ATV

Category: Sport

  • Zyrtare: Lindon Emërllahu largohet nga CFR Cluj, transferohet te Polissya Zhytomyr

    Zyrtare: Lindon Emërllahu largohet nga CFR Cluj, transferohet te Polissya Zhytomyr

    Presidenti i CFR Clujit, Iuliu Mureșan, ka konfirmuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr. Transferimi pritet të formalizohet brenda pak orësh, pasi lojtari aktualisht ndodhet në Ukrainë duke kryer testet mjekësore.

    Sipas Mureșanit, marrëveshja është shumë e favorshme për klubin rumun, i cili do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro, ndërsa ka siguruar edhe 15 për qind nga shitja e ardhshme e futbollistit.

    “Emërllahu është në Ukrainë që nga e mërkura. Ai duhet të kalojë testet mjekësore dhe gjithçka është e qartë. Nuk flas për çmimin, por mund të them se është një biznes me përfitim për CFR-në, krahasuar me atë që kemi investuar dhe atë që po përfitojmë tani. Kemi mbajtur edhe përqindje për të ardhmen, të njëjtën 15%”, ka deklaruar Mureșan për gsp.ro.

    Emërllahu kishte tërhequr interes edhe nga FCSB në të kaluarën, por transferimi nuk u realizua për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit.

    Mesfushori kosovar ka pasur paraqitje solide këtë sezon, me 17 ndeshje dhe katër gola, si dhe pesë paraqitje në kualifikimet evropiane, përfshirë tri në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës. Në total, ai regjistroi 41 paraqitje me CFR Clujin, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tri asistime në të gjitha garat.

    Ish-lojtari i Ballkanit ka edhe 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa transferimi në Ukrainë shihet si një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e karrierës së tij profesionale.

  • Mourinho shkruan histori: Feston fitoren e 750-të në karrierë me Benficën

    Mourinho shkruan histori: Feston fitoren e 750-të në karrierë me Benficën

    José Mourinho vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. “The Special One” ka festuar së fundmi fitoren e 750-të në karrierën e tij si trajner, një shifër mbresëlënëse që dëshmon qëndrueshmërinë, suksesin dhe mentalitetin fitues ndër vite.

    Momenti historik u shënua me Benficën, ku Mourinho u pa duke festuar me skuadrën, në një atmosferë entuziazmi dhe krenarie. Kjo arritje e veçantë vjen si rezultat i një karriere të jashtëzakonshme, të ndërtuar mbi trofe, ndeshje të mëdha dhe fitore vendimtare në kampionatet më të forta të Evropës.

    Nga Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Roma e deri te aventura e tij aktuale, Mourinho ka lënë gjurmë kudo, duke ndërtuar ekipe konkurruese dhe duke fituar trofe prestigjiozë.

    Me këtë sukses të radhës, José Mourinho dëshmon se mbetet ende një figurë qendrore e futbollit botëror, ndërsa fitorja e 750-të është një tjetër kapitull i artë në librin e një trajneri që me plot të drejtë mban nofkën: “The Special One”

  • Magjia rikthehet në Lusail, Messi sërish në skenën e historisë për La Finalissima

    Magjia rikthehet në Lusail, Messi sërish në skenën e historisë për La Finalissima

    Leo Messi do të kthehet në stadiumin Lusail në Doha, tempullin e futbollit ku përjetoi natën më të madhe të karrierës së tij dhe ku udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë botërore pas një finaleje të paharrueshme.

    La Finalissima do të luhet më 27 mars 2026, në Katar, dhe njoftimi u bë sot, pikërisht tre vjet pas finales epike të Kupës së Botës, duke i dhënë këtij rikthimi një domethënie emocionale edhe më të thellë. Ishte po ky stadium që pa Messin të shënonte dy gola në një finale “të çmendur” dhe më pas të ngrinte trofeun që i mungonte për ta kompletuar legjendën e tij.

    Rikthimi i Messit në Lusail nuk është thjesht një ndeshje. Është një kthim në vendin ku u shkrua historia, ku ëndrrat u bënë realitet dhe ku futbolli pa një kampion të përjetshëm të kurorëzohej mbret.

    Doha. Lusail. Messi. Sërish aty ku gjithçka ndryshoi!

  • Antonio Rudiger,Eduardo Camavinga dhe Ferlan Mendy rikthehen tek Real Madrid pas lëndimeve të pësuara

    Antonio Rudiger,Eduardo Camavinga dhe Ferlan Mendy rikthehen tek Real Madrid pas lëndimeve të pësuara

    Real Madrid ka marrë një lajm pozitiv në ditët e fundit,ku disa prej yjeve janë rikthyer.

    Antonio Rudiger,Eduardo Camavinga dhe Ferlan Mendy janë rikthyer në stërvitje me skuadrën,ku janë duke bërë përgatitjet për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Sevillas.

    Përndryshe nuk është e konfirmuar së njëri nga tre futbollistët do të luajnë kundër andaluzianëve,ndërkohë që kthimi i tyre vije në kohën kur “Los Blancos”nuk po kalon momente të mira në ndeshjet e fundit.

    Kujtojmë që Real Madrid e zhvillon ndeshjen e fundit për vitin 2025 ndaj Sevillës,ku pritet të synojnë ta mbyllin me fitore këtë vit kalendarik.

     

  • Chicago Fire nisi negociatat për një transferim të Robert Lewandovskit

    Chicago Fire nisi negociatat për një transferim të Robert Lewandovskit

    Sulmuesi polak Robert Lewandovksi mund të kalojë në MLS gjatë verës.

    Mediumi britanik BBC bën të ditur se Chicago Fire po synon që të nëshkruaj me Leëan,dhe se do të bëjnë të mundur kalimin e polakut në SHBA.

    Përndryshe Lewandovski ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të gjatur kontratën me Barcelonën,teksa në anën tjetër 37 vjeçari ka oferta edhe nga Arabia Saudite dhe Turqia ku në këtë fundit gjiganti i këtij shteti Fenerbahçe ka shprehur interesim për të.

    Mbetet të shihet se nëse Lewa do të qëndrojë tek Barca,apo do ta shohim në ndonjë kampionat tjetër.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit të ardhshëm.

  • Karim Adeyemi drejt PSG-së? Loredana një nga arsyet

    Karim Adeyemi drejt PSG-së? Loredana një nga arsyet

    Futbollisti, Karim Adeyemi mund të jetë “thesari” i radhës i Paris Saint-Germain. Sulmuesi 23-vjeçar i Borussia Dortmund ka kërkuar largimin nga klubi gjerman, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm duket të jetë kryeqyteti francez.

    Sipas mediave gjermane, trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique, ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Adeyemit. Klauzola e tij është 75 milionë euro, një shifër që PSG duket se është gati ta paguajë për të siguruar shërbimet e talentit gjerman.

    Karim Adeyemi, i njohur edhe si “dhëndri i Kosovës” për lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi, duket se është ndikuar gjithashtu edhe nga partnerja e tij.

    Pasiqë thuhet se Loredana e sheh Parisin si vendin ideal për një stil jete luksoze dhe kjo është një nga arsyet që po e shtyn sulmuesin të lërë Dortmundin. /ATVLIVE.TV

  • Nga Lazio te Al-Ittihad, kontratat luksoze të yjeve shqiptarë

    Nga Lazio te Al-Ittihad, kontratat luksoze të yjeve shqiptarë

    Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë po tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me kontratat luksoze që kanë siguruar me klubet ku aktivizohen.

    Në krye të listës qëndron Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut i Lazios, që përfiton një pagë prej 3.5 –3.7 milionë euro në sezon, duke u bërë shqiptari më i paguar aktualisht.

    Më pas vjen Marash Kumbulla, i huazuar te Roma, me një të ardhur vjetore prej 3.2 – 3.4 milionë euro.

    Një tjetër rritje ka shënuar Ernest Muçi në Turqi, me një pagë që varion 2.8 – 3 milionë euro, ndërsa Armando Broja te Burnley përfiton rreth 2.34 milionë euro në sezon.

    Mesfushori Kristjan Asllani te Torino merr 1.8 – 2 milionë euro, ndërsa Nedim Bajrami te Sassuolo dhe Berat Gjimshiti te Atalanta përfitojnë nga 1.6 deri në 1.8 milionë euro dhe 1.7 milionë euro, respektivisht.

    Mario Mitaj ka siguruar një kontratë prej 1.5 milionë euro në sezon pas transferimit te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

    Ivan Balliu me Rayo Vallecano përfiton 1.2 – 1.4 milionë euro në vit, ndërsa Ardian Ismajli te Empoli përfiton rreth 1.2 milionë euro.

    Këto shifra tregojnë se lojtarët shqiptarë po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë në futbollin europian dhe ndërkombëtar, duke kombinuar talentin me kontrata të shtrenjta dhe reputacion të lartë. /ATVLIVE.TV

  • Alessandro Bastoni:Nuk mendoj largimin nga Inter

    Alessandro Bastoni:Nuk mendoj largimin nga Inter

    Mbrojtësi i Inter-it Alessandro Bastoni ka deklaruar se është i tejet i lumtur tek nënkampioni i Italisë.

    Raportimet e fundit kanë bërë se shumë ekipe të ndryshme nga Premierliga dhe La Liga kanë ofruar oferta për Bastonin,por italiani në një intervistë për SportMediaset ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete.

    “Këto janë gjëra që më bëjnë krenar; do të thotë se po shkoj mirë. Lexoj edhe unë atë që lexoni ju. Nuk ka asgjë konkrete; jam i lumtur këtu dhe nuk kam probleme. Nuk mendoj për çështjet jashtë fushës”.

    Përndryshe në fund Bastoni ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që të qëndrojë tek Inter edhe në sezonet e ardhshme.

    Kujtojmë që Alessandro Bastoni ka shënuar 1 gol e bëri 3 asistime në të gjitha garat,dhe atë në 15 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

  • Ronaldo vendos rekord në Portugali me blerjen e vilës më të shtrenjtë

    Ronaldo vendos rekord në Portugali me blerjen e vilës më të shtrenjtë

    Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër lëvizje mbresëlënëse jashtë fushës së blertë, duke blerë shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali, me një vlerë që kap shifrën rreth 25 milionë euro. Ylli portugez vazhdon të investojë në prona elitare, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sportistët më të pasur dhe më të suksesshëm në botë.

    Rezidenca luksoze ndodhet në zonën prestigjioze Quinta da Marinha, një nga destinacionet më ekskluzive pranë Cascais, e njohur për privatësinë, sigurinë dhe pamjet spektakolare nga Oqeani Atlantik. Vila është ndërtuar në tre kate dhe shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 2,700 metrash katrorë, duke ofruar komoditet maksimal dhe dizajn modern.

    Prona është e pajisur me çdo luks të mundshëm. Ajo përfshin dy pishina, një spa private, fushë tenisi, palestër të pajisur me teknologji moderne, si dhe kinema private për momente relaksi familjar. Një nga veçoritë më të spikatura është garazhi XXL, i cili ka kapacitet për rreth 20 automjete, ideal për koleksionin e makinave superluksoze të Ronaldos.

    Në brendësi, vila dallohet për detajet artistike dhe materialet e rralla. Murale ekskluzive të firmosura nga shtëpia e famshme e modës Louis Vuitton, si dhe çezma të punuara me ari të pastër, e bëjnë këtë rezidencë unike jo vetëm në Portugali, por edhe në Evropë.

    Kjo pronë pritet të shërbejë si një nga rezidencat kryesore të Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij, duke kombinuar luksin, privatësinë dhe komoditetin në një nga zonat më të kërkuara të vendit. Blerja e fundit është një tjetër tregues i suksesit të tij të jashtëzakonshëm, si në fushën e futbollit, ashtu edhe në botën e investimeve. /ATVLIVE.TV

  • Fund i parakohshëm i aventurës së Thiago Silvas në Brazil

    Fund i parakohshëm i aventurës së Thiago Silvas në Brazil

    Aventura e Thiago Silvës në Brazil ka marrë fund më herët nga sa ishte parashikuar. Mbrojtësi 41-vjeçar dhe Fluminense kanë vendosur të ndajnë rrugët me marrëveshje të përbashkët, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës. Vendimi u zyrtarizua të martën pasdite në qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro.

    Pavarësisht moshës, Thiago Silva nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli. Objektivi i tij është një rikthim në Evropë, ku synon të luajë në një kampionat konkurrues dhe të mbajë gjallë shpresat për një ftesë të mundshme në përfaqësuesen e Brazilit për Kupën e Botës së ardhshme.

    Në këtë kontekst, përmendet edhe emri i Milanit, klubi ku ai u afirmua si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Megjithatë, një rikthim në “San Siro” shihet si i vështirë, për shkak të politikave aktuale të klubit.

    Fluminense i ka dhënë lamtumirën kapitenit të saj me mesazhe mirënjohjeje, duke vlerësuar kontributin e madh të tij. Në dy periudha me fanellën trengjyrëshe, Thiago Silva zhvilloi 212 ndeshje, shënoi 19 gola dhe fitoi Kupën e Brazilit, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit. /ATVLIVE.TV