ATV

Category: Sport

  • Dominim, rikthime dhe talente të reja: Sezoni i artë i Kosovës në xhudo

    Dominim, rikthime dhe talente të reja: Sezoni i artë i Kosovës në xhudo

    Grand Slam Abu Dhabi, ishte gara e fundit e vitit 2025 në kalendarin ndërkombëtar të xhudos, që shënoi një mbyllje madhështore të sezonit për sportistët e Kosovës. Përfaqësimi ishte i denjë, rezultatet mbresëlënëse, dhe energjia e ekipit tregoi se xhudoja kosovare vazhdon të rritet me ritme të jashtëzakonshme.

    Trajneri i Kombëtares, Driton Kuka, përmes një reagimi në rrjetet sociale, bëri një përmbledhje të përformancave dhe synimeve, duke vlerësuar lart angazhimin e vajzave dhe djemve që po bëjnë histori.

    Distria Krasniqi ishte figura kryesore e sezonit. Ajo garoi në çdo kompeticion me konstante të jashtëzakonshme, duke marrë medalje kudo. Kulmi erdhi me titullin e Kampiones së Evropës dhe vendin e dytë në Kampionatin Botëror. Këto suksese e vendosën në krye të Ranglistës Botërore 2025, duke e konfirmuar si një ndër xhudistet më të forta të planetit.

    Laura Fazliu, pas një viti të vështirë me lëndime, tregoi karakter të fortë. Ajo fitoi medalje në Botëror dhe u rendit e pesta në Abu Dhabi, duke dëshmuar se rikthimi i saj është i plotë dhe se në vitin 2026 pritet të shkëlqejë sërish në nivelet më të larta.

    Në anën tjetër, Shpat Zeka po rikthehet gradualisht në garat elite. Trajneri Kuka shprehu bindjen se Zeka, së bashku me Akil Gjakovën e ndoshta edhe Dardan Shabanin – mund të arrijnë normën Olimpike. Ky rikthim i rivalitetit të brendshëm dhe i talenteve të reja e forcon ndjeshëm strukturën e ekipit.

    Viti 2025 shënoi gjithashtu shfaqjen e emrave të rinj premtues. Kadetët Joni dhe Arbes fituan medalje në garat e para ndërkombëtare në Kupat Evropiane, duke treguar se gjenerata e reja janë gati të marrin stafetën.

    Përgatitjet për sezonin e ri tashmë kanë filluar. Ekipi i vajzave po stërvitet në Slloveni, ndërsa meshkujt pritet të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë brenda pak ditësh. Synimi është i qartë: të vazhdohet me ritmin e sukseseve dhe të ndërtohet një vit edhe më i fortë në garat ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Amir Rrahmani mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

    Amir Rrahmani mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

    Kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në Serie A, për sezonin e kaluar.

    Rrahmani e fitoi këtë çmim në “Gran Gala del Calcio”, e cila organizohet nga Shoqata e Futbollistëve Italianë (AIC).

    Pos çmimit si mbrojtësi më i mirë, Rrahmani ishte pjesë e Ekipit të Vitit në Serie A për sezonin e kaluar.

    Në edicionin 2024/25, Napoli me Amir Rrahmanin fituan “Scudetton” për hetë të katërt në histori.

  • Zyrtare: Désiré Doué shpallet “Golden Boy 2025!”

    Zyrtare: Désiré Doué shpallet “Golden Boy 2025!”

    Désiré Doué është zyrtarisht fituesi i Golden Boy 2025, çmimit prestigjioz që i jepet talentit më të madh të futbollit në mbarë botën. Mesfushori ofensiv francez, që ka shkëlqyer me PSG-në këtë sezon, u vlerësua si lojtari më premtues i vitit falë një kampanje të jashtëzakonshme individuale dhe kolektive.

    Vetëm 19 vjeç, Doué ka zhvilluar një vit magjik me parisienët, duke regjistruar statistika mbresëlënëse, nw 61 ndeshje, ai ka realizuar 16 gola dhe po aq asistime

    Por suksesi i tij nuk ndalet këtu. Ai ka kontribuar drejtpërdrejt në triumfet e PSG-së në: Champions League, Ligue 1, Trophée des Champions dhe Coupe de France.

    Performancat e tij vendimtare, driblimet, kreativiteti dhe personaliteti në fushë e kanë bërë Douén një nga figurat kyçe të PSG-së, duke u konsideruar tashmë si ylli i ardhshëm i futbollit francez dhe botëror.

    Ky çmim përforcon statusin e tij si supertalenti më i madh i gjeneratës së re, dhe sezoni 2024/25 i tij me PSG-në mund të quhet pa diskutim “i jashtëzakonshëm”.

    Désiré Doué, Golden Boy i vitit 2025. Një emër për të ardhmen që po shkëlqen që tani.

  • Flick reagon pas barazimit të Real Madrid me Gironën: “Nuk e pashë ndeshjen, më erdhën mesazhe”

    Flick reagon pas barazimit të Real Madrid me Gironën: “Nuk e pashë ndeshjen, më erdhën mesazhe”

    Real Madrid barazoi 1-1 me Gironën të dielën, një rezultat që ndryshoi menjëherë pamjen e tabelës së La Ligës. Falë këtij barazimi, Barcelona ngjitet në vendin e parë, duke kaluar Realin me një pikë avantazh, dhe duke rikthyer tensionin maksimal në garën për titull.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u pyet sot për ndeshjen e madrilenëve, por ai u shpreh me qetësi dhe me humor se nuk e kishte ndjekur takimin live.

    “Nuk e pashë ndeshjen e Real Madridit mbrëmë. Më erdhën disa mesazhe, e kuptova që kishte ndodhur diçka… pastaj pashë vetëm momentet kryesore,” tha Flick me një buzëqeshje.

    Barazimi i Realit i hapi rrugën Barcelonës të marrë kreun, ndërsa Flick theksoi se pavarësisht kësaj, ekipi i tij duhet të qëndrojë i fokusuar:

    “Ne duhet të shohim punën tonë dhe të vazhdojmë të rritemi si ekip. Kampionati është i gjatë, gjithçka mund të ndodhë.”

    Megjithatë, në kampin katalanas ka një ndjesi të qartë optimizmi. Kalimi në krye të tabelës vjen në një moment vendimtar të sezonit dhe i jep Barcelonës një shtysë morale për vazhdimësinë.

    Pas këtij barazimi, gara për titull bëhet më e nxehtë se kurrë dhe Barcelona, të paktën për momentin, e sheh veten në majë të La Ligës.

  • Matheus Cunha rikthehet në stërvitje, gati të ndihmojë United sërish

    Matheus Cunha rikthehet në stërvitje, gati të ndihmojë United sërish

    Manchester United ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm para ndeshjeve të ardhshme. Matheus Cunha është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit që e mbajti jashtë dy sfidave të fundit ndaj Evertonit dhe Crystal Palace.

    Sulmuesi brazilian ka kryer seancën e parë të plotë me skuadrën dhe, sipas klubit, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës, duke i dhënë trajnerit një alternativë të fuqishme në repartin ofensiv.

    Rikthimi i Cunhës është një shtysë e madhe për “Djajtë e Kuq”, të cilëve u ka munguar dinamika dhe shpejtësia e tij në zonën sulmuese gjatë javëve të fundit. Forma e mirë që ai kishte treguar para dëmtimit e bën rikuperimin e tij edhe më të rëndësishëm për ekipin.

    Me brazilianin që i është rikthyer fushës, Manchester United përforcohet dukshëm ndërsa hyn në një periudhë të ngarkuar ndeshjesh.

  • Zyrtare: André Onana përjashtohet nga lista e Kamerunit për AFCON – vendim i fortë i trajnerit të ri Pagou

    Zyrtare: André Onana përjashtohet nga lista e Kamerunit për AFCON – vendim i fortë i trajnerit të ri Pagou

    Kombëtarja e Kamerunit ka marrë një vendim tronditës pak para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës: portieri i Manchester United, André Onana, është lënë jashtë listës përfundimtare të turneut.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë federata, ndërsa nënvizohet se bëhet fjalë për një vendim të drejtpërdrejtë të trajnerit të ri, David Pagou.

    Trajneri, i cili sapo ka marrë drejtimin e kombëtares, ka vendosur të marrë masa të forta dhe të sjellë ndryshime të menjëhershme në grupin e lojtarëve, duke lënë jashtë një nga emrat më të mëdhenj të skuadrës.

    Largimi i Onanës vjen pas një periudhe të trazuar marrëdhëniesh mes lojtarit dhe federatës, dhe ndonëse nuk janë dhënë ende shpjegime zyrtare, vendimi shihet si sinjal i qartë i kursit të ri që po merr Kameruni nën drejtimin e Pagout.

    Kombëtarja kamerunase tani do të duhet të përballet me turneun pa portierin e saj më të njohur dhe më me përvojë, teksa pritet të shihet se si do të ndikojë ky vendim në performancën e skuadrës në AFCON.

    Një lëvizje e guximshme dhe padyshim një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni.

  • Visar Bekaj largohet nga klubi turk Hatayspor

    Visar Bekaj largohet nga klubi turk Hatayspor

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Visar Bekaj ka vendosur të largohet nga klubi turk Hatayspor.
    Bekaj kishte kontratë deri në qershor të vitit 2026 me klubin,por vendosi që të shkëpus me marrëveshje.
    Përndryshe Visar Bekaj konfirmoi largimin e tij nga skuadra turke nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,duke e falenderuar për vitet e kaluara tek Hatayspor.
    “Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer. Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës time këtu. I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”
    Kujtojmë që Visar Bekaj i është bashkuar Hataysporit në vitin 2023,duke arritur të bëjë 35 paraqitje për skuadrën që garon në ligën e parë të Turqisë.

  • Enzo Fernandez me synim të madh: “Ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës pas Messit”

    Enzo Fernandez me synim të madh: “Ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës pas Messit”

    Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, ka zbuluar publikisht një nga objektivat më të rëndësishëm personalë në karrierën e tij: të trashëgojë një ditë shiritin e kapitenit të Kombëtares së Argjentinës, pas epokës së Lionel Messit.

    Në një intervistë për “GiveMeSport”, Fernandez u shpreh se kjo ambicie e ka shoqëruar që herët, por se vendimi final i përket trajnerëve dhe stafit teknik.

    “Në nivel personal, sigurisht që ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës, por ai vendim nuk varet nga unë,” deklaroi ai.

    Mesfushori theksoi se është i gatshëm të presë momentin e duhur dhe se përzgjedhja e kapitenit është një proces që i takon ekskluzivisht stafit teknik të Albicelestëve.

    “Është në dorën e stafit teknik. Natyrisht që ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës. Nuk e di kur mund të ndodhë. Koha do ta tregojë dhe vendimin e merr stafi. Do të ishte nder i jashtëzakonshëm ta mbaj shiritin,” shtoi ai.

    Fernandez ka treguar tashmë aftësi lidershipi te Chelsea, ku në disa ndeshje ka mbajtur shiritin e kapitenit, duke forcuar statusin e tij si figurë kyçe brenda skuadrës londineze.

    Megjithatë, konkurrenca në kampin argjentinas është e fortë. Emra si Cristian Romero dhe Emiliano Martinez konsiderohen po ashtu kandidatë seriozë për të zëvendësuar Lionel Messin në rolin e kapitenit.

    Për momentin, Enzo Fernandez mbetet një nga liderët e brezit të ri të Argjentinës, i vendosur të japë gjithçka për të realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të karrierës së tij.

  • Flick shpjegon videon virale pas fitores ndaj Alaveshit: “Nuk isha në krizë, thjesht doja pak qetësi”

    Flick shpjegon videon virale pas fitores ndaj Alaveshit: “Nuk isha në krizë, thjesht doja pak qetësi”

    Barcelona mposhti Alaveshin 3-1 në fundjavë, por ajo që fitoi vëmendjen më të madhe pas ndeshjes nuk ishte rezultati, por një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje shihej trajneri Hansi Flick i ulur në pankinë, i tronditur dhe me sy të mbushur me lot, ndërsa në krah i qëndronte Raphinha duke i folur dhe duke tentuar ta qetësonte.

    Ky moment ngriti debate të shumta, me tifozët dhe mediat që spekulonin nëse trajneri gjerman po përjetonte një krizë personale, tension të brendshëm apo një dorëzim emocional në kulmin e presionit te Barcelona.

    Por sot, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atlético Madrid, Flick vendosi të shpjegojë gjithçka.

    “Është qesharake se si janë komentuar pamjet. Nuk e di kush nisi t’i analizonte,” tha ai.

    “Isha i zhgënjyer me ndeshjen dhe me kartonët e kuq që morëm. U thashë lojtarëve të qëndronin të qetë. Kur shënuam golin e tretë, Markus mori karton të kuq dhe fola me të. Ai është miku im, personi më i rëndësishëm që kam këtu.”

    Flick theksoi se nuk bëhej fjalë për një moment dobësie, por thjesht për nevojën për të marrë pak frymë larg tensionit të skenës:

    “Mendova të shkoja në dhomën e zhveshjes, por pastaj vendosa të rrija jashtë dhe të merrja ajër të pastër. Nuk doja të debatoja me Markus Sorg. Jam mirë dhe gati për çdo sfidë të sezonit.”

    Trajneri shtoi se presioni i Barcelonës është pjesë e natyrshme e punës, por se ai ndihet i qetë dhe i motivuar:

    “E di situatën e klubit dhe jam i lumtur që jam këtu. Ndeshjet të konsumojnë shumë energji, por kur kthehem në shtëpi relaksohem dhe nis përgatitjen për sfidën tjetër.”

    Në fund, Flick dha një mesazh qetësues për tifozët: ai është i fokusuar, i sigurt për projektin dhe i bindur se skuadra ka potencial të madh. Me këto deklarata, trajneri kërkon të mbyllë çdo keqkuptim të lindur nga pamjet që u bënë virale pas ndeshjes së fundjavës.

  • Lamine Yamal tregon pas 18 vitesh: Ishte pranë përfaqësimit të Marokut, por zemra e çoi drejt Spanjës

    Lamine Yamal tregon pas 18 vitesh: Ishte pranë përfaqësimit të Marokut, por zemra e çoi drejt Spanjës

    Lamine Yamal ka zbuluar se në fillimet e karrierës ka marrë seriozisht në konsideratë mundësinë për të luajtur për përfaqësuesen e Marokut, vendin e origjinës së nënës së tij. Super ylli i Barcelonës dhe Spanjës, sot një nga talentet më të mëdhenj në botë, pranoi se sukseset e Marokut në Botërorin e Katarit e kishin bërë të mendonte gjatë për këtë zgjedhje.

    “Po, e konsiderova mundësinë të luaj për Marokun,” tha Yamal.

    “Thellë në vetvete mendoja për Marokun. Në atë kohë, ata kishin arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…”

    Megjithatë, në momentin e vendimit final, Yamal thotë se gjithçka u bë e qartë për të:

    “Në momentin e së vërtetës, nuk dyshova kurrë. Me gjithë dashurinë dhe respektin që kam për Marokun, gjithmonë kam dashur të luaj në Europian dhe në Europë.”

    Ai theksoi se futbolli europian i ofronte një platformë më të madhe ndërkombëtare:

    “Besoj se futbolli europian shikohet më shumë dhe është më pranë nivelit më të lartë ndërkombëtar.”

    Dhe vendimi i tij, sipas Yamal, i ka hapur dyert drejt ëndrrës më të madhe:

    “Falë Zotit, e arrita këtë. Më afron edhe me Kupën e Botës, me shanse reale për ta fituar…”

    Deklaratat e tij kanë rikthyer në vëmendje debatin e vjetër mbi zgjedhjet e lojtarëve me dyshtetësi, por edhe kanë nxitur respekt për sinqeritetin dhe vlerësimin që Yamal ka për të dy vendet që e përfaqësojnë. Spanja sot gëzon një nga talentet më të jashtëzakonshëm të gjeneratës së re, ndërsa Maroku vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së tij personale.