ATV

Category: Sport

  • Historike: Për herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesliga

    Historike: Për herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesliga

    Klubi gjerman Hoffenheim ka shkruar se për herë të parë në histori katër lojtarë nga Kosova luajtën në një ndeshje në Gjermani.

    Treshja e Hoffenheim Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së bashku me Elvis Rexhbecajn e Ausgburgut ishin titullarë në fundjavë në Bundesliga.

    Edhe vetë skuadra gjermane ka uruar FFK-në për këtë arritje të jashtëzakonshme.

    “KosoWOW. Me Fisnik Aslllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecaj i Augsburgut, katër lojtarë kosovarë luajtën në një ndeshje për herë të parë në histori të Bundesligas”, shkroi klubi gjerman.

  • Ballkani fiton derbin e fundjavës-Malisheva mund ferizaj në udhëtim-Llapi pëson humbje ndaj Dukagjinit

    Ballkani fiton derbin e fundjavës-Malisheva mund ferizaj në udhëtim-Llapi pëson humbje ndaj Dukagjinit

    Janë zhvilluar tre ndeshje të së dielës në Albi Mall Superligë,ku u shënuan plotë 8 gola.

    Derbi i fundjavës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit i takoi nënkampionit,ku arritën të fitojnë në udhëtim me rezultat 3:2.

    Bleart Tolaj, Giovanni Riberio dhe Ëalid Hamidi shënuan për suharekasit,teksa për Dritën dy golat i shënoj Kristal Abazaj.

    Ballkani pas xhiros së 15-të tani është lider në tabelë me 26 pikë,teksa Drita ka 23 pikë në pozitën e 4-të me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Malisheva fitoi në udhëtim kundër Ferizajt me rezultat 2:0,duke arritur një fitore tejet të rëndësishme.

    Etnik Brruti shënoi për 0-1 në minutën e 54-të,kurse Elom Nya-Vedji në minutën e 79-të vulosi fitoren e Malishevës në 2:0.

    Malisheva pozicionohet në pozitën e pestë me 22 pikë,kurse Ferizaj është e nënta me 15 pikë.

    Në anën tjetër Llapi pësoi humbje në shtëpi nga Dukagjini me rezultat 1:0,ku autor i golit për skuadrën nga Klina ishte Dardan Morina në minutat shtesë.

    Dukagjini gjendet në pozitën e 4-të me 26 pikë,kurse Llapi mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të.

  • Besa Famgas merr pikët në Vushtrri

    Besa Famgas merr pikët në Vushtrri

    Pas fitores në derbi, Besa Famgas ka vazhduar të mbledhë pikë në Superligën e Kosovës në hendboll.

    Të shtunën mbrëma skuadra pejane fitoi 50:24 në udhëtim ndaj Vushtrrisë.

    Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës për hendbollistë.

    Jon Vokshi i shënoi 12 gola për Besën. Deniz Terziqi e Ahmed Khamis i realizuan nga nëntë, kurse Ilir Istrefaj e Ahmed Zayan Amr Ali nga shtatë.

    Te Vushtrria shtatë gola i realizoi Egzon Ademi.

    Amir Fazliu e Bleon Gela i shënuan nga katër gola, kurse Lulëzim Sadiku tri.

    Besa Famgas i ka 12 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë. /ATVLIVE.TV

  • Flamengo shpallet kampion i Copa Libertadores pas fitores 1:0 ndaj Palmeiras

    Flamengo shpallet kampion i Copa Libertadores pas fitores 1:0 ndaj Palmeiras

    Flamengo është shpallur kampion i Amerikës së Jugut pasi triumfoi 1:0 ndaj Palmeiras në finalen e Copa Libertadores, e zhvilluar në stadiumin Monumental të Limas.

    Dy ekipet braziliane dhuruan një ndeshje të fortë dhe mjaft të luftuar, ashtu siç pritet në finalet e kësaj gare prestigjioze. Loja u karakterizua nga duele të shumta fizike, duke prodhuar 33 faulle dhe gjithsej shtatë kartonë të verdhë.

    Fitorja u vendos nga një moment i vetëm. Në minutën e 67-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Juventusit, Danilo, realizoi golin që i dha Flamengos trofeun e çmuar, duke u shndërruar në heroin e finales.

    Ky sukses i solli klubit brazilian trofeun e katërt të Copa Libertadores në histori, pas fitoreve të mëparshme në vitet 1981, 2019 dhe 2022.

    Në anën tjetër, Palmeiras mbetet me tre tituj të këtij kompeticioni, të fituar në vitet 1999, 2020 dhe 2021, ndërsa kjo humbje i pengoi të barazonin rekordin e Flamengos. /ATVLIVE.TV

  • Magjia vazhdon: Messi në krye të asistuesve të të gjitha kohëve

    Magjia vazhdon: Messi në krye të asistuesve të të gjitha kohëve

    Lionel Messi ka regjistruar edhe një arritje të madhe në karrierën e tij, duke u bërë asistuesi më i mirë në historinë e futbollit. Kjo ndodhi gjatë gjysmëfinales së play-off-it në MLS, ku
    Inter Miami siguroi kualifikimin në finalen e madhe pas një fitoreje bindëse 5:1 ndaj New York City.

    Edhe pse Tadeo Allende ishte protagonisti kryesor me një “hat-trick”, vëmendja e mediave u përqendrua te Messi, i cili regjistroi një asist historik. Në minutën e 67-të, argjentinasi shërbeu për 19-vjeçarin Silvetti, bashkëkombës i tij nga Rosario, duke arritur në kuotën e 405 asisteve në karrierë.

    Me këtë shifër, 30-vjeçari tejkaloi legjendën e Real Madridit, Ferenc Puskas, duke u ngjitur në krye të listës së asistuesve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Performanca e Messit vazhdon të konfirmojë ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në çdo skuadër ku ka luajtur.

    Superylli argjentinas numëron gjithsej 896 gola në 1,136 paraqitje dhe mban rekordin absolut si lojtari me më shumë trofe në histori — plot 46 tituj.

    Pas triumfit në Konferencën e Lindjes, Inter Miami tani përgatitet për finalen e madhe të MLS më 6 dhjetor, ku do të përballet me Vankuverin, duke synuar një tjetër sukses historik. /ATVLIVE.TV

  • ri ndeshje vendimtare sot në Superligë, në fokus Drita – Ballkani

    ri ndeshje vendimtare sot në Superligë, në fokus Drita – Ballkani

    Xhiro e 15-të në Albi Mall Superligë nisi të shtunën me dy ndeshje të zhvilluara, ndërsa sot në program janë edhe tre duele tjera.

    Vëmendja kryesore është në Gjilan, ku përballen Drita dhe Ballkani, dy rivalët e mëdhenj të viteve të fundit në garë për titull. Të dy skuadrat kanë nga 23 pikë në renditje, tri më pak se Prishtina, ndërsa Drita ka një ndeshje më pak të luajtur krahasuar me suharekasit dhe kryeqytetasit.

    Kampioni në fuqi i Kosovës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon një tjetër triumf, këtë herë për të marrë kreun e tabelës.

    Në anën tjetër, Ballkani, pas dy humbjeve radhazi dhe me trajnerin e ri, kërkon rikthimin te rezultatet pozitive pikërisht në Gjilan.

    Një sfidë interesante pritet edhe në Podujevë, ku Llapi pret Dukagjinin.

    Ndërkohë në Ferizaj, skuadra vendase përballet me Malishevën.

    Të tre ndeshjet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë nisin nga ora 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Historike: Islam Selmani, nënkampion bote

    Historike: Islam Selmani, nënkampion bote

    Karateisti Islam Selmani, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Kajro të Egjiptit.

    Pas 6 luftërave dhe pas fitoreve ndaj kampionëve botëror e medalistëve olimpikë, 20-vjeçari u ndal në finale nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur në grupe,deri nw kategoria 60 kg.

    Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.

    Komiteti OLimpik ka shprehur urime për Selmanin, trajnerin Isak Curri dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.

  • Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet nga rivali në Superligën turke

    Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet nga rivali në Superligën turke

    Sulmuesi Milot Rashica është afër të largohet nga Besiktas shkaku i minutazhës së ulët.

    Ylli kosovar raportohet se do të mbetet në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Trabzonsporit që ka shprehur interesim.

    Sipas mediave turke, Rashica është një ndër lojtarët që Besiktasi ia ka treguar “derën” qysh në janar, ndërsa pritet të shesë disa nga lojtarët e huaj që mori këto dy vite.

    Rashica ndërkohë pëlqehet shumë te Trabzonspor, skuadër kjo që në verë e huazoi Ernest Muçin po ashtu nga Besiktasi. Klubi po konsideron të tentojë një huazim të ngjashëm me opsion blerje në fundin e sezonit.

  • Juventus mund në shtëpi Cagliarin falë Kenan Yildiz-Edon Zhegrova qëndroi 90 minuta në stol

    Juventus mund në shtëpi Cagliarin falë Kenan Yildiz-Edon Zhegrova qëndroi 90 minuta në stol

    Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Cagliarit,duke e mundur me rezultat 2:1.

    Në pjesën e parë u shënuan 3 gola,ku së pari mysafirët kaluan në epërsi përmes Espositos në minutën e 26-të,por Juve barazoi shpejtë përmes Kenan Yildiz që shënoi për 1:1.

    Në fund të pjesës së parë turku ishte sërish protagonist duke shënuar golin e dytë për 2:1,dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

    Gjatë pjesës së dytë Juve pati edhe disa raste të tjera për shënim,por në fund rezultati mbeti i pandryshuar 2:1.

    Juventus pas kësaj fitorjeje grumbullon 23 pikë,teksa Cagliari ka vetëm 11 pikë të tubuara.

    Kujtojmë që në këtë ndeshje nuk u paraqit ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,i cili u la për 90 minuta në bankën rezervë.

  • Monaco fiton derbin e javës në Ligue 1 kundër PSG-së

    Monaco fiton derbin e javës në Ligue 1 kundër PSG-së

    Skuadra e Monacos ka arritur të mposhtë PG-në me rezultat minimal 1:0,dhe atë në derbin e xhiros së 14 –të në Ligue 1.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dy skuadrat ku vendasit shënuan gol përmes Salisu ,por u anulua për shkak të pozitës jashtëloje dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Monaco arriti të gjej golin e epërsisë në minutën e 88-të nëpërmjet Minaminos në 1:0,por gjërat u përkeqësuan paksa për vendasit pasi gjermani Thilo Kehrer u ndëshkua me të kuq.

    Në fund më gola nuk pati dhe kështu Monaco shënon fitore të madhe ndaj kampionëve të Evropës,dhe tani ka 23 pikë tëvtubuara teksa PSG mbetet lider me 33 pikë.