ATV

Category: Sport

  • Lewis Hamilton planifikon pushim total – “Do ta hedh telefonin që të mos më gjejë askush”

    Lewis Hamilton planifikon pushim total – “Do ta hedh telefonin që të mos më gjejë askush”

    Piloti shtatë herë kampion i botës, Lewis Hamilton, është gati të mbyllë sezonin 2025 në Formula 1 dhe ka bërë të qartë se gjatë pushimit dimëror do të shkëputet plotësisht nga gjithçka, madje duke hedhur telefonin “në kosh”.

    Hamilton iu bashkua Ferrarit në fillim të vitit, duke sjellë pritshmëri të mëdha dhe bujë të madhe. Megjithatë, britaniku u përball me vështirësi në përshtatjen me makinën dhe ekipin e ri.

    Rezultatet më të spikatura përfshijnë fitoren në garën sprint në Kinë dhe vendet e katërta në Emilia Romagna, Britani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara.

    Duke folur për sezonin dhe vendin e tetë në garën e Abu Dabit në pistën Yas Marina, Hamilton tha:

    “Në këtë moment, po pres vetëm pushimin. Të shkëputem, të mos flas me askënd. Askush nuk do të më gjejë këtë dimër. Nuk do ta kem telefonin me vete. Mezi po e pres këtë. Thjesht të shkëputem plotësisht nga matriksi.”

    Kur u pyet nëse kishte ndjekur më parë këtë qasje, Hamilton u përgjigj:

    “Jo veçanërisht. Zakonisht gjithmonë e kam pasur me vete, por këtë herë telefoni do të përfundojë në kosh.”

    Ai shtoi se pushimi do t’i japë mundësinë të largojë nga vetja presionin e fotosesioneve dhe angazhimeve të përditshme:

    “Të shkëputem? Do ta kuptoj sapo ta bëj. Por mezi pres të largohem nga e gjitha kjo. Çdo javë fotosesione e gjëra të tilla. Kjo është ajo që mezi pres një ditë, të mos kem më detyrimin t’i bëj.”. /ATVLIVE.TV

  • Zhegrova përsëri në stol, por Rrahmani starton

    Zhegrova përsëri në stol, por Rrahmani starton

    Luciano Spalletti rikthehet për herë të parë për tu përballuar me klubin e tij të vjetër që nga fitimi i Scudettos në 2023, ndërsa Juventus dhe Napoli përballen me një valë dëmtimesh që kërkon ndryshime të mëdha në formacione. Ndeshja nis në “Stadio Diego Armando Maradona” në orën 20:45.

    Për Juventusin, kjo është një mundësi për të rikthyer veten në garën për titull, vetëm një javë pasi Napoli ktheu vendin e parë bashkë me AC Milan pas fitores jashtë fushe ndaj Romës. Për Spallettin, sfida ka edhe një ngarkesë emocionale, duke qenë se nuk e kishte përballuar më Partenopein që nga Scudetto i fituar.

    Ky do të jetë gjithashtu takimi i parë zyrtar ku Spalletti dhe Antonio Conte përballen si trajnerë kundërshtarë.

    Juventusi do të jetë pa Dusan Vlahovic dhe Federico Gatti, që sapo janë operuar, si dhe Bremer, Daniele Rugani dhe Arek Milik. Ndërkohë, Napoli do të jetë pa Stanislav Lobotka, Billy Gilmour, Andre Frank Zambo Anguissa, Miguel Gutierrez, Kevin De Bruyne, Alex Meret dhe Romelu Lukaku.

    Formacionet startuese:

    Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Elmas, McTominay, Olivera; Neres, Lang; Hojlund

    Stoli i Napolit: Contini, Ferrante, Juan Jesus, Politano, Vergara, Lucca, Mazzocchi, Marianucci, Spinazzola, Ambrosino

    Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Thuram, Cabal; Francisco Conceicao, McKennie; Yildiz

    Stoli i Juventusit: Perin, Scaglia, Zhegrova, Adzic, Kostic, Openda, Miretti, Joao Mario, David, Rouhi, Pedro Felipe

    Spalletti ka surprizuar duke lënë në stol Jonathan David dhe Lois Openda, duke preferuar Kenan Yildiz si sulmues qendre dhe Wes McKennie në një rol më të avancuar. Teun Koopmeiners mban përsëri vendin në treshen mbrojtëse, ndërsa Eljif Elmas do të bashkëpunojë me Scott McTominay në mesfushë, me David Neres dhe Noa Lang ndihmojnë Rasmus Hojlund. /ATVLIVE.TV

  • “Kam ëndërruar për këtë moment për 16 vjet” – Lando Norris flet si kampion bote në F1

    “Kam ëndërruar për këtë moment për 16 vjet” – Lando Norris flet si kampion bote në F1

    Lando Norris përfundoi Çmimin e Madh të Abu Dhabit në vendin e tretë, pas Max Verstappen dhe Oscar Piastri, por kjo nuk e pengoi të shpallej kampion bote i Formula 1 për vitin 2025.

    Pas garës, britaniku u intervistua nga David Coulthard për F1 TV dhe shpërtheu në emocione:

    “Nuk kam qarë për një kohë të gjatë. Nuk e prisja, por po. Ka qenë një udhëtim i gjatë. Dua të falënderoj të gjithë në McLaren, por sidomos prindërit e mi, që më mbështetën gjithmonë. Ndjenjë e pabesueshme!”

    Ai foli edhe për rivalët e tij këtë sezon:

    “Tani e kuptoj paksa se si ndihet Max. Dua ta përgëzoj atë dhe Oscarin. Ishte kënaqësi të luftoja me ta dhe mësova shumë. Luftova deri në fund dhe në xhirot e fundit e lashë të shkonte.”

    Në podium, momenti më i veçantë erdhi kur ai u takua me Jenson Button, kampion bote në vitin 2009:

    “Kam ëndërruar për këtë moment për 16 vjet. Performancat më të mira erdhën në gjysmën e dytë të sezonit. Sot kam familjen pranë dhe ndihem krenar që i kam bërë të lumtur. Faleminderit prindërve që më mundësuan këtë ëndërr!”

  • Raphinha i përgjigjet spekulimeve për largimin nga Barcelona

    Raphinha i përgjigjet spekulimeve për largimin nga Barcelona

    Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar spekulimet se kontrata e tij përmban një klauzolë që i lejon të largohet për në Lindjen e Mesme verën e ardhshme.

    E ardhmja e sulmuesit brazilian në kryeqytetin katalanas ka qenë në fokusin e mediave gjatë javës së fundit, pas raportimeve se ai dhe klubi kishin negociuar një klauzolë të veçantë gjatë bisedimeve për kontratën në 2024.

    Raportohej se klauzola mund të kishte hapur mundësinë që Raphinha të transferohej në Arabinë Saudite pas Botërorit të ardhshëm, nëse do të pranonte një ofertë të majme.

    Megjithatë, 28-vjeçari ka hedhur poshtë këto thashetheme. Të dielën, ai publikoi në Instagram:

    “Nuk e di vërtet nga i marrin kaq shumë marrëzira.” /ATVLIVE.TV

  • Fitorja rekord e Prengës – knock-out i shpejtë në Atlantic City

    Fitorja rekord e Prengës – knock-out i shpejtë në Atlantic City

    Boksieri shqiptar Kristian Prenga shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit në SHBA, duke mbyllur duelin vetëm brenda 30 sekondash. Në ringun e Atlantic City, ai mundi pa vështirësi amerikanin
    Brandon Carmack, i cili hyri në përballje me pritshmëri të larta.

    Disa goditje të fuqishme të Prengës mjaftuan që Carmack të dorëzohej menjëherë. Fitorja e shpejtë rikonfirmoi Prengën si një boksier të pamëshirshëm, duke shënuar triumfin e tij të 19-të në karrierë, të gjitha me “knock-out”.

    Atmosfera në sallën e Bally’s Atlantic City u ndez nga tifozët shqiptarë, të cilët festuan suksesin me entuziazëm. Ky rezultat jo vetëm e forcon rekordin personal të Prengës, por e ngjit edhe më lart si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Ernest Muçi shënon sërish, vendos fitoren e Trabzonspor

    Ernest Muçi shënon sërish, vendos fitoren e Trabzonspor

    Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi vazhdon formën e shkëlqyer në Superligën Turke, duke shënuar golin vendimtar ndaj Goztepe.

    Muçi realizoi pas një aksioni të shpejtë dhe një pasimi të saktë, duke mposhtur portierin vendas pavarësisht se goditja e tij e parë u ndal në minutën e 46’.

    Ky është goli i katërt i Muçit në këtë sezon, ndërsa Trabzonspor synon të mbajë vendin e dytë në tabelë me 34 pikë, dy më pak se lideri Galatasaray. /ATVLIVE.TV

  • Tre kosovarët në fushë, por Hoffenheim mposhtet 2:0 nga Dortmund

    Tre kosovarët në fushë, por Hoffenheim mposhtet 2:0 nga Dortmund

    Skuadra e Borussia Dortmund arriti një fitore 2:0 ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së 13-të të Bundesliga-s gjermane.

    Golat për “BVB-në” i shënuan Julian Brandt dhe Schlotterberg.

    Për Hoffenheim luajtën nga minuta e parë tre futbollistët kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Hajdari dhe Avdullahu qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa
    Asllani u zëvendësua nga Kramaric në minutën e 62-të.

    Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e 3-të, ndërsa Hoffenheim mbetet në vendin e 5-të me 23 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Delegati Hashani dhe dyshja e gjytarëve Bujupi, pjesë e rëndësishme e IHF Trophy

    Delegati Hashani dhe dyshja e gjytarëve Bujupi, pjesë e rëndësishme e IHF Trophy

    Përveç me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës është përfaqësuar denjësisht në IHF Trophy për zonën evropiane edhe me zyrtarë të ndeshjeve.

    Fahredin Hashani ishte delegat i ndeshjeve si në kampionatin e grupmoshës U17 ashtu edhe në atë të grupmoshës U19.

    Ndërkohë Genc e Getoar Bujupi përgjatë dy javëve kanë drejtuar me sukses të plotë shumë ndeshje të rëndësishme të kësaj ngjarjeje ndërkombëtare për hendbollistet e reja.

    IHF Trophy për zonën evropiane përfundoi të shtunën. Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Javën e kaluar gara u zhvillua për hendbollistet deri në 17 vjet, ndërsa këtë javë ishte gara e 19-vjeçareve.

    IHF Trophy është garë që synim kryesor e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit. Por po ashtu është ngjarje kualifikuese për Botëror.

    Delegati Hashani dhe dyshja Bujupi kanë prezantim të rregullt në skenën ndërkombëtare të hendbollit. /ATVLIVE.TV

  • Vjen fitorja e parë për Besën e Pejës në hendboll

    Vjen fitorja e parë për Besën e Pejës në hendboll

    Besa e Pejës e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultatin 43:34. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve.

    Edona Radoniqi udhëhoqi Besën me 14 gola. Tetë i kishte Samanda Konjuhaj, ndërsa nga gjashtë i realizuan Valza Manxhuka e Erda Macula. Me pesë gola fitoren e ndihmoi Klea Kelmendi.

    Tek Ulpiana plot 16 gola i shënoi Dorentina Qufaj. Dhjetë i kishte Bintou Oulare, katër Albesë Dauti e tri Rinesa Zymberaj.

    Ishte kjo ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e hendbollisteve.

    Besa tani është e shtata me dy pikë, sa i ka edhe Ulpiana në vendin e tetë dhe Kastrioti në të nëntin. /ATVLIVE.TV

  • Fitore në transfertë për Baselin, Shaqiri shkëlqen

    Fitore në transfertë për Baselin, Shaqiri shkëlqen

    Skuadra e Baselit arriti një fitore 1:2 në transfertë ndaj Winterthurit, në kuadër të javës së 16-të të Superligës.

    Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë të Baselit në minutën e 29-të, duke regjistruar golin e tij të gjashtë në këtë sezon dhe gjithashtu tetë asiste deri tani.

    Një moment që po komentohet shumë ishte penalltia në minutën e 65-të. Shaqiri ia la mundësinë bashkëlojtarit Otele, i cili e humbi ekzekutimin, por gjesti i Shaqirit është vlerësuar si shenjë e sportivitetit. /ATVLIVE.TV