ATV

Category: Sport

  • Sergio Ramos në radarin e gjigantit italian Milan

    Sergio Ramos në radarin e gjigantit italian Milan

    Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se Ramos do të largohet nga klubi meksikan Monterrey,dhe se mund t’i bashkohet gjigantit italian Milan.

    Përndryshe Romano bën të ditur se Ramos është në kërkim të një përvoje të re në karrierën,dhe se nuk e ka ndërmend që t’i jap fund karrierës.

    Ndërkohë Ramos synon që të jetë pjesë e Spanjës për Kupën e Botës në vtin e ardhshëm,dhe se transferimi i tij tek Milan mund të jetë një mundësi për ta realizuar këtë gjë.

    Tek Milan Ramos shihet si njeri ideal për repartin e mbrojtjes,dhe me përvojën e tij mund t’i ndihmojë rossonerët në arritjen e objektivave.

  • Xabi Alonso me ankesa për gjykimin në ndeshjen Girona-Real Madrid

    Xabi Alonso me ankesa për gjykimin në ndeshjen Girona-Real Madrid

    Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso është shfaqur tejet i shqetësuar pas ndeshjes kundër Gironas,ku skuadra e tij barazoi me rezultat 1;1.

    Alonso ka deklaruar se një penallti iu mohua Realit në momentin kur Rodrygo u rrëzua në zonë,dhe thotë se VAR nuk ndërhyri fare në këtë situatë.

    “Nuk e pashë vetë, por më është thënë se ishte një lojë që mund të rishikohej nga VAR për shkak të kontaktit”

    Përndryshe Alonso shtoi me tutje se është e habitshme kjo gjë,dhe se këto vendime mund ta ndryshojnë lojën.

    Ndërkohë homologu i tij nga Girona Michel mendon se vendimi për të mos akorduar penallti për Realin është i drejtë,dhe se kontakti mbrenda ishte tejet i lehtë.

    Kujtojmë që Real Madrid regjitsroi barazimin e tretë me rradhë në La Liga,dhe  tani gjendet në pozitën e dytë me 33 pikë një më pak se lideri Barcelona.

  • Araujo mungon ndaj Atlético-s për arsye personale, Flick: Ju lutem respektojeni këtë!

    Araujo mungon ndaj Atlético-s për arsye personale, Flick: Ju lutem respektojeni këtë!

    Ronald Araujo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës ndaj Atlético Madrid, dhe arsyeja nuk lidhet me ndonjë problem fizik apo virus. Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se mbrojtësi uruguaian do të mungojë për shkak të një problemi privat, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për situatën.

    “Araujo nuk mund të luajë, ai është jashtë për shkak të një problemi privat… ju lutem, respektojeni,” u shpreh Flick, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.
    “Ai nuk është gati për momentin, është një situatë e veçantë dhe nuk dua të them më shumë… ju lutem respektojeni këtë,” shtoi ai.

    Mungesa e Araujo-s vjen në një moment të ndjeshëm për Barcelonën, e cila përgatitet për një ndeshje të rëndësishme në garën për kreun e La Ligas. Zëvendësimi i tij pritet të sjellë ndryshime të detyruara në vijën e prapme të skuadrës katalanase.

    Klubi nuk ka dhënë informacion shtesë mbi çështjen private të lojtarit, duke theksuar rëndësinë e privatësisë dhe mbështetjes në situata të tilla.

  • Lamine Yamal:Nuk dua të jem si Lionel Messi

    Lamine Yamal:Nuk dua të jem si Lionel Messi

    Ylli i Barcelonës Lamine Yamal ka folur lidhur me krahasimet që bëhen mes tij dhe Lionel Messit.

    Yamal ka deklaruar se Messi është lojtari më i mirë në histori,por thotë se nuk dëshiron të bëhet si ai.

    “Është më i miri në histori. Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq.”

    Përndryshe Yamal ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndjekë rrugën e vet në karrierën,dhe se nuk dëshiron që të jetë në hijen e legjendës së katalunasve.

    Kujtojmë që Lamine Yamal në 14 ndeshje të zhvilluara për Barcelonën në të gjitha garat ka shënuar 7 gola e bëri 8 asistime.

  • Mikel Arteta:Ishte e vështirë ndaj Chelsea-it

    Mikel Arteta:Ishte e vështirë ndaj Chelsea-it

    Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka dhënë deklarata lidhur me barazimin e skuadrës së tij ndaj Chelsea-it.

    Arteta ka vlerësuar se ndeshja ishte mjaft e fortë dhe emocionuese,dhe se të dy ekipet kanë treguar intensitet të lartë.

    Përndryshe tekniku spanjoll ka deklaruar se skuadra e tij pati vështirësi gjatë ndeshjes kundër bluve,dhe kjo edhe për shkak se shumë lojtarë rrezikonin suspendimin për shkak të kartonëve.

    “Duke pasur katër lojtarë me kartonë të verdhë, ishte e qartë se kundërshtari kërkonte ta shfrytëzonte këtë. Ne ishim të çorganizuar në fillim të pjesës së dytë dhe pësuam gola, duke bërë të nevojshme menaxhimin e emocioneve. Më pas, u riorganizuam, shënuam një gol të shkëlqyer dhe krijuam mundësi shtesë për shënim”

    Kujtojmë që Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar me rezultat 1:1,në derbin e fundjavës në Premierligën angleze.

  • LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder shënojnë fitoret e rradhës

    LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder shënojnë fitoret e rradhës

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur Neë Orleans Pelicans në shtëpi,dhe atë me 12 pikë epërsi 133:121.

    Luka Doncic me 34 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më i mirë për Lakers,teksa kontribut dha dhe Austin Reaves me 33 pikë e 8 kërcime.

    Tek Pelicans më i miri ishte Bryce McGoëens me 23 pikë e 7 kërcime,kurse Saddiq Bey dha kontribut me 22 pikë e 11 kërcime.

    Në anën tjetër Oklahoma City Thunder mposhti skuadrën e Portland Trail Blazers me rezultat 123:115.

    Shai Gilgeous Alexander ishte më i miri për kampionët aktual,ku arriti të shënoj 26 pikë kurse Cason Ëallace realizoi 19 pikë.

    Tek Portland Deni Avdija ishte më efikasi duke shënuar 31 pikë,19 kërcime e 10 asistime,kurse Toumani Camara me 19 pikë si dhe Jerami Grant me 18 pikë ishin basketbollistët tjerë më efikasë për Portland.

  • Donart Hasanaj “Ylli I Javës”i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë

    Donart Hasanaj “Ylli I Javës”i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë

    Donart Hasanaj është shpallur “Ylli i Javës”për xhiron e 15-të të Albi Mall Superligë.

    Hasanaj ishte lojtari kryesor në fitoren e Prishtinës së Re kundër Prishtinës,ku shënoi një gol dhe asistoi në tjetrën.

    Përndryshe Hasanaj pasi mori këtë çmim Hasanaj u shpreh mjaft i lumtur,dhe thotë se ndaj Prishtinës kanë bërë një lojë të mirë.

    “Kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë kundër FC Prishtina, të cilët kryesojnë tabelën, por edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen kundër tyre shumë mirë. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndryshime, duke na u ndërruar në 15 xhiro tre trajnerë, por atmosfera momentale është shumë e mirë në skuadër.Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, kemi luajtur shumë mirë dhe e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët për kontributin, që unë ta marr këtë çmim sot”

    Kujtojmë që Prishtina e Re ka 12 pikë në pozitën e fundit pas 15 xhirove në Albi Mall Superligë.

  • Ylli i basketbollit Klay Thompson i lë emrin jahtit të tij “Stallion” sipas së dashurës së tij Megan Thee Stallion

    Ylli i basketbollit Klay Thompson i lë emrin jahtit të tij “Stallion” sipas së dashurës së tij Megan Thee Stallion

    Klay Thompson sapo bëri lëvizjen më të bujshme të “offseason”, duke i vendosur jahtit të tij të dashur një emër të ri, të frymëzuar nga vetë Megan Thee Stallion.

    Ylli i NBA-së e zbuloi gjestin romantik gjatë një dite me diell në det, duke treguar me krenari emrin e ri të anijes “Thee Stallion.”

    Miqtë thonë se Klay nuk ndalonte së qeshuri teksa prezantoi emrin, duke bërë shaka se donte një mjet që të pasqyronte “energjinë e vërtetë të “Hot Girl”. Fotot u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa fansat e adhuruan këtë bashkim të papritur midis mjeshtrit të 3-pikëshave në “Warriors” dhe reperes superyll Megan Thee Stallion. Memet shpërthyen, editet u bënë virale, dhe interneti ra dakord se kjo është ndoshta lëvizja më ikonike dhe më qesharake e Klay deri tani.

    Mesa duket “Splash Brother” i Klay-t me Curry-n ka kaluar zyrtarisht në një “Hot Girl Summer” me Megan-in mbi ujë.

  • Fitore e madhe e Llapit në kryeqytet

    Fitore e madhe e Llapit në kryeqytet

    Prishtina e Llapi kanë zhvilluar ndeshje shumë interesante të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Pas një drame të vërtetë, fitore me rezultat 38:37 ka shënuar skuadra llapjane.

    Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

    Llapi shpejtë krijoi epërsi 5:1, ndërsa mbajti epërsi solide në gjithë pjesën e parë. Epërsia e Llapit shkoi deri në nëntë gola (22:13, 23:14), ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 23:15 për mysafirët.

    Por Prishtina nuk u dorëzua. Në minutën e 41-të barazoi në 26:26. Në minutën e 49-të kaloi në epërsi 31:30. Më pas u zhvillua lojë e fortë. Pas barazimit 35:35, llapjanët shënuan dy herë për 37:35. Albi Gjuka e ngushtoi rezultatin në 37:36, kurse Endrit Havolli shënoi për 38:36 në të mirë të Llapit. Fare në fund Enis Kuleta shënoi për rezultatin final, 38:37.

    Artir Muçiqi i shënoi tetë gola për Llapin. Nga shtatë i kishin Santos De Souza Kaique dhe Rios Ramirez Victor. Etnik Bajoku e Blerton Hasani shtuan nga pesë, ndërsa katër i kishte Endrit Havolli.

    Albi Gjuka i shënoi 12 gola për Prishtinën. Altin Cacaj i kishte nëntë, Enis Kuleta gjashtë, Gent Bajrami pesë e Lum Xhemajli tri.

    Llapi është i gjashti me tetë pikë. Prishtina mbetet e shtata, përkatësisht e parafundit me gjashtë pikë.

    Po të dielën Ulpiana e Kastrioti e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve. Fitore me rezultat 40:33 shënoi Ulpiana.

    Bintou Oulare i realizoi 14 gola për Ulpianën. Nga tetë i kishin Dorentina Qufaj e Albesë Dauti. Puhiza Gashi i shënoi 11 gola për Kastriotin. Nëntë i kishte Verona Muhaxheri. Ulpiana e shënoi fitoren e parë. Një fitore e ka edhe Kastrioti. /ATVLIVE.TV

  • “Dardanët” mposhtin Shqipërinë dhe e nisin me fitore EuroBasket 2029

    “Dardanët” mposhtin Shqipërinë dhe e nisin me fitore EuroBasket 2029

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shqipërisë, në kuadër të parakualifikimeve për “EuroBasket 2029”.

    “Dardanët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke triumfuar me 15 pikë epërsi, 84–99 (14:25, 14:19, 32:30, 24:25).

    Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke krijuar një avantazh prej 11 pikësh në çerekun e parë (14:25). Ata vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 14:19, duke shkuar në pushim me 16 pikë epërsi.

    Shqipëria u përpoq të rikthehej në lojë në çerekun e tretë, të cilin e mbylli në favorin e saj 32:30, por diferenca totale u ngushtua vetëm në 14 pikë.

    Në çerekun e fundit, Kosova menaxhoi rezultatin dhe ruajti epërsinë, duke e fituar edhe këtë periudhë me një pikë (24:25), për të vulosur fitoren 84:99.

    Dardan Berisha ishte lojtari më i spikatur i ndeshjes, me 35 pikë, tre topa të rikuperuar dhe gjashtë asistime. Te Shqipëria, më i miri ishte Juljan Hamati me 19 pikë.

    Me këtë rezultat, Shqipëria regjistron humbjen e dytë në këto parakualifikime, ndërsa Kosova i nis garat me një fitore të rëndësishme. /ATVLIVE.TV