ATV

Category: Sport

  • Wayne Rooney shpërthen ndaj ish-klubit: “Rekrutimi te Manchester United ishte katastrofë!”

    Wayne Rooney shpërthen ndaj ish-klubit: “Rekrutimi te Manchester United ishte katastrofë!”

    Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka folur me tone të ashpra për mënyrën se si klubi menaxhoi blerjet gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar politikën e transferimeve “të tmerrshme” dhe pa vizion.

    Në një prononcim për mediat britanike, Rooney tha se United për shumë kohë ka ndjekur vetëm emra të mëdhenj, pa ndërtuar një projekt të qëndrueshëm sportiv.

    “Rekrutimi para verës së kaluar ishte katastrofik. Klubi thjesht sillte emra të mëdhenj – shiko Lukakun, Zlatanin, Pogban – janë lojtarë të mirë, por thjesht sillnin emra dhe shpenzonin shuma të mëdha parash,” – deklaroi ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”.

    Rooney shtoi se gabimet e bëra në merkato kanë lënë pasoja afatgjata dhe se rikthimi i United në majat e futbollit anglez do të kërkojë kohë:

    “Do të duhet pak kohë për t’u kaluar ato gabime,” – theksoi ai.

    Manchester United ndodhet aktualisht në një periudhë rindërtimi, ndërsa drejtuesit e rinj po përpiqen të krijojnë një strategji më të qëndrueshme për të rikthyer klubin në lavdinë e dikurshme.

  • Euroliga-Valencia trondit Real Madridin në “Roig Arena”

    Euroliga-Valencia trondit Real Madridin në “Roig Arena”

    Një surprizë e madhe në Euroligë! Valencia Basket mposhti Real Madridin me rezultatin 89-76, duke regjistruar një nga fitoret më të bujshme të sezonit. Në letër, përballja dukej e pabarabartë për shkak të diferencave në buxhet dhe emra, por në parket ndodhi e kundërta: guximi dhe energjia e valencianëve bënë diferencën.

    Në “Roig Arena”, e mbushur me 16 mijë tifozë entuziastë, skuadra portokalli zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Fillimi ishte i ekuilibruar, por sapo Valencia rimori avantazhin pas rezultatit 29-30, nuk e humbi më kontrollin e ndeshjes.

    Për vendasit funksionuan në mënyrë perfekte gjuajtjet nga distanca dhe kalimet e shpejta, ndërsa madrilenët vuajtën në sulm, pa arritur të shfrytëzonin potencialin e tyre. Edy Tavares, një nga lojtarët kyç të Realit, u ngarkua me faulla dhe u detyrua të qëndronte gjatë në stol, çka ndikoi ndjeshëm në balancën e lojës.

    Në periodën e fundit, Valencia rriti ritmin dhe efikasitetin, duke krijuar për herë të parë një avantazh me dy shifra dhe duke mbyllur ndeshjen në mënyrë bindëse.

    Me këtë triumf, Valencia ngjitet në vend të 6-të në renditje, ndërsa Real Madridi bie në pozitën e 10-të dhe tashmë do të kërkojë reagimin në përballjen e së enjtes kundër Panathinaikos në “WiZink Center”.

  • Wolves emëron Rob Edwards si trajner të ri

    Wolves emëron Rob Edwards si trajner të ri

    Skuadra e Wolves, që garon në Premier League, ka emëruar trajnerin Rob Edwards në krye të ekipit pas një periudhe me rezultate të dobëta.

    42-vjeçari është larguar nga klubi i Championship-it, Middlesbrough, për t’u rikthyer te Wolves, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

    Sipas burimeve, klubi nga Premier League do të paguajë rreth 3 milionë euro dëmshpërblim për marrëveshjen me ekipin nga Championship.

    Edwards nuk është i panjohur për tifozët e Wolves, pasi më herët ka qenë pjesë e klubit si futbollist dhe më pas si trajner gjatë sezoneve 2015/16 dhe 2018. /ATVLIVE.TV

  • Prishtina 01 përballet me Riga Futsal Club në Champions League – mësohet orari

    Prishtina 01 përballet me Riga Futsal Club në Champions League – mësohet orari

    Skuadra e Prishtinës 01 do të zhvillojë dy ndeshje në fazën e 1/16-ës së UEFA Champions League në futsal.

    Kundërshtar i saj do të jetë ekipi letonez RIGA Futsal Club.

    Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa ajo e kthimit më 5 dhjetor. /ATVLIVE.TV

  • Korenica: “Jemi të gatshëm për të bërë historinë e Kosovës”

    Korenica: “Jemi të gatshëm për të bërë historinë e Kosovës”

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shpreh optimizëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Kombëtarja ka vijuar sot (e mërkurë) përgatitjet me përkushtim të madh për përballjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Seanca e stërvitjes u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë pozitive dhe me intensitet të lartë, me të gjithë futbollistët e grumbulluar në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.

    Pas stërvitjes, Korenica u shpreh i optimist për paraqitjen e ekipit në këto dy ndeshje:

    “Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë. Bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht dhe forma e tyre është shumë e lartë,” tha ai.

    “Dalëngadalë po punojmë edhe në aspektin taktik. Ne kemi treguar lojëra shumë të mira dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë formë të lartë.”

  • Hajdari: “Gati për tri pikët kundër Sllovenisë”

    Hajdari: “Gati për tri pikët kundër Sllovenisë”

    Kombëtarja e Kosovës ka vijuar edhe sot me përkushtim të jashtëzakonshëm përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

    Seanca e stërvitjes është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë pozitive dhe me intensitet të lartë, ku përzgjedhësi Franco Foda pati në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.

    Pas stërvitjes, mbrojtësi Albian Hajdari theksoi:

    “Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja ka qenë intensive dhe niveli ka qenë shumë i lartë. Deri tani, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Ne do të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë dhe do të kërkojmë të marrim 3 pikët. Nuk është e lehtë të analizojmë kundërshtarin, pasi ndeshjen e parë e luajtëm këtu në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa tani do të luajmë në Lubjanë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por trajneri është duke na përgatitur shumë mirë dhe ne do të japim maksimumin ditën e ndeshjes,” u shpreh Hajdari.

    Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë, dhe besimi për sukses është i lartë, pasi futbollistët po përgatiten me shumë motivim për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për ta ruajtur shpresën e një kualifikimi historik. /ATVLIVE.TV

  • Nga fusha në sallën e gjyqit: Antonio Brown përballet me akuza të rënda në Miami

    Nga fusha në sallën e gjyqit: Antonio Brown përballet me akuza të rënda në Miami

    Drama për ish-yllin e NFL-së, Antonio Brown, ai tashmë ka hyrë në një kapitull të ri e famëkeq. Futbollisti i famshëm është rikthyer në Miami, por këtë herë jo për lavdi, por për t’u përballur me akuza të rënda për tentativë vrasjeje.

    Burime nga mediat amerikane raportojnë se Brown është i përfshirë në një incident të armatosur që ndodhi në maj të këtij viti, gjatë një eventi boksi për personazhe të njohur në zonën “Little Haiti” të Miamit. Sipas hetimeve, një debat mes Brown dhe një burri të quajtur Zul-Qarnain Kwame Nantambu ka përfunduar me të shtëna armësh. Një plumb mendohet se e ka prekur viktimën në qafë.

    Pas ngjarjes, autoritetet lëshuan një urdhër arresti, por Brown është larguar drejt Dubait. Ai u gjet disa muaj më vonë dhe u ekstradua në SHBA, ku më pas u transferua në Miami. Me mbërritjen në aeroport, ai është shoqëruar nga policia drejt Turner Guilford Knight Correctional Center dhe është fotografuar për një foto zyrtare që tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale.

    Në seancën e parë gjyqësore, Brown u deklarua i pafajshëm, ndërsa avokati i tij tha se ish-lojtari ka vepruar në vetëmbrojtje. “Antonio u sulmua dhe veproi për të mbrojtur jetën e tij”, tha për mediet mbrojtësi ligjor Mark Eiglarsh.

    Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 15 vite burg dhe një gjobë që mund të arrijë 10,000 dollarë. Prokurorët pritet të fokusohen në mënyrën si u përdor arma dhe nëse Brown kishte arsye të besonte se ishte në rrezik, sipas ligjit të Floridës “Stand Your Ground”.

    Një gjë është e qartë: për një sportist që dikur mahniste me 928 pasime të pranuara dhe mbi 12,000 jardë, ky është një kthim dramatik në qendër të vëmendjes, por këtë herë, në një arenë shumë ndryshe e famëkeqe.

    Nga fusha e futbollit te banka e të akuzuarve, Antonio Brown po përjeton një ndeshje që mund të vendosë jo vetëm të ardhmen e tij, por edhe mënyrën se si do të mbahet mend nga publiku përgjithmonë…

  • Laporta zbulon gjendjen e Lamine Yamal: “Po vuan nga pubalgia, por vazhdon të luajë me zemër për Barçën”

    Laporta zbulon gjendjen e Lamine Yamal: “Po vuan nga pubalgia, por vazhdon të luajë me zemër për Barçën”

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur hapur për situatën fizike të talentit 17-vjeçar Lamine Yamal, duke konfirmuar se lojtari po përballet me pubalgi, por megjithatë ka vazhduar të luajë për skuadrën.

    “Lamine Yamal po vuan nga pubalgia, por vazhdon të luajë, duke treguar përkushtimin dhe dashurinë e tij për Barcelonën,” deklaroi Laporta. “Një specialist është marrë me rastin e tij, ka bërë diagnozën dhe trajtimin e nevojshëm. Ne duam që Lamine të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, dhe kjo përkoi me periudhën e ndeshjeve të kombëtares.”

    Deklarata e Laportës vjen pas raportimeve se Barcelona kishte kryer një trajtim të veçantë për Yamal-in pa njoftuar paraprakisht Kombëtaren spanjolle, gjë që shkaktoi polemika mes dy palëve.

    Megjithatë, Laporta theksoi se klubi ka vepruar vetëm për mirëqenien e lojtarit, duke theksuar rëndësinë që Yamal ka për të ardhmen e ekipit katalanas.

  • Koundé mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Ukrainës

    Koundé mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Ukrainës

    Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Koundé, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me Kombëtaren e Francës, raporton Mundo Deportivo.

    Sipas burimeve të afërta me ekipin, Koundé mund të pushohet në ndeshjen miqësore kundër Ukrainës, për shkak të një shqetësimi fizik të lehtë që lojtari ndien prej disa ditësh.

    Stafi teknik i “gjelave” po e monitoron situatën me kujdes, me qëllim që të mos rrezikohet ndonjë lëndim më serioz, ndërsa Barcelona pritet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me federatën franceze për gjendjen e mbrojtësit të saj.

    Koundé ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase këtë sezon, dhe mungesa e tij mund të shqetësojë trajnerin Hansi Flick në prag të rifillimit të La Ligës.

  • Kombëtarja e Shqipërisë zbarkon në Andorrë

    Kombëtarja e Shqipërisë zbarkon në Andorrë

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Sipas Departamentit të Komunikimit të FSHF, grupi i lojtarëve është i kompletuar dhe sot do të zhvillojë stërvitjen zyrtare përpara përballjes me Andorrën.

    Trajneri Silvinjo dhe një lojtar i kombëtares do të mbajnë konferencën zyrtare përpara ndeshjes.

    Ndeshja me Andorrën do të luhet nesër në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit 2026. /ATVLIVE.TV