ATV

Category: Sport

  • Interi pas Vicarios, Sommer drejt largimit

    Interi pas Vicarios, Sommer drejt largimit

    Për skuadrën italiane, Inter, raportohet se ka shfaqur interes për portierin e Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario, i cili thuhet se synon rikthimin në Serie A gjatë verës.

    Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Vicario dëshiron të rikthehet në kampionatin italian në fund të sezonit dhe Interi po e monitoron me vëmendje situatën e tij.

    Të dyja mediat italiane shkruajnë se Nerazzurrët mund të ndahen nga Yann Sommer pas përfundimit të sezonit aktual, gjë që e shton edhe më shumë interesimin e klubit për portierin e kombëtares italiane. /ATVLIVE.TV

  • Ferland Mendy mbyll vitin 2025 për Real Madrid, mbrojtësi francez pëson një tjetër lëndim!

    Ferland Mendy mbyll vitin 2025 për Real Madrid, mbrojtësi francez pëson një tjetër lëndim!

    Real Madrid ka marrë një tjetër goditje në repartin defensiv. Ferland Mendy do të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025, pasi ka pësuar një lëndim të ri muskulor.

    Klubi konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim të këmbës së djathtë, vetëm një javë pasi Mendy ishte rikthyer në formacionin titullar. Ky lajm vjen në një moment të ndjeshëm për madrilenët, të cilët po përballen me mungesa të shumta në skuadër.

    Mendy tashmë ka humbur disa ndeshje këtë sezon për shkak të problemeve fizike, dhe dëmtimi i radhës e detyron mbrojtësin të mbyllë vitin para kohe, duke lënë Carlo Ancelottin me më pak alternativa në krahun e majtë të mbrojtjes.

    Real Madrid pritet të mbështetet te Fran García dhe opsione të tjera të improvizuara deri në rikuperimin e plotë të francezit.

    Një tjetër mungesë e rëndësishme për Los Blancos, që po luftojnë të ruajnë ritmin në kampionat dhe garat evropiane.

  • Arbër Hoxha nuk është lënduar rëndë, pritet të luajë në derbin Dinamo–Hajduk

    Arbër Hoxha nuk është lënduar rëndë, pritet të luajë në derbin Dinamo–Hajduk

    Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është lënduar, por fatmirësisht dëmtimi i tij nuk është serioz.

    Sipas mediumit kroat Index, “Hoxha nuk është lënduar rëndë. Ai do të luajë për Dinamon kundër Hajdukut”. Më tej theksohet se Arbër Hoxha do të jetë pjesë e skuadrës së Dinamos për derbin ndaj Hajdukut, i cili zhvillohet të shtunën në stadiumin “Maksimir”, nga ora 15:00.

    Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ai për ekipin e trajneres Marija Kovaçeviq këtë sezon, raportohet se Hoxha me shumë gjasë do të marrë minuta në këtë ndeshje, qoftë si titullar apo si zëvendësues, përderisa nuk paraqiten komplikime të tjera shëndetësore.

    Media kroate e përmbyll raportimin duke theksuar se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për tifozët e Dinamos. /ATVLIVE.TV

  • Neymar mund të transferohet në Premierligë

    Neymar mund të transferohet në Premierligë

    Ylli brazilian Neymar mund të largohet nga gjiganti brazilian Santos,dhe të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Mediumi kroat Index.hr bën të ditur se Manchester United mund të synojë transferimin e Neymar,dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq”do të mundohen ta bëjnë të pamundurën për ta transferuar 33 vjeçarin.

    Përndryshe një prej pyetjeve që mund të shtrohet është se nëse Neymar është i gatshëm për të luajtur në nivelin e Premierligës,duke marrë parasysh faktin që Neymar ka pasur lëndime të shumta gjatë karrierës.

    Mbetet të shihet se nëse Neymar do të transferohet në Anglia p[o jo,teksa opsion është edhe liga amerikane MLS.

    Kujtojmë që Neymar për momentin është anëtar i gjigantit brazilian Santos,i cili po lufton nga rënia në kampionatin brazilian.

  • Derbi i zjarrtë rikthen Superligën, Peja–Trepça në qendër të vëmendjes

    Derbi i zjarrtë rikthen Superligën, Peja–Trepça në qendër të vëmendjes

    ProCredit Superliga rikthehet në parket pas ndeshjes së Kosovës, duke sjellë duele tepër interesante në javën e tetë të kampionatit.

    Derbi i xhiros do të luhet të enjten në mbrëmje, ku GO+ Peja dhe Trepça do të përballen në ndeshjen kryesore të javës. Kjo përballje tradicionalisht ka prodhuar emocione të forta dhe edhe këtë herë pritet spektakël, pasi të dyja skuadrat kanë shfaqur formë të lartë dhe ambicie të mëdha. Pejanët kanë gjashtë fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit katër fitore e dy humbje. Në takimin e parë të zhvilluar në Mitrovicë, verdhezinjtë triumfuan me rezultat 80:86.

    Një tjetër duel i rëndësishëm është ai mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë rikthimin te fitoret, pasi kohët e fundit nuk kanë shënuar rezultate pozitive. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse therandasit një fitore e gjashtë humbje. Përballjen e parë në Therandë e fitoi skuadra kryeqytetase me rezultat 76:78, ndërsa edhe sfida e së mërkurës do të zhvillohet në Therandë.

    Ndeshja Rahoveci 029 – Bora pritet të jetë po ashtu shumë interesante dhe me peshë për të dy skuadrat. ‘Vreshtarët’ kanë tri fitore e katër humbje, ndersa prishtinasit një fitore e pesë humbje. Takimin e parë në kryeqytet e fitoi Rahoveci me rezultat 84:95.

    Të enjten në Gjakovë do të zhvillohet dueli mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Portokallezinjtë, që janë skuadra e vetme pa humbje këtë edicion, kanë shënuar shtatë fitore në shtatë ndeshje. Në anën tjetër, Kuqezinjtë kanë një fitore e gjashtë humbje. Takimin e parë e fitoi skuadra prizrenase me rezultat bindës 69:106.

    ProCredit Superliga – Java 8

    E mërkurë

    18:45 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

    18:45 Rahoveci 029 – Bora

    E enjte

    18:45 Bashkimi – Vëllaznimi

    20:00 GO+ Peja – Trepça

  • UEFA mblidhet nesër në Nion, në fokus Women’s EURO 2029 dhe turnet e të rinjve

    UEFA mblidhet nesër në Nion, në fokus Women’s EURO 2029 dhe turnet e të rinjve

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën, më 3 dhjetor, nga ora 13:30 deri në 17:30, në Nion të Zvicrës.

    Pikat kryesore të rendit të ditës përfshijnë:

    • UEFA Women’s EURO 2029 – caktimi i vendit pritës

    • Finalet e turneve të të rinjve për djem dhe vajza për vitet 2028 dhe 2029 – përcaktimi i vendeve pritëse

    • Miratimi i rregulloreve për UEFA Nations League 2026/27 dhe për garat e të rinjve për sezonin 2026/27

    Gjatë mbledhjes do të mbahen prezantimet finale të kandidaturave për organizimin e UEFA Women’s EURO 2029, si edhe ceremonia e shpalljes së vendit pritës. UEFA do të publikojë vendimet e Komitetit Ekzekutiv nëpërmjet një njoftimi për median pas përfundimit të ceremonisë. /ATVLIVE.TV

  • Sot shënohet 10-vjetori i debutimit të Kylian Mbappé në futbollin profesionist!

    Sot shënohet 10-vjetori i debutimit të Kylian Mbappé në futbollin profesionist!

    Sot mbushen 10 vite nga debutimi i yllit francez Kylian Mbappé në futbollin profesionist, një moment që shënoi fillimin e një karriere të jashtëzakonshme.

    Mbappé debutoi te Monaco më 2 dhjetor 2013, duke hyrë në fushë kundër Caen në minutën e 88-të dhe duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit të parë me vetëm 16 vite.

    Që atëherë, 24-vjeçari ka arritur statistika mbresëlënëse, ku në 555 ndeshje ka shënuar 412 gola dhe 191 asistime.

    Përveç statistikave, Mbappé ka fituar edhe një numër të madh trofesh dhe çmime individuale, duke përfshirë: 4 tituj Ligue 1, 1 Kupë e Francës, 2 Kupat e Ligës së Francës, 1 Këpucë e Artë e Ligue 1 e FIFA Ëorld Cup 2018.

    Dhe shumë çmime të tjera individuale si Këpuca e Argjendtë dhe Golden Boy (2021).

    Ky përvjetor shënon një dekadë magjie dhe suksesi, duke bërë Mbappé një nga ikonat më të mëdha të futbollit modern dhe një nga yjet më të ndritshëm të brezit të tij.

    Kylian Mbappé – 10 vite nga debutimi që nisi historinë e një legjende.

  • Super ndeshje në Kupën e Kosovës në basketboll

    Super ndeshje në Kupën e Kosovës në basketboll

    Në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll.

    Në çerekfinale do të ketë shumë ndeshje interesante, ku do të përballen Bashkimi me GO+ Peja, derisa fituesja aktuale e Kupës, Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin. Përballje e barabartë shihet ajo ndërmjet Rahoveci 029 dhe Borës, si dhe shumë sfidë interesante ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

    Sipas sistemit, dy ndeshje do të zhvillohen në çerekfinale dhe skuadrat më të mira nga të dyja ndeshjet, kualifikohet në gjysmëfinale, që po ashtu zhvillohen dy ndeshje, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

    Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 24/25 dhjetor.

    Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Bashkimi-GO+ Peja do të ndeshet me fituesin e çiftit Vëllaznimi-Sigal Prishtina, si dhe fituesi i çiftit Trepça-Golden Eagle Ylli me fituesin e çiftit Rahoveci 029-Bora.
    Fituese aktuale është Trepça.

    Çerekfinalet

    Bashkimi-GO+ Peja

    Trepça-Golden Eagle Ylli

    Rahoveci 029-Bora

    Vëllaznimi-Sigal Prishtina. /ATVLIVE.TV

  • Golden Boy 2025: Lista e plotë e top 10 talenteve më të mirë të vitit!

    Golden Boy 2025: Lista e plotë e top 10 talenteve më të mirë të vitit!

    Pas shpalljes së fituesit, ylli i PSG-së Désiré Doué, me 450 pikë, u bë qendra e vëmendjes, por garuesit e tjerë nuk mbeten pas. Lista e Top 10 e Golden Boy 2025 tregon konkurrencën e fortë dhe rinovimin e talentit në futbollin evropian.

    Renditja e plotë:

    Désiré Doué – 450 pikë

    Arda Guler – 163 pikë

    Pau Cubarsi – 161 pikë

    Dean Huijsen – 160 pikë

    Kenan Yildiz – 148 pikë

    Franco Mastantuono – 41 pikë

    Warren Zaire-Emery – 37 pikë

    Jobe Bellingham – 28 pikë

    Francesco Esposito – 19 pikë

    Lucas Bergvall – 13 pikë

    Një nga momentet më interesante ishte diferenca minimale prej vetëm 3 pikësh mes vendit të dytë dhe të katërt, duke treguar rivalitetin e fortë mes lojtarëve më të rinj.

    Ndërkohë, Francesco Esposito u nderua edhe me çmimin Italian Golden Boy, duke konfirmuar talentin e tij brenda dhe jashtë vendit.

    Ky renditje tregon se e ardhmja e futbollit evropian është në duar të sigurta, me një brez të ri lojtarësh që po shkëlqejnë që tani.

  • Kriza te Arsenal: Përveç Saliba, edhe Gabriel e Kai Havertz janë jashtë për javët e ardhshme!

    Kriza te Arsenal: Përveç Saliba, edhe Gabriel e Kai Havertz janë jashtë për javët e ardhshme!

    Arsenal po përballet me mungesa të mëdha në mbrojtje dhe mesfushë, pasi Gabriel dhe Kai Havertz do të jenë jashtë për javët në vazhdim, me Ëilliam Saliba, i cili gjithashtu mungon.

    Trajneri Mikel Arteta dha detaje për gjendjen e lojtarëve:

    Kai Havertz nuk është ende i gatshëm për të luajtur dhe po përjeton vështirësi gjatë rikuperimit.

    “Jemi të dëshpëruar ta kemi Kain, ai nuk është gati dhe e shoh duke vuajtur. Do të marrë kohë rikthimi I tijë,” tha Arteta.

    Gabriel gjithashtu pritet të rikthehet pas disa javësh. “Gabriel është akoma disa javë larg rikthimit,” shtoi trajneri.

    Kjo situatë e vështirë e detyron Arsenalin të kërkojë zgjidhje alternative për të mbuluar boshllëqet në mbrojtje dhe mesfushë, duke e komplikuar rrugëtimin e Topçinjve në ndeshjet e ardhshme.

    Një sfidë e madhe për Arteta dhe skuadrën, ndërsa rikthimi i lojtarëve kryesorë duket larg.