ATV

Category: Sport

  • 371 gjyqtarë në futbollin turk të përfshirë në bastet sportive

    371 gjyqtarë në futbollin turk të përfshirë në bastet sportive

    Futbolli turk është tronditur është tronditur nga një skandal,ku rreth 371 gjyqtarë të ligave profesionale janë përfshirë në rrjetin e basteve sportive,duke ngritur shqetësime për korrupsion.

    Federata Turke e Futbollit në një hetim të brendshëm ka zbuluar se 371 gjyqtarët në fjalë kanë pasur llogari bastesh,teksa 42 prej tyre kanë vendosur mbi 1 mijë baste secili,shumcia e tyre janë vënë në ndeshje të ligave ndërkombëtare,ku shkaktoi alarm të madh në futbollin turk.

    Përndryshe presidenti i TFF-së Ibrahim Haciosmanoglu ka ngritur shqetësimin lidhur me këtë çështje,dhe madje ka paralajmëruar masa për gjyqtarët e përfshirë.

    Ndërkohë presidentët e gjigantëve të futbollit turk Galatasaray,Trabzonspor dhe Fenerbahçe e kanë vlerësuar këtë skandal si mjaft shqetësues për futbollin turk,dhe se e mbështesin masat për të rivendosur drejtësinë në ligat profesionale në Turqi.

  • Llapi-Prishtina derbi i fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Llapi-Prishtina derbi i fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Këtë mesjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 11-të në Albi Mall Superligë,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti”në Podujevë,ku Llapi e pret liderin aktual Prishtinën në derbin e kësaj xhiroje.

    Llapi synon që të ndal hovin e Prishtinës,dhe njëherësh me një fitore të ngritet në renditjen tabelare.

    Në anën tjetër Prishtina synon që të vazhdojë serinë e fitoreve ,dhe të mbajë disatncën nga ekipet përcjellëse.

    Të martën pritet të zhvillohen dy takime të tjera ku Malisheva e pret Ballkanin,teksa Gjilani i bën konak skuadrës së Dukagjinit.

    Të mërkurën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera të xhiros së 11-të,ku Drita luan në udhëtim ndaj Drenicës,teksa Drita e pret në shtëpi skuadrën e Prishtinës së Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • Sir Jim Ratcliffe:Robert Lewandovski nuk gjendet në agjendën e Manchester United

    Sir Jim Ratcliffe:Robert Lewandovski nuk gjendet në agjendën e Manchester United

    Gjiganti anglez Manchester United,duket se është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit Robert Lewandovski.

    Këtë e ka bërë të ditur pronari Sir Jim Ratcliffe,i cili ka deklaruar se dëshiron të shmangë gabimet e së kaluarës ku klubi pagoi shuma të mëdha për transferimin e lojtarëve të mëdhenjë që kanë arritur moshën mbi 30 vjeç.

    Përndryshe Lewandovski ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni,dhe madje trajneri Ruben Amorim e preferon polakun mjaft shumë që ta ketë në skuadër.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski ka qenë i lënduar për disa javë larg fushave të gjelbërta,duke mos u paraqitur në “El Classico”kundër Barcelonës.

  • Gjestet josportive në ndeshjen kundër Barcelonës mund t’i kushtojë Vinicius Jr me dënim nga Real Madrid

    Gjestet josportive në ndeshjen kundër Barcelonës mund t’i kushtojë Vinicius Jr me dënim nga Real Madrid

    Vinicius Jr mund të dënohet nga Real Madrid për shkak të gjesteve josportive nw ndeshjen kundwr Barcelonws

    Ylli brazilian Vinicius Jr, mund të përballet me një dënim të ashpër nga Real Madrid në ditët në vijim ,kjo pwr shkak se 25 vjeçari gjatë kohës kur u zëvendësua në “El Classico” në minutën e 71-të u shfaq tejet i pakënaqur me trajnerin Xabi Alonso.

    Madje Vinicius në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale,është dëgjuar të ketë përdorur fjalor të papërshtatshëm.

    Përndryshe në bazë të rregullores së brendshme tek Real Madrid Vinicius ka bërë “shkelje serioze disiplinore’,dhe nëse denohet atëherë ylli i “Los Blancos”mund të dënohet me një shumë deri në 53 mijë euro dhe të pezullohet pa pagesë deri në 10 ditë.

    Kujtojmë Madrid që Real Madrid shënoi fitore kundër Barcelonës me rezultat 2:1 në El Classico.

  • LA Lakers fiton ndaj Sacramento Kings-Austin Reaves shënon 51 pikë

    LA Lakers fiton ndaj Sacramento Kings-Austin Reaves shënon 51 pikë

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore ndaj Sacramento Kings,duke e mundur me rezultat 127:120.

    Austin Reaves ishte njëri ndër basketbollistët që kanë shkëlqyer në këtë ndeshje,duke regjstruar statistika fantastike ndaj mbretërëve të Sacramentos.

    Ylli i Lakers ka arritur të shënoj rreth 51 pikë,11 kërcime e 9 asistime,dhe vetëm ishte një hap larg arritjes së “triple-double”në këtë ndeshje,dhe me këto shifra Reaves u bë lojtari i katërt që arriti të shënoj 50 pikë 11 kërcime dhe 9 asistime në një ndeshje të NBA-së në 40 vitet e fundit.

    Ndërkohë tek Sacramento Kings basketbollisti më i mirë ishte Zach Lavine me 32 pikë,teksa Demar Derozan arriti të realizoj 21 pikë ,6 kërcime e 3 asistime,kurse ylli gjerman Dennis Schroder shënoi 18 pikë e 12 asistime kundër ish-ekipit të tij.

  • Juventus shkarkon Igor Tudor nga posti i trajnerit

    Juventus shkarkon Igor Tudor nga posti i trajnerit

    Igor Tudor më nuk është trajner i gjigantit italian Juventus.

    Sipas gazetarit Fabrizio Romano drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendsur ta shkarkojnë kroatin nga stoli,dhe kjo vie pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit ku Juve pësoi 1:0 nga Lazio në xhiron e kaluar të Serie A.

    Përndryshe Juventus në 8 ndeshjet e fundit nuk di për fitore,duke përfshirë këtu 5 fitore e 3 barazime,dhe kjo ka shkaktuar majft zemërim tek tifozët bianconerë dhe tani Juve do të synoj që të gjej një trajner të ri për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

    Kujtojmë që Juventus është në pozitën e 8-të në Serie A me 12 pikë,6 më pak se lideri aktual Napoli kurse xhiron e rradhës do ta luaj kundër Udineses

  • Altin Aliu shpallet”Ylli i Javës”për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë

    Altin Aliu shpallet”Ylli i Javës”për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë

    Sulmuesi anësor i Malishevës Altin Aliu, është shpallur ylli i javës për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Aliu ishte ndër më meritorët në fitoren e Malishevës ndaj Prishtinës së Re,ku arriti të shënoj të dy golat e fitores.

    Përndryshe Aliu u shpreh mjaft i lumtur pas fitimit të këtij çmimi,duke përmendur se synimi i tij me Malishevën është kualfikimi në garat evropiane.

    “Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë.Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë.Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”

    Kujtojmë që Malisheva ka 13 pikë pas 10 xhirove në Albi Mall Superligë,duke u pozicionuar në pozitën e 6-të në renditjen tabelare.

  • Fisnik Asllani përfshihet në formacionin e javës në Bundesligë

    Fisnik Asllani përfshihet në formacionin e javës në Bundesligë

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani,ka shkëlqyer këtë fundjavë në Bundesligë me skuadrën e Hoffenheim-it

    Asllani shënoi gol në fitoren e kësaj slide kundër Heidenheimit,dhe kjo paraqitje pozitive ka bërë që ylli dardan të hyj në formacionin e javës.

    Përndryshe Asllani u vlerësua me notën 8.7 nga faqja “Sofascore”,teksa notën më të madhe se 23 vjeçari ka marrë Jonathan Burkardt i Eintracht Frankfurt-it

    Kujtojmë që Fisnik Asllani në 8 ndeshje ka shënuar 5 gola,si dhe regjistroi 1 asistim.

  • Juventus asesi të këndellet-Mposhtet edhe nga Lazio

    Juventus asesi të këndellet-Mposhtet edhe nga Lazio

    Juventus nuk po arrin asesi të dal nga kriza e rezultat,ku kësaj rradhe pësoi humbje nga Lazio me rezultat 1:0

    Pjesa e parë nisi mirë për vendasit të cilët kaluan në epërsi,ku Toma Basic shënoi për 1:0 në minutën e 9-të,dhe me këtë rezultat përfuduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Juventus u hodh në sulm për të rikthyer rezultatin,ku krijuar raste të shumta për gol.

    Por deri në fund rezultati nuk ndryshoj,dhe Juventus regjistron ndeshjen e 8-të pa fitore në të gjitha garat.

    Juventus tani gjendet në pozitën e 8-të me 12 pikë,kurse Lazio pozicionohet në pozitën e 10-të me 11 pikë.

    Kujtojmë që në këtë ndeshje për Juven nuk u paraqit ylli i Kosovës Edon Zhegrova.

     

  • Fatjona Kasapi renditet e 5-ta në European Open Sarajeva 2025

    Fatjona Kasapi renditet e 5-ta në European Open Sarajeva 2025

    Fatjona në xhiron e parë mposhti me Yuko, Laura Kallinger nga Austria. Kurse në çerekfinale ajo mposhti me Yuko, Andjela Samardzic nga Bosnja dhe Hercegovina.

    Në gjysmëfinale Fatjona humbi me Ippon nga Nika Tomc nga Slovenia.

    Për medaljen e bronztë, Fatjona u ndesh me garuesen tjetër nga Kosova, Flaka Loxhën. Pas një ndeshjeje të barabartë, në vazhdime fitorja i takoi Flakës me rezultat të ngushtë, Fatjona u rendit e 5-ta në këtë garë. /ATVLIVE.TV