ATV

Category: Sport

  • Kamp në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

    Kamp në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

    Në Pejë po mbahet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor një javor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga shtetet si Turqia, Kroacia dhe Suedia.

    Gjatë këtij kampi, xhudistët po përgatiten intenzivisht për garat e ardhshme.

    Kampi po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, si dhe trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Kushtrim Gashi dhe Tomoe Yokoyama. /ATVLIVE.TV

  • Ndërpritet bashkëpunimi: Vëllaznimi largon trajnerin Rexhepi

    Ndërpritet bashkëpunimi: Vëllaznimi largon trajnerin Rexhepi

    Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner, pasi tekniku i deritanishëm, Xhengis Rexhepi, është shkarkuar.

    Humbja e fundit ndaj Vushtrrisë në Ligën e Parë ka bërë që drejtuesit e klubit gjakovar të marrin vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.

    Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Vëllaznimit, e cila njoftoi se kontrata me Rexhepin është ndërprerë.

    Pas 17 ndeshjeve në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në pozitën e katërt me 33 pikë, katër më pak se kryesuesi Vushtrria.

    Njoftimi i plotë i klubit gjakovar:

    “Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. Kryetrajnerit Rexhepi i shprehim falënderimin për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme. Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.

    Me respekt,

    KF Vëllaznimi.” . /ATVLIVE.TV

  • Kosova shënon rekord historik në renditjen e FIFA-s

    Kosova shënon rekord historik në renditjen e FIFA-s

    Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një arritje historike në përditësimin më të fundit të renditjes së FIFA-s, pas paraqitjeve të shkëlqyera në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    ‘Dardanët’ siguruan një vend në ‘play-off’-in e Botërorit 2026 duke e mbyllur Grupin B në pozitën e dytë, ku u përballën me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.

    Në këtë kampanjë, Kosova arriti tre fitore, dy barazime dhe një humbje. Kulmi i paraqitjeve pozitive erdhi me fitoren ndaj Sllovenisë në Ljubljanë dhe barazimin ndaj Zvicrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Këto rezultate kanë kontribuar që Kosova të shënojë një tjetër ngritje të konsiderueshme në renditjen e FIFA-s, pas asaj të nëntorit të këtij viti.

    Kosova është ngjitur për katër vende dhe tani renditet në pozitën e 80-të, duke lënë pas përfaqësuese si Curaçao, Guinea dhe Mali i Zi.

    Ndërkohë, Shqipëria ka rënë dy pozita dhe aktualisht mban vendin e 63-të. /ATVLIVE.TV

  • Ruben Amorim:Nuk ishte rrugëtim i lehtë periudha e parë tek Man United

    Ruben Amorim:Nuk ishte rrugëtim i lehtë periudha e parë tek Man United

    Trajneri portugez Ruben Amorim,ka folur për periudhën e parë tek gjiganti anglez Man United.

    Amorim për Stan Sport ka deklaruar se ishte një rrugëtim i vështirë,por thotë se kjo ishte e domsodoshme.

    “Kam mësuar shumë gjatë vitit të kaluar. Jam një trajner më i mirë tani dhe jam gati për të ardhmen, por edhe për të tashmen. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm”

    Përndryshe Amorim shton se progresi që është bërë në ndeshjet e fundit është rezultat i mësimeve nga e kaluara,dhe si trajner sipas tij është transferuar nga këto.

    Kujtojmë që Man United pas 11 xhirove ka grumbulluar 18 pikë.

  • Dëmtimi i Brojës nuk është kaq serioz, sulmuesi rikthehet te Burnley

    Dëmtimi i Brojës nuk është kaq serioz, sulmuesi rikthehet te Burnley

    Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar gjatë ndeshjes ndaj Anglisë, ku duket se pësoi një dëmtim të rëndë.

    Megjithatë, situata duket më pak e shqetësuese nga sa u mendua në fillim. Sipas raporteve nga mediat angleze, Broja është rikthyer te Burnley mëngjesin e djeshëm.

    Sulmuesi shqiptar ka kaluar një kontroll mjekësor me specialistët e klubit dhe tani është planifikuar një seri ekzaminimesh të tjera, për të vlerësuar më thellë dëmtimin.

    Sipas informacionit të fundit, bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe pritet që mungesa e tij në fushë të jetë vetëm për disa ditë. Pasi të rikuperohet, ai do të kthehet në skuadër për të luftuar për minuta në ekipin e Burnley. /ATVLIVE.TV

  • Antonio Rudiger mund të rinovojë me Real Madridin

    Antonio Rudiger mund të rinovojë me Real Madridin

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,po synon që të arrij një marrëveshje të re me yllin e skuadrës.

    Sipas raportimit të mediave qendërmbrojtësi gjerman Antonio Rudiger pritet të rinovojë me “Los Blancos”,dhe është i prirur që të vazhdojë përtej këtij sezoni.

    Përndryshe edhe tek Reali janë të bindur se gjermani do të vazhdojë në Santiago Bernabeu,teksa në anën tjetër shumë klube nga Arabia Saudite synojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

    Por gjermani është i vendosur që të qëndrojë në Evropë,dhe është i bindur që të vazhdojë në nivele të larta.

    Kujtojmë që Antonio Rudiger deri më tani ka bërë 1 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat.

  • Fillon shitja e biletave të superderbit shqiptar,  Drita – Shkendija

    Fillon shitja e biletave të superderbit shqiptar, Drita – Shkendija

    KA FILLUAR SHITJA E BILETAVE!

    Drita – Shkendija – superderbi shqiptar në fazën e ligës të UEFA Conference League

    Njoftimi i klubit:

    “Të nderuar tifozë,

    Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane. Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqipëtar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës!

    Tifozet tanë “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore, ndersa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.

    Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, në UEFA Conference League

    Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqipëtare!”

  • Éder Militão lëndohet dhe do mungojë te Real Madrid

    Éder Militão lëndohet dhe do mungojë te Real Madrid

    Lajm i keq për tifozët e Real Madrid! Éder Militão, mbrojtësi i skuadrës, ka pësuar një lëndim në muskujt aduktorë, sipas testimeve zyrtare të klubit.

    Real Madrid konfirmoi se Militão do të mungojë për të paktën dy javë, duke i dhënë kohë të plotë për rikuperim të sigurt. Lëndimi i mbrojtësit brazilian vjen në një moment kritik të sezonit, por stafi mjekësor dhe trajneri janë duke bërë të gjitha përgatitjet për t’i mundësuar rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt në fushë.

    Tifozët janë duke i dërguar urime shërimi të shpejtë yllit të mbrojtjes, ndërsa Real Madrid do të duhet të gjejë zgjidhje të përkohshme për t’u përballur me sfidat e ardhshme të La Liga dhe Ligës së Kampionëve.

  • Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

    Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

    Federata e Basketbollit e Kosovës njofton me krenari se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

    Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist. Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

    Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

    Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

    Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese: Shqipëria – Kosova, ora 18:00. /ATVLIVE.TV

  • Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon

    Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon

    Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon pas humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Pafiakos Pafos, zhvilluar mbrëmë para publikut qipriot.

    Përballë një skuadre të konsoliduar dhe me eksperiencë ndërkombëtare, ferizajasit u munduan të prodhojnë lojë më të balancuar, por qipriotët edhe një herë e diktuan ritmin e lojës.

    Në dy setet e para, Pafiakos shfaqi efikasitet të lartë në sulm dhe organizim, duke shkëputur Ferizajn herët dhe duke i mbyllur setet identikisht 16–25.

    Seti i tretë ishte më i luftuar nga ana e Ferizajt, që arriti të qëndrojë më afër në rezultat dhe të shtyjë lojën deri në pikët e fundit.

    Megjithatë, me përvojë dhe stabilitet në momentet vendimtare, Pafiakos e mbylli duelin 22–25, duke vulosur edhe kualifikimin.

    Me këtë rezultat, u mbyll pjesëmarrja e Ferizajt në këtë edicion të CEV Challenge Cup. /ATVLIVE.TV