ATV

Category: Sport

  • Pas një kohe të gjatë, Albion Rrahmani shënon gol

    Pas një kohe të gjatë, Albion Rrahmani shënon gol

    Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol pas një kohe të gjatë, ai gjeti rrjetën në ndeshjen ne kuadër të Kupës së Çekisë, duke realizuar nga penalltia në minutën e 89-të.

    Me golin e Rrahmanit, Sparta Praga siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës çeke të futbollit.

    Sparta Praga mposhti Artis Brnon me rezultat 2:1.

    Për Rrahmanin ishte goli i parë pas 13 ndeshjeve. Ai nuk kishte shënuar gol që nga 5 tetori.

    Për 25-vjeçarin është goli i dhjetë i shënuar në 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërkohë ka edhe dy asistime. /ATVLIVE.TV

  • Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Kylian Mbappé po vazhdon të tregojë nivelin e tij të jashtëzakonshëm te Real Madridi, një vit pasi u transferua në verën e vitit 2024. Mbrëmë, ylli francez ishte sërish protagonist absolut, duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Athletic Bilbaos.

    Pas ndeshjes, Mbappé u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, për herë të 11-të këtë sezon, një shifër mbresëlënëse që e konfirmon si futbollistin më vendimtar dhe më konstant të skuadrës së Carlo Ancelottit.

    Me gola, asistime dhe paraqitje dominuese, Mbappé është shndërruar në liderin ofensiv të Real Madridit, duke udhëhequr ekipin drejt objektivave madhorë si në La Liga ashtu edhe në Evropë.

    Forma e tij aktuale po e ngre shumë më lart standardin e ekipit, ndërsa tifozët madrilenë janë të bindur se Mbappé është njeriu kyç i sezonit.

  • Vijon faza e 1/16-tës: sot gjashtë duele në Kupën e Kosovës

    Vijon faza e 1/16-tës: sot gjashtë duele në Kupën e Kosovës

    Sot (e enjte) në program janë gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës së Kupës së Kosovës në futboll.

    Kjo fazë nisi të mërkurën me zhvillimin e nëntë përballjeve, ku nuk pati ndonjë befasi, pasi të gjitha skuadrat favorite siguruan kalimin në raundin tjetër.

    Ekipet e Superligës – Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj – kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës, duke eliminuar kundërshtarët e tyre nga Liga e Parë.

    Ndërsa sot ndeshjet paraqiten më të larmishme: Prishtina pret Top Futbollin nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera janë kryesisht ekipe të Ligës së Parë.

    Për një vend në 1/8-tën sot do të luftojnë: Liria – Suhareka, Flamurtari – Vushtrria, 2 Korriku – Dinamo, KEK-u – Vëllaznimi dhe Istogu – Feronikeli ’74.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin nga ora 12:30, ndërsa të premten zhvillohet vetëm ndeshja e fundit e këtij raundi: Kika – Trepça ’89.

    Çiftet e sotme në Kupën e Kosovës:

    • 2 Korriku – Dinamo

    • Flamurtari – Vushtrria

    • Istogu 03 – Feronikeli ‘74

    • Top Football – Prishtina

    • KEK-u – Vëllaznimi

    • Liria – Suhareka. /ATVLIVE.TV

  • ZYRTARE: FC Drenica dhe trajneri Bylbyl Sokoli ndahen me marrëveshje të përbashkët!

    ZYRTARE: FC Drenica dhe trajneri Bylbyl Sokoli ndahen me marrëveshje të përbashkët!

    FC Drenica ka njoftuar sot zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimin me Profesor Bylbyl Sokolin, në një marrëveshje të arritur me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë profesional.

    Klubi ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën e Sokolit, i cili ishte një figurë kyçe në rikthimin e Drenicës në Superligë, si dhe në ndërtimin dhe përgatitjen e skuadrës gjatë këtij sezoni. Kontributi i tij vlerësohet lart nga drejtuesit, futbollistët dhe i gjithë komuniteti drenicas.

    “Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit, duke theksuar respektin maksimal për trajnerin e njohur shqiptar.

    FC Drenica konfirmon se do të vazhdojë rrugën e saj me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha, ndërsa synon të ndërtojë një projekt afatgjatë dhe ambicioz që në të ardhmen të çojë klubin në arenën europiane.

  • Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

    Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

    Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së futbollit modern, është vetëm një hap larg largimit nga Monterrey dhe synon që në janar të rikthehet në skenën europiane.

    39-vjeçari ka njoftuar klubin meksikan për vendimin e tij, ndërsa sipas Fabrizio Romano, Ramos është i hapur të nënshkruajë një kontratë 6-mujore me një klub elitar të Europës për “dritaren e fundit” të karrierës së tij.

    Sipas Calciomercato, disa skuadra të Serie A po monitorojnë situatën, dhe Juventusi shihet si një opsion konkret. Bardhezinjtë e kishin konsideruar transferimin e Ramosit edhe sezonin e kaluar pas dëmtimit të Bremer, dhe megjithëse mbrojtja aktualisht është më stabile, përvoja e madhe e spanjollit mund të ishte një vlerë e shtuar për ekipin e Luciano Spallettit.

    Megjithatë, me ndryshimet e fundit në drejtimin sportiv dhe qasjen më të rreptë të rekrutimit të vendosur nga Damien Comolli, mbetet e paqartë nëse Juventusi do të hapë dyert për ish-kapitenin e Real Madridit.

    Ajo që dihet sigurt është se Ramos dëshiron një sfidë të fundit europiane, dhe muaji janar mund të jetë momenti i rikthimit të tij në futbollin e madh.

  • Zyrtare: Gjermania do të organizojë UEFA Women’s EURO 2029, vendimi u morrë me shumicë të thellë votash!

    Zyrtare: Gjermania do të organizojë UEFA Women’s EURO 2029, vendimi u morrë me shumicë të thellë votash!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ka vendosur që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029. Vendimi u mor pas raundit të parë të votimit, ku Gjermania fitoi bindshëm me 15 vota, duke lënë pas kandidaturën e përbashkët Danimarkë/Suedi me vetëm 2 vota, ndërsa Polonia nuk mori asnjë votë.

    Kampionati Evropian i femrave për vitin 2029 do të zhvillohet në tetë stadiume elitare gjermane: Koln, Dortmund, Duseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg. Turneu do të ketë pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, dhe do të mbahet gjatë verës së vitit 2029.

    UEFA njoftoi gjithashtu edhe vendet pritëse për turnetë finale të kampionateve europiane të moshave:

    Kampionati Evropian i Vajzave U-17

    2028: Belgjikë

    2029: Turqi

    Kampionati Evropian i Vajzave U-19

    2028: Portugali

    2029: Itali

    Kampionati Evropian i Djemve U-17

    2028: Lituani

    2029: Moldavi

    Kampionati Evropian i Djemve U-19

    2027: Çeki

    2028: Bullgari

    2029: Holandë

    Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, një ditë para Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të mbahet në Bruksel, Belgjikë.

  • Kosova renditet e 41-ta në listën e ‘Fair-Play’ të UEFA-s

    Kosova renditet e 41-ta në listën e ‘Fair-Play’ të UEFA-s

    Kosova është renditur në vendin e 41-të në listën e ‘Fair-Play’ të UEFA-s.

    Krenar për këtë arritje është edhe vetë Federata Kombëtare e Kosovës, e cila me anë të një postimi shkruan:

    “Një tjetër tregues i përkushtimit, disiplinës dhe frymës sportive në fushë.
    FFK me ekipet kombëtare dhe klubet e saj janë të përkushtuara për respekt, lojë të pastër dhe sportivitet të cilat po japin rezultat.
    Krenarë për progresin dhe vlerat që po ndërtojmë”

  • Ardon Jashari pritet të startojë për Milanin ndaj Lazios

    Ardon Jashari pritet të startojë për Milanin ndaj Lazios

    Skuadra e Milanit nesër zhvillon ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lazios.

    Mesfushori Luka Modriç pritet të pushojë për këtë takim.

    Sipas mediave në Itali dhe Kroaci, vendin e tij në formacion pritet ta zërë Ardon Jashari, i cili më në fund mund të ketë hapësirë për të luajtur nga minuta e parë me fanellën “Kuqezi”.

    Kujtojmë se ndeshja mes Lazios dhe Milanit zhvillohet nesër nga ora 21:00, në stadiumin “Olimpico”. /ATVLIVE.TV

  • Nderohet kujtimi i Erion Kajtazit në edicionin e tretë të turneut

    Nderohet kujtimi i Erion Kajtazit në edicionin e tretë të turneut

    Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe respekt, u hap edicioni i tretë i Turneut Përkujtimor “Erion Kajtazi”.

    Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve komunale dhe qeveritare, deputetë si dhe përfaqësues partiakë.

    Me fjalë rasti u drejtuan nënkryetari i FFK-së, z. Agim Dibrani, dhe drejtori i gjimnazit, z. Luan Mehmeti, të cilët rikujtuan me nderim figurën dhe trashëgiminë e Erion Kajtazit.

    Në përfundim të ceremonisë, pjesëmarrësit bënë nderime pranë shtatores së Erionit.

    Kujtojmë se Erioni vdiq në moshën 16 vjeqare, në fushën e blertë pas një arresti kardiak, në ndeshjen kundër A&N. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona konfirmon: Eric García do të rinovojë deri në 2030!

    Barcelona konfirmon: Eric García do të rinovojë deri në 2030!

    Barcelona është gati të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Eric García, një marrëveshje që do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2030. Sipas burimeve të brendshme të klubit, është arritur një marrëveshje verbale dhe dokumentet ligjore do të shkëmbehen gjatë këtij dhe javës së ardhshme, duke bërë të mundur firmosjen e kontratës brenda muajit.

    Drejtori i Barcelonës, Deco, konfirmoi lajmin duke thënë: “Ai do të nënshkruajë së shpejti”. Ky hap vjen si pjesë e strategjisë së klubit për të siguruar elementë kyç në mbrojtje dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për dekadën e ardhshme.

    Eric García ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së Barcelonës dhe performancat e tij të qëndrueshme e kanë bërë të paçmueshëm për klubin. Rinovimi i kontratës deri në 2030 tregon besimin e klubit tek ai dhe përkushtimin për të ruajtur talentet kyçe në skuadër.

    Fansat katalanas mund të presin firmosjen zyrtare shumë shpejt, duke i dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e mbrojtësit.