ATV

Category: Sport

  • Mbahet trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s

    Mbahet trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s

    Sot është mbajtur trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s.

    Në fokus ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit, trajnerëve dhe administratorëve, sipas standardeve moderne të futbollit amator.

    U prezantuan udhëzimet më të fundit të FIFA-s për një futboll amator të sigurt dhe të organizuar.

    Aktiviteti është pjesë e programit Grassroots për rritjen e pjesëmarrjes, edukimin sportiv dhe zhvillimin e talentëve.

    Ekspertët e FIFA dhe UEFA theksuan progresin e Kosovës dhe nevojën për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës. /ATVLIVE.TV

  • Maignan vendimtar në derbi, por largimi i tij nga Milani po afrohet

    Maignan vendimtar në derbi, por largimi i tij nga Milani po afrohet

    Fitorja 1-0 e Milanit kundër Interit në derbin e fundit u vulos nga një sërë ndërhyrjesh spektakolare të Mike Maignan, i cili ishte padyshim figura kyçe e mbrëmjes. Portieri francez u kthye në mur të pakalueshëm dhe i dha skuadrës tri pikë të arta në një ndeshje me intensitet të lartë.

    Por, pavarësisht paraqitjes së nivelit më të lartë, në ambientin kuqezi mbizotëron shqetësimi. Marrëdhëniet mes Maignan dhe klubit vazhdojnë të jenë të tensionuara, duke hedhur hije të mëdha mbi të ardhmen e tij në Milano.

    Burime pranë klubit tregojnë se ftohja nisi vitin e kaluar, kur Milani paraqiti një propozim rinovimi nën pritshmëritë e lojtarit. Oferta e konsideruar e pamjaftueshme irritoi Maignan, i cili prej asaj kohe ka refuzuar të rikthehet në tavolinën e negociatave. Kontrata e tij skadon në qershor dhe për momentin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të lëshojë terren.

    Milan synon të rikthejë ofertën rreth 5 milionë euro në sezon, por edhe ky hap vlerësohet si i pamjaftueshëm për të ndryshuar mendjen e portierit. Situata ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tregut, pasi klube të mëdha e shohin si një mundësi të rrallë për të siguruar një portier të nivelit botëror me parametra zero.

    Interesi më i fortë vjen nga Anglia, ku disa skuadra të Premier League janë gati t’i ofrojnë francezit një kontratë të majme dhe një projekt afatgjatë. Edhe Juventus po monitoron nga afër situatën, pasi ende nuk ka bindje të plotë te Michele Di Gregorio dhe kërkon një profil më të sigurt dhe më vendimtar.

    Maignan, i njohur për ambicien dhe mentalitetin fitues, kërkon një ekip që synon trofetë më të mëdhenj. Te Milani, vetëm një sezon triumfues do të mund të ndryshonte gjërat — dhe edhe kjo mbetet e vështirë në kushtet aktuale.

    E ardhmja e Mike Maignan mbetet një mister, por një gjë është e sigurt: nëse situata nuk ndryshon shpejt, Milani rrezikon të humbasë një nga shtyllat më të rëndësishme të skuadrës së tij.

  • Kriza e Liverpoolit përshkallëzohet – Arne Slot në rrezik shkarkimi

    Kriza e Liverpoolit përshkallëzohet – Arne Slot në rrezik shkarkimi

    Liverpooli po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Humbja e thellë 3-0 ndaj Nottingham Forest ka theksuar edhe më shumë krizën e “The Reds”, të cilët kanë rënë deri në vendin e 11-të të Premier League, duke ngritur shqetësime serioze brenda klubit.

    Forma e dobët e ekipit ka vënë nën presion të madh trajnerin Arne Slot. Sipas mediave angleze, pozita e tij është gjithnjë e më e pasigurt dhe bordi i klubit po shqyrton mundësinë e një ndryshimi në pankinë nëse rezultatet nuk përmirësohen urgjentisht.

    Burime pranë klubit raportojnë se Liverpool ka nisur të analizojë disa alternativa për drejtimin e skuadrës. Tre emra kryesorë janë futur në listën e kandidatëve të mundshëm:

    Kandidatët për stolin e Liverpoolit: Andoni Iraola (Bournemouth) – i njohur për lojën dinamike dhe strukturën e fortë taktike, Oliver Glasner (Crystal Palace) – trajner me qasje moderne dhe ekspert në menaxhimin e situatave të krizës.

    Presioni mbi Arne Slot po rritet dita-ditës dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Nëse skuadra nuk reagjon shpejt në fushë, ndryshimi në drejtimin teknik të Liverpoolit duket gjithnjë e më i mundshëm.

  • Debutimi i shkëlqyer i Mbappes në La Liga shpërblehet me Pichichi

    Debutimi i shkëlqyer i Mbappes në La Liga shpërblehet me Pichichi

    Futbollisti, Kylian Mbappe është shpallur golashënuesi më i mirë i La Ligës për sezonin 2024/25, duke fituar çmimin prestigjioz Pichichi, i dhënë nga revista spanjolle “MARCA”.

    Francezi mori mbrëmë çmimin, pas një sezoni të shkëlqyer debutues në La Liga, ku shënoi 31 gola.

    Megjithatë, golat e tij nuk i mjaftuan skuadrës së tij, Realit, pasi titulli i sezonit të kaluar shkoi te Barcelona.

    Edhe këtë sezon, Mbappe vazhdon shkëlqimin e tij, me 13 gola të shënuar në 13 ndeshje, po ashtu numëron edhe 3 asiste. /ATVLIVE.TV

  • Pakënaqësia e yjeve sfidon trajnerin e Real Madridit

    Pakënaqësia e yjeve sfidon trajnerin e Real Madridit

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, po përballet me testin e tij të parë të madh në “Santiago Bernabéu”, ndërsa dyshimet për harmoninë e skuadrës dhe marrëdhëniet me disa lojtarë po rriten.

    Los Blancos nuk kanë fituar në tre ndeshjet e fundit, duke e vënë Alonson në një situatë të ndjeshme.

    Gjatë muajve të fundit, kryeqyteti spanjoll ka qenë i mbushur me kritika ndaj menaxhimit të Alonsos, si dhe shenja të hapura frustrimi nga lojtarët. Shpërthimi i Vinicius Junior gjatë “El Clasico” dhe lënia në stol e Fede Valverdes — i cili nuk ndihej rehat në rolin e mbrojtësit të djathtë — dukeshin si simptoma të këtyre tensioneve.

    Sipas raportimeve të Cadena SER, tre nga yjet e Real Madridit kanë marrëdhënie “të ftohta” me Alonson. Ultimatumi i Viniciusit për klubin lidhur me trajnerin tregon pakënaqësinë e tij, ndërsa Valverde ndjehet i bllokuar në pozicionin e tij të detyruar. Alonso e preferon mesfushorin uruguaian në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke përdorur Aurelien Tchouameni, Jude Bellingham dhe
    Arda Güler në qendër të mesfushës.

    Edhe Bellingham nuk është i kënaqur, duke ndjerë se nuk ka gjetur ritmin në sistemin e Alonsos, edhe pse ka treguar shkëndija të talentit të tij. Cadena Cope përmend gjithashtu Rodrygo Goes, Brahim Diaz, Endrick Felipe dhe Ferland Mendy si lojtarë të pakënaqur, kryesisht për shkak të mungesës së minutave në fushë. /ATVLIVE.TV

  • Portieri belg jashtë për ndeshjen ndaj Olympiacosit

    Portieri belg jashtë për ndeshjen ndaj Olympiacosit

    Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, nuk do të luajë në ndeshjen kundër Olympiacosit. Arsyeja nuk është një lëndim, por një infektim nga gastroenteriti.

    Klubi konfirmoi se Courtois nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Athinës dhe se gjendja e tij do të monitorohet nga mjekët e klubit.

    Ndeshja Olympiacos – Real Madrid zhvillohet nesër në stadiumin “Karaiskakis” në Pireu, në orën 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Ftohti i veriut sfidon Juventusin në Ligën e Kampionëve

    Ftohti i veriut sfidon Juventusin në Ligën e Kampionëve

    Sot në mbrëmje, në orën 21:00, Juventusi do të përballet me Bodø/Glimt në stadiumin “Aspmyra” në Bodø, në ndeshjen e javës së 5-të të fazës së Ligës së Kampionëve. Kjo është një sfidë që trajneri Luciano Spalletti e konsideron vendimtare për fushatën evropiane të skuadrës bardhezi.

    Ndeshja në veri sjell sfida të veçanta: temperatura të ulëta dhe fushë sintetike janë faktorë që mund të ndikojnë në lojën e Juventusit. Pas barazimit 1-1 kundër Fiorentinës në kampionat, skuadra e Spallettit duhet të përballet me mot të ashpër dhe një Bodø/Glimt që mbështet forcat e saj kryesore në shtëpi.

    Derbi evropian vjen në një moment kritik: Juventusi ka grumbulluar vetëm tre pikë deri tani, nga tre barazime (kundër Borussia Dortmund, Villarreal dhe Sporting) dhe një humbje ndaj Real Madridit në “Bernabeu”. Edhe norvegjezët ende kërkojnë fitoren e parë, pas dy barazimeve dhe dy humbjeve.

    Spalletti e pranon se sfidat e mjedisit norvegjez janë të veçanta:

    “Pata mundësinë dhe kënaqësinë të luaja në këto fusha gjatë karrierës sime si lojtar. Për ata që janë mësuar me këto temperatura, është ndryshe, sepse janë mësuar të thithin këtë ajër të ftohtë, të therës që të dhemb sytë. Një sfidë si kjo është gjithashtu emocionuese, sepse duhet të provosh se mund të përshtatesh me çdo situatë dhe të menaxhosh vështirësitë.” /ATVLIVE.TV

  • Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje në Conference League

    Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje në Conference League

    Gjyqtarët kosovarë po marrin vëmendjen e merituar në skenën evropiane. UEFA ka besuar gjyqtarit Genc Nuza drejtimin e ndeshjes Sigma Olomouc – Celje në fazën e ligës së Conference League.

    Në ekipin e tij ndodhen Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Vigan Ibërdemaj si asistentë, ndërsa Dardan Çaka dhe Lirim Jashari do të operojnë në sistemin VAR. Performanca e tyre do të monitorohet nga ish-gjyqtari i njohur belg, Franck De Bleeckere.

    Ndeshja Sigma Olomouc – Celje zhvillohet të enjten, në orën 18:45. /ATVLIVE.TV

  • Legjenda e Prishtinës, Afrim Tovërlani, rikthehet si trajner

    Legjenda e Prishtinës, Afrim Tovërlani, rikthehet si trajner

    FC Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Afrim Tovërlanit si trajner të ri të ekipit. Pas ndarjes me Arsim Thaqin, klubi nuk humbi kohë dhe vendosi t’i besojë udhëheqjen ish-trajnerit të tij, i cili deri më tani drejtonte Kombëtaren U-21 të Kosovës.

    Njoftimi për rikthimin e Tovërlanit, i njohur me nofkën “Toki”, u publikua nga faqja zyrtare e klubit:

    “FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili rikthehet pas 11 vitesh në krye të bardh e kaltërve. ‘Toki’ kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.”

    Tovërlani ka drejtuar më parë Prishtinën në dy periudha (2007–2009 dhe 2012–2014), duke fituar shtatë trofe, përfshirë titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u bërë një nga trajnerët më të suksesshëm të klubit në historinë moderne.

    Përveç sukseseve si trajner, Tovërlani ka një karrierë të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës. Në vitet ’80 dhe ’90, ai ishte një figurë kyçe dhe shpesh kapiten i ekipit, duke kontribuar në periudhat më të lavdishme të klubit dhe duke fituar trofe të rëndësishëm.

    FC Prishtina i uron mirëseardhje Afrim Tovërlanit dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë e pritshëm nga tifozët.

    Ekipi nga kryeqyteti mban vendin e parë në tabelë me 26 pikë nga 13 ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Dardanët fillojnë stërvitjet

    Dardanët fillojnë stërvitjet

    Kosova të hënën mbrëma ka mbajtur stërvitjen e parë në përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

    Dardanët kanë mbajtur stërvitjen në Palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet.

    Përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas do të zhvendosen në Shkodër.

    Sfida Shqipëri-Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00.

    Nën udhëheqjen e Bujar Locit, stërvitja ka qenë shumë e mirë, derisa Dardanët janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj kuqezinjve.

    Të martën stërvitjeve i bashkohen edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, derisa në vend të Divine Myles të lënduar është ftuar Malcolm Armstead.

    Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029. Vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikohen në fazën e ardhshme. /ATVLIVE.TV