    Përndryshe gazetari francez shton më tutje se Schumi u pa duke nënshkruar një helmetë pqër qëllime humanitare,dhe thotë se kjo është një tregues pozitiv se ish piloti gjerman po këndellet dita-ditës.

    Kujtojmë që Michael Schumacher kishte pësuar aksident në ski në dhjetor të vitit 2013 në Meribel të Francës,duke mbetur në gjendje kome për një kohë të gjatë.

  • Frenkie de Jong: “Të fitojmë Champions League me Barcelonën është qëllimi im i madh”

    Frenkie de Jong: “Të fitojmë Champions League me Barcelonën është qëllimi im i madh”

    Mesfushori holandez Frenkie de Jong ka folur për aspiratat e tij dhe të Barcelona-s, duke vënë në dukje se fitimi i Champions League mbetet një nga objektivat më të mëdha të karrierës së tij.

    “Ende nuk e kam fituar Champions League me Barcelonën, dhe ky është një qëllim i madh për mua dhe ekipin,” – tha de Jong në një intervistë për mediat sportive.

    Barcelona, skuadra legjendare katalanase, është e vendosur të kthehet fuqishëm në garën më prestigjioze të Europës, dhe deklarata e mesfushorit tregon ambiciet e larta të ekipit për sezonin e ardhshëm.

    Fansat dhe ekspertët e futbollit presin me padurim një sezon emocionues, ku Barça synon të rikthehet në majat e Europës, duke kombinuar talentin e lojtarëve të rinj dhe përvojën e yjeve si de Jong.

    “Ky është momenti për të bërë historinë së bashku dhe për të sjellë Champions League në Camp Nou,” – shtoi mesfushori holandez.

    Barcelona duket e vendosur të shndërrojë ëndrrën në realitet dhe de Jong është një nga figurat kyçe në këtë përpjekje.

  • Kupa e Botës 2026: Ja cilat ekipe kanë shanset më të mëdha për trofeun

    Kupa e Botës 2026: Ja cilat ekipe kanë shanset më të mëdha për trofeun

    Edhe pse na ndajnë ende tetë deri në nëntë muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, tashmë janë publikuar parashikimet e para mbi favoritët për të fituar turneun.

    Sipas agjencive të basteve, Spanja, e udhëhequr nga talenti i ri Lamine Yamal dhe bashkëlojtarët e tij, ka shanset më të mira për të fituar titullin, me një përqindje prej 15%. Kampionia aktuale e Evropës kryeson kështu listën e favoritëve.

    Menjëherë pas saj renditen Anglia dhe Franca e Kylian Mbappé, të dyja me nga 12% shanse. Brazili vlerësohet me 11%, ndërsa kampionia në fuqi e botës, Argjentina me Lionel Messin, ka vetëm 10.5% shanse për ta mbrojtur titullin.

    Më tej vijnë Portugalia dhe Gjermania me nga 7%, Holanda me 4% dhe Italia me 3%.

    Interesant është fakti se Kroacisë, e cila u rendit respektivisht e dyta dhe e treta në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, i jepet vetëm 1.5% shans për sukses në këtë edicion. /ATVLIVE.TV

  • Krijohet Akademia e parë e FIFA-s në regjionin e Kosovës

    Krijohet Akademia e parë e FIFA-s në regjionin e Kosovës

    Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës sot ( e mërkurë) është mbajtur një takim pune ndërmjet presidentit të FFK-së, Agim Ademi, Departamentit Teknik dhe zyrtarëve të FIFA-s, në kuadër të zbatimit të projektit të ri të aprovuar nga FIFA “Talent Coach Programme”, si dhe krijimit të Akademisë së parë rajonale për zhvillimin e talenteve në grupmoshën U14 për vajza dhe djem.

    Ky projekt strategjik është pjesë e programit per vitin 2026–2028, i cili synon të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në të gjitha regjionet e Kosovës.

    Implementimi i projektit do të fillojë në fillim të vitit 2026 dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës sportive dhe edukimit të trajnerëve, si dhe në krijimin e kushteve të barabarta për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe djemve. /ATVLIVE.TV

  • Joshua Zirkzee në radarin e klubit italian Roma

    Joshua Zirkzee në radarin e klubit italian Roma

    Sulmuesi holandez Joshua Zirkzee,nuk po gjen minutazhë tek gjiganti anglez Manchester United.

    Klubi italian Roma po synon që të siguroj shërbimet e Zirkzee-it,dhe pritet që të hy në garë me Comon për transferimin e 24 vjeçarit.

    Përndryshe Zirkzee që nga transferimi i tij nga Bologna nuk u ambientua siç duhet në Old Trafford,dhe për më tepër zërat për një largim të tij janë shtuar gjithnjë e më shumë.

    Kur jemi tek holandezi Roma po synon të siguroj Zirkzee-in si formë huazimi,dhe më parë drejtuesit e klubit romak e kishin ndjekur gjatë kohës kur ai luante tek Atalanta.

    Ndërkohë Como synon që të shpenzojë një shumë për të transferuar Zirkzee-in,i cili shihet si një nga lojtarët që mund t’i bashkohet projektit të këtij klubi.

    Kujtojmë që Joshua Zirkzee ka luajtur vetëm 4 ndeshje për Man United këtë sezon,duke mos arritur të shënoj asnjë gol teksa vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri në 30 milionë euro.

  • Riccardo Gaucci rikthen në kujtesë ditën kur shiu i Perugias i mori Juventusit titullin e kampionit

    Riccardo Gaucci rikthen në kujtesë ditën kur shiu i Perugias i mori Juventusit titullin e kampionit

    Kanë kaluar më shumë se dy dekada, por ajo pasdite mbetet e paharruar për futbollin italian. Dhe së fundmi, Riccardo Gaucci, djali i presidentit legjendar të Perugias, Luciano Gaucci, e ka rrëfyer sërish këtë histori magjike dhe dramatike në podcastin Pro Football — ditën kur shiu i Perugias i rrëmbeu Juventusit titullin kampion të Serie A-së.

    Ishte 14 maji i vitit 2000. Stadiumi “Renato Curi” i Perugias ishte shndërruar në një liqen. Qielli i errët, shiu i pandalshëm, një fushë e përmbytur, dhe një kampionat që varej në fije të perit. Juventusi kërkonte të mbronte kreun, ndërsa Lazio priste me ankth lajmet nga Perugia.

    Shiu ra me forcë aq të madhe sa arbitri Pierluigi Collina u detyrua të ndalonte ndeshjen për më shumë se një orë. Pamja e tij në fushë, me ombrellë në dorë dhe topin në këmbë, për të parë nëse topi kërceu në ndonjë copë bari, u bë ikonike — një moment që mbeti në historinë e futbollit.

    Gaucci kujton se ajo ndeshje nuk duhej të ishte luajtur, por urdhri ishte i prerë:

    “Collina kishte marrë urdhër që ndeshja duhej të luhej me çdo kusht, sepse përndryshe të nesërmen do të kishte ndodhur fundi i botës. Lazio kishte fituar, dhe shtyrja do të kishte sjellë kaos të madh për arsye sigurie,” – rrëfen Gaucci.

    Kur loja rifilloi, fusha ishte e papërshkueshme. Uji arrinte deri në kyçe, topi ndalej në baltë dhe çdo pasim ishte një përpjekje më shumë për të mbijetuar sesa për të ndërtuar lojë. Por pikërisht në minutat shtesë, Alessandro Calori goditi fort dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes – një goditje që i mori Juventusit titullin dhe ia dhuroi Lazios lavdinë.

    “Dhomat e zhveshjes ishin përmbytur, fusha ishte nën ujë, më dukej si një shenjë e fatit – Juventusi atë ditë nuk duhej të fitonte,” kujton më tej Gaucci. “Por nëse do të kishin menduar më shumë për lojën dhe më pak për shiun, ndoshta do të kishin shënuar dy ose tre gola.”

    Ajo pasdite e lagësht e majit mbeti një nga historitë më të fuqishme dhe simbolike të Serie A-së — kur natyra u bë protagoniste dhe shiu i Perugias, më shumë se çdo lojtar, vendosi fatin e kampionatit.
    Një ditë që as Juventus, as Collina, e as futbolli italian nuk do ta harrojnë kurrë.

  • Zyrtare: Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hašek pas humbjes turpëruese nga Ishujt Faroe

    Zyrtare: Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hašek pas humbjes turpëruese nga Ishujt Faroe

    Federata e Futbollit e Çekisë ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Ivan Hašek pas humbjes befasuese 2:1 ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Disfata ndaj një kombëtareje me vetëm 55 mijë banorë është cilësuar si një nga më të turpshmet në historinë e futbollit çek, madje më e rënda që nga humbja 1:0 kundër Luksemburgut, para më shumë se 20 vitesh.

    Sipas mediave çeke, vendimi për shkarkim është marrë njëzëri nga bordi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë (FAČR), menjëherë pas analizës së rezultateve të dobëta të ekipit kombëtar.

    Ivan Hašek kishte marrë drejtimin e skuadrës në vitin 2023, duke arritur ta kualifikojë Çekinë në Euro 2024, por aty u eliminuan në fazën e grupeve. Megjithatë, suksesi në Ligën e Kombeve, ku Çekia u ngjit në Ligën A, nuk mjaftoi për ta ruajtur pozitën e tij.

    Federata ka konfirmuar se ish-ylli çek Pavel Nedvěd është ngarkuar për të përgatitur një listë kandidatësh për trajnerin e ri të kombëtares.

    Pas këtij vendimi, Çekia pritet të ketë ndryshime të mëdha në stafin teknik në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese.

  • Arda Güler: “Kam besim të plotë te Xabi Alonso — nëse më thotë të luaj portier, do t’i blej dorezat!”

    Arda Güler: “Kam besim të plotë te Xabi Alonso — nëse më thotë të luaj portier, do t’i blej dorezat!”

    Ylli turk Arda Güler ka treguar me humor dhe respekt të madh lidhjen e tij me trajnerin Xabi Alonso, duke theksuar besimin e plotë që ka ndaj tij.

    Në një deklaratë që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Güler tha:

    “Kam besim të plotë te Xabi Alonso. Nëse një ditë më thotë të luaj portier, do t’i blej dorezat!”

    Kjo shprehje simpatike ka bërë bujë në media, duke treguar atmosferën pozitive që mbizotëron në skuadër dhe respektin e madh që lojtarët kanë për Alonson.

    Güler, që po kalon një periudhë të mirë në karrierë, u pa i qeshur dhe plot energji, duke konfirmuar edhe njëherë personalitetin e tij të gëzueshëm brenda dhe jashtë fushës.