ATV

Category: Sport

  • Xherdan Shaqiri në formacionin e javës në Superligën Zvicrane

    Xherdan Shaqiri në formacionin e javës në Superligën Zvicrane

    Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka bërë paraqitje fantastike me Baselin,ku ishte protagonist në ndeshjen kundër Winterthurit në Superligën Zvicrane.

    Shaqiri shënoi golin e parë në fitoren 3:0 kundër Ëinterthurit,teksa fitoi edhe një penallti në këtë ndeshje.

    Përndryshe Shaqiri për këtë paraqitje fantastike u përfshi në formacionin e javës në Superligën Zvicrane,si dhe nga faqja e nohur Sofascore u vlerësua me notën 8.3 kurse një notë më të lartë se Shaqa mori Nils Reichmuth i FC Thun ku u vlerësua me notën 8.4.

    Kujtojmë që Xherdan Shaqiri në 21 ndeshje në të gjitha garat për Baselin ka realizuar 9 gola si dhe ka po aq asistime.

  • Hellems hero, shpallet edhe MVP i javës

    Hellems hero, shpallet edhe MVP i javës

    Java e nëntë dhuroi super ndeshje në ProCredit Superligë. Çdo sfidë ishte interesante, derisa lufta për çdo pozitë sa vjen e bëhet më e ashër.

    MVP i javës shpallet Jericole Hellems i Vëllaznimit. Ai ishte heroi i kuqezinjve ndaj kampionëve të Kosovës, Trepcës, duke shënuar pikët vendimtare për 83:85, në sekondën e fundit. Hellems e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Ai u rikthye të skuadra kuqezi, duke ndihmuar të shënojë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj liderit Bashkimit, e më pas ndaj kampiones, Trepçës.

    Ndihmë të madhe në fitoren e fundit ka dhënë Marques Warrick me 27 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, sidomos me tetë pikë në fund të ndeshjes.

    GO+ Peja u rikthye te fitoret, duke mundur Golden Eagle Yllin, ku Tajh Green e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, 17 kërcime dhe një asistim.

    Rahoveci 029 ia shkaktoi humbjen e dytë Bashkimit, ku te ‘Vreshtarët’ u dallua Kentrell Pullian me 26 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

    Bora fitoi duelin ndaj Sigal Prishtinës në Mitrovicë, ku më i miri ishte Shaquan Jules me 24 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

    MVP

    Jericole Hellems (Vëllaznimi) 24 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

    Top 5

    Jericole Hellems (Vëllaznimi) 24 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

    Marques Warrick (Vëllaznimi) 27 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

    Tajh Green (GO+ Peja) 15 pikë, 17 kërcime, 1 asistim, 30 indeksi

    Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 26 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 25 indeksi

    Shaquan Jules (Bora) 24 pikë, 5 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi. /ATVLIVE.TV

  • Éder Militão do të mungojë 3-4 muaj për shkak të dëmtimit

    Éder Militão do të mungojë 3-4 muaj për shkak të dëmtimit

    Pas testeve të kryera nga stafi mjekësor i Real Madridit, Éder Militão ka rezultuar me një këputje në muskulin biceps femoris të këmbës së majtë, duke përfshirë edhe tendinin proksimal.

    Rimëkëmbja e tij pritet të zgjasë 3-4 muaj, që do të thotë se sezoni për mbrojtësin brazilian ka përfunduar. /ATVLIVE.TV

  • Pep Guardiola:Phil Foden për mua lojtar i jashtëzakonshëm

    Pep Guardiola:Phil Foden për mua lojtar i jashtëzakonshëm

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin anglez Phil Foden.

    Tekniku spanjoll e konsideron yllin e City-it si një lojtar i jashtëzakonshëm,dhe se ai po shënon në shumë ndeshje.

    “Phil është i jashtëzakonshëm. Ai po shënon shumë gola. Erdhën tek unë pas ndeshjes dhe më tha se nuk ndihej mirë sot, por shikoni si vrapon, si futet pas topit dhe rikuperon topin,”

    Përndryshe Guardiola thotë se edhe nëse Foden nuk është në momentin e mirë ai është një lloj diamanti,teksa ka arritur në majë të potencialit të tij.

    Kujtojmë që Phil Foden në 19 ndeshje ka shënuar 9 gola për Man.City-in,si dhe dhuroi 4 asistime në të gjitha garat.

  • Kevin De Bruyne:Preferoj  Ronaldon më shumë se Messin

    Kevin De Bruyne:Preferoj Ronaldon më shumë se Messin

    Ylli belg Kevin De Bruyne ka folur lidhur me preferencat e tij në mes Cristinao Ronaldos dhe Lionel Messi-it

    De Bruyne thotë se Ronaldo është më i mirë në histori,dhe se portugezi është më sulmues se Messi.

    “Do të thosha Ronaldon sepse është më shumë një sulmues tipikal. Messi është më shumë mesfushor ofansiv.Unë jam mesfushor ofansiv, prandaj më jep një sulmues”

    Përndryshe debati më i madh në futboll se cili është më i miri Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdon,dhe se të dy yjet e futbollit mund të takohen në mes vete në Kupën e Botës në rast se në fazën e eliminimit direkt Argjentina dhe Portugalia takohen në mes vete.

    Kujtojmë që Ronaldo dhe Messi pritet të luajnë në Kupën e Botës 2026,e cila pritet të jetë e fundit për të dy futbollistët.

  • Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

    Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

    Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është zgjedhur zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

    Vendimi unanim u mor gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

    Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave
    Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në komisionin “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

    Mbledhja e ardhshme e këtij komisioni pritet të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm. /ATVLIVE.TV

  • Salah nuk udhëton me Liverpoolin për ndeshjen ndaj Interit

    Salah nuk udhëton me Liverpoolin për ndeshjen ndaj Interit

    Liverpooli përballet me një tjetër pengesë përpara ndeshjes së Champions League ndaj Interit. Ylli egjiptian Mohamed Salah nuk udhëtoi sot me skuadrën për këtë takim.

    Raportohet se trajneri Arne Slot vendosi ta lërë jashtë egjiptianin pas deklaratave të tij pas ndeshjes së fundit ndaj Leeds.

    Mungesa e tij konsiderohet një problem i madh për “Reds”, pasi në pozicionin e Salah Liverpooli nuk ka një alternativë të denjë për të zëvendësuar yllin egjiptian. /ATVLIVE.TV

  • Amir Rrahmani:E merituam fitoren ndaj Juventusit

    Amir Rrahmani:E merituam fitoren ndaj Juventusit

    Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka folur për ndeshjen kundër Juventusit,të cilën e fituan me rezultat 2:1 në derbin e fundjavës në Serie A.

    Pas ndeshjes Rrahmani ka deklaruar se fitorja e napolitanëve ishte e merituar,dhe se 3 pikët janë tejet të rëndësishme.

    “Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam”

    Përndryshe Rrahmani shtoi se tani fokusi është në Ligën e Kampionëve,dhe beson se në fund do të arrijnë fazën e play-off-it.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në derbi kundër Juventusit,dhe nga faqja Sofa Score u vlerësua me notën 7.2 si ndër më të mirët e ndeshjes.

  • Ish-ylli belg, Glen De Boeck ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

    Ish-ylli belg, Glen De Boeck ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

    Ish-mbrojtësi belg Glen De Boeck ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, në moshën 54-vjeçare, pas një hemorragjie të rëndë cerebrale që ndodhi të premten në shtëpi. Pas kësaj, ai ra në koma të thellë, siç njoftoi familja e tij.

    De Boeck është i njohur për karrierën e tij të suksesshme si futbollist, ku ka luajtur 280 ndeshje për Anderlechtin, duke fituar tri tituj kampion në Belgjikë (2000, 2001 dhe 2004).

    Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares belge në dy Kupat e Botës, atë të vitit 1998 në Francë dhe 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut, duke grumbulluar gjithsej 34 paraqitje.

    Në vitin 2005, një dëmtim i rëndë në gju e detyroi tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.

    Pas karrierës si lojtar, De Boeck nisi rrugëtimin si trajner, duke udhëhequr Cercle Brugge në vitin 2007, dhe më pas ka drejtuar disa klube të tjera, përfshirë Germinal Beerschot, VVV Venlo, Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

    Rikthimi i tij në vitin 2023 te KV Kortrijk ishte edhe periudha e tij e fundit si trajner, ku drejtoi 9 ndeshjet e fundit të karrierës së tij. /ATVLIVE.TV

  • Raphina:Lajme të rreme pretendimet për largim nga Barcelona

    Raphina:Lajme të rreme pretendimet për largim nga Barcelona

    Ylli brazilian Raphina ka folur lidhur me spekulimet për një largim të mundshëm nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Raphina ka deklaruar se këto spekulime nuk qëndrojnë fare,dhe se këto sipas tij janë budallallëqe.

    “E nuk e kuptoj se nga i nxjerrin gjithë këto budallallëqe ‘shumë të vërteta’. Ky lajm që del gjithmonë, është thjesht fake neës”

    Përndryshe Raphina ka theksuar se është i lumtur tek Barca,dhe se do të synoj që të qëndroj më gjatë në Camp Nou.

    Kujtojmë që Raphina u rikthe në aksion për Barcelonën pas lëndimeve të njëpasnjëshme në muskul,por nuk luajti në ndeshjen kundër Real Betis-it në fitoren 5:3 të katalunasve.