ATV

Category: Sport

  • Alisson mungon ndaj Real Madridit dhe Manchester Cityt — portieri brazilian pëson dëmtim serioz

    Alisson mungon ndaj Real Madridit dhe Manchester Cityt — portieri brazilian pëson dëmtim serioz

    Liverpooli do të përballet me dy ndeshje të mëdha pa njërin nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Portieri Alisson Becker do të mungojë si në përballjen e sotme ndaj Real Madridit në kuadër të Champions League, ashtu edhe në sfidën e fundjavës kundër Manchester Cityt në Premier League.

    Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, ka konfirmuar se Alisson është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës (hamstring) gjatë ndeshjes kundër Galatasarayt dhe do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri pas pushimit ndërkombëtar.

    “Fatkeqësisht, Alisson ka pësuar një dëmtim që kërkon kohë. Ai po ndjek trajtimin dhe rekuperimin, por nuk do të jetë gati as për Madridin, as për Cityn,” tha Slot për mediat angleze.

    Ndeshja e fundit e brazilianit ishte pikërisht ajo ndaj Galatasarayt, ku ai u zëvendësua pas shqetësimeve muskulare. Tashmë, përgjegjësinë në portë do ta marrë portieri rezervë, Caoimhin Kelleher, i cili pritet të startojë në dy ndeshjet e radhës.

    Ky është një lajm shqetësues për Liverpoolin, që po kalon një periudhë të ngjeshur ndeshjesh dhe tani duhet të përballet me mungesën e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit në mbrojtje.

  • Murali i Trent Alexander-Arnold vandalizohet para rikthimit të tij në “Anfield” me fanellën e Real Madridit

    Murali i Trent Alexander-Arnold vandalizohet para rikthimit të tij në “Anfield” me fanellën e Real Madridit

    Pak orë para ndeshjes së shumëpritur mes Liverpoolit dhe Real Madridit në kuadër të Champions League, një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetin e Liverpoolit — murali i Trent Alexander-Arnold është vandalizuar.

    Murali, që ndodhet afër stadiumit “Anfield” dhe simbolizon lidhjen e fortë të mbrojtësit anglez me klubin ku u rrit, është dëmtuar me ngjyra dhe mbishkrime fyese. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos pasi Alexander-Arnold kthehet për herë të parë në “Anfield” si kundërshtar, pas transferimit të tij të bujshëm te Real Madridi këtë verë.

    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për incidentin, ndërsa tifozët e Liverpoolit kanë shprehur zhgënjimin dhe trishtimin për dëmtimin e muralit që ishte kthyer në një pikë referimi për komunitetin.

    Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Anfield”, në kuadër të fazës së grupeve të Champions League, ku rikthimi i Arnold pritet të jetë një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

  • KB Bashkimi dhe KB Prishtina gati të presin në shtëpi ekipet kroate

    KB Bashkimi dhe KB Prishtina gati të presin në shtëpi ekipet kroate

    Nata e sotme është e rezervuar për dy ndeshje shumë interesante të ekipeve kosovare në basketball në garat evropiane kundër atyre kroate.

    Sigal Prishtina do të përballet me ekipin Dinamo Zagreb, në ndeshjen e vlefshme për ndeshjen e ligës ENBL.

    Prishtina vjen pas një fitore ndaj Slovan Bratislavës dhe në këtë ligë në tri ndeshje ka tri fitore. Ndërsa ekipi kroat deri tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje, pikërisht ndaj Slovan Bratislavës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 108 -105. Ndeshja mes Prishtinës dhe Dinamo Zagreb do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, nga ora 19:00.

    Edhe ekipi i Bashkimit ka punë të vështirë ndaj Cibonës në kuadër të FIBA Europe Cup në basketboll. Ekipi prizrenas vjen pas një humbje ndaj ekipit francez Dijon, dhe në tri ndeshje të zhvilluara deri tani numëron tri humbje. Ndërsa Cibona kryeson në tabelë me plot tri fitore. ndeshja mes tyre do të zhvillohet në palestrën Sezai Surroi në Prizren, nga ora 19:00. /ATVLIVE.TV

  • Pioli largohet nga Fiorentina pa fitore: 10 ndeshje – 4 pikë

    Pioli largohet nga Fiorentina pa fitore: 10 ndeshje – 4 pikë

    Rikthimi i Stefano Piolit te Fiorentina zgjati vetëm 10 ndeshje, një periudhë jashtëzakonisht e shkurtër për një trajner me përvojë në Serie A.

    60 vjeçari u shkarkua sot nga pozita e tij pas humbjes së fundit kundër Lecce, një rezultat që duket se vendosi “pikën e fundit” për aventurën e tij të dytë me klubin florentin.

    Italiani, i cili ka pasur një karrierë të gjatë si trajner në Itali, dhe tani është trajneri i radhës që largohet nga një skuadër e Serie A, duke u bërë pjesë e një liste që përfshin emra si Tudor, i cili u shkarkua nga Juventusi më parë gjatë këtij sezoni.

    Gjatë kësaj periudhe të shkurtër me Fiorentinën, Pioli nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore, duke grumbulluar vetëm 4 pikë. Kjo ka bërë që skuadra të ngelë në fund të tabelës, duke rritur presionin mbi klubin dhe duke treguar se sfidat e skuadrës “Viola” janë shumë më të mëdha sesa parashikimi fillestar. Shkarkimi i Piolit tregon edhe një herë sa i paparashikueshëm mund të jetë futbolli italian, ku presioni për rezultate është gjithmonë në nivel maksimal.

    Klubi e ka falenderuar Piolin dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar në ecurinë e punës së tyre dhe kan treguar se përkohësisht puna me ekipin e parë i është besuar trajnerit Daniele Galloppa, i cili do të fillojë punë mënjëherë me stërvitjen e pasdites së sotme. /ATVLIVE.TV

  • Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Poloni – performancë fantastike me Legia Varshavën

    Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Poloni – performancë fantastike me Legia Varshavën

    Ashtu si çdo javë në ligat kryesore evropiane, pas përfundimit të xhirove shpallen formacionet më të mira sipas paraqitjeve individuale të futbollistëve.

    Në kampionatin elitar të Polonisë (Ekstraklasa), këtë javë është publikuar 11-shja më e mirë, dhe në të ka zënë vend edhe një emër nga futbolli kosovar.

    Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, sulmuesin e shpejtë të Legia Varshavës, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në fitoren kundër Widzew Łódź. Futbollisti nga Malisheva ishte ndër më aktivët në fushë, duke shënuar një gol të bukur dhe duke qenë vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

    Kjo paraqitje e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vërejtur nga faqja e njohur e statistikave “Sofascore”, e cila e ka vlerësuar Krasniqin me notën e lartë 8.3, një ndër më të mirat e javës në ligë.

    Ky është edhe një tjetër tregues se Krasniqi po bëhet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Legias, ekip që tradicionalisht lufton për titullin kampion në Poloni dhe ka një bazë të gjerë tifozësh.

    27 vjeçari këtë sezon në 12 ndeshje në të gjitha garat, me 571 minuta të luajtura ka arritur të shënojë dy gola. /ATVLIVE.TV

  • Sllovenia shpall listën për ndeshjen me Kosovën – Kek me yjet më të mirë për kualifikim

    Sllovenia shpall listën për ndeshjen me Kosovën – Kek me yjet më të mirë për kualifikim

    Janë vetëm edhe dy ndeshje që ndajnë fundin e kualifikueseve për Kampionatin Botëror dhe përfaqësuesja e Sllovenisë i hyn fazës vendimtare me synimin për të siguruar vendin në play-off.

    Selektori Matjaž Kek ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e fundit kundër Kosovës dhe Suedisë, duke ftuar lojtarët më në formë të momentit.

    Sllovenia do të përballet me Kosovën në shtëpi të shtunën, më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë, më 18 nëntor, do të luajë kundër Suedisë në Stokholm.

    Sipas gazetës sllovene Sport.slo, “një fitore ndaj Kosovës është kushti i vetëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën play-off”.

    Kthimi i Andraž Šporar është lajmi kryesor në përbërje – sulmuesi pritet të rikthehet në formacion pas mungesës në ndeshjet e fundit, ku kishte luajtur vetëm 64 minuta në barazimin 2:2 ndaj Suedisë.

    Lista e plotë e Sllovenisë për ndeshjet e nëntorit

    Portierët
    • Jan Oblak (Atletico Madrid)
    • Igor Vekić (Vejle)
    • Žan Luk Leban (Celje)
    Mbrojtësit
    • Jaka Bijol (Leeds United)
    • Žan Karničnik (Celje)
    • Jure Balkovec (Fatih Karagümrük)
    • Erik Janža (Górnik Zabrze)
    • David Brekalo (Orlando City)
    • Vanja Drkušić (Zenit)
    • David Zec (Holstein Kiel)
    Mesfushorët
    • Petar Stojanović (Legia Varshavë)
    • Adam Gnezda Čerin (Panathinaikos)
    • Sandi Lovrić (Udinese)
    • Timi Max Elšnik (Crvena Zvezda)
    • Jon Gorenc Stanković (Sturm Graz)
    • Dejan Petrović (Rijeka)
    • Tomi Horvat (Sturm Graz)
    • Svit Sešlar (Eyüpspor)
    • Tamar Svetlin (Korona Kielce)
    Sulmuesit
    • Andraž Šporar (Slovan Bratislava)
    • Benjamin Šeško (Manchester United)
    • Žan Vipotnik (Swansea City)
    • Danijel Šturm (Celje)
    • Blaž Kramer (Al-Okhdood)
    • Nejc Gradišar (Al Ahly)

  • Neymar ende jashtë Kombëtares braziliane

    Neymar ende jashtë Kombëtares braziliane

    Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shpallur listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji, ku “Seleção” do të zhvillojë dy ndeshje në Europë: më 15 nëntor ndaj Senegalit në Angli dhe më 18 nëntor ndaj Tunizisë në Francë.

    Në këtë listë mungon emri i Neymarit, me Ancelottin që e justifikoi vendimin për shkak të gjendjes fizike të lojtarit. “Nuk kam folur ende me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin,” deklaroi trajneri italian.

    Sulmuesi i Santos kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë fushave për shtatë ndeshje. Ai u rikthye fundjavën e kaluar kundër Fortalezës, duke luajtur për 23 minuta, por stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë një rikthim të parakohshëm.

    Në mungesë të tij, Ancelotti ka zgjedhur të besojë tek brezi i ri i talenteve brazilianë, me emra si Vinicius Jr, Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro. Po ashtu janë përfshirë edhe Estêvão (Chelsea), Luiz Henrique (Zenit) dhe Vitor Roque (Palmeiras).

    Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë “thuajse e përfunduar”:

    “Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtares.”

    Lista e Brazilit për miqësoret e nëntorit

    Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza

    Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley

    Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá

    Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr, Vitor Roque. /ATVLIVE.TV

  • Lindon Emërllahu në radarin e FC – Steaua București

    Lindon Emërllahu në radarin e FC – Steaua București

    Ekipi rumun FC Steaua București po përgatitet të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar dimëror në Rumani, duke synuar transferimin e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu nga CFR Cluj.

    Sipas raportimeve të “Digisport”, klubi i Gigi Becalit ka ofruar rreth 4.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve të CFR Cluj, Louis Munteanu dhe Lindon Emërllahu.

    Në një intervistë, vetë Becali nuk e konfirmoi dhe as e mohoi këtë ofertë, duke theksuar se ka një marrëveshje me presidentin e CFR-së, Ioan Varga, për të mos zbuluar detajet e negociatave.

    “Ka gjëra që nuk mund t’i diskutojë. Ato janë diskutime tona mes dy klubeve. Kur të hapet afati kalimtar, atëherë do të jemi nëgjendje të flasim”, tha Becali.

    Megjithatë, ai e vlerësoi lart suharekasin, duke e përshkruar si një lojtar të ri, të vlefshëm dhe me potencial të madh. Komentet e Becalit u pasuan edhe nga analiza e ish-futbollistit rumun Andrei Cristea, i cili për “PRO TV” deklaroi se një transferim i dyshes Munteanu–Emërllahu te Bucuresti do të ishte një goditje e madhe sportive dhe ekonomike, pasi të dy janë lojtarë të çmuar dhe me treg të gjerë evropian.

    Lindon Emërllahu, 22 vjeç, iu bashkua CFR Cluj në shkurt të vitit 2025 nga Ballkani, duke firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2028.

    Aktualisht, Transfermarkt e vlerëson mesfushorin kosovar me 1.3 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij këtë sezon e kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të tjera. Ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën rumune, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime, ndërkohë që ka 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ku ka realizuar një gol. /ATVLIVE.TV

  • Sot rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve me nëntë përballje emocionuese

    Sot rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve me nëntë përballje emocionuese

    E marta sjell përsëri emocionet e Ligës së Kampionëve, ku në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve do të zhvillohen gjithsej nëntë ndeshje interesante.

    Kryendeshja e mbrëmjes do të luhet në “Anfield”, ku skuadra angleze Liverpool do të përballet me atë spanjolle Real Madrid, në një sfidë që gjithmonë garanton spektakël. Takimi mes tyre nis nga ora 21:00.

    Në të njëjtin orar zhvillohet edhe përballja tjetër madhështore mes ekipit francez Paris Saint-Germain dhe atij gjerman Bayern Munich, që do të luhet në “Parc des Princes” të Parisit.

    Po ashtu, në këtë orar priten edhe disa duele të tjera tërheqëse, si:

    • Juventus – Sporting Lisbona

    • Atletico Madrid – Royale Union SG

    • Tottenham – Copenhagen

    • Bodo/Glimt – Monaco

    • Olympiacos – PSV Eindhoven

    Ndërsa nga ora 18:45 do të luhen dy ndeshjet e para të ditës:

    • Napoli – Eintracht Frankfurt

    • Slavia Praga – Arsenal. /ATVLIVE.TV

  • Çifti Bujupi ndau drejtësinë në tri ndeshje kualifikuese

    Çifti Bujupi ndau drejtësinë në tri ndeshje kualifikuese

    Çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, ka drejtuar tri ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian U18 të vitit të ardhshëm.

    Gjyqtarët tanë me thirrje të EHF-së ishin të deleguar nga Federata Evropiane për turneun e Grupit B që u zhvillua prej të premtes deri të dielën në Schaffhausen të Zvicrës.

    Dyshja Bujupi fillimisht e drejtoi ndeshjen Polonia – Letonia që përfundoi 38:33 për polakët.

    Më pas Genc e Getoar Bujupi drejtuan ndeshjen Letonia – Qipro (43:32). Të dielën dyshja jonë e gjyqtarëve e drejtoi ndeshjen Qipro – Polonia (25:42).

    Ishte kjo një përvojë e vlefshme për gjyqtarët Bujupi, që tashmë kanë prezantim të rregullt në skenën evropiane. /ATVLIVE.TV