ATV

Category: Sport

  • Jobe Bellingham në radarin e dy klubeve nga Premierliga angleze

    Jobe Bellingham në radarin e dy klubeve nga Premierliga angleze

    Ylli anglez Jobe Bellingham,mund të largohet nga klubi gjerman Borussia Dortmund.

    Talenti 20 vjeçar nuk po kalon momente të mira në Signal Iduna Park,dhe madje ka pasur përplasje edhe në mes të babait të tij dhe trajnerit Niko Kovac.

    Përndryshe dy klube nga Premierliga angleze Manchester United dhe Crystal Palace janë të interesuar për shërbimet e Jobe,dhe pritet që njëra apo klubi të dërgojnë ofertat për anglezin.

    Tek Man United shihet si një lojtar perfekt për sistemin 3-4-2-1,të cilën e aplikon trajneri Ruben Amorim.

    Kurse në anën Crystal Palace synon transferimin e Bellingham,kjo për faktin se në rast se Adam Ëharton largohet atëherë 20 vjeçari do të ishte zëvendësimi ideal për të në repartin e mesfushës.

  • Orari i ndeshjeve në Superligën e pingpongut për meshkuj dhe femra

    Orari i ndeshjeve në Superligën e pingpongut për meshkuj dhe femra

    Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të dhe të fundit në Superligën e femrave dhe javën e 12-të të meshkujve.

    Te Superliga e femrave, në javën e fundit do të jetë edhe skuadra kampione, pasi në Prishtinë do të ballafaqohen Drita dhe Prishtina, që me pikë të barabarta e kryesojnë renditjen aktuale. Në ndeshjet tjera Gjilani takohet me Ahmet Hoxhën dhe Juniku e Shpresa garojnë për pozitën e 5-të.

    Te meshkujt, këtë javë i kemi dy ballafaqime shumë të forta që do të luhen në Prishtinë, së pari Dardania e pret kryesuesen, Lidhjen e Prizrenit, kurse Pripingu e pret Lirinë, pra do të jetë ky një ballafaqim ndërmjet të tretit dhe të dytit në tabelë. Hasan Prishtina takohet me Prishtinën, kurse Vushtrria e pret Shkolla Prizrenin rivalin direkt për pozitë e 6-të. /ATVLIVE.TV

  • Mirjeta Bytyqi: “Duhet të tregojmë kurajë, disiplinë dhe shpirt të fortë ekipor”

    Mirjeta Bytyqi: “Duhet të tregojmë kurajë, disiplinë dhe shpirt të fortë ekipor”

    Hendbollistja Mirjeta Bytyqi ka shkëlqyer në fundjavë në Zvicër. Ajo i shënoi plot 14 gola nga 15 tentime për skuadrën Spono Eagles.

    Bytyqi e solli atë energji pozitive në Kombëtaren e Kosovës ku është njëra prej lidereve, ndërsa ndaj Francës të mërkurën dhe ndaj Kroacisë të dielën, do të jetë kapitene.

    Bytyqi është e vetëdijshme për nivelin e kundërshtareve, kurse çmon mundësinë që do ta kenë për rritje të mëtejme dhe për zhvillimin e lojtareve të reja.

    “Ekipi ynë kombëtar i është nënshtruar një përtërirjeje të madhe dhe e shohim këtë periudhë si mundësi të vlefshme për rritje dhe zhvillim të mëtejmë. Të përballemi me Francën dhe Kroacinë do të jetë sfidë e madhe. Por po ashtu do të jetë shans për të fituar përvojë të rëndësishme dhe që të vazhdojmë ndërtimin për të ardhmen. Është esenciale për ne të tregojmë kurajë, disiplinë dhe shpirt të fortë ekipor”, ka thënë Bytyqi.

    Kombëtarja është duke udhëtuar për në Francë, ndërsa nesër (e mërkurë) do të zhvillojë ndeshjen nga ora 20:45 në Nimes, kundër të kaltërve. /ATVLIVE.TV

  • Japonia përmbys Brazilin dhe shkruan histori në Tokio

    Japonia përmbys Brazilin dhe shkruan histori në Tokio

    Kombëtarja e Japonisë ka arritur një fitore historike ndaj Brazilit, duke triumfuar me rezultat 3:2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin kombëtar të Tokios.

    Pjesa e parë foli për skuadrën e Carlo Ancelottit, e cila dominoi dhe shënoi dy herë. Paulo Henrique dhe Gabriel Martinelli realizuan për Brazilin, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 0:2.

    Por pjesa e dytë solli një rikthim të madh për Japoninë. Në minutën e 52-të, Takumi Minamino shkurtoi diferencën me një gol të bukur, ndërsa në të 61-tën Nakamura barazoi rezultatin. Përmbysja u vulos në minutën e 71-të nga Ueda, i cili realizoi golin e tretë dhe të fitores për “Samurajët Blu”.

    Kjo ishte fitorja e parë ndonjëherë e Japonisë ndaj Brazilit, pas 14 përballjesh të mëparshme pa sukses. Ndeshja konsiderohet një moment historik për futbollin japonez, që po tregon rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.

    Për Brazilin, humbja vjen si një goditje në prag të përgatitjeve për sfidat zyrtare, ndërsa për Japoninë, kjo fitore do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve vendas.

  • Carlo Ancelotti: Loja e bukur është e rëndësishme por prioritet duhet të jenë fitoret

    Carlo Ancelotti: Loja e bukur është e rëndësishme por prioritet duhet të jenë fitoret

    Selektori i Kombëtares së Brazilit Carlo Ancelotti, ka folur për pritshmëritë e kariokëve për Kupën e Botës 2026.

    Ancelotti ka deklaruar se loja e bukur është gjithmonë e rëndësishme, por shton se duhet vënë prioritet edhe rezultateve.

    “Angazhimi dhe puna në grup janë thelbësore. Të luash bukur është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të fitosh”
    Përndryshe kjo po vlerësohet si një sinjal nga tekniku italian për lojtarët,të cilët tani nuk duhet vlerësuar vetëm aspekti i lojës.

    Kujtojmë që Carlo Ancelotti ka marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit në qershor,duke arritur që ta kualifikoj këtë kombëtare në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

  • KB Trepça zbarkon në Greqi

    KB Trepça zbarkon në Greqi

    KB Trepça ka ateruar sot për në Greqi ku nesër (e mërkurë) pret të zhvillojë ndeshjen kundër ekipit grek PAOK, në kuadër të FIBA Europe Cup.

    Ata kanë njoftuar se djemtë janë gati të japin maksimumin për fanellën dhe për krenarinë e vendit.

    Njoftimi i klubit:

    Për ngjyrat dhe qytetin!

    Nisemi drejt Selanikut për sfidën tonë të parë në FIBA Europe Cup.
    J
    emi gati të japim maksimumin në fushë, duke luftuar me zemër për ngjyrat tona dhe për qytetin që na qëndron gjithmonë pas.
    /ATVLIVE.TV

  • Shqiptarët lënë pa punë dy trajnerë

    Shqiptarët lënë pa punë dy trajnerë

    Jon Dahl Tomasson, 49 vjeç, është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar suedez.

    Humbja e dytë kundër Kosovës ishte pika përfundimtare për Federatën Suedeze të Futbollit që të shkarkonte trajnerin, sipas mediave suedeze, përfshirë “Sportbladet”.

    Ai nuk arriti të qëndrojë në këtë pozicion as për dy vjet.

    Tani, Tomasson largohet nga posti i trajnerit pas vetëm një pikë në katër ndeshjet e Kupës së Botës. Vendimi u mor të martën dhe ai u njoftua zyrtarisht, nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Suedisë.

    Pas dorëheqjes së parevokueshme të Dragan Stojkoviçit, pas humbjes 1:0 ndaj Shqipërisë në Leskovc, tani edhe trajneri i Suedisë largohet nga posti i tij. /ATVLIVE.TV

  • KB Peja debuton në Kupën Evropiane, përballet sonte me Rigas Zelli në Prishtinë

    KB Peja debuton në Kupën Evropiane, përballet sonte me Rigas Zelli në Prishtinë

    KB Peja sonte në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillojë ndeshjen e parë në Kupën Evropiane ENBL, ku do të përballet me skuadrën letonase, Rigas Zelli.

    Pejanët janë të përgatitur maksimalisht për këtë përballje dhe synojnë fitore në debutimin e tyre në garën prestigjioze europiane. Trajneri Greg Gibson ka në dispozicion gjithë basketbollistët, përveç Shendrit Llapit, i cili mungon për shkak të një lëndimi.

    Biletat për ndeshjen mund të blihen deri në orën 15:00 në FanShopin zyrtar të KB Peja në Pejë, si dhe para hyrjes në palestrën në Prishtinë, 45 minuta para fillimit të ndeshjes.

    Skuadra ka zhvilluar stërvitje intensive dhe është e gatshme për të vazhduar formën e mirë të sezonit, duke synuar një fillim të suksesshëm në këtë kompeticion.

  • Vuçiç pranon xhelozinë për futbollistët shqiptarë: “Ne nuk kemi lojtarë si ata”

    Vuçiç pranon xhelozinë për futbollistët shqiptarë: “Ne nuk kemi lojtarë si ata”

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë komente të hapura për futbollistët shqiptarë, duke shprehur një lloj xhelozie për nivelin e tyre dhe duke vënë në pah mungesën e talenteve të ngjashme në skuadrën serbe.

    Në një intervistë të fundit, Vuçiç tha:
    “Jam xheloz me futbollistët shqiptarë. Ne nuk kemi lojtarë që luajnë aty rregullisht. Kemi vetëm Stankoviqin, djalin e Dejanit, se këtij të birit nuk ia di emrin. Kurse shqiptarët kanë lojtarë që luajnë te Lazio (Hysaj), kanë lojtarë që luajnë te Atalanta (Gjimshiti) dhe janë lojtarë që kanë peshë aty. Ne s’kemi për momentin.”

    Këto komente u bënë pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë dhe janë pjesë e analizës së Vuçiçit për gjendjen e futbollit në vendin e tij. Ai theksoi se për të arritur sukses, Serbia ka nevojë për lojtarë që luajnë rregullisht në nivele të larta, si në Ligën e Kampionëve, gjë që aktualisht mungon.

    Deklaratat e Vuçiçit kanë shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik dhe mediat, duke nxitur debat për zhvillimin e futbollit në Ballkan dhe konkurrencën sportive ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

  • Futbollistët kosovarë shkëlqejnë në Bundesliga, rritje e ndjeshme e vlerave te Hoffenheim

    Futbollistët kosovarë shkëlqejnë në Bundesliga, rritje e ndjeshme e vlerave te Hoffenheim

    Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatet kryesore evropiane, ndër ta treshja e Hoffenheimit – Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari – që po tërheq vëmendjen e shumëklubave me paraqitjet e tyre.

    Sipas përditësimeve më të fundit të platformës Transfermarkt, dy nga këta lojtarë kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme në vlerën e tyre në treg.

    Sulmuesi 23-vjeçar, Fisnik Asllani, ka parë vlerën e tij të rritet nga 8 në 18 milionë euro, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në Bundesliga dhe kontributit të tij në fazën ofensive të skuadrës. Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në shtatë ndeshje, duke u bërë futbollisti më i vlefshëm i Hoffenheimit.

    Ndërkohë, mesfushori energjik dhe me teknikë të rafinuar, Leon Avdullahu, ka përfituar gjithashtu nga performancat e tij duke e rritur vlerën nga 10 në 12 milionë euro, duke u konsideruar një nga talentet më premtuese të klubit gjerman.

    Sa i përket mbrojtësit të ri, Albian Hajdari, i cili u bashkua së fundmi me Hoffenheimin, vlera e tij mbetet e pandryshuar në 12 milionë euro. Megjithatë, pritshmëritë për rritje janë të mëdha, nëse ai vazhdon me paraqitje të mira në Bundesliga.

    Kjo rritje e vlerave reflekton suksesin në rritje të futbollistëve nga Kosova në elitën e futbollit gjerman dhe pozicionimin gjithnjë e më të fortë të Hoffenheimit si një platformë zhvillimi për talentet dardane.