ATV

Category: Sport

  • Fisnik Asllani nën vëzhgimin e klubit të madh evropian

    Fisnik Asllani nën vëzhgimin e klubit të madh evropian

    Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha falë formës së tij të shkëlqyer te Hoffenheimi dhe Kombëtarja e Kosovës.

    23-vjeçari ka qenë i ndjekur nga skuadra si Bayern, Barcelona dhe Roma, por tashmë në garë është futur edhe Borussia Dortmund, e cila e sheh atë si zëvendësues të mundshëm të sulmuesit Serhou Guirassy.

    “Verdhezinjtë” kishin shfaqur interes edhe gjatë verës së kaluar, por Asllani vendosi të qëndronte te Hoffenheimi.

    Në këtë sezon, ai ka numëruar 13 paraqitje me Hoffenheimin, duke shënuar 6 gola dhe regjistruar 3 asistime. /ATVLIVE.TV

  • 5 vjet pa Maradonën: Dita që tronditi botën e futbollit

    5 vjet pa Maradonën: Dita që tronditi botën e futbollit

    25 nëntori konsiderohet një nga ditët më tronditëse për botën e futbollit, pasi shënon 5-vjetorin e vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Maradona. Humbja e tij tronditi tifozët argjentinas dhe ata të Napolit, klubit ku Maradona shkëlqeu në fushë.

    Pesë vjet pas ndarjes nga jeta, rrethi i tij i ngushtë ende nuk ka arritur një marrëveshje për disa çështje të rëndësishme. Ekzistojnë dy fraksione të papajtueshme: nga njëra anë, pesë motrat e
    Maradonës, të udhëhequra nga avokati Matías Morla, që zotërojnë markën tregtare “Diego Maradona” dhe mbrojnë dokumentet që Maradona kishte nënshkruar gjatë jetës.

    Nga ana tjetër janë pesë fëmijët e tij – Dalma, Gianinna, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando – të cilët po kërkojnë kontroll mbi të njëjtën markë, edhe pse ata tashmë kanë trashëguar sipas ligjit pasuri dhe apartamente të ndryshme nga Maradona.

    Diego Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 si pasojë e një arresti kardiak, duke lënë një boshllëk të madh në botën e futbollit dhe në zemrat e tifozëve të tij. /ATVLIVE.TV

  • Në Prishtinë nis IHF Trophy për hendbollistet U17 dhe U19

    Në Prishtinë nis IHF Trophy për hendbollistet U17 dhe U19

    Të mërkurën në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Kjo garë organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti. Për Federatën e Hendbollit të Kosovës, IHF Trophy ka qenë një ngjarje shumë e suksesshme, duke sjellë kualifikime për Kombëtaret tona në Kampionate Botërore tri herë deri më tani.

    Në sportet tjera kolektive, Kosova ende nuk ka pasur pjesëmarrje në Botëror, por në hendboll kjo ka ndryshuar. Në vitin 2019 në Spanjë garoi Kombëtarja U21 e hendbollistëve. Në vitin 2024, në Kinë, Kosova ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror për hendbollistet deri në 18 vjet, ndërsa sivjet në Egjipt mori pjesë në Botërorin U19 për hendbollistë.

    IHF Trophy zhvillohet në dy nivele: kontinentale dhe ndërkontinentale. Fituesit e fazës kontinentale paraqiten në fazën ndërkontinentale, ndërsa fituesit e këtij niveli kualifikohen për Botëror për grupmoshën përkatëse.

    Në Prishtinë, nga e mërkura deri të dielën mbahet IHF Trophy për hendbollistet U17 të zonës evropiane. Ndërkohë, nga 2 deri më 6 dhjetor zhvillohet IHF Trophy për hendbollistet U19, gjithashtu për zonën evropiane. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Në të dy grupmoshat, Kombëtarja e Kosovës synon vendin e parë dhe aspiron të vazhdojë historinë e sukseseve në hendbollin evropian. /ATVLIVE.TV

  • Prishtina e Re emëron trajnerin e ri: Qendrim Kida merr drejtimin e skuadrës

    Prishtina e Re emëron trajnerin e ri: Qendrim Kida merr drejtimin e skuadrës

    Pas dorëheqjes së trajnerit Shpëtim Babaj, ekipi Prishtina e Re ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit të parë. Klubi nga kryeqyteti njoftoi se Qendrim Kida ka marr detyrën e kryetrajnerit.

    Sipas njoftimit të klubit, ky vendim është pjesë e strategjisë së re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe rikthimin e mentalitetit fitues.

    Njoftimi i klubit:

    “Emërimi i Qendrim Kida si Kryetrajner i ekipit të parë vjen si hap i rëndësishëm në procesin e ristrukturimit. Klubi beson se me angazhimin e tij hapet një kapitull i ri drejt stabilizimit dhe progresit.”

    Prishtina e Re shprehet e bindur se përmes punës, disiplinës dhe bashkëpunimit, skuadra do të rikthehet në nivelin që synon dhe meriton.

    Në fund, klubi i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese trajnerit të ri në detyrën e tij.

    Kujtojmë se Prishtina e Re mban vendin e fundit në tabelën e Superligës, me vetëm 9 pikë nga 14 ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Para ndeshjes Drita–Shkëndija, vjen mesazhi i fortë: “Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”

    Para ndeshjes Drita–Shkëndija, vjen mesazhi i fortë: “Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”

    Të enjten, më 27 nëntor, në Ligën e Konferencës do të zhvillohet një derbi i veçantë shqiptar.

    Drita pret Shkëndijën në ndeshjen e xhiros së katërt, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, vetëm një ditë para Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Para takimit, Shkëndija publikoi një postim simbolik në rrjetet sociale, duke shkruar:

    “Përtej kufijve, ne jemi një. Një komb, dy skuadra, një ndjenjë.”

    Sa i përket rezultateve deri më tani, pas tri xhirove Drita ka grumbulluar pesë pikë (dy barazime dhe një fitore), ndërsa Shkëndija numëron katër pikë (një fitore, një barazim dhe një humbje). /ATVLIVE.TV

  • Përballje e fortë në Champions League: FC Prishtina 01 dhe FC Riga ndahen pa fitues

    Përballje e fortë në Champions League: FC Prishtina 01 dhe FC Riga ndahen pa fitues

    Klubi i futsalit FC Prishtina 01 dhe FC Riga u ndanë baraz 3-3 në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të UEFA Futsal Champions League.

    Skuadra kampione e Kosovës e nisi ndeshjen fuqishëm, duke dominuar minutat e para. Drilon Maxharraj shënoi golin e parë në minutën e 6-të dhe më pas dyfishoi avantazhin në minutën e 10-të, duke e vendosur Prishtinën në epërsi 2-0.

    Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Viktor Kulepovs realizoi për 2-1, duke rikthyer shpresat për ekipin letonez.

    Pjesa e dytë solli më shumë intensitet. Daniel Airoso barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 32-të, por reagimi i FC Prishtina 01 erdhi menjëherë: Ramadan Alaj riktheu epërsinë duke shënuar për 3-2.

    Megjithatë, në minutat e fundit FC Riga arriti të shmangë humbjen me golin e Jose Edouardo, që vulosi barazimin 3-3.

    Ndeshja e kthimit do të luhet më 5 dhjetor në Riga, ku do të vendoset skuadra që kalon më tej. /ATVLIVE.TV

  • Chelsea–Barcelona në qendër të vëmendjes, zhvillohen dhe tetë ndeshje tjera

    Chelsea–Barcelona në qendër të vëmendjes, zhvillohen dhe tetë ndeshje tjera

    Sot (e martë) zhvillohen nëntë ndeshje në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Pas një pauze trejavore, gara më e madhe evropiane rikthehet me ndeshje që premtojnë shumë emocion dhe rivalitet.

    Përballja kryesore e mbrëmjes luhet në “Stamford Bridge”, ku Chelsea do të përballet me Barcelonën, me ndeshjen që nis në ora 21:00.

    Spektakël pritet edhe në takimet Manchester City – Bayer Leverkusen, Marseille – Newcastle dhe Borussia Dortmund – Villarreal.

    Po nga ora 21:00 zhvillohen edhe sfidat Bodo/Glimt – Juventus, Napoli – Qarabag dhe Slavia Prague – Athletic Bilbao.

    Ndërkohë, dy ndeshjet e orës 18:45 janë Galatasaray – Royale Union SG dhe Ajax – Benfica. /ATVLIVE.TV

  • E goditi me shuplakë bashkëlojtarin dhe u ndëshkua me të kuq, vjen reagimi i Gueyes

    E goditi me shuplakë bashkëlojtarin dhe u ndëshkua me të kuq, vjen reagimi i Gueyes

    Mesfushori i Evertonit, Idrissa Gueye, ka reaguar më në fund pasi goditi me shuplakë shokun e skuadrës Michael Keane dhe u ndëshkua me karton të kuq.

    Evertoni festoi një fitore të madhe 1-0 ndaj Manchester United në Old Trafford mbrëmë (e hënë), pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për gati 80 minuta.

    Kiernan Dewsbury-Hall ishte heroi i ndeshjes, por ndeshja u njollos nga një incident i çuditshëm në minutën e 13-të kur Gueye goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Keane, dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    Skenë skandaloze në ndeshjen e Ligës Premier – lojtari i Evertonit godet me shuplakë shokun e skuadrës, merr karton të kuq

    E gjitha ndodhi pasi Keane e qortoi Gueyen për një pasim të pakujdesshëm. Mesfushori senegalez reagoi dhunshëm, duke i rënë në fytyrë shokut të tij të skuadrës dhe duke e goditur me shuplakë, pas së cilës gjyqtari Tony Harrington i tregoi rrugën për në dhomën e zhveshjes.

    Fituesi i ndeshjes, Dewsbury-Hall e përshkroi situatën si një “moment çmendurie”, ndërsa pas ndeshjes, 36-vjeçari Gueye kërkoi falje publikisht nëpërmjet profilit të tij në Instagram.

    “Së pari, do të doja t’i kërkoja falje shokut tim të skuadrës Michael Keane”, shkroi fillimisht Gueye.

    “Marr përgjegjësi të plotë për reagimin tim. Gjithashtu u kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit, tifozëve dhe klubit. Ajo që ndodhi nuk pasqyron kush jam unë apo vlerat për të cilat qëndroj”.

    “Emocionet mund të jenë të forta, por asgjë nuk e justifikon një sjellje të tillë. Do të sigurohem që të mos ndodhë më kurrë”, përfundoi mesfushori.

  • Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka vendosur të mos llogarisë më në David Alabën, derisa mbrojtësi austriak të largohet nga klubi.

    Kwshtu raporton mediumi spanjoll “El Nacional”.

    Kontrata e Alabës me madrilenët skadon në qershor, por në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia që largimi i tij të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

    Nën drejtimin e Alonsos këtë sezon, Alaba është aktivizuar vetëm në tre ndeshje, duke grumbulluar rreth 150 minuta lojë. Kjo pasqyron qartë mungesën e besimit që trajneri bask ka te ai.

    Alonso vlerëson se Alaba nuk është më në nivelin e kërkuar për të qenë pjesë e formacionit titullar të Real Madridit dhe për të konkurruar për një vend në mbrojtje.

    Nëse austriaku nuk largohet gjatë janarit, ai pritet të ketë hapësirë vetëm në ndeshjet e Kupës së Mbretit, pasi në La Liga dhe Champions League, Alonso e ka përjashtuar përfundimisht nga planet e tij.

  • Francesco Calzona mund të largohet nga posti i trajnerit të Sllovakisë para ndeshjes kundër Kosovës

    Francesco Calzona mund të largohet nga posti i trajnerit të Sllovakisë para ndeshjes kundër Kosovës

    E ardhmja e trajnerit italian Francesco Calzona në stoin e Kombëtares së Sllovakisë mund të vihet në pikëpyetje.

    Sipas raportimeve të mediave italiani mund ta lë drejtimin e kombëtares sllovake,dhe atë para ndeshjes së fazës së play-off-it të Kupës së Botës kundër Kombëtares së Kosovës.

    Përndryshe në muajin shkurt do të mbahen zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Sllovakisë,dhe pikërisht do të diskutohet edhe e ardhmja e Calzonës në stolin e Kombëtares Sllovake.

    Në rast se tekniku italian largohet nga posti i trajnerit,atëherë Sllovakia duhet të kërkoj trajner për të zhvilluar ndeshjen vendimtare për play-oof të botërorit.