ATV

Category: Sport

  • Llapi humb ndaj Gjilanit – reagon për gjykim të njëanshëm

    Llapi humb ndaj Gjilanit – reagon për gjykim të njëanshëm

    Skuadra e Llapit ka pësuar humbje 2:0 në konak të Gjilanit, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës. Me këtë rezultat, Llapi bie në vendin e shtatë me 20 pikë dhe rrezikon të afrohet me zonën e rrezikut.

    Pas ndeshjes, KF Llapi ka reaguar ashpër për gjykimin, të cilin e konsideron tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultatin përfundimtar.

    Sipas klubit, vendimi për t’i dhënë karton të kuq kapitenit Axel Gnapi ishte i padrejtë. Dueli në fjalë ishte i paqëllimshëm dhe në luftë të rregullt për topin, dhe ekspertë ndërkombëtarë të
    FIFA-s e kanë vlerësuar si një situatë që nuk meritonte përjashtim nga loja.

    Klubi thekson gjithashtu se gjyqtari Egzon Dakaj ka vonuar vendimin për pesë minuta, duke krijuar përshtypjen e një vendimi të “porositur”, dhe ka ndikuar edhe në golin e dytë të vendasve, duke akorduar një faull të paqenë që çoi më pas në gol.

    KF Llapi kujton se gjyqtari Dakaj ka dhënë vendime kontraverse edhe në ndeshje të rëndësishme më parë, përfshirë takimin vendimtar për titullin ndaj Gjilanit dy vite më parë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultat. Klubi e konsideron këtë ndeshje një përsëritje të një skenari të ngjashëm.

    “KF Llapi reagon fuqishëm ndaj gjykimeve tendencioze dhe të përsëritura të gjyqtarit Egzon Dakaj, të cilat cenojnë integritetin e garës dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat”, thuhet në reagimin zyrtar. /ATVLIVE.TV

  • Tensionet te Liverpool – Van Dijk mbështet Salahin pas uljes në stol

    Tensionet te Liverpool – Van Dijk mbështet Salahin pas uljes në stol

    Liverpooli po kalon një periudhë të vështirë, jo vetëm për rezultatet e dobëta, por edhe për tensionet brenda skuadrës. Ylli i ekipit, Mohamed Salah, u la në stol për të gjithë 90 minutat e barazimit 3-3 ndaj Leeds United, vendim që shkaktoi debat të madh.

    Kapiteni Virgil van Dijk ndërhyri dhe mbrojti kolegun e tij egjiptian, duke theksuar se Salah është një lojtar fantastik dhe meriton respekt për gjithçka që ka bërë për Liverpoolin.

    “Ai është ende një lojtar fantastik dhe ka arsye pse ka qenë kaq i suksesshëm në klub. Duhet të respektohet kjo dhe kam nevojë që ai të mbetet një nga liderët e ekipit. Nuk jam i shqetësuar”, deklaroi Van Dijk.

    Ai shtoi: “Është normale që ai të jetë i zhgënjyer kur nuk luan dy ndeshje radhazi. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, dhe të gjithë duhet të performojnë”.

    Ndërkohë, media britanike The Athletic kritikoi ashpër reagimin e Salahut pas ndeshjes me Leeds, duke e konsideruar atë si një veprim egoist dhe mungesë respekti. Gazeta gjithashtu vuri në dukje se dhimbja e Salahut është e kuptueshme, pasi ai kishte qenë titullar në 53 ndeshje radhazi në Premier League para se të ulej në stol për tre ndeshjet e fundit. /ATVLIVE.TV

  • Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampionëve

    Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampionëve

    Në njërën nga ndeshjet më interesantë në këtë edicion, Vëllaznimi vazhdoi me fitore, duke fituar ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26).

    Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85.

    Sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë e nisën shumë më mirë, duke fituar çerekun parë 19:31, por kampionët u kundërpërgjigjën shpejt, duke fituar bindshëm periudhën e dytë 33:15, derisa me lojë të mirë vazhduan në periodën e tretë 19:13. Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku ‘Xehetarët’ ishin në epërsi, por në momentet e fundit, Warrick shënoi dy treshe dhe dy pikë, derisa hero ishte Hellems, duke shënuar pikët vendimtare.

    Drilon Hajrizi kishte 24 pikë e tri kërcime, derisa Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.

    Trepça ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi tri fitore e gjashtë humbje. /ATVLIVE.TV

  • Rrahmani vs Zhegrova – Përballja kosovare në Serie A

    Rrahmani vs Zhegrova – Përballja kosovare në Serie A

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do ta zhvillojë sonte (e diel) përballjen me sulmuesin Edon Zhegrova në kuadër të Serie A. Napoli do të jetë nikoqir i Juventusit në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të të kampionatit italian.

    Rrahmani, i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit, pritet të startojë sërish nga minuta e parë, me ekipin që synon vetëm fitore për të vazhduar garën për titull.

    Ndërkohë, te Juventusi, Zhegrova pritet të nisë përsëri nga stoli, megjithëse dha sinjale pozitive në ndeshjen e fundit kur hyri nga banka. Shumë tifozë italianë shpresojnë se ai do të ketë mundësi të startojë nga minuta e parë, pasi thuhet se është rikuperuar 100% nga lëndimi. Do të jetë vendim i trajnerit Luciano Spalletti nëse do t’i japë mundësinë të tregojë kualitetin e tij që nga fillimi.

    Përballja që premton të jetë e zjarrtë fillon në orën 20:45 në stadiumin “Diego Maradona”.

    Aktualisht, Napoli ndodhet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Juventusi mban vendin e shtatë me 23 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Gjilani konfirmon se Vokli Laroshi është mirë pas goditjes në kokë

    Gjilani konfirmon se Vokli Laroshi është mirë pas goditjes në kokë

    Sport Club Gjilani ka njoftuar se futbollisti Vokli Laroshi është mirë dhe lëndimi i tij nuk është i rëndë, pavarësisht se ai pati një kontakt të fortë në kokë me lojtarin e Llapit, Alex Gnabi, gjatë ndeshjes së sotme.

    Laroshi shkaktoi shqetësim te tifozët dhe ekipi kur u largua nga fusha pas goditjes, por për fat të mirë, lëndimi rezultoi të mos jetë serioz. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, Laroshi vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, por gjendja e tij është stabile.

    “Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Vokli Laroshi ka pësuar një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, si pasojë e një kontakti të pakontrolluar të lojtarit kundërshtar Alex Gnapi.

    Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi me shpejtësi, duke i ofruar ndihmën e parë në fushë, ndërsa për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që portieri të zëvendësohej.

    Pas kontrollit mjekësor të kryer menjëherë pas ndeshjes, gjendja e Voklit vlerësohet stabile dhe pa pasoja serioze, megjithëse vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga ekipi mjekësor.

    Klubi konfirmon se lojtari do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm, ndërsa çdo zhvillim i mëtejmë mbi gjendjen e tij do të komunikohet në kohë. Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit.

  • Lando Norris kampion i botës në Formula 1

    Lando Norris kampion i botës në Formula 1

    Piloti i McClaren Lando Norris është shpallur kampion i botës në Formula 1,dhe atë për herë të parë në karrierën.

    Norris përfundoi i treti në garën e Abu Dhabit,teksa i dha fund dominimit katërvjeçar të Max Verstappen.

    Përndryshe piloti holandez fitoi çmimin e madh teksa Oscar Piastri është renditur i dyti,dhe kështu Norris e mbylli kampionatin dy pikë para Verstappen.

    Ndërkohë Norris gjatë garës nuk mori penalizim për parakalim ndaj Yuki Tsunodës,kurse në anën tjetër Piastri kaloi britanikun në fillm të garës për tu pozicionuar në vendin e dytë,dhe kombinimi i këtyre rezultateve bëri që Norris të fitoj titullin e Formula 1.

    Kujtojmë që Lando Norris u bë piloti i 11-të nga Britania e Madhe që fitoi Formula 1,si dhe i pari pilot i MC Claren që nga viti 2008 kur e fitoi Lewis Hamilton.

  • Prishtina barazon ndaj Ferizajt në shtëpi-Gjilani shënon fitore të madhe kundër Llapit

    Prishtina barazon ndaj Ferizajt në shtëpi-Gjilani shënon fitore të madhe kundër Llapit

    Janë zhvilluar ndeshjet e së dielës në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Ferizajt,duke dërguar në 3 numrin e ndeshjeve pa fitore të kryeqytetasve.

    Pjesa e parë nuk solli gola përkundër rasteve të krijuara,kurse në të dytën Prishtina e nisi mirë duke shënuar përmes Mario Ilievskit në 1:0.

    Por 9 minnuta më vonë Ferizaj barazoi përmes Jakup Berishës në 1:1,që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

    Prishtina gjendet në pozitën e dytë me 27 pikë,kurse Ferizaj zë pozitën e 9-të me 16 pikë.

    Në anën tjetër Gjilani shënoi fitore të madhe kundër Llapit,duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0.

    Të tre golat e gjilanasve u shënuan në pjesën e dytë,ku Sabit Bilali në minutën e 47-të, Mevlan Adili në të 57-tën dhe Senad Jarovic 3 minuta para fundit realizuan për fitoren 3:0.

    Ndërkohë vlen të ceket se Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë,kjo pasi Axel Gnapi u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.

  • Sergio Ramos afër kalimit tek gjiganti italian AC Milan

    Sergio Ramos afër kalimit tek gjiganti italian AC Milan

    Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos zhvilloi ndeshjen e fundit me skuadrën meksikane Monterrey,dhe pritet që të largohet në fund të vitit.

    Spanjolli po kërkohet nga shumë klube të njohura në Evropë,ku një prej tyre është gjiganti italian Milan.

    Përndryshe sipas Calciomercato përfaqësuesit e mbrojtësit janë takuar me drejtuesit e Milanit për transferimin e tij,dhe në bisedime është përmendur që Ramos të marrë një rol të rëndësishmë në skuadër.

    Nëse transferimi i Ramos-it realizohet atëherë mund të luaj me Luka Modric,ku së bashku për shumë vite tek Real Madrid fituan tituj të shumtë.

    Kujtojmë që Sergio Ramos synon që me rikthimin e tij në Evropë të synoj një vend në Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës 2026.

  • Vdes ish-pronari i Liverpoolit

    Vdes ish-pronari i Liverpoolit

    Ka ndërruar jetë ish-pronari i Liverpoolit, Tom Hicks.

    Hicks, vdiq në moshën 79 vjeçare në Dallas pas një sëmundje të shkurtër.

    Amerikani, kishte në pronësi skuadrën e NHL-së, Dallas Stars si dhe Texas Rangers, ku i çoi drejt sukseseve të mëdha.

    Vëmendjen kryesore e mori sa ishte pronar i Liverpoolit, por që ishte një nga njerëzit më të urryer nga tifozët, ku u detyrua të shiste atë në vitin 2010

  • Pep Guardiola me paralajmërim për Arsenalin në luftën për titullin e kampionit

    Pep Guardiola me paralajmërim për Arsenalin në luftën për titullin e kampionit

    Trajneri i Manchester City-it Pep Gaurdiola ka folur për garën e titullit të kampionit në Premierligën angleze.

    Guardiola ka dhënë një paralajmërim të fortë për liderin aktual Arsenal,duke thënë se ka përvojë në fitimin e titujve në Angli.

    “Nga përvoja ime, më vjen keq që nuk dua të ndihem arrogant, por kam mjaft përvojë në fitimin e Ligës Premier dhe titujve, është qëndrueshmëria”

    Përndryshe Guardiola shton se qëndrueshmëria nuk është vetëm nëse fiton një ndeshje,por mënyra sesi skuadra luan javë për javë në të gjitha garat.

    Kujtojmë që Man City gjendet në pozitën e dytë në Premierligë me 31 pikë,dy më pak se lideri aktual Arsenal.