ATV

Category: Sport

  • Goditje për Slloveninë para ndeshjes me Kosovën: Oblak dhe Šeško në dyshim për sfidën vendimtare

    Goditje për Slloveninë para ndeshjes me Kosovën: Oblak dhe Šeško në dyshim për sfidën vendimtare

    Kombëtarja e Sllovenisë mund të përballet me mungesa të mëdha në ndeshjen vendimtare kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Sipas mediave sllovene, portieri legjendar i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka pësuar një lëndim dhe është në rrezik të mos luajë të shtunën. “Sportklub.n1info.si” raporton se ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit kombëtar nga e hëna deri të mërkurën, megjithëse ka qëndruar me skuadrën për terapi dhe seanca fitnesi.

    Federata Sllovene e Futbollit ka shprehur shqetësim se Oblak mund të mos arrijë të rikuperohet në kohë, edhe pse vetë lojtari mbetet i vendosur të jetë gati për ndeshje, pavarësisht dhimbjeve të vazhdueshme.

    Problemet për trajnerin Matjaz Kek nuk mbarojnë këtu. Ylli i Manchester United, Benjamin Šeško, është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në gju, duke i shtuar më tej vështirësitë e skuadrës përpara sfidës me Dardanët.

    Kjo situatë mund të jetë një lajm i mirë për Kosovën, që të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, do të kërkojë një fitore historike për të mbajtur gjallë shpresat drejt Botërorit 2026.

  • 102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    Federata Turke e Futbollit(TFF) ,ka marrë vendime për futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve që tronditi futbollin turk.

    102 futbolistë nga dy ligat kryesore janë pezulluar,duke përfshirë dy yje të gjigantit të mirënjohur Galatasaray Metehan Baltaci dhe Eren Elmali ku ky i fundit u përjashtua nga Kombëtarja e Turqisë.

    Përndryshe Baltaci u pezulla rreth 9 muaj,kurse në anën tjetër Elmali vetëm 45 ditë.

    Ndërkohë ndeshjet e ligës së dytë dhe të tretë në Turqi janë pezulluar,teksa hetimet për skandalin janë duke vazhduar.

    Kujtojmë që 149 gjyqtarë në futbollin turk janë pezulluar nga TFF,kjo për shkak se kanë hapur llogari në baste sportive.

  • Plisat reagojnë ashpër ndaj drejtuesve të KB Prishtina: “Klubi po shkatërrohet nga keqmenaxhimi”

    Plisat reagojnë ashpër ndaj drejtuesve të KB Prishtina: “Klubi po shkatërrohet nga keqmenaxhimi”

    Grupi i tifozëve të KB Prishtina, Plisat, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj menaxhmentit aktual të klubit, duke i akuzuar drejtuesit për keqmenaxhim, mungesë transparence dhe kapje të klubit për interesa personale.

    Sipas reagimit, takimet dhe premtimet për përmirësim nuk kanë sjellë asnjë rezultat, ndërsa “klubi është kthyer në pronë të individëve që e menaxhojnë sipas qejfit të tyre”. Plisat përmendin me emër Blerand Stavilevcin dhe Florian Miftarin, të cilët, sipas tyre, kanë dështuar në menaxhim dhe kanë shkatërruar unitetin brenda klubit.

    Ata e quajnë emërimin e Ferit Zekollit si kryetar të klubit “të paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin”, duke theksuar se gjithçka është bërë për ta mbajtur klubin nën kontroll personal. Gjithashtu, tifozët kanë ngritur shqetësime serioze për mospagesën e lojtarëve dhe qirave të banesave, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti ndaj sportistëve.

    Në reagim, Plisat kërkojnë që menjëherë të mblidhet bordi dhe të thirret kuvendi i rregullt, në mënyrë që të zgjidhen drejtues të rinj dhe legjitimë.

    “Ky klub nuk është i asnjë individi – është i qytetit dhe i tifozëve të tij. Dashuria jonë për Prishtinën nuk lidhet me emra, por me ngjyrat që i mbajmë në zemër. Mos na e testoni durimin!”, thuhet në fund të reagimit.

  • Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Ish‑ylli i NFL-it, Antonio Brown, u la i lirë nga burgu i Miami‑t pasi pagoi garancinë prej 25 000 dollarëve. Ai është akuzuar për tentim vrasje të shkallës së dytë dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. 

    Në pamjet që kanë dalë në publik, Brown del nga qelia në Qendrën e Korrigjimit „Turner Guilford Knight“, shoqëruar nga avokati i tij, me një çantë me sende personale. Më pas ai ndalon tek një kamion ushqimi për të blerë diçka para se të hipë në makinën e avokatit dhe të largohet.

    Ngjarja e cila e ka futur në burg fillimisht ka ndodhur më 16 maj në Miami, pas një ndeshjeje boksi për VIP-at. Brown akuzohet se ka qëlluar me armë një person pas një sherri fizik, ndërsa një plumb thuhet se ka prekur qafën e viktimës.

    Gjyqtarja Mindy Glazer caktoi garancinë dhe vendosi kushte të rreptadhe ato janë:  Brown duhet të mbajë monitorin GPS në kyçin e këmbës, pasaporta është dorëzuar dhe burg shtëpiak në shtëpinë e tij në Countyn Broward, Florida, po ashtu i ndalohet çdo kontakt me të akuzuarin e përfshirë në ngjarje.

    Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 15 vjet burg dhe gjobë deri në 10 000 dollarë.

    https://www.tmz.com/watch/antonio-brown-prison-release-11-13-2025/?adid=share-tw

     

  • Toni Kroos:Arda Guler nuk është pasardhësi im në mesfushën e Real Madrid-it

    Toni Kroos:Arda Guler nuk është pasardhësi im në mesfushën e Real Madrid-it

    Legjenda gjermane Toni Kroos,ka deklaruar se talenti turk Arda Guler nuk është pasardhësi i tij tek Real Madrid.

    Në një intervistë për televizionin gjerman Sport1 Kroos thotë se Guler është një tip më ndryshe se vetë ai,dhe se pozicioni i tij është më ofenziv krahasuar me gjermanin.

    “Jam i lumtur që këtë vit po merr dukshëm më shumë minuta, sepse e ka merituar nga ana futbollistike dhe është një djalë tek i cili mund të mbështetesh për të ardhmen. Ai është një lloj tjetër lojtari krahasuar me mua.Pozicioni i tij më i mirë është qartësisht më ofensiv se imi, kështu që ai nuk është aspak pasuesi im. Por zakonisht jam i lumtur, sepse është një djalë i mire”

    Përndryshe Kroos thotë se është i lumtur që turku po merrë më shumë minuta sesa sezonin e kaluar,dhe beson se mund të ketë një epokë të mrekullueshme në Santiago Bernabeu.

    Kujtojmë që Arda Guler në 16 ndeshje ka realizuar 3 gola për Real Madridin,si dhe ka dhuruar 5 asistime në të gjitha garat.

  • Kosova përgatitet për ndeshjen historike ndaj Sllovenisë, Gallapeni dhe Vojvoda optimistë

    Kosova përgatitet për ndeshjen historike ndaj Sllovenisë, Gallapeni dhe Vojvoda optimistë

    Kombëtarja e Kosovës po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen vendimtare kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, dhe lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin. Dion Gallapeni, anëtar i skuadrës polake Widzew Łódź, theksoi rëndësinë e dy ndeshjeve të ardhshme:

    “Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. E dimë se nëse i fitojmë, do të arrijmë diçka historike për Kosovën. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte.”

    Nga ana tjetër, Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i skuadrës, është optimist dhe i gatshëm për një performancë të fortë në fushë:

    “Grupi po stërvitet shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me padurim të shtunën. Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore.”

    Të dy lojtarët theksuan se ndeshja kundër Sllovenisë nuk është vetëm një sfidë e rëndësishme, por edhe një mundësi për të shkruar histori me kombëtaren e Kosovës.

  • Kombëtarja e Kosovës gati për Slloveninë, të gjithë lojtarët në formë të shkëlqyer

    Kombëtarja e Kosovës gati për Slloveninë, të gjithë lojtarët në formë të shkëlqyer

    Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar një tjetër seancë stërvitore përgatitore para përballjes ndaj Sllovenisë, duke theksuar aspektet taktike dhe punën intensive në tranzicionin e lojës mes reparteve, sipas raportimit të FFK-së.

    Trajneri Franco Foda është fokusuar në hollësitë strategjike, ndërsa lajmi më i mirë për tifozët është se të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe nuk do të ketë mungesa për këtë përballje vendimtare.

    Atmosfera brenda skuadrës mbetet jashtëzakonisht pozitive, dhe të gjithë janë të vendosur të synojnë pikët e plota.

    Kujtojmë se Kosova do të zhvillojë edhe një stërvitje paraditen e nesërme në vend, para se të niset drejt Lubjanës, ku do të kërkojë vetëm fitore.

  • Tifoz i Monacos thyen rekord botëror me koleksionin e fanellave: 1,146 fanella të klubit të ëndrrave

    Tifoz i Monacos thyen rekord botëror me koleksionin e fanellave: 1,146 fanella të klubit të ëndrrave

    Julien Bouron, tifoz i zjarrtë i AS Monacos, ka thyer rekordin botëror për koleksionin më të madh të fanellave origjinale të një klubi futbolli, duke mbledhur 1,146 fanella të ndryshme që nga ikonat e vjetra deri te yjet e sotëm.

    Koleksioni i tij përfshin fanella të veshura nga legjendat Kylian Mbappé, Thierry Henry, Manuel Amoros, Radamel Falcao dhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, Delio Onnis, ndër të tjera. Një nëpunës zyrtar i gjykatës konfirmoi numrin e saktë, duke e bërë koleksionin të zyrtarizuar dhe duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një tifoz i Liverpoolit nga Zvicra.

    Bouron tregon se pasioni i tij për Monaco-n ka nisur 25 vjet më parë, gjatë një ndeshjeje mes Monacos dhe Auxerre, kur skuadra e tij e zemrës fitoi titullin e shtatë të Ligue 1:

    “Ishte viti kur Monaco fitoi titullin e shtatë të ligës franceze. Atë ditë u dashurova, jo me Auxerre, por me Monacon. Dhe që atëherë, nuk kam pushuar së ndjekuri klubin.”

    Koleksioni filloi kur ish-lojtari i Monacos, Lucas Bernardi, i dhuroi Bouron fanellën që kishte veshur në sezonin 2006/2007. Fanella më e vjetër e koleksionit daton që nga vitet 1950 dhe i përkiste mbrojtësit legjendar Francois Ludo.

    Ky rekord është një dëshmi e pasionit të jashtëzakonshëm të tifozëve dhe e dashurisë së pashuar për klubin e Monacos, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë tifozësh.

  • Mbi 25,000 spektatorë në stërvitjen e Argjentinës në Elche, Messi i mrekulluar nga dashuria e tifozëve

    Mbi 25,000 spektatorë në stërvitjen e Argjentinës në Elche, Messi i mrekulluar nga dashuria e tifozëve

    Rreth 25,000 spektatorë ishin të pranishëm sot në seancën stërvitore të Kombëtares së Argjentinës në Elche, Spanjë, një atmosferë që la një përshtypje të thellë tek legjenda Leo Messi.

    Sulmuesi argjentinas u shpreh i emocionuar nga përkrahja e tifozëve:

    “Ka kaluar ca kohë që kur erdha këtu dhe sinqerisht, dashuria që më keni treguar gjithmonë kudo që kam shkuar më emocionon ende.”

    Messi falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në stërvitje, duke theksuar se kishte shumë tifozë argjentinas në mesin e tyre:

    “Faleminderit shumë të gjithëve që erdhën sot, kishte edhe shumë argjentinas! Është gjithmonë kënaqësi t’ju shoh përsëri!”

    Kjo prani masive dhe përkrahje e zjarrtë nënvizon rëndësinë dhe dashurinë e jashtëzakonshme që Messi dhe Argjentina gëzojnë në çdo vend ku luajnë.

  • Roberto Mancini emërohet trajneri i ri i Al-Sadd: Hapi i ri në karrierën e legjendës së futbollit italian

    Roberto Mancini emërohet trajneri i ri i Al-Sadd: Hapi i ri në karrierën e legjendës së futbollit italian

    Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i klubit më të suksesshëm në Katar, Al-Sadd, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga stoli i Kombëtares së Arabisë Saudite.

    Ish-trajneri i Italisë, i cili udhëhoqi Azzurrët drejt triumfit në Euro 2020, ishte i lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, por ka zgjedhur të qëndrojë në rajonin e Gjirit, duke pranuar ofertën e klubit katarez.

    Al-Sadd njoftoi emërimin e Mancinit me një postim në rrjetet sociale, ku trajneri shfaqet duke mbajtur fanellën e klubit, ndërsa konfirmoi një kontratë 2 vite e gjysmë. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, kontrata përfshin një klauzolë që i mundëson Mancinit të largohet që në verën e vitit 2026.

    Në stafin teknik do t’i bashkohen edhe emra të njohur për tifozët italianë, si Cesari, ish-lojtari i Lazios dhe Interit, dhe Massimo Maccarone, që do ta ndihmojnë Mancinin në Doha.

    Ky është projekti i parë i Mancinit në nivel klubesh pas shtatë vitesh, që nga koha kur drejtonte Zenit St. Petersburg në vitin 2018, përpara se të merrte drejtimin e kombëtareve të Italisë dhe më pas të Arabisë Saudite.