ATV

Category: Sport

  • “Zëri i një kombi që nuk ndalet kurrë” – Dion Gallapeni pas fitores historike ndaj Suedisë

    “Zëri i një kombi që nuk ndalet kurrë” – Dion Gallapeni pas fitores historike ndaj Suedisë

    Dion Gallapeni, një nga lojtarët më të spikatur të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ka shprehur emocionet e tij pas fitores ndaj Suedisë.

    Mbrojtësi anësor, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se kjo fitore ka një domethënie më të thellë për të dhe për gjithë ekipin.

    “Nuk është vetëm një fitore… është zëri i një kombi që nuk ndalet kurrë! Kur vesh këtë fanellë, ndjen peshën e historisë dhe dashurinë e mijëra zemrave që rrahin bashkë me ne”, ka shkruar Gallapeni.

    Aktualisht, ai është pjesë e klubit polak Widzew Łódź, ku po vazhdon të shkëlqejë edhe në nivel klubesh. /ATVLIVE.TV

  • Infantino: “Shaqiri dhe të tjerët do të kishin luajtur për Kosovën, po të ishte pranuar më herët”

    Infantino: “Shaqiri dhe të tjerët do të kishin luajtur për Kosovën, po të ishte pranuar më herët”

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte mysafir special në Kosovë javën e kaluar, ku u prit nga udhëheqësit më të lartë të shtetit dhe sportit. Me këtë rast, ai u dekorua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit në Kosovë.

    Pas ceremonisë, Infantino dha një intervistë ekskluzive për podcastin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në futbollin ndërkombëtar, sfidat dhe të ardhmen e këtij sporti në vend.

    Një nga temat që ai preku ishte edhe mungesa e disa futbollistëve me prejardhje nga Kosova në ekipin kombëtar, si pasojë e mospranimit të hershëm të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

    “Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme,” tha Infantino.

    “Siç e dimë, shumë prej tyre, në kohën kur Kosova ende nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës – për shembull Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që do të kishin luajtur për Kosovën, por fatkeqësisht në atë kohë kjo nuk ishte e mundur.”

    Sipas tij, ndonëse nuk patën mundësinë të veshin fanellën dardane, këta lojtarë vazhdojnë të ndiejnë lidhje të fortë me vendin e prejardhjes.

    “Të gjithë këta lojtarë ndiejnë shumë për Kosovën. Prindërit e tyre janë detyruar të largohen nga vendi dhe të ndërtojnë jetë tjetër jashtë. Por ata janë rritur me rrënjët e Kosovës,” theksoi presidenti i FIFA-s. /ATVLIVE.TV

  • KB Trepça pëson humbje ndaj PAOK-ut në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup

    KB Trepça pëson humbje ndaj PAOK-ut në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup

    KB Trepça ka pësuar humbje me rezultat 85:74 në udhëtim ndaj ekipit grek PAOK, në ndeshjen e parë të Grupit F në kuadër të FIBA Europe Cup.

    Skuadra greke e nisi më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 27:20, ndërsa edhe në të dytin ruajti epërsinë, duke e mbyllur në favorin e tyre 18:13.

    Mitrovicasit u këndellën në pjesën e dytë, ku arritën ta ngushtojnë epërsinë e vendasve. Çereku i tretë u mbyll në të mirë të Trepçës me rezultat 22:18, por kjo nuk mjaftoi për ta përmbysur rezultatin.

    Në çerekun vendimtar, PAOK-u menaxhoi më mirë lojën dhe bëri më pak gabime, duke siguruar fitoren në fund.

    Payne ishte më i miri në parket për Trepçën me 19 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. Arslanagić kontribuoi me 13 pikë, një kërcim dhe tri asistime, ndërsa qendra Chad Brown realizoi gjithashtu 13 pikë dhe regjistroi 10 kërcime, duke kompletuar një “double-double”.

    Ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup, Trepça do ta zhvillojë në shtëpi, në Mitrovicë, ku do të përballet me ekipin gjerman Löwen Braunschweig. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Kosovës në henboll pëson humbje të thellë nga kampionia e botës, Franca

    Kombëtarja e Kosovës në henboll pëson humbje të thellë nga kampionia e botës, Franca

    Hendbollistet e Kosovës kanë nisur me vështirësi fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, duke u mundur bindshëm nga Franca – kampionia aktuale e botës.

    Ndeshja u zhvillua në Nimes të Francës, në kuadër të Grupit 1, dhe përfundoi me rezultat të thellë 43:12 në favor të vendasve. Francezet imponuan ritmin dhe dominimin që nga minuta e parë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme, 20:5.

    Franca, fituese e medaljeve të arta dhe të argjendta në Lojërat Olimpike në Tokio dhe Paris, vazhdoi me të njëjtin intensitet edhe në pjesën e dytë, duke konfirmuar statusin e saj si një prej kombëtareve më të forta në botë.

    Nga radhët e Kosovës, Merlinda Qorraj u veçua me një paraqitje të mirë, duke realizuar gjashtë gola – gjysma e të gjithë golave të ekipit. Arona Krasniqi shtoi dy gola, ndërsa Tina Hetemi, Elisa Mulaj, Xhesika Mehmetaj dhe Mirjeta Bytyqi realizuan nga një gol secila.

    Te Franca, Alicia Toublanc ishte më efikasja, me tetë gola të shënuar.

    Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës të dielën, më 20 tetor, në Prishtinë, kundër Kroacisë (ora 17:15). Pjesë e Grupit 1 është edhe Finlanda, ndërsa kualifikimi për Evropianin 2026 mbetet i mundshëm edhe nga pozita e tretë, ku Kosova synon ta gjejë shansin e saj. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona dhe Chelsea hyjnë në garë për yllin turk Kenan Yıldız

    Barcelona dhe Chelsea hyjnë në garë për yllin turk Kenan Yıldız

    Ylli i Juventusit Kenan Yıldız është vënë në shënjestër të gjigantëve të njohur në Evropë.

    Sipas Tuttosport dhe Gazetta Dello Sport dy gjigantët e njohur Barcelona dhe Chelsesa kanë hyrë për të siguruar shërbimet e turkut,teksa raportohet se londinezët kanë bërë një lëvizje më të fortë për 10-shin e bianconerëve.

    Përndryshe të dyja klubet nuk do ta kenë aq të lehtë pasi Juve nuk dëshiron ta lë të lirë turkun të largohet nga Allianz Stadium,dhe synon që të ofrojë një kontratë të re Yıldız-it.

    Ndërkohë mbetet se nëse Juventus do të pranoj ndonjërin ofertë,dhe se largimi i reperezentuesit të Turqisë nga Italia do të ishte jo e pranueshme,kjo për faktin se Yıldız konsiderohet si pasardhës i legjendës Alessandro Del Pieros

  • PSG dhe Real Madrid të gatshëm për një shkëmbim mes Fabian Ruiz dhe Endrick

    PSG dhe Real Madrid të gatshëm për një shkëmbim mes Fabian Ruiz dhe Endrick

    Një shkëbim në mes të kampionit të Evropës PSG dhe klubit mbretëror spanjoll Real Madrid mund të ndodhë në mujat në vazhdim.

    Mediat raportojnë se mesfushori Fabian Ruiz mund të kalojë tek Real Madrid,teksa në anën tjetër PSG do të tentoj që të siguroj shërbimet e sulmuesit brazilian.

    Përndryshe Endrick nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë të ekipit të trajnerit Xabi Alonso,edhe pse tek Reali nuk dëshirojnë të diskutojnë një largim të brazilianit nga Santiago Bernabeu.

    Ndërkohë në anën tjetër Fabian Ruiz më parë ishte në radarin e mbretërve kur trajner ishte Carlo Ancelotti,ndërkohë edhe trajneri aktual Alonso dëshiron ta ketë pjesë të ekipit.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse mund të realizohet ky shkëmbim,dhe nëse mund të ketë ndikim të madh tek klubet respektive.

  • Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal bëjnë përparim të madh në rikuperim te Real Madrid

    Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal bëjnë përparim të madh në rikuperim te Real Madrid

    Lajm i mirë për tifozët e Real Madrid: Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal kanë bërë hapa të mëdhenj drejt rikuperimit nga dëmtimet, duke rritur optimizmin për ndeshjet e ardhshme.

    Të dy lojtarët janë rikthyer në stërvitje në fushë, dhe Carvajal madje ka prekur topin gjatë seancës së sotme, një shenjë e qartë që forma e tyre fizike po përmirësohet ndjeshëm. Stafi mjekësor i klubit ka shprehur kënaqësinë për progresin e dy mbrojtësve, të cilët pritet të jenë gati për sfidat e radhës në La Liga dhe kompeticionet evropiane.

    Ky rikthim është një lajm i madh për trajnerin Carlo Ancelotti dhe skuadrën, pasi Alexander-Arnold dhe Carvajal janë pjesë kyçe në strategjinë mbrojtëse të ekipit. Rikuperimi i tyre mund të ndikojë drejtpërdrejt në performancën e Real Madrid dhe në arritjen e objektivave këtë sezon.

  • Victor Barbera shihet si pasardhës i Robert Lewandovskit tek Barcelona

    Victor Barbera shihet si pasardhës i Robert Lewandovskit tek Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,është duke synuar që të gjejë pasardhës për Robert Lewandovski në repartin e sulmit.

    Mediumi spanjoll Sport raporton se Victor Barbera është njëri nga ndër kandidatët për të zëvendësuar polakun,dhe aktualisht luan për Barca Athletic në Segunda Federacion grupi i tretë.

    Përndryshe nuk dihet se nëse Lewa mund ta vazhdojë karrierën tek Barcelona,apo polaku do të vendosë që të pensionihet në fund të sezonit kjo edhe për faktin se vitin e ardhshëm Lewandovski do të mbushë 38 vjeç.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski në 9 ndeshje të zhvilluara për Barcelonën në të gjitha garat ka realizuar 4 gola.

  • Vjen reagimi i FIFA – s pas kërcënimeve të Donald Trump për Kupën e Botës 2026

    Vjen reagimi i FIFA – s pas kërcënimeve të Donald Trump për Kupën e Botës 2026

    FIFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi mundësinë e ndryshimit të qyteteve pritëse për Kupën e Botës 2026, nëse ato nuk ndërmarrin masa më të ashpra kundër krimit.

    Kupa e Botës, e planifikuar të zhvillohet verën e ardhshme, do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja. Finalja është caktuar të luhet më 19 korrik në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey.

    Trump deklaroi se është i gatshëm të kontaktojë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, nëse gjykon se ndonjë nga qytetet pritëse – veçanërisht ato të udhëhequra nga demokratët – nuk i plotëson standardet e sigurisë publike.

    “Nëse ndiej që dikush po bën një punë të keqe dhe ka kushte të pasigurta, do ta thërrisja Giannin, i cili është fenomenal dhe do t’i thosha: ‘Le ta zhvendosim në një vend tjetër’. Ai nuk do ta donte, por do ta bënte shumë lehtë,” tha Trump.

    Në përgjigje, FIFA theksoi rëndësinë e sigurisë për të gjitha ngjarjet që organizon globalisht, duke nënvizuar se përgjegjësia për garantimin e sigurisë i takon autoriteteve qeveritare.

    “Siguria dhe mbrojtja janë me rëndësi të jashtëzakonshme në të gjitha ngjarjet e FIFA-s në mbarë botën dhe në fund të fundit, është përgjegjësi e qeverisë të vendosë çfarë është në interesin më të mirë të sigurisë publike,” deklaroi një zëdhënës i FIFA-s.

    Ai shtoi gjithashtu:

    “Shpresojmë që secili prej 16 qyteteve pritëse do të jetë i gatshëm të përmbushë të gjitha kërkesat e nevojshme për një Kupë Bote të suksesshme në vitin 2026.”

    Pas Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara do të presin edhe Lojërat Olimpike Verore të vitit 2028 në Los Anxhelos, duke pritur dy nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë brenda dy viteve.

    Ndërkohë, FIFA ka miratuar edhe një sistem të “çmimeve dinamike” për biletat e turneut, që do të thotë se çmimet do të përshtaten në bazë të kërkesës, duke mundësuar rritje të konsiderueshme të tyre për ndeshjet më të kërkuara. /ATVLIVE.TV

  • KB Trepça sonte me mungesa kundër PAOK-ut

    KB Trepça sonte me mungesa kundër PAOK-ut

    Kampioni i Kosovës, Trepça, do të përballet sonte me skuadrën e njohur greke, PAOK, në kuadër të FIBA Europe Cup.

    Përmes një njoftimi zyrtar, ‘Xehetarët’ kanë bërë të ditur se basketbollisti Cedric Russell do të mungojë për shkak të një lëndimi.

    Ndërkohë, Mustafa Amzil dhe Adnan Arslanagić mbeten të pasigurt për këtë përballje për shkak të gripit. Megjithatë, stafi mjekësor dhe ekipi po bëjnë të pamundurën që ata të jenë të gatshëm dhe të japin maksimumin në parket.

    “Jemi gati të japim gjithçka në parket dhe të përfaqësojmë me krenari ngjyrat tona”- thuhet ndër të tjera.

    Ndeshja fillon nga ora 19:15. /ATVLIVE.TV