ATV

Category: Sport

  • 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

    3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

    Sot është dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, andaj Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një postim mjaftë emocionues:

    “Sot është një ditë reflektimi dhe respekti për personat me aftësi të kufizuara – për forcën e tyre të jashtëzakonshme, talentin dhe vlerën që sjellin çdo ditë në shoqërinë tonë.

    Kjo ditë na kujton se barazia dhe gjithëpërfshirja nuk janë thjesht ideale, por përgjegjësi e përbashkët.

    Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Përmes programeve “Grassroots” dhe “FSR”, FFK punon që futbolli të jetë hapësirë e hapur, e sigurt dhe inspiruese për personat me aftësi të kufizuara.

    Falë angazhimit të tyre, sporti shndërrohet jo vetëm në aktivitet, por edhe në urë lidhëse që sjell bashkim, dinjitet dhe motivim.

    Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku secili ndihet i vlerësuar, i përfshirë dhe i fuqizuar.
    Diversiteti na bashkon. Përkrahja na fuqizon. Përfshirja na nderon.”

  • Pas fitores 3-1 ndaj Atletico Madrid, Hansi Flick lavdëron Raphinhan: “Me të gjithçka është më e lehtë”

    Pas fitores 3-1 ndaj Atletico Madrid, Hansi Flick lavdëron Raphinhan: “Me të gjithçka është më e lehtë”

    Barcelona mori një fitore të rëndësishme mbrëmë duke mposhtur Atletico Madrid me rezultatin 3-1, ndërsa një nga protagonistët kryesorë ishte Raphinha, i cili zhbllokoi sfidën me golin e parë në minutën e 26-të.

    Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick nuk i kurseu lëvdatat për lojtarin brazilian, duke theksuar ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në lojën e Barcelonës.

    “Kur kemi Raphinan, gjithqka është më e lehtë. Të gjithë ndikohen prej tij,” deklaroi Flick, i entuziazmuar nga paraqitja e sulmuesit.

    Teksa Raphinha vazhdon të tregojë formë të lartë me gola, dinamizëm dhe punë të pakursyer në të dyja fazat e lojës, Flick theksoi se energjia e tij është ajo që i jep Barcelonës ritmin dhe agresivitetin që kërkon.

    Goli i brazilianit hapi rrugën drejt fitores, ndërsa Barcelona kontrolloi ndeshjen me besim dhe e mbylli me një rezultat bindës 3-1, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e La Ligas.

  • Lajme të këqija nga para kualifikimet e kombëtareve për Eurobasket 2029

    Lajme të këqija nga para kualifikimet e kombëtareve për Eurobasket 2029

    Klubi i Basketbollit Prishtina ka marr lajme jo të mira nga para kualifikimet e kombëtareve për Eurobasket 2029.

    Kapiteni Daniel Lekndreaj me kombëtaren Shqiptare ka pësuar qarje të ligamentit ACL dhe do të operohet ku pritet të mungojë 3–4 muaj.

    Valmiri Kakruki me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka marrë një goditje në ndeshjen ndaj Irlandës dhe do të mungojë 10–14 ditë.

    Klubi i’u ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë për të dy. /ATVLIVE.TV

  • Shevchenko i drejtohet Milanit: “Ju duhet një sulmues si Inzaghi apo Crespo”

    Shevchenko i drejtohet Milanit: “Ju duhet një sulmues si Inzaghi apo Crespo”

    Legjenda e futbollit italian, Andriy Shevchenko, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttosport”, ku ka komentuar sfidat e Milanit, surprizat e këtij sezoni dhe figurat e mëdha të futbollit aktual.

    Duke analizuar vështirësitë që kuqezinjtë hasin ndaj ekipeve që mbrohen ngushtë, Shevchenko theksoi se Milanit i mungon një lloj sulmuesi që i zgjidh ndeshjet me një moment të vetëm.

    “Kur duhet të sulmosh dhe përpara ke pak hapësira, të duhen sulmues të vërtetë. Një sekondë mjafton për t’i surprizuar kundërshtarët. Për të qenë i kompletuar, Milanit ndoshta i duhet një lojtar tip ‘Inzaghi’ ose ‘Crespo’.”

    Sheva foli edhe për surprizën e madhe të kampionatit, skuadrën e Como-s, të cilën e vlerësoi për paraqitjet e qëndrueshme:

    “Ky është një kampionat pa lider absolut, shumë i hapur dhe i bukur, me ekipe surprizë si Como. Ata po zhvillojnë një sezon vërtet të shkëlqyer.”

    Një tjetër emër që mori lëvdata të veçanta ishte Luka Modric, të cilin Shevchenko e konsideron ende një kampion me shumë për të dhënë:

    “Modric nuk ka nevojë të krahasohet me askënd. Është një kampion i jashtëzakonshëm, me dëshirë të pashtershme. Është kënaqësi ta shohësh të luajë dhe të angazhohet ende në nivele të larta.”

    Në fund, ish-sulmuesi ukrainas komentoi të ardhmen e stadiumit historik “San Siro”, duke theksuar se ndërhyrjet infrastrukturore duhet të respektojnë identitetin e tij.

  • Drama në New Orleans, Minnesota fiton pas vazhdimeve, Edwards shkëlqen me 44 pikë!

    Drama në New Orleans, Minnesota fiton pas vazhdimeve, Edwards shkëlqen me 44 pikë!

    Gjatë natës në NBA u zhvilluan gjashtë ndeshje emocionuese, por spektakli më i madh u pa në përballjen mes New Orleans Pelicans dhe Minnesota Timberwolves, ku mysafirët triumfuan pas kohës shtesë me rezultatin 149:142.

    Minnesota hyri si favorite, por hasi shumë vështirësi përballë një New Orleansi që nuk u dorëzua asnjë moment. Pelicans madje e nisën minutën e fundit të kohës së rregullt me epërsi 129:125, por dështuan ta mbyllin ndeshjen.

    Jaden McDaniels udhëhoqi rikthimin e Timberwolves, ndërsa Jeremiah Fears humbi një tentim vendimtar për Pelicans. Me vetëm sekonda të mbetura, Anthony Edwards depërtoi me mjeshtëri në mbrojtjen vendase dhe shënoi për 129:129, duke siguruar vazhdimet.

    Në kohën shtesë, Julius Randle mori përgjegjësinë, duke realizuar 8 nga 20 pikët e Timberwolves në extra time, dhe Minnesota e regjistroi fitoren e 13-të të sezonit. Ndërkohë, Pelicans pësuan humbjen e tyre të 19-të.

    Anthony Edwards ishte fenomenal me 44 pikë, rekordi i tij sezonal, Rudy Gobert dha kontribut të dyfishtë me 18 pikë dhe 13 kërcime, derisa Naz Reid shtoi 18 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

    Për Pelicans, më i miri ishte Trey Murphy, i cili shkëlqeu me 33 pikë dhe 15 kërcime.

    Rezultatet e tjera të mbrëmjes në NBA:

    Boston Celtics – New York Knicks 123:117

    Jaylen Brown ndezi parquet-in me 42 pikë, duke udhëhequr Bostonin drejt fitores.

    Philadelphia 76ers – Washington Wizards 121:102

    Toronto Raptors – Portland Trail Blazers 121:118

    San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 126:119

    Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 112:124

    Kampionët në fuqi, Oklahoma City, morën një fitore të sigurt ndaj Warriors.

  • Xabi Alonso shpreh besim të plotë te Rodrygo: “Duhet të besojmë dhe t’i qëndrojmë pranë. Ai është lojtar i madh”

    Xabi Alonso shpreh besim të plotë te Rodrygo: “Duhet të besojmë dhe t’i qëndrojmë pranë. Ai është lojtar i madh”

    Trajneri Xabi Alonso ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për sulmuesin brazilian Rodrygo, duke theksuar se talenti i tij është i padiskutueshëm dhe se ai ka nevojë vetëm për një moment për t’u rilëshuar plotësisht.

    “Duhet të kemi besim te Rodrygo. Ai është një lojtar TOP dhe një djalë fantastik,” u shpreh Alonso. “Një gol mund ta çlirojë shpejt,” shtoi ai, duke theksuar se potenciali i brazilianit është i jashtëzakonshëm dhe se vetëm çështje kohe është që ai të rikthehet te forma më e mirë.

    Deklaratat e Alonsos vijnë në një periudhë ku Rodrygo ka pasur disa ndeshje më të vështira, por trajneri spanjoll beson se mbështetja e ekipit dhe besimi i pandërprerë do ta ndihmojnë të rikthehet në nivelet që e karakterizojnë.

    Braziliani mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe Alonso siguron se do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht në çdo hap.

  • Basketbolli kosovar në aksion, takime vendimtare për renditjen në tabelë

    Basketbolli kosovar në aksion, takime vendimtare për renditjen në tabelë

    ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion pas ndeshjes së Kosovës me shumë ndeshje interesante.

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje, Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli është një përballje ku dy skuadrat synojnë fitoren, pasi që kohët e fundit nuk kanë pasur shumë rezultate pozitive.

    Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa therandasit një fitore e gjashtë humbje. Takimin e parë në Therandë e fituan kryeqytetasit 76:78, ndërsa edhe takimi i së mërkurës do të zhvillohet në Therandë.

    Ndeshja tjetër, Rahoveci 029-Bora po ashtu është një përballje shumë interesante dhe shumë e rëndësishme. ‘Vreshtarët’ kanë tri fitore e katër humbje, kurse prishtinasit një fitore e pesë humbje. Duelin e parë në kryeqytet e fitoi skuadra nga Rahoveci me rezultat 84:95.

    Ndërsa të enjten do të zhvillohen edhe 2 ndeshje të tjera ku Bashkimi sfidon Vëllaznimin, ndeshje që do të zhvillohet në Gjakovë, pasi takimi i parë ishte zhvilluar në Prizren. Portokallezinjtë janë skuadra e vetme pa asnjë humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse Kuqezinjtë një fitore e gjashtë humbje. Përballjen e parë e fituan prizrenasit 69:106.

    Edhe derbi i xhiros së tetë do të zhvillohet të enjten mbrëma mes GO+ Peja dhe Trepçës, që është përballja e fundit e kësaj xhiro. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe kështu pritet të enjten, me të dy skuadrat që kanë dhuruar shumë spektakël në këtë edicion dhe kanë ambicie të mëdha. Pejanët kanë gjashtë fitore e një humbje, derisa mitrovicasit katër fitore e dy humbje. Në takimin e parë në Mitrovicë fituan verdhezinjtë 80:86.

    Kujtojmë se të gjitha takimet fillojnë nga ora 18:45 përveç derbit që fillon nga ora 20:00. /ATVLIVE.TV

  • Simeone: “Raphinha është i jashtëzakonshëm, meritonte Topin e Artë”

    Simeone: “Raphinha është i jashtëzakonshëm, meritonte Topin e Artë”

    Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u shpreh i impresionuar nga Raphinha pas fitores 3-1 të Barcelonës ndaj ekipit të tij.

    Megjithëse Atletico kaloi e para në epërsi me golin e Alex Baena, Barcelona reagoi shpejt: Raphinha barazoi rezultatin, Dani Olmo shënoi golin e avantazhit, ndërsa Ferran Torres vulosi fitoren e mysafirëve.

    “Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm, që mund të luajë në çdo pozicion — si anësor, mesfushor, sulmues apo mbrojtës krahu,” tha Simeone.

    “Ai mund të shënojë, të krijojë, të bëjë presion dhe të vrapojë. Nuk kuptoj pse nuk e fitoi Topin e Artë, por unë padyshim e zgjedh atë,” përfundoi trajneri i Atleticos.

    Për Topin e Artë të këtij viti, fitues u shpall Ousmane Dembele i PSG-së, Lamine Yamal u rendit i dyti, ndërsa Raphinha doli i pesti pas Vitinha dhe Mohamed Salah. /ATVLIVE.TV

  • Terence Crawford humb titullin e WBC-së, Sheeraz dhe Mbili luftojnë për vendin bosh

    Terence Crawford humb titullin e WBC-së, Sheeraz dhe Mbili luftojnë për vendin bosh

    Terence Crawford nuk është më kampion i WBC-së pas mospagesës së tarifave për dy meçet e tij të fundit.

    Amerikani e kishte fituar titullin e padiskutueshëm në peshat super të mesme në shtator, pas një fitoreje historike me pikë ndaj Canelo Alvarezit në Las Vegas. Megjithatë, tani statusi i tij është shfuqizuar plotësisht.

    WBC-ja ka vendosur që titulli bosh të vendoset në një përballje mes Hamzah Sheeraz dhe Christian Mbili, duke hapur një kapitull të ri në divisjonin e peshave super të mesme. /ATVLIVE.TV

  • Juventus në çerekfinale, Spalletti vlerëson performancën e Zhegrovës

    Juventus në çerekfinale, Spalletti vlerëson performancën e Zhegrovës

    Juventusi arriti një fitore bindëse ndaj Udineses me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës së Kupës së Italisë.

    Bianconerët triumfuan për të avancuar në çerekfinale, ku do të përballen me fituesin e sfidës Atalanta–Genoa.

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, komentoi ndeshjen në konferencën për shtyp dhe lavdëroi gjithashtu yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

    “Fitoret janë të rëndësishme sepse janë e vetmja kurë për t’u ndjerë i lirë nga presioni dhe tensioni”,
    tha Spalletti.

    “Kam vënë re përmirësime ditë pas dite. Ekipi po fillon të mendojë ndryshe me topin në këmbë. Le të jemi të kënaqur, sepse bëmë disa gjëra të mira”.

    Ai foli edhe për Zhegrovën:

    “Jam i kënaqur me performancën e tij; ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Më pëlqeu ta shihja duke ndjekur topin edhe në zonën tonë të penalltisë. Ai është një tel i fuqishëm që gjithmonë mund të të frikësojë; sheh mundësinë për të pasuar kur të tjerët shohin një mur”.

    Zhegrova hyri në fushë në minutën e 83-të dhe tregoi disa gjëra premtuese, duke lënë një shije të mirë për tifozët që kërkojnë më shumë minuta për “diamantin e Kosovës”.

    Me këtë fitore, ‘Zonja e vjetër’ siguron një vend në çerekfinale dhe rrit moralin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme. Performanca premtuese e Zhegrovës tregon potencialin e tij dhe mund të hapë rrugën për më shumë minuta në të ardhmen, duke i dhënë një dimension shtesë sulmit bardhezi. /ATVLIVE.TV