ATV

Category: Sport

  • Raphinha me deklaratë emocionuese: “Do të doja ta mbyllja karrierën te Barcelona! Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”

    Raphinha me deklaratë emocionuese: “Do të doja ta mbyllja karrierën te Barcelona! Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”

    Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka dhënë një deklaratë që me siguri do të ngrohë zemrat e tifozëve “blaugrana”. Në një intervistë të fundit, sulmuesi 28-vjeçar shprehu dëshirën e tij të madhe për të qëndruar gjatë në “Camp Nou” dhe për ta përfunduar karrierën e tij pikërisht me fanellën e klubit katalanas.

    “Do të doja ta kaloja gjithë karrierën time te Barcelona dhe të pensionohesha këtu,” – tha Raphinha me emocion.
    “Fitimi i trofeve, ndihma për lojtarët e rinj dhe lënia e gjurmës sime në historinë e klubit janë qëllimet e mia. Dua të jem pjesë e historisë së Barçës.”

    Që prej transferimit të tij nga Leeds United në vitin 2022, Raphinha është bërë një figurë e rëndësishme në skuadrën katalanase, duke u dalluar për shpirtin luftarak, pasionin në fushë dhe lidhjen emocionale me klubin.

    Deklarata e tij është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët e Barcelonës, të cilët e kanë vlerësuar për përkushtimin dhe dashurinë që shfaq ndaj klubit.

    Në një periudhë ku shumë lojtarë kërkojnë ndryshim dhe aventura të reja, fjalët e Raphinhas vijnë si një shenjtërim ndaj fanellës “blaugrana”, duke e vendosur atë mes atyre futbollistëve që duan të ndërtojnë trashëgimi, jo thjesht karrierë.

  • Benjamin Sesko pritet të mungoj rreth disa javë nga fushat e gjelbërta

    Benjamin Sesko pritet të mungoj rreth disa javë nga fushat e gjelbërta

    Sulmuesi Benjamin Sesko,nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen të cilën Sllovenia e luan kundër kombëtares së Kosovës.

    Sesko pësoi lëndimi në gju në ndeshjen Tottenham-Man.United,duke u detyruar të zëvendësohej në fund të ndeshjes.

    Përndryshe sulmuesi slloven pritet të mungojë rreth disa javë larg fushave të gjelbërta,që do të thotë se do të humb edhe ndeshjet e Man.United pas pauzës ndërkombëtare.

    Natyrisht se kjo është një hendikep i madh për trajnerin Ruben Amorim mungesa e Seskos,edhe pse slloveni nuk arriti të shfaq potencialin për “Djajtë e Kuq”në ndeshjet e rëndësishme.

    Kujtojmë që Benjamin Sesko në 12 ndeshje të zhvilluara për Man United ka shënuar 2 gola e dhuroi 1 asistim.

  • ​Muriç: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

    ​Muriç: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

    Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari i radhës në “FFK Podcast”. Edhe pse nuk do të mund të jetë pjesë e ndeshjes së parë për shkak të pezullimit nga dy kartonë të verdhë, Muriç shfaqi besim dhe motivim të madh për ekipin, duke theksuar se “Kosova është në garë edhe për vendin e parë”.

    “Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriç, duke shtuar se ekipi është plotësisht gati për dy sfidat e fundit të ciklit kualifikues.

    Ai nuk e fsheh keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë. “Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai, por njëkohësisht shprehu besim të plotë te bashkëlojtarët në portë: “Stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar, prandaj janë gati”.

    Sa i përket atmosferës në kampin e Dardanëve, portieri i Kombëtares u shpreh optimist: “Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndjejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, shtoi Muriç.

    Në pyetjen nëse do të ishte i kënaqur me një vend në “play-off”, Muriç u përgjigj: “Sinqerisht, nuk e kam menduar sepse aktualisht po luftojmë për vendin e parë. Nuk jam i sigurt se do të firmosja për vendin e dytë, do të rrezikoja për më shumë”, tha Aro.

    Ai theksoi se beson fuqishëm në mundësinë e Kosovës për ta mposhtur Zvicrën në ndeshjen e fundit në Prishtinë, në rast se ajo rezulton vendimtare për kualifikim: “Sigurisht. Çdo kundërshtar e ka të vështirë të luajë në Kosovë. Mendoj se kemi më shumë gjasa të fitojmë sesa ata. Ndeshja e parë atje ishte e vështirë, por në Prishtinë është ndryshe. Ndihem shumë mirë të luaj këtu –do e doja shumë një ndeshje të tillë”.

    Tutje Muriç foli për karrierën e tij me Kombëtaren dhe klubet, duke kujtuar debutimin e tij ndaj Azerbajxhanit dhe disa nga momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës. “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2–0 ishte shumë e bukur”, u shpreh ai.

    Portieri 27-vjeçar tregoi edhe për rrugëtimin e tij në klubet evropiane, teksa theksoi se një kohë pauzoi nga futbolli.

    “Pasi u largova nga Grasshoppers, e ndalova futbollin për rreth 8 muaj”, tha ai, teksa më pas foli për periudhën te Manchester City dhe punën me Pep Guardiolën. “Ai ishte i mrekullueshëm si person për mua personalisht, sepse isha një nga lojtarët më të rinj. Ai ishte i mrekullueshëm. Sigurisht, si lojtar i ri, ndonjëherë bën disa gjëra që nuk janë të mira për futbollistët. Mendoj se Pep gjithmonë ka qenë shumë i mirë me mua, kështu që ai gjithmonë thoshte se do të më mësonte se isha ende i ri, nuk i ndëshkonte futbollistët dhe gjithmonë ishte pozitiv. Ai ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Ishte një ëndërr të stërvitesha me të”, tha Muriç.

  • Shqipëria synon play-off-in e botërorit me fitore kundër Andorrës

    Shqipëria synon play-off-in e botërorit me fitore kundër Andorrës

    Kombëtarja shqiptare sonte zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në kualifikimet e botërorit 2026,ku do të luaj kundër skuadrës së fundit në grupin K Andorrës.

    Shqipëria synon fitoren në këtë ndeshje për të siguruar qind për qind fazën e play-offit të botërorit,dhe njëherësh fitorja e Anglisë kundër Serbisë do ta konfirmonte këtë gjë.

    Përndryshe Andorra nuk ka asnjë fitore në grupin K,teksa në 7 ndeshje të zhvilluara ka siguruar vetëm 1 pikë dhe në këtë ndeshje Shqipëria është favorit për të siguruar 3 pikë.

    Kujtojmë që ndeshja Andorra-Shqipëri pritet të zhvillohet në stadiumin “Estadi de la FAF”, me fillim nga ora 20:45.

  • Eric Garcia afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

    Eric Garcia afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

    Gjiganti katalunas Barcelona,synon që të blindojë njërin nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës.
    Sipas raportimeve të mediave Eric Garcia pritet të nënshkruajë kontratë të re me katalunasit,në mëyrë që spanjolli të mos largohet nga Camp Nou pas qershorit të vitit 2026.
    Përndryshe Garcia është bërë një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm tek katalunasit,ku jo vetëm në mbrojtje por edhe në mesfushë ka dhënë kontribut të rëndësishëm.
    Megjithatë mbetet të shihet se nëse 24 vjeçari do të mbesë të katalunasit përtej sezonit aktual,apo do të largohet në drejtim të PSG-së e cila ka kohë që po e kërkon shërbimet e Garcias.
    Kujtojmë që Eric Garcia në 16 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • EuroLeague: Olympiacos dominon ndaj Zalgiris, Barcelona fiton thrillerin në Mynih, ndërsa Milano triumfon ndaj Lyon! Sot pritet spektakël me pesë duele të tjera!

    EuroLeague: Olympiacos dominon ndaj Zalgiris, Barcelona fiton thrillerin në Mynih, ndërsa Milano triumfon ndaj Lyon! Sot pritet spektakël me pesë duele të tjera!

    Mbrëmja e djeshme në EuroLeague solli tre përballje të zjarrta, me emocione deri në sekondat e fundit dhe rezultate që po ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e javës së fundit të nëntorit.

    Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 95–78

    Skuadra greke e Olympiacosit tregoi edhe një herë forcën e saj në “Peace and Friendship Stadium”, duke mposhtur bindshëm Zalgirisin me 17 pikë diferencë.
    Lojtarët e drejtuar nga Georgios Bartzokas shfaqën dominim të plotë në mbrojtje dhe efikasitet të lartë në sulm, me Thomas Walkup dhe Moustapha Fall që udhëhoqën ekipin drejt një fitoreje të pastër.

    Bayern Munich – Barcelona, 74–75

    Një ndeshje dramatike në Mynih përfundoi me fitoren minimale të Barcelonës, që triumfoi me vetëm një pikë diferencë pas një trepikëshi vendimtar nga Nico Laprovittola në sekondat e fundit.
    Bayern, nën drejtimin e Pablo Laso, bëri një paraqitje të fortë dhe mbajti ndeshjen të hapur deri në fund, por katalanasit ruajtën gjakftohtësinë dhe morën një fitore shumë të rëndësishme në transfertë.

    Olimpia Milano – ASVEL Lyon-Villeurbanne, 80–72

    Në “Mediolanum Forum”, Milano riktheu buzëqeshjen pas disa javësh të vështira, duke mposhtur ASVEL Lyon me 8 pikë epërsi.
    Shavon Shields dhe Nikola Mirotić ishin protagonistët kryesorë të ndeshjes, duke udhëhequr italianët drejt një fitoreje që rrit besimin për pjesën e mbetur të sezonit.

    E derisa sot EuroLeague rikthehet me pesë përballje të tjera të zjarrta në oraret mbrëmore:

    Fenerbahçe Beko-Hapoel Tel Aviv – ora 19:00

    Crvena Zvezda-AS Monaco – ora 19:00

    Real Madrid-Panathinaikos – ora 19:45

    Paris Basketball-Valencia Basket – ora 19:45

    Maccabi Tel Aviv-Baskonia – ora 20:00

    Një mbrëmje që premton spektakël, me supersfidën Real Madrid – Panathinaikos që pritet të jetë kryendeshja e natës, ndërsa Monaco dhe Fenerbahçe kërkojnë rikthimin në formë pas javëve me luhatje.

  • Alarm në kampin e Belgjikës! Thibaut Courtois largohet pas konfirmimit të lëndimit

    Alarm në kampin e Belgjikës! Thibaut Courtois largohet pas konfirmimit të lëndimit

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është detyruar të lërë kampin e Kombëtares së Belgjikës pasi stafi mjekësor ka konfirmuar lëndimin e tij.

    Sipas raportimeve nga mediat belge, Courtois ndjeu shqetësime gjatë stërvitjes me skuadrën kombëtare dhe pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të mos vazhdojë grumbullimin për të shmangur përkeqësimin e situatës.

    Lajmi ka shkaktuar shqetësim te tifozët belgë dhe te Real Madridi, pasi portieri 32-vjeçar sapo kishte rifituar formën pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti për muaj të tërë jashtë fushave.

    Federata belge ka konfirmuar largimin e tij nga grumbullimi me një njoftim zyrtar, duke uruar rikuperim të shpejtë për gardianin e tyre.

    “Pas vlerësimeve mjekësore, u vendos që Thibaut të largohet nga kampi për t’u fokusuar në rikuperim,” – thuhet në komunikatën e Federatës.

    Aktualisht nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e Courtois, por sipas burimeve pranë Real Madridit, klubi do të ndjekë me kujdes gjendjen e tij fizike përpara rikthimit në ndeshjet e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

  • Dueli Anthony Joshua-Jake Paul pritet të zhvillohet në dhjetor

    Dueli Anthony Joshua-Jake Paul pritet të zhvillohet në dhjetor

    Një prej duele më të zjarrta në boks pritet të zhvillohet në muajin dhjetor,ku Anthony Joshua pritet të ndeshet kundër Jake Paul në Miami.

    Sipas asaj që raporton Daily Mail Sport dueli mund të zhvillohet në datat 12 ose 19 dhjetor,teksa janë duke u zhvilluar bisedimet për zyrtarizimin e plotë.

    Përndryshe Paul pati të zhvillonte duelin kundër Gervonta Davis,por që dështoi për shkak të akuzave për dhunë në familje u anulua.

    Tani Paul e ka kthyer fokusin tek Joshua teksa vendimi për këtë meç sipas promotorit Eddie Hearn do të merrët brenda javës,dhe nëse zyrtarizohet atëherë do të ishte një prej dueleve më të forta të vitit.

    Kujtojmë që Anthony Joshua duelin e fundit e pati kundër Daniel Dubois vitin e kaluar,ku britaniku pësoi humbje në raundin e 5-të.

  • Raphinha pas zhgënjimit të “Topit të Artë”: “Mësova përulësinë. Tani mendoj vetëm për objektivat kolektivë!”

    Raphinha pas zhgënjimit të “Topit të Artë”: “Mësova përulësinë. Tani mendoj vetëm për objektivat kolektivë!”

    Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka folur me sinqeritet për përvojën e tij pas garës për Topin e Artë (Ballon d’Or), duke pranuar se kishte pritshmëri të larta, por se zhgënjimi e ka bërë më të pjekur si futbollist dhe si njeri.

    Në një intervistë të fundit, Raphinha tregoi se fillimisht ishte i zhgënjyer që nuk arriti të ishte mes fituesve, por ajo përvojë i ka dhënë një mësim të vlefshëm.

    “Kisha pritshmëri të mëdha për të fituar Topin e Artë… Po, u zhgënjeva.
    …Por në të njëjtën kohë, ajo më mësoi përulësinë dhe perspektivën,” – tha lojtari i krahut të Barcelonës.

    Braziliani theksoi se futbolli është mbi të gjitha një sport kolektiv dhe se suksesi personal vjen si pasojë e punës së ekipit.

    “Topi i Artë është një çmim individual, por futbolli është një sport ekipor. Kur shikoj gjithçka që kam arritur me Barçën dhe Brazili, e kuptoj se kam shumë për t’u falënderuar, jo për t’u zhgënjyer. Jam përnjëmend mirënjohës,” – shtoi ai.

    Raphinha përfundoi duke nënvizuar se fokusi i tij aktual është tek objektivat e skuadrës:

    “Çmimi im i ardhshëm? Dua që të jetë kolektiv. Fokusi im është vetëm te suksesi i ekipit.”

    Deklaratat e tij kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku tifozët kanë përgëzuar lojtarin për qëndrimin e tij të pjekur dhe të përulur.

  • Ancelotti me humor për Ronaldon: “Shpresoj që Cristiano të mos harrojë të më ftojë në festën e 1000 golave!

    Ancelotti me humor për Ronaldon: “Shpresoj që Cristiano të mos harrojë të më ftojë në festën e 1000 golave!

    Trajneri legjendar i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një deklaratë plot humor lidhur me ish-yllin e tij, Cristiano Ronaldo. Në një prononcim për mediat, tekniku italian u shpreh me admirim për golashënuesin portugez, i cili vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare.

    “Cristiano është një fenomen i vërtetë. Ai nuk ndalet kurrë. Shpresoj vetëm që të mos harrojë të më ftojë në festën e tij kur të arrijë 1000 gola,” – tha Ancelotti me buzë në gaz.

    Ronaldo aktualisht është afër shifrës historike të 1000 golave në karrierë, duke përfshirë ndeshjet me klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë. Nëse ritmi i tij mbetet i njëjtë, “CR7” mund të jetë lojtari i parë në histori që arrin këtë numër të jashtëzakonshëm.

    Deklarata e Ancelottit është pritur me shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar marrëdhënien e ngushtë dhe respektin e ndërsjellë mes trajnerit dhe superyllit portugez.