ATV

Category: Sport

  • Ronaldo shpallet futbollisti më i paguar në botë për vitin 2025, lë prapa Leo Messin

    Ronaldo shpallet futbollisti më i paguar në botë për vitin 2025, lë prapa Leo Messin

    Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare.

    Ylli portugez i Al-Nassr është shpallur futbollisti më i paguar në botë për vitin 2025, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Forbes, duke lënë pas rivalin e përjetshëm Lionel Messi dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit modern.

    Ronaldo kryeson bindshëm me 280 milionë dollarë fitime vjetore (rreth 239 milionë euro), duke e tejkaluar Messin me më shumë se dyfishin e të ardhurave. Argjentinasi i Inter Miami mban vendin e dytë me 130 milionë dollarë (111 milionë euro).

    Top 10 futbollistët më të paguar në botë për 2025 (sipas Forbes):

    Cristiano Ronaldo (Al-Nassr) – $280 milion (€239 milion)
    Lionel Messi (Inter Miami) – $130 milion (€111 milion)
    Karim Benzema (Al-Ittihad) – $104 milion (€89 milion)
    Kylian Mbappé (Real Madrid) – $95 milion (€81 milion)
    Erling Haaland (Manchester City) – $80 milion (€68 milion)
    Vinicius Jr (Real Madrid) – $60 milion (€51 milion)
    Mohamed Salah (Liverpool) – $55 milion (€47 milion)
    Sadio Mané (Al-Nassr) – $54 milion (€46 milion)
    Jude Bellingham (Real Madrid) – $44 milion (€38 milion)
    Lamine Yamal (Barcelona) – $43 milion (€37 milion)
    Pjesa më e madhe e fitimeve të Ronaldos vijnë nga kontrata rekord me klubin saudit Al-Nassr, por edhe nga sponsorizimet dhe aktivitetet jashtë fushës, ku ai mbetet një prej figurave më të fuqishme të sportit global. Ai vazhdon të mbajë një portofol biznesesh dhe marrëveshjesh që përfshijnë marka si Nike, Herbalife, CR7 dhe shumë të tjera.

    Ndërkohë, surpriza më e madhe e listës është padyshim Lamine Yamal. Vetëm 18 vjeç, talenti i Barcelonës renditet në vendin e 10-të, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që hyn në këtë listë të Forbes. Me 43 milionë dollarë fitime në vit, Yamal është tashmë një nga emrat më të lakmuar në botën e futbollit, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

  • Marc Guehi i hapur për një largim nga Crystal Palace verën e ardhshme

    Marc Guehi i hapur për një largim nga Crystal Palace verën e ardhshme

    Mbrojtësi anglez Marc Guehi,ka marrë një vendim lidhur me të ardhmen e tij në sezonin e ardhshëm.

    Sipas Sky Sports Guehi nuk do të zgjasë kontratën e tij me klubin londinez Crystal Palace,dhe se anglezi do të jetë futbollist i lirë gjatë verës.

    Përndryshe Guehi ka qenë një kohë i lidhur me një transferim tek Liverpool gjatë afatit kalimtar,por transferimi dështoi në ditën e fundit pasi klubi londinez nuk kishte gjendur një zëvendësues ideal për 25 vjeçarin.

    Kujtojmë që Marc Guehi ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2026,dhe aktualisht është ndër qendërmbrojtësit më të kërkuar nga shumë klube në Evropë.

  • Amir Rrahmani drejt shpërblimit nga Napoli – refuzoi oferta nga Premierliga, Serie A dhe Bundesliga

    Amir Rrahmani drejt shpërblimit nga Napoli – refuzoi oferta nga Premierliga, Serie A dhe Bundesliga

    Qendërmbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani pritet që të vazhdojë kontratën me klubin italian. 

    Sipas raportimit nga “CalcioNapoli24”, detajet e fundit ekonomike të kontratës janë duke u analizuar.

    Në këtë raportim thuhet tutje se kontrata e Rrahmanit do të zgjatet deri më qershor të vitit 2029.

    “Një kontratë afatgjate për mbrojtësin, që e konsideron Napolin si shtëpinë e tij”, shkruan mediumi në fjalë.

    Ky vazhdim kontrate do të ishte edhe si shpërblim për besnikërinë e treguar nga Amir Rrahmani, pasi kapiteni i Kosovës refuzoi oferta nga klube si Tottenhami, klubet e Arabisë Saudite, klube gjermane dhe nga një klub i Italisë.

    Amir Rrahmani është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku kaloi nga Verona për 14 milionë euro.

    Me Napolin, kapiteni dardan fitoi dy herë Serie A-në.

  • Fatih Terim:Luka Modric shembull i një lojtari profesionist

    Fatih Terim:Luka Modric shembull i një lojtari profesionist

    Trajneri i mirënjohur turk Fatih Terim,ka folur fjalë të mira për mesfushorin kroat Luka Modric.

    Terim në një intervistë për La Gazzetta dello Sport  ka deklaruar se Modric është shembull i një lojtari profesionist,dhe është i kujdesshëm në aspektin disiplinor.

    “Sot, futbollistët mund t’i zgjasin ndjeshëm karrierat e tyre nëse kujdesen për çdo detaj dhe jetojnë jetë të disiplinuar, si profesionistë të vërtetë. Luka është një shembull i përsosur i kësaj”

    Përndryshe Modric sipas teknikut turk është një legjendë e futbollit,dhe shton se ka ditur ta bëjë dallimin në ndeshjet e rëndësishme.

    Kujtojmë që Luka Modric ka bërë 7 paraqitje për Milanin duke realizuar vetëm 1 gol,qëkur është transferuar nga Real Madrid në afatin kalimtar veror.

  • Frenkie De Jong:Ka pasur njerëz tek Barcelona që donin të më vënin në shitje për para

    Frenkie De Jong:Ka pasur njerëz tek Barcelona që donin të më vënin në shitje për para

    Mesfushori holandez Frenkie De Jong,ka folur për spekulimet e viteve të kaluara për largim nga Camp Nou.

    De Jong ka deklaruar se ka pasur disa njerëz tek Barcelona të cilët dëshiron largimin e tij,në mënyrë që të fitojnë sa më shumë para.

     “Pati një kohë kur kishte njerëz në klub që donin të më shisnin për të fituar para. Mendoj se ishte në verën e vitit 2023 ose 2022. Gjithmonë kam qenë i qartë se doja të qëndroja te Barcelona. Gjithmonë kam qenë i lumtur të luaj këtu.”

    Përndryshe De Jong thotë se e paranon që situata financiare e Barcelonës mund ta detyronte që të largohej,por ishte e bindur se paraqitjet e tij do të ishin më të mira.

    Kujtojmë që Frenkie De Jong ka bërë 8 paraqitje këtë sezon me Barcelonën,duke dhuruar vetëm 1 asistim.

  • Endrick në radarin e Manchester United

    Endrick në radarin e Manchester United

    Sulmuesi brazilian Endrcik,nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë të Real Madridit.

    Sipas Mundo Deportivo Manchester United është duke monitoruar situatën e talentit 19 vjeçar,dhe po synon të dërgojë një ofertë “Los Blancos”për shërbimet e brazilianit.

    Përndryshe tek Man United e shohin Endrick si një lojtar i cili mund të jetë pjesë e projektit afatgjatë,dhe që do ta ndihmonte shumë repartin e sulmit tek “Djajtë e Kuq”e cila po ka probleme në ndeshjet e fundit,edhe pse janë investuar rreth 200 milionë euro në vitet e fundit.

    Kujtojmë që Man United në 7 ndeshjet e fundit në Premierligë ka shënuar vetëm 9 gola,duke regjistruar një ndër shifrat më të ulëta këtë sezon.

     

  • Superliga rikthehet sot me dy përballje interesante

    Superliga rikthehet sot me dy përballje interesante

    Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, sot rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.

    Në program janë dy ndeshje tejet interesante.

    Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.

    ”Intelektualët” pas tetë ndeshjeve kanë grumbulluar 11 pikë dhe renditen në vendin e katërt, një pikë më hsumë se Malisheva e cila ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë.

    Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit.

    Të dy skuadrat kanë nga 7 pikë, duke u renditur në pozitat e fundit të tabelës;

  • Ruben Amorim:Mund të fitojmë ndaj secilit skuadër

    Ruben Amorim:Mund të fitojmë ndaj secilit skuadër

    Trajneri i Manchester United Ruben Amorim,ka folur lidhur me ecurinë që skuadra mund ta ndjekë në ndeshjet e rradhës.

    Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Carrington,Amorim ka deklaruar se Man United ka potencialin që të mund të gjitha skuadrat.

    “Në atë barazim në Anfield treguam se mund të përballemi me çdo kundërshtar. Por tani duhet të jemi më të mirë në të dyja zonat, për të shënuar dhe për të mbrojtur, nëse duam të fitojmë”

    Përndryshe Amorim shton se një klub mund të fitoj gjithçka dhe një mund të kaloj periudhë të vështirë,dhe se kjo ndodhë gjithmonë duke iu referuar Liverpool-it dhe Manchester United.

    Kujtojmë që Man United i shkon në udhëtim Liverpoolit këtë fundjavë në Premierligë,ku synon fitore në këtë ndeshje të vështirë për “Djajtë e Kuq”

     

  • Mikel Arteta mesazh Viktor Gyokeres-it:Mësohu me presionin ose largohu

    Mikel Arteta mesazh Viktor Gyokeres-it:Mësohu me presionin ose largohu

    Victor Gyokeres është duke u përballur me një situatë mjaft të vështirë,sidomos pas humbjes kundër Kombëtares së Kosovës.

    Suedezi nuk po kalon momente të mira as tek Arsenali,dhe trajneri Mikel Arteta i ka bërë me dije sulmuesit se duhet përballur me presion.

    “Nëse nuk mund ta përballosh presionin e të luajturit për këtë klub, atëherë duhet të shkosh diku tjetër”

    Përndryshe Gyokeres sipas Artetës duhet të ketë më shumë vendoshmëri,dhe se justifikimet e tilla nuk duhet të ketë sidomos në një klub që synon të fitoj trofe.

    Kujtojmë që Victor Gyokeres në 7 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 3 gola,qëkur është transferuar tek Arsenal nga gjiganti portugez Sporting Lisbona.

  • FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës me shtatë pozita në renditjen botërore

    FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës me shtatë pozita në renditjen botërore

    FIFA ka konfirmuar ngritjen historike të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit që kanë bërë gjatë ditës së sotme 

    “Dardanët” nga pozita e 91-të janë ngritur në pozitën e 84-të në renditje, pra shtatë vende, që shënon një rekord historik për vendin tonë.

    Ky ishte njëherësh rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.

    Kjo vjen falë performancave të shkëlqyera që Kosova ka treguar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

     FIFA

    Kujtojmë se djelmoshat tanë në grumbullimin e tetorit morën një barazim pa gola 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, teksa triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në Goteborg.

    Në ndërkohë ngritje të madhe ka pasur edhe Shqipëria, të cilët nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.