ATV

Category: Sport

  • Vjen fitorja e parë në turneun në Çeki, Kosova triumfon ndaj Letonisë

    Vjen fitorja e parë në turneun në Çeki, Kosova triumfon ndaj Letonisë

    Kombëtarja e Kosovës në futsal ka regjistruar fitoren e parë në turneun që po zhvillohet në Çeki, duke mposhtur Kombëtaren e Letonisë me rezultat 7-4, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë gola.

    Kosova e nisi mirë takimin dhe e kontrolloi lojën në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsi 3-1 në favor të Dardanëve, falë organizimit të mirë dhe efikasitetit në fazën sulmuese.

    Edhe pjesa e dytë solli lojë dinamike dhe gola, me Kosovën që arriti ta ruajë epërsinë dhe ta menaxhojë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

    Sa i përket realizatorëve, Drilon Maxharraj ishte protagonisti kryesor i takimit me tre gola të shënuar.

    Nga dy gola realizuan Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ky i fundit në debutim me fanellën dardane.

    Kjo fitore i jep motiv shtesë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e radhës në turne, duke konfirmuar rritjen dhe potencialin e ekipit në skenën ndërkombëtare të futsallit. /ATVLIVE.TV

  • Robert Lewandovski i gatshëm për tu larguar nga Barcelona

    Robert Lewandovski i gatshëm për tu larguar nga Barcelona

    E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandovskit tek gjiganti katalunas Barcelona.

    Sipas asaj që raporton mediumi britanik BBC Lewa është i hapur për një largim nga Barcelona,dhe për më tepër mund të kalojë në MLS tek Chicago Fire.

    Përndryshe polaku është duke luftuar për një vend të titullarit me Ferran Torres në formacionin bazë të trajnerit Hansi Flick,duke marrë parasysh edhe formën jo të mirë në këtë sezon.

    Ndërkohë bisedimet për kontratën e re janë duke vazhduar,por mbetet të shihet se nëse Leëa do të mbetet tek Barcelona përtej këtij sezoni.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit.

  • Alvaro Morata dhe Alice Campello, sërish në prag të ndarjes?

    Alvaro Morata dhe Alice Campello, sërish në prag të ndarjes?

    Futbollisti, Alvaro Morata dhe modelja, Alice Campello duket se janë ende në krizë. Thashethemet në Spanjë vazhdojnë të përhapen, me raportime që sugjerojnë se çifti është në prag të një ndarjeje tjetër pas ndarjes së tyre në gusht të vitit 2024.

    Përflitet se sulmuesi i Comos dhe gruaja e tij mund të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve të ndarë.

    Megjithatë, kësaj radhe përçarja mund të jetë e pakthyeshme, pasi, sipas gazetarit Kike Quintana në programin El Tiempo Justo, Morata ka një grua tjetër në jetën e tij: “Një person që i përket rrethit aktual profesional të Alvaros në klubin e tij.”

    “Morata gjeti mbështetje emocionale tek ajo grua, dhe kjo e mërziti Alicen,” shtoi Quintana, duke theksuar se nuk kishte pasur tradhëti. /ATVLIVE.TV

  • Victoria Beckham zbulon zakonin e çuditshëm të David Beckham

    Victoria Beckham zbulon zakonin e çuditshëm të David Beckham

    Modelja, Victoria Beckham, ka zbuluar një zakon të veçantë të burrit të saj, ish-futbollistit David Beckham, i cili e bën shpesh të ndihet e sikletosur.

    Çifti i famshëm, i martuar prej 26 vitesh dhe me katër fëmijë, shpesh tërheq vëmendjen e publikut. Gjatë një intervistë në “Watch What Happens Live”, Victoria, 51 vjeç, rrëfeu se David ka një zakon të pazakontë, i pëlqen të arrijë gjithmonë shumë herët në evente.

    “Njëherë shkuam në një festë dhe mbërritëm para stafit të kamerierëve. Ishte pak e sikletshme,” tha ajo. Prezantuesi Andy Cohen sugjeroi që ndonjëherë duhet të vonohesh dhe Victoria u pajtua plotësisht: “Pikërisht këtë po them.”

  • Behar Neziri përfundon sezonin më herët-Pëson lëndim në ligamentin e gjurit të djathtë

    Behar Neziri përfundon sezonin më herët-Pëson lëndim në ligamentin e gjurit të djathtë

    Mesfushori kosovar Behar Neziri nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë skuadrës zvicrane St.Gallen.

    Neziri pësoi lendim në ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen kundër Sionit,duke bërë që sezoni të përfundojë më herët.

    Përndryshe Neziri iu nënshtrua testeve mjekësore ku ishte konfirmuar lëndimi,dhe 22-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet që të mugoj rreth disa muaj.

    Kujtojmë që Behar Neziri ka luajtur deri më tani 17 ndeshje në të gjitha garat për St.Gallen,e cila pozicionohet në vendin e dytë në Superligën Zvicrane.

  • Jude Bellingham prezanton të dashurën e re

    Jude Bellingham prezanton të dashurën e re

    Ylli i Real Madridit dhe i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve pasi ka prezantuar publikisht të dashurën e tij.

    Futbollisti 21-vjeçar ndau momente nga jeta e tij private në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu lidhjen, e cila u prit me interes të madh nga ndjekësit e tij. Edhe pse Bellingham ka preferuar të jetë i rezervuar për detajet, thjeshtë e ka uruar vajzën për ditëlindjen me shkrimin: “Urime ditëlindjen dashuria ime.”

    Jude Bellingham po kalon një periudhë të shkëlqyer si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal, duke qenë një nga lojtarët kyç të Real Madridit këtë sezon dhe një nga yjet më të ndjekur të futbollit evropian. /ATVLIVE.TV

  • Arijon Ibrahimovic poston fotografi me flamurin e Kosovës

    Arijon Ibrahimovic poston fotografi me flamurin e Kosovës

    Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic, ka prezantuar këpucët e tij të reja, ku bie në sy edhe flamuri i Kosovës.

    Por, a mund të jetë kjo një shenjë se talenti 20-vjeçar ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës?

    Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shprehur interesim për Ibrahimovicin, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se për cilën kombëtare do të luajë.

    Deri më tani, mesfushori ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e reja, deri te ekipi U21, ndërsa luan për ekipin e Heidenheim në Superligën gjermane, ku këtë edicion në 16 ndeshje regjistron 3 asistime. /ATVLIVE.TV

  • AC Milan dhe Niclas Füllkrug pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferim

    AC Milan dhe Niclas Füllkrug pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferim

    Sulmuesi gjerman Niclas Füllkrug është shumë afër kalimit tek gjiganti italian Milan.

    Drejtuesit rossonerë po punojnë që të arrijnë një marrëveshje me klubin anglez Ëest Ham United për një huazim,me mundësi blerje në verë e cila mund të kushtojë rreth 13 deri 15 milionë euro.

    Përndryshe Füllkrug pritet të mbërrijë në Milano gjatë vitit të ri,por do t’i bashkohet Milanit vetëm pasi skuadra të rikthehet nga Arabia Saudite,ku më parë do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kompletuar transferimin në formë huazimi.

    Kujtojmë që Niclas Füllkrug ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje në të gjitha garat për Ëest Ham United,por nuk arriti të realizonte asnjë gol të vetëm.

  • Historike për volejbollin kosovar: FVK pajiset me sistemin modern Video Challenge

    Historike për volejbollin kosovar: FVK pajiset me sistemin modern Video Challenge

    Federata e Volejbollit e Kosovës ka shënuar një hap të madh përpara në modernizimin e garave vendore, duke u pajisur zyrtarisht me sistemin bashkëkohor Video Challenge. Ky zhvillim përbën një moment historik për sportin e volejbollit në Kosovë dhe një risi të rëndësishme në rajon.

    Me këtë investim, FVK bëhet federata e parë në rajon që implementon teknologjinë Video Challenge në garat elite, duke vendosur standarde të reja në organizimin dhe drejtimin e ndeshjeve. Ky sistem u mundëson ekipeve dhe gjyqtarëve rishikimin e aksioneve vendimtare, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e saktësisë së vendimeve, transparencës dhe drejtësisë sportive.

    Përdorimi i Video Challenge pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në cilësinë e ndeshjeve, duke ulur gabimet njerëzore dhe duke rritur besueshmërinë e garave në nivelin më të lartë.

    Ky projekt është realizuar falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe SportiT, e cila ka kontribuar në avancimin e infrastrukturës teknologjike të sportit kosovar.

    Sipas njoftimit të FVK-së, sistemi Video Challenge do të përdoret në ndeshjet më të rëndësishme dhe të nivelit të lartë që zhvillohen në Kosovë, duke e afruar volejbollin vendor me standardet ndërkombëtare.

    Me këtë hap strategjik, Federata e Volejbollit e Kosovës konfirmon përkushtimin e saj ndaj inovacionit, zhvillimit dhe rritjes së vazhdueshme të cilësisë së volejbollit kosovar, duke hapur një kapitull të ri për këtë sport në vend.

  • Ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, nis aventurën te Al-Qadsiah

    Ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, nis aventurën te Al-Qadsiah

    Brendan Rodgers është prezantuar zyrtarisht te klubi i tij i ri në Arabinë Saudite. Trajneri skocez ka marrë drejtimin e skuadrës Al-Qadsiah, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

    Ish-trajneri i Liverpoolit ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin saudit, ku objektivi kryesor do të jetë sigurimi i një vendi në treshen e parë të kampionatit.

    Rodgers vjen në këtë detyrë pas aventurës së tij të fundit te Celtic, nga ku u shkarkua për shkak të rezultateve jo të kënaqshme në kampionatin skocez. /ATVLIVE.TV