ATV

Category: Sport

  • Tovërlani rikthehet dhe nis menjëherë punën te Prishtina

    Tovërlani rikthehet dhe nis menjëherë punën te Prishtina

    Afrim Tovërlani është rikthyer në stolin e FC Prishtinës si trajner.

    “Toki” kthehet te bardhekaltërit pas 11 vitesh, vetëm një ditë pasi klubi shkarkoi Arsim Thaqin.

    Vetëm pak orë pas prezantimit, Tovërlani nuk humbi kohë dhe zhvilloi stërvitjen e tij të parë në krye të ekipit.

    Ndeshja e tij e parë në këtë rikthim do të jetë derbi lokal ndaj Prishtinës së Re, e cili do të luhet të shtunën.

    Po ashtu, edhe Prishtina e Re sapo kanë zyrtarizuar Qendrim Kida në krye të detyrës./ATVLIVE.TV

  • Barça i përgjigjet kritikave të Pérez: “Përgjigjja jonë vjen në fushë”

    Barça i përgjigjet kritikave të Pérez: “Përgjigjja jonë vjen në fushë”

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, kritikoi ashpër Barcelonën të dielën, duke e lidhur klubin katalanas me çështjen “Negreira”.

    Përgjigjja nga Barça erdhi përmes zëvendëspresidentit Rafa Yuste, i cili, gjatë një deklarate për mediat në Londër, theksoi: “Sot duhet të përgjigjemi në fushë”, duke shtuar se “kjo është një ditë për të menduar për ndeshjen”.

    Ai vuri në dukje se përballja e mbrëmjes është kundër vendit të dytë të Premier League, “një skuadër që po luan shumë mirë, por ne duhet të tregojmë se jemi Barça”.

    Me këtë reagim, Yuste synoi të zhvendosë vëmendjen te loja dhe të shmangë përshkallëzimin e polemikave, duke theksuar se përgjigjja më e mirë duhet të vijë nga paraqitja në fushë. /ATVLIVE.TV

  • Evertoni i shkaktoi humbje, Amorim: “Kam frikë se mos kthehemi te sezoni i kaluar”

    Evertoni i shkaktoi humbje, Amorim: “Kam frikë se mos kthehemi te sezoni i kaluar”

    Manchester United u mposht nga Evertoni në Premier League të hënën mbrëma.

    “Djajtë e Kuq” luajtën pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më shumë, pasi Idrissa Gueye u përjashtua në pjesën e parë në mënyrë të pazakontë, pas një konflikti me bashkëlojtarin e tij, Michael Keane.

    Kjo dukej si mundësia ideale që Ruben Amorim dhe skuadra e tij të regjistronin një tjetër rezultat pozitiv këtë sezon.

    Edhe pse Manchester United luante pa sulmuesit e lënduar Matheus Cunha dhe Benjamin Sesko, trajneri portugez kishte ende në dispozicion emra si Joshua Zirkzee, Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Bruno Fernandes për fazën krijuese dhe atë sulmuese.

    Evertoni shënoi në pjesën e parë me Kiernan Dewsbury-Hall dhe më pas mbrojti në mënyrë të shkëlqyer për të ruajtur epërsinë deri në fund.

    Kjo ishte hera e parë që David Moyes mposhti Manchester United në karrierën e tij, ndërsa humbja shtoi edhe më shumë pikëpyetjet rreth Amorimit, ekipit dhe qëndrueshmërisë së tyre këtë sezon.

    Pas ndeshjes, Amorim pranoi shqetësimin e tij më të madh:

    “Kam frikë se mos kthehemi te ndjesia e sezonit të kaluar. Kjo është frika ime më e madhe. Duhet të punojmë së bashku dhe të jemi më të mirë.”

    Para kësaj sfide, Manchester United ishte i pamposhtur në pesë ndeshje radhazi të Premier League dhe dukej se skuadra kishte krijuar ritëm. Një fitore do t’i afronte ndjeshëm me zonën e top katërshes.

    Megjithatë, problemet e vjetra mbeten: mungesa e kreativitetit, përfundimet e dobëta para portës, humbja e fokusit nga mesfusha në momente kyçe dhe një mbrojtje ende e papjekur. Këto janë çështjet që Amorim duhet t’i zgjidhë urgjentisht.

    Ai shtoi:

    “Nuk luajtëm mirë. Nuk e kuptuam lojën dhe thjesht shkonim me rrjedhën e saj – kjo më shqetëson më shumë. Të gjithë lavdëronin progresin tonë javët e fundit, por unë thosha se nuk jemi ende aty. Jam vërtet i zhgënjyer me mënyrën si u paraqitëm, veçanërisht në shtëpi, duke parë edhe rezultatet e ekipeve të tjera këtë fundjavë.”

    Manchester United aktualisht ndodhet në vendin e dhjetë dhe javën e ardhshme e pret një ndeshje e vështirë në transfertë ndaj Crystal Palace.

    Edhe pse progresi i fundit dukej premtues, disfata ndaj Evertonit u duk si dy hapa mbrapa. Amorim shpreson të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit për të forcuar skuadrën. /ATVLIVE.TV

  • Liverpool përballet me mungesa para ndeshjes ndaj PSV-së

    Liverpool përballet me mungesa para ndeshjes ndaj PSV-së

    Liverpool do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

    “Redsat” do të presin në “Anfield” skuadrën e PSV-së, në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

    Megjithatë, Liverpooli mund të përballet me disa mungesa. Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Conor Bradley nuk u panë në stërvitjen e sotme me skuadrën, duke ngritur dilema rreth paraqitjes së tyre.

    Mbetet të shihet nëse trajneri Slot do t’i përfshijë në listë për këtë takim.

    Ndeshja do të luhet nesër në orën 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Reket i vogël, ëndrra të mëdha – Serena Williams krenohet për aftësitë në tenis të vajzës 2-vjeçare

    Reket i vogël, ëndrra të mëdha – Serena Williams krenohet për aftësitë në tenis të vajzës 2-vjeçare

    Serena Williams po shpërndan llojin më të ëmbël të trashëgimisë sportive. Në një postim të rrallë në Instagram, kampionia e 23 “Grand Slam”-eve ndau disa foto të adhurueshme të vajzës së saj 2-vjeçare, Adira, teksa provonte hapat e parë në tenis.

    E veshur me një veshje të vogël tenisi dhe me një raketë miniaturë në dorë, Adira mundohej të mbante topin mbi të, madje duke imituar edhe lëvizjen e “forehand”-it të mamasë. Serena e shoqëroi momentin me mbishkrimin e thjeshtë: “Po ndaj pasionin tim për tenis me vajzën time më të vogël.”

    Fansat, natyrisht, u çmendën: “Kampione në formim,” shkroi dikush, ndërsa një tjetër parashikoi me humor: “Kampionia e “US Open 2040”, ja ku po vjen!”

    Edhe pas tërheqjes nga sporti, Serena vazhdon të inspirojë thjesht këtë herë partnerja e saj e dysheve është një vogëlushe me shumë potencial.

  • Lajmi i fundit: Dean Huijsen nuk do të luajë ndaj Olympiacos në kuader të Ligës së Kampionëve

    Lajmi i fundit: Dean Huijsen nuk do të luajë ndaj Olympiacos në kuader të Ligës së Kampionëve

    Real Madrid po përgatitet për udhëtimin e radhës në Greqi, ku do të përballet me Olympiacos në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri Xabi Alonso do të duhet të përballet me mungesën e disa lojtarëve kyç për këtë ndeshje të rëndësishme.

    Përveç portierit që do të mungojë për arsye të njohura, Dean Huijsen nuk do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj grekëve. Mbrojtësi 20-vjeçar ka vazhduar të ketë probleme muskulore që e kanë penguar të stërvitet plotësisht këtë javë, dhe testet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk është gati për të udhëtuar.

    Huijsen, i cili ka luajtur pjesërisht ndaj Elche, do të humbasë një tjetër sfidë të rëndësishme, duke e detyruar Alonsos të bëjë ndryshime në mbrojtje për të ruajtur stabilitetin e skuadrës.

    Real Madrid vjen pas një serie prej tre ndeshjesh pa fitore, ndërsa barazimi ndaj Elches e ka ulur avantazhin në krye të La Ligës në vetëm një pikë. Ekipi do të kërkojë fitoren në Mesdhe, ku çdo pikë do të jetë vendimtare për vazhdimin e aventurës në Champions League.

  • “Uragani” Kane qëndron në Mynih: Nuk ka plane largimi

    “Uragani” Kane qëndron në Mynih: Nuk ka plane largimi

    Në intervistën e fundit për gazetën “Bild”, Harry Kane, 32 vjeç, ka lënë të kuptohet se nuk ka ndër mend të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, edhe pse në kontratën e tij me klubin bavarez ekziston një klauzolë shitjeje që hyn në fuqi në verën e 2026-ës.

    “As kam pasur kontakte me ndonjë klub tjetër, dhe as ndonjë klub nuk ka kërkuar të kontaktojë me mua. Ndihem shumë rehat me situatën aktuale, edhe pse ende nuk kam biseduar me Bayern-in për të ardhmen,” tha Kane, i cili ka shënuar 28 gola në 18 ndeshje zyrtare këtë sezon.

    “Jam shumë i lumtur në Mynih dhe nuk kemi nevojë të ngutemi për të diskutuar një kontratë të re. Fillimisht duhet të mbyllim sezonin dhe më pas Botërorin e 2026-ës. Por gjasat që të ndryshoj klubin verën e ardhshme janë të vogla,” shtoi sulmuesi i njohur. /ATVLIVE.TV

  • Përtej golave: Messi vazhdon të thyejë rekordet në ndikim dhe asistime

    Përtej golave: Messi vazhdon të thyejë rekordet në ndikim dhe asistime

    Lionel Messi po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 900 golave në karrierë, por rekordi personal nuk është i vetmi argument që e vendos “Pleshtin” në panteonin e futbollit, krah legjendave si Pelé dhe Maradona. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në lojë, me gola dhe asiste, mbetet i pakrahasueshëm.

    Në fitoren 4-0 të Inter Miami ndaj Cincinnati-t, ku shënoi një gol dhe dha një asist, kampioni i botës arriti një tjetër prag simbolik:

    1300 kontribute në karrierë – 896 gola dhe 404 asistime.

    Sa i përket numrit total të golave, Messi qëndron pas Kristiano Ronaldos, i cili vijon të mbajë kryesimin me 954 realizime, por në asistime diferenca është e madhe:

    Messi me 404, ndaj 259 të CR7-ës.

    Argjentinasi ka barazuar legjendën Ferenc Puskas, ndërsa për nga ndikimi total në lojë mbetet mbi emra të mëdhenj si Pelé, Johan Cruyff, Thomas Müller, Kevin De Bruyne dhe Ángel Di María.

    Me 1135 ndeshje në karrierë mes Barcelonës, PSG-së, Inter Miami-t dhe Kombëtares së Argjentinës, Messi ka një mesatare marramendëse:

    1.15 gola + asist për ndeshje, ose një kontribut çdo 72 minuta – një ritëm që e vendos përpara rivalit më të madh, Kristiano Ronaldos.

    Messi vazhdon të shkruajë historinë, dhe çdo ndeshje e re është një hap më tej drejt përjetësisë në futboll.

  • Pep Guardiola arrin ndeshjen e 100 në Champions League me Manchester City

    Pep Guardiola arrin ndeshjen e 100 në Champions League me Manchester City

    Sot në mbrëmje, Manchester City do të luajë ndaj Bayer Leverkusen në Champions League. Kjo do të jetë ndeshja e 100 për Pep Guardiolën si trajner i “qytetarëve” në këtë kompeticion.

    “E kuptoj që po plakem! Por kjo është pozitive, sepse tregon se çdo sezon kemi qenë aty. Shpresoj që edhe sezonin tjetër të jemi përsëri”, tha trajneri spanjoll.

    “Është një garë e madhe dhe e veçantë për lojtarët, të cilët e duan çdo sfidë. Për klubin, sa i përket reputacionit, prestigjit dhe financave, Champions League është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi Guardiola.

    Ai gjithashtu theksoi: “Ka më shumë zhgënjime sesa momente të bukura. Në fazat e grupeve kemi qenë shpesh në krye, përveç sezonit të kaluar, por gjithmonë ka qenë një përvojë e shkëlqyer. Jo gjithçka është e lehtë ose e rehatshme për mua dhe ekipin, por kjo është pjesë e asaj që jemi si klub dhe si ekip. Është e rëndësishme ta jetojmë këtë sfidë.” / ATVLIVE.TV

  • Mourinho shpërthen para sfidës me Ajax-in: “Mjaft më me kritikat”

    Mourinho shpërthen para sfidës me Ajax-in: “Mjaft më me kritikat”

    Atmosfera te Benfica është e nxehtë para përballjes vendimtare të Champions League ndaj Ajax-it, dhe Jose Mourinho nuk e fshehu aspak tensionin në konferencën për shtyp.

    Të dy skuadrat janë ende pa pikë në grup, ndërsa presioni mbi trajnerin portugez është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të zbehta të ekipit. Pyetjet e vazhdueshme të gazetarëve për lojën e dobët në Kupën e Portugalisë irrituan Mourinhon, i cili reagoi hapur duke shprehur pakënaqësinë e tij.

    I pyetur nëse kritikat e tij ndaj lojtarëve mund të krijojnë probleme brenda dhomës së zhveshjes, ai u përgjigj me një krahasim të drejtpërdrejtë:

    “Edhe prindërit s’janë gjithmonë të butë. Ka faza. Kështu është edhe këtu.”

    Mourinho u tregua i prerë edhe kur u pyet për situatën e Ivanovic, duke akuzuar disa gazetarë për “shtrembërim të fakteve” dhe duke mbrojtur futbollistin:

    “Është një djalë fantastik, punon shumë. Komentoni sa të doni, por mos shpikni.”

    Benfica udhëton në Amsterdam në kërkim të fitores së parë evropiane dhe qetësisë që i mungon prej javësh. Për Mourinho-n, kjo sfidë vlen shumë më tepër se tre pikë.