ATV

Category: Sport

  • Franco Mastantuono dëshiron largimin nga Real Madrid

    Franco Mastantuono dëshiron largimin nga Real Madrid

    Mesfushori argjentinas Franco Mastantuono po synon të largohet nga Real Madrid në janar.

    Mastantuono mund të huazohet tek ndonjë skuadër në janar,në mënyrë që të gjej minutazhë më shumë dhe të jetë me Argjentinën në Kupën e Botës në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Përndryshe huazimi i talentit argjentinas të “Los Blancos”po vlerësohet si një strategji,edhe pse nuk ndonjë ofertë konkrete nga ndonjë skuadër për Mastantounon.

    Kujtojmë që Franco Mastantuono ka bërë 13 paraqitje për Real Madridin qëkur i është bashkuar “Los Blancos”në verë,duke arritur që të shënoj vetëm 1 gol në të gjitha garat.

  • Kokë më kokë para meçit, Joshua dhe Jake Paul ndezin rivalitetin

    Kokë më kokë para meçit, Joshua dhe Jake Paul ndezin rivalitetin

    Të shtunën do të zhvillohet një meç interesant boksi mes Jake Paul dhe Anthony Joshua.

    Sot, dy boksierët u përballën “kokë më kokë” në konferencën për media para meçit që do të mbahet nesër, të premten.

    Joshua, ish-kampion bote në peshat e rënda, do të përballet me ish-youtuberin Jake Paul, i cili vitet e fundit është kthyer në boksier profesionist.

    Jake Paul deri më tani ka zhvilluar 13 meçe, me 12 fitore, prej tyre 7 me nokaut dhe vetëm një humbje.

    Ndërkohë, Anthony Joshua ka zhvilluar 32 meçe në karrierën e tij, ka regjistruar 28 fitore, përfshirë 25 me nokaut, si dhe 4 humbje, dy prej të cilave me nokaut. /ATVLIVE.TV

  • Messi kundër Yamalit, Argjentina – Spanja në “Finalissima”

    Messi kundër Yamalit, Argjentina – Spanja në “Finalissima”

    Dy institucionet më të mëdha të futbollit botëror, UEFA dhe FIFA, kanë zyrtarizuar datën e zhvillimit të ndeshjes “Finalissima”.

    Argjentina dhe Spanja do të përballen mes vete më 27 mars 2026. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Lusail” në Katar, i ndërtuar për Kupën e Botës 2022.

    Kampionët e botës, Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi, do të sfidojnë kampionët e Europës, Spanjën, ku në qendër të vëmendjes pritet të jetë talenti Lamine Yamal.

    “Finalissima” është një trofe i rikthyer së fundmi, ku përballen fituesi i Kupës së Botës dhe ai i Kampionatit Europian.

    Në edicionin e vitit 2022, Argjentina mposhti Italinë me rezultat bindës 3:0. Dy edicionet e mëparshme të kësaj gare ishin zhvilluar në vitet 1985 dhe 1993. /ATVLIVE.TV

  • Manchester City mendon për pasuesin e Guardiolës, Maresca në listën e ngushtë

    Manchester City mendon për pasuesin e Guardiolës, Maresca në listën e ngushtë

    Manchester City ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e stolit teknik, në rast se Pep Guardiola vendos të largohet verën e ardhshme. Sipas raportimit të The Athletic, emri i Enzo Marescas po shqyrtohet me shumë vëmendje nga drejtuesit e klubit si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar spanjollin.

    Maresca, i cili ka një të kaluar të lidhur ngushtë me Manchester Cityn, njihet për filozofinë e tij të lojës që përputhet me atë të Guardiolës. Ai ka qenë pjesë e stafit të Cityt si asistent dhe ka fituar përvojë të çmuar si trajner kryesor, duke ndërtuar reputacion si një nga trajnerët më premtues të brezit të ri.

    Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e Guardiolës, por City po përgatitet për çdo skenar, duke analizuar me kujdes profilet që mund të garantojnë vazhdimësi dhe stabilitet në projektin sportiv.

    Nëse Guardiola vendos të mbyllë kapitullin e tij të suksesshëm në “Etihad”, Enzo Maresca mund të jetë një emër kyç në planin e Manchester Cityt për të ruajtur identitetin dhe ambiciet fituese në vitet në vijim.

  • E ardhmja e Xabi Alonsos tek Real Madrid në dyshim pas ndeshjes kundër Talaverës

    E ardhmja e Xabi Alonsos tek Real Madrid në dyshim pas ndeshjes kundër Talaverës

    Trajneri i Real Madrid-it Xabi Alonso nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij në stolin e “Los Blancos”.

    Reali kaloi në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit duke fituar 3:2 ndaj Talaveras,por skuadra u kritikua për mënyrën e lojës ku pati edhe një penallti të diskutueshme si dhe në fund të ndeshjes ku vendasit ishin afër barazimit.

    Përndryshe drejtuesit e “Los Blancos”mendojnë se skuadra po ka një ekuilibër tejet të brishtë,dhe se fitoret me rezultat të ngushtë ndaj ekipeve të nivelit të ulët po nxjerrë në pah dobësitë tek ekipi.

    Kujtojmë që Xabi Alonso me Real Madridin në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 fitore,duke shtuar zërat për një largim nga stoli i “Los Blancos”

  • Firmino tregon pse refuzoi Realin për Al-Ahli

    Firmino tregon pse refuzoi Realin për Al-Ahli

    Roberto Firmino, fitues i Champions League me Liverpoolin në sezonin 2018/19, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një ofertë nga Real Madridi.

    Braziliani tregoi se pas përfundimit të aventurës me të kuqtë në vitin 2023, “Los Blancos” ishin të interesuar për të, por kjo nuk ishte opsioni i tij i preferuar. Ai vendosi të presë ofertën e Al-Ahli në Arabinë Saudite.

    “Real Madridi shprehu interes, por nuk ishte zgjedhja ime e parë. Duhej të prisja derisa të merrja ofertën nga Al-Ahli. I konsiderova të dy opsionet dhe vendosa të bashkohem me Al-Ahli – mendoj se ishte vendimi i duhur,”

    “E refuzova Real Madridin dy herë. Një herë kur shkova në Liverpool dhe një herë para se të shkoja në Arabi” tha ai.

    34-vjeçari gjatë afatit të verës shkoi tek Al Saddi në Katar për 7 milionë euro. /ATVLIVE.TV

  • Trajneri i Rayo Vallecanos: ‘Ndeshja ndaj Dritës është jetike për kualifikimin’

    Trajneri i Rayo Vallecanos: ‘Ndeshja ndaj Dritës është jetike për kualifikimin’

    Trajneri i Rayo Vallecanos, Iñigo Pérez, e ka cilësuar ndeshjen ndaj Dritës së Gjilanit si “jetike” për sigurimin e kalimit në fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Konferencës, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo përballje për ekipin madrilen.

    Rayo Vallecano e pret Dritën sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Vallecas”, me synimin për të siguruar kualifikimin direkt, objektiv që mund të arrihet me një fitore. Kështu shkruan edhe e përditshmja e madhe spanjolle Marca, e cila e cilëson ndeshjen si vendimtare për fatin e grupit.

    “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, kyçe dhe jetike. Një fitore do t’i bënte gjërat më të lehta për ne, por duhet të përqendrohemi te loja dhe te marrja e tri pikëve”, deklaroi Pérez në konferencën për shtyp para ndeshjes.

    Media spanjolle i ka kushtuar vëmendje edhe kundërshtarit, duke e përshkruar Dritën si një skuadër që synon të bëjë surprizë në Vallecas dhe të sigurojë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të garës.

    “Ata janë shumë energjikë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Është një ekip që lëviz shumë, e pushton zonën shpejt me disa lojtarë dhe është shumë i përgatitur fizikisht. Kjo na detyron të jemi maksimalisht të organizuar”, theksoi trajneri i Rayo Vallecanos.

    Përballja pritet të jetë e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar rrugëtimin evropian. /ATVLIVE.TV

  • Ardon Jashari flet për periudhën e vështirë te Milani: Të gjithë më bënë të ndihesha i rëndësishëm

    Ardon Jashari flet për periudhën e vështirë te Milani: Të gjithë më bënë të ndihesha i rëndësishëm

    Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka rrëfyer për herë të parë me detaje periudhën e vështirë që kaloi te Milani, pas dëmtimit të pësuar menjëherë pas transferimit në San Siro. 23-vjeçari thekson se mbështetja nga klubi ishte vendimtare për rikthimin e tij.

    “Pas një vere me negociata të gjata, të dëmtohesha menjëherë nuk ishte ideale. Askush nuk do të ishte i lumtur në vendin tim”, ka thënë Jashari për Gazzetta dello Sport, duke shtuar: “Të gjithë te Milani më shkruanin dhe më bënin të ndihesha i rëndësishëm – shokët e ekipit, stafi, trajneri dhe drejtuesit”.

    Ai pranoi se ditët e para ishin të vështira mendërisht, por koha me familjen dhe procesi i rikuperimit e ndihmuan të qetësohej dhe të fokusohej te kthimi në fushë.

    Jashari vlerësoi lart edhe trajnerin Massimiliano Allegri: “Ai është gjithmonë pranë lojtarëve. Ka përvojë dhe mund të më ndihmojë shumë në rritjen time”.

    Fjalë të veçanta pati edhe për shokët e mesfushës, Luka Modriç dhe Adrien Rabiot. “Të luash me Modriçin është e jashtëzakonshme, mund të mësosh shumë prej tij. Edhe Rabiot ka pasur ndikim të madh që nga dita e parë”, u shpreh ai.

    Sonte, Milani i Jasharit përballet me Napolin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, një tjetër mundësi për mesfushorin shqiptar që të dëshmojë vlerat e tij me fanellën kuqezi.

  • Futbollisti ekuadorian Mario Pineida qëllohet për vdekje pas një antentati kundër tij

    Futbollisti ekuadorian Mario Pineida qëllohet për vdekje pas një antentati kundër tij

    Një rast tragjik ka ndodhur të mërkurën në qytetin Guayaquil të Ekuadorit,ku futbollisti Mario Pineida është vrarë pas një antenTati të bërë ndaj tij.

    Pineida u sulmua nga dy persona me motoçikleta të cilët qëlluan futbollistin e Barcelona SC,ku nuk arriti t’i shpëtoj plagëve teksa u sulmua nëna e tij dhe një person tjetër.

    Përndryshe Ministria e Brendshme e Ekuadorit konfirmoi vdekjen e tij,dhe madje dërgoi një njësi policore për të hetuar shkaqet e vrasjes së Pineidas,ndërkohë klubi Barcelona SC në një postim në rrjetet sociale ka shprehur keqardhje lidhur me vrasjen e futbollistit të tyre.

    Kujtojmë që Mario Pineida ishte pjesë e Kombëtares së Ekuadorit në botërorin e vitit 2022 në Katar,teksa më herët ka luajtur edhe në Brazil tek Fluminense.

  • Zyrtare: Manchester City siguron gjysmëfinalen e Carabao Cup, përballje e fortë në horizont

    Zyrtare: Manchester City siguron gjysmëfinalen e Carabao Cup, përballje e fortë në horizont

    Manchester City ka zyrtarizuar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup, duke vazhduar rrugëtimin e suksesshëm në këtë kompeticion dhe duke u rreshtuar sërish mes favoritëve për fitimin e trofeut.

    “Qytetarët” arritën në fazën gjysmëfinale pas një paraqitjeje bindëse në çerekfinale, ku triumfuan me rezultat 2–0 ndaj Brentford, duke treguar qetësi, kontroll loje dhe efikasitet në momentet vendimtare të ndeshjes. Kjo fitore i siguroi skuadrës së Pep Guardiolës një vend mes katër më të mirave të turneut.

    Në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me Newcastle United, në një duel që pritet të jetë tejet i fortë dhe emocionues. Përballja do të zhvillohet në formatin me dy ndeshje, vajtje-ardhje, ku të dyja skuadrat synojnë finalen dhe trofeun e Carabao Cup.

    Rruga e Cityt drejt gjysmëfinales ka qenë e qëndrueshme, me paraqitje solide dhe rotacion të mençur të skuadrës, duke dëshmuar thellësinë dhe cilësinë që ka ekipi edhe në kompeticionet kupë.

    Tashmë, me gjysmëfinalen të siguruar, Manchester City e ka të qartë objektivin: të hedhë hapin e radhës drejt finales dhe të luftojë për një tjetër trofe në epokën e Guardiolës. Pyetja që mbetet është nëse “Qytetarët” do të arrijnë ta kurorëzojnë këtë rrugëtim me triumf në fund.