ATV

Category: Sport

  • Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 6-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku do të takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani Bashkimi dhe GO+Peja.

    Si njëra ashtu edhe skuadra tjetër do të synoj të vazhdojë serinë e fitoreve,dhe që do ta vendoste në pozitën e parë në tabelë.

    Në 5 ndeshjet e fundit prizrenasit kanë shënuar 4 fitore,teksa pejanët kanë arritur një fitore.

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera,ku të shtunën një takim tjetër në mes Golden Eagle Yllit dhe Boras.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku kampioni aktualTrepça e pret skuadrën e Rahovecit 029 kurse Sigal Prishtina i shkon në udhëtim Vëllaznimit.

  • Norvegjia afër kualifikimit në botëror pas 28 vitesh

    Norvegjia afër kualifikimit në botëror pas 28 vitesh

    Kombëtarja e Norvegjisë është afër për të siguruar kualifikimin në kampionatin botëror pas 28 vitesh,ku në shtëpi mposhti Estoninë me rezultat 4:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me tempo jo edhe aq të fortë,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Norvegjia dominoi në tërësi,ku së pari Alexander Sorloth shënoi për 1:0 në minutën e 50të,e më pas i njëjti shënoi në minutën e 52-të për 2:0.

    Erling Haaland shënoi për 3:0 në minutën e 56-të,kurse sulmuesi i Man.City-it realizoi për 4:0 në minutën e 62-të.

    Golin e nderit për Estoninë e realizoi Robi Saarma në minutën e 65-të për 4:1,që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Norvegjia mund ta sigurojë përfundimisht biletën për botërorin e vitit 2026,dhe atë nëse Italia nuk fiton ndaj Moldavisë.

  • Shqipëria në mision historik sonte ndaj Andorrës – Silvinho zgjedh formacionin që synon “Play Off”-in e Botërorit 2026

    Shqipëria në mision historik sonte ndaj Andorrës – Silvinho zgjedh formacionin që synon “Play Off”-in e Botërorit 2026

    Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj moderne, përballë Andorrës, në takimin e parafundit të kualifikueseve për Botërorin 2026.

    Sfida do të luhet në orën 20:45, dhe pritet me emocion të madh nga tifozët kuqezi, të cilët shpresojnë që djemtë e Silvinhos të hedhin një tjetër hap drejt ëndrrës për pjesëmarrje në fazën “Play Off”.

    Vëmendja nuk është vetëm në Andorrë — paralelisht zhvillohet edhe ndeshja Angli – Serbi, ku një fitore e anglezëve do të ishte ndihmë e madhe për kuqezinjtë në garën për vendin e dytë në Grupin K.

    Trajneri Silvinho ka zyrtarizuar formacionin që do të zbresë në fushë, duke i besuar një treshjeje sulmuese plot energji dhe kreativitet: Hoxha, Manaj dhe Broja do të udhëheqin repartin ofensiv në kërkim të fitores që mund të shkruajë historinë.

    FORMACIONET ZYRTARE

    ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.

    Trajner: Koldo Alvarez

    SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.

  • Zyrtare: Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit – tashmë quhet vetëm “Bernabéu”

    Zyrtare: Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit – tashmë quhet vetëm “Bernabéu”

    Një ndryshim historik ka ndodhur në Real Madrid: klubi madrilen ka vendosur që stadiumi i tij legjendar të quhet vetëm “Bernabéu”, duke hequr pjesën “Santiago” nga emërtimi i mëparshëm.

    Ky vendim shënon një moment të veçantë në historinë e klubit, pasi “Santiago Bernabéu” ka qenë emri i stadiumit për më shumë se shtatë dekada, në nder të ish-presidentit të famshëm që transformoi Real Madridin në një nga klubet më të mëdha të botës.

    Sipas mediave spanjolle, ky ndryshim është bërë si pjesë e një ribrandimi modern të klubit dhe stadiumit, i cili pas rinovimit shumëvjeçar tashmë është kthyer në një nga impjantet më moderne dhe më luksoze në botën e futbollit.

    Megjithatë, pavarësisht heqjes së emrit “Santiago” nga emërtimi zyrtar, klubi thekson se trashëgimia dhe kontributi i Bernabéut historik mbeten thelbësore për identitetin e Real Madridit.

    Ky hap vjen në prag të fazës përfundimtare të projekteve të stadiumit, që pritet të sjellë një përvojë të re për tifozët, me teknologji të avancuar, hapësira komerciale dhe evente të mëdha ndërkombëtare.

  • Barcelona kërkon rikthimin madhështor në “Camp Nou” me 45 mijë tifozë

    Barcelona kërkon rikthimin madhështor në “Camp Nou” me 45 mijë tifozë

    Pas gati tre vitesh mungesë, Barcelona është gati të rikthehet në “Camp Nou”, dhe tashmë ka paraqitur një kërkesë të re zyrtare për të lejuar praninë e deri në 45,000 tifozëve në ndeshjen e parë të rikthimit.

    Sipas raportimeve të El Mundo Deportivo, klubi katalanas ka dorëzuar një dokument të detajuar në Këshillin Bashkiak të Barcelonës, duke kërkuar miratimin për rritjen e kapacitetit të stadiumit. Aktualisht, autoritetet lokale janë duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet që në ditët e ardhshme të zhvillohet një inspektim teknik në impiant.

    Megjithëse puna në fushën e lojës është përfunduar plotësisht, disa pjesë të infrastrukturës dhe tribunave ende nuk janë përfunduar në mënyrë të plotë për të operuar me kapacitet maksimal. Aktualisht, stadiumi mund të presë rreth 27,000 spektatorë, por drejtuesit e klubit janë të bindur se kushtet aktuale lejojnë një kapacitet prej 45,000 tifozësh në mënyrë të sigurt.

    Ky hap do të kishte ndikim të madh financiar, pasi Barcelona po vlerëson të ardhurat e konsiderueshme që do të gjenerohen nga rikthimi i tifozëve në shtëpinë historike të klubit, e cila ka qenë në rikonstruksion që nga viti 2022.

    Nëse gjithçka shkon sipas planit, Barcelona pritet të luajë ndeshjen e parë në “Camp Nou” në fund të nëntorit, duke shënuar një moment historik për klubin dhe tifozët e saj — një rikthim i shumëpritur në stadiumin legjendar që ka qenë zemra e futbollit katalanas për dekada.

  • Antonio Conte merr pushim pas humbjes me Bolognën, Napoli qetëson tifozët: “Gjithçka është planifikuar”

    Antonio Conte merr pushim pas humbjes me Bolognën, Napoli qetëson tifozët: “Gjithçka është planifikuar”

    Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka marrë një javë pushim, përfshirë edhe tri ditët e ardhshme, duke përfituar nga pauza e kampionateve për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare.

    Klubi kampion i Italisë ka sqaruar se ky vendim ishte i planifikuar prej kohësh dhe se nuk ka asnjë lidhje me humbjen ndaj Bolognës në Serie A. “Conte nuk do të drejtojë stërvitjen për tre ditët e ardhshme, me miratimin e klubit”, thuhet në njoftimin e Napolit.

    Megjithatë, mungesa e tij ka ngjallur menjëherë spekulime në media, sidomos pas disfatës në kampionat. Për këtë arsye, presidenti Aurelio De Laurentiis reagoi publikisht me një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke mohuar çdo aludim për dorëheqje të trajnerit.

    Gjatë kësaj periudhe, Conte do të kalojë fundjavën me familjen e tij në Torino, ndërsa seancat stërvitore të ekipit do të drejtohen nga asistenti Christian Stellini.

    Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Antonio Conte do të rikthehet në pankinën e Napolit të hënën, më 17 nëntor, për të rifilluar përgatitjet për ndeshjet e ardhshme në Serie A.

  • Goditje për Slloveninë para ndeshjes me Kosovën: Oblak dhe Šeško në dyshim për sfidën vendimtare

    Goditje për Slloveninë para ndeshjes me Kosovën: Oblak dhe Šeško në dyshim për sfidën vendimtare

    Kombëtarja e Sllovenisë mund të përballet me mungesa të mëdha në ndeshjen vendimtare kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Sipas mediave sllovene, portieri legjendar i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka pësuar një lëndim dhe është në rrezik të mos luajë të shtunën. “Sportklub.n1info.si” raporton se ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit kombëtar nga e hëna deri të mërkurën, megjithëse ka qëndruar me skuadrën për terapi dhe seanca fitnesi.

    Federata Sllovene e Futbollit ka shprehur shqetësim se Oblak mund të mos arrijë të rikuperohet në kohë, edhe pse vetë lojtari mbetet i vendosur të jetë gati për ndeshje, pavarësisht dhimbjeve të vazhdueshme.

    Problemet për trajnerin Matjaz Kek nuk mbarojnë këtu. Ylli i Manchester United, Benjamin Šeško, është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në gju, duke i shtuar më tej vështirësitë e skuadrës përpara sfidës me Dardanët.

    Kjo situatë mund të jetë një lajm i mirë për Kosovën, që të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, do të kërkojë një fitore historike për të mbajtur gjallë shpresat drejt Botërorit 2026.

  • 102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    Federata Turke e Futbollit(TFF) ,ka marrë vendime për futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve që tronditi futbollin turk.

    102 futbolistë nga dy ligat kryesore janë pezulluar,duke përfshirë dy yje të gjigantit të mirënjohur Galatasaray Metehan Baltaci dhe Eren Elmali ku ky i fundit u përjashtua nga Kombëtarja e Turqisë.

    Përndryshe Baltaci u pezulla rreth 9 muaj,kurse në anën tjetër Elmali vetëm 45 ditë.

    Ndërkohë ndeshjet e ligës së dytë dhe të tretë në Turqi janë pezulluar,teksa hetimet për skandalin janë duke vazhduar.

    Kujtojmë që 149 gjyqtarë në futbollin turk janë pezulluar nga TFF,kjo për shkak se kanë hapur llogari në baste sportive.

  • Plisat reagojnë ashpër ndaj drejtuesve të KB Prishtina: “Klubi po shkatërrohet nga keqmenaxhimi”

    Plisat reagojnë ashpër ndaj drejtuesve të KB Prishtina: “Klubi po shkatërrohet nga keqmenaxhimi”

    Grupi i tifozëve të KB Prishtina, Plisat, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj menaxhmentit aktual të klubit, duke i akuzuar drejtuesit për keqmenaxhim, mungesë transparence dhe kapje të klubit për interesa personale.

    Sipas reagimit, takimet dhe premtimet për përmirësim nuk kanë sjellë asnjë rezultat, ndërsa “klubi është kthyer në pronë të individëve që e menaxhojnë sipas qejfit të tyre”. Plisat përmendin me emër Blerand Stavilevcin dhe Florian Miftarin, të cilët, sipas tyre, kanë dështuar në menaxhim dhe kanë shkatërruar unitetin brenda klubit.

    Ata e quajnë emërimin e Ferit Zekollit si kryetar të klubit “të paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin”, duke theksuar se gjithçka është bërë për ta mbajtur klubin nën kontroll personal. Gjithashtu, tifozët kanë ngritur shqetësime serioze për mospagesën e lojtarëve dhe qirave të banesave, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti ndaj sportistëve.

    Në reagim, Plisat kërkojnë që menjëherë të mblidhet bordi dhe të thirret kuvendi i rregullt, në mënyrë që të zgjidhen drejtues të rinj dhe legjitimë.

    “Ky klub nuk është i asnjë individi – është i qytetit dhe i tifozëve të tij. Dashuria jonë për Prishtinën nuk lidhet me emra, por me ngjyrat që i mbajmë në zemër. Mos na e testoni durimin!”, thuhet në fund të reagimit.

  • Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Ish‑ylli i NFL-it, Antonio Brown, u la i lirë nga burgu i Miami‑t pasi pagoi garancinë prej 25 000 dollarëve. Ai është akuzuar për tentim vrasje të shkallës së dytë dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. 

    Në pamjet që kanë dalë në publik, Brown del nga qelia në Qendrën e Korrigjimit „Turner Guilford Knight“, shoqëruar nga avokati i tij, me një çantë me sende personale. Më pas ai ndalon tek një kamion ushqimi për të blerë diçka para se të hipë në makinën e avokatit dhe të largohet.

    Ngjarja e cila e ka futur në burg fillimisht ka ndodhur më 16 maj në Miami, pas një ndeshjeje boksi për VIP-at. Brown akuzohet se ka qëlluar me armë një person pas një sherri fizik, ndërsa një plumb thuhet se ka prekur qafën e viktimës.

    Gjyqtarja Mindy Glazer caktoi garancinë dhe vendosi kushte të rreptadhe ato janë:  Brown duhet të mbajë monitorin GPS në kyçin e këmbës, pasaporta është dorëzuar dhe burg shtëpiak në shtëpinë e tij në Countyn Broward, Florida, po ashtu i ndalohet çdo kontakt me të akuzuarin e përfshirë në ngjarje.

    Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 15 vjet burg dhe gjobë deri në 10 000 dollarë.

    https://www.tmz.com/watch/antonio-brown-prison-release-11-13-2025/?adid=share-tw