ATV

Category: Sport

  • Bashkimi fiton në udhëtim ndaj Vëllaznimit-Bora merrë fitore të rëndësishme kundër Rahovecit 029

    Bashkimi fiton në udhëtim ndaj Vëllaznimit-Bora merrë fitore të rëndësishme kundër Rahovecit 029

    Janë zhvilluar dy ndeshje të së mërkurës në kuadër të xhiros së 15-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Bashkimi ka mposhtën skuadrës e Vëllaznimit me rezultat 81:72,ndeshje që u zhvillua në palestrën “Shani Nushi”në Gjakovë.

    De’Quon Lake me 19 pikë e 8 kërcime ishte më i miri në fitoren e prizrenasve,kurse për gjakovarët më i miri ishte Drew Gordon me 21 pikë e 15 kërcime.

    Në anën tjetër Bora fitoi në shtëpi kundër Rahovecit 029 me rezultat 79:74.

    Tyler Cheese me 26 pikë e 6 asistime ishte më efikasi tek Bora,kurse për Rahovecin 029 Fisnik Rugova realizoi 12 pikë.

     

  • Senegali finalisti i parë i Kupës së Afrikës-Sadio Mane heroi i senegalezëve kundër Egjiptit

    Senegali finalisti i parë i Kupës së Afrikës-Sadio Mane heroi i senegalezëve kundër Egjiptit

    Senegali ka arritur të siguroj finalen e Kupës së Afrikës,ku në gjysmëfinale eliminoi Egjiptin me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakterizua kryesisht me lojë fizike nga të dyja ekipet ku pati edhe kartona të verdhë,por 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Egjipti rrezikoi më shumë portën e senegalezëve,megjithatë Senegali u mbrojtë mjaft mirë dhe kjo u shpërblye në minutat në vazhdim.

    Zhvillohej minuta e 78-të ku Sadio Mane me një goditje precize nga distance shënoi për 1:0,duke bërë që minutat në vazhdim të jenë sa më dramatike.

    Deri në fund Egjipti u mundua të gjente golin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime,por në fund Senegali festoi kalimin në finale teksa Mo Salah me shokë u detyruan që të pajtoheshin me humbjen.

    Në finale Senegali do e presë fituesin e takimit Nigeri-Marok e cila zhvillohet nga ora 21:00.

  • Incident i rradhës në basketbollin vendor-Sulmohet ndihmëstrajneri i Bashkimit Bledar Gjeqaj

    Incident i rradhës në basketbollin vendor-Sulmohet ndihmëstrajneri i Bashkimit Bledar Gjeqaj

    Incidentet në ndeshjet e basketbollit kosovar nuk kanë të ndalur.

    Në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit u shënua edhe një incident i rradhës,ku ndihmëstrajneri i ekipit prizrenas Bledar Gjeqaj u sulmua me shishe në ftyrë nga njëri prej tifozëve në tribuna.

    Përndryshe Gjeqaj nga pamjet e treguara shihet se u rrëzua pas goditjeve të marra,duke pësuar dëmtime tejet serioze.

    Kujtojmë që javën e kaluar janë shënuar incidente në ndeshjen Bashkimi-GO+Peja në kuadër të Kupës së Kosovës,ku kapiteni i pejanëve Dardan Berisha u godit në kokë pas hedhjeve të gjësendeve nga tifozët prizrenas.

  • LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KB Prishtinës.

    Berisha ka marrë shumicën e votave për të marrë drejtimin e klubit më të trofeshëm të basketbollit kosovar,dhe atë në “Kuvendin Zgjedhor” që u mbajtë në selinë e klubit.

    Përndryshe grupi i tifozëve “Plisat”e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Bekë Berishës në postin e kryetarit të klubit,duke votuar kundër tij dhe në anë tjetër kanë shpalosur pankarta të ndryshme ku thuhet se klubi kryeqytetas po keqmenaxhohet.

    Kujtojmë që Bekë Berisha ishte edhe kandidatë për deputet për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

  • Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat.

    Muçi realizoi dy gola dhe asistoi në tjetrën në fitoren e ekipit të Fatih Tekke në Kupën e Turqisë kundër skuadrës së Istanbulsporit,ku së pari në minutën e 41-të shënoi një supergol e më pas asistoi në golin tjetër të Trabzonit kurse shënoi edhe në minutën e 60-të ku në fund Trabzonspor fitoi me rezultat 6:1 në udhëtim.

    Përndryshe që prej huazimit të tij tek Trabzonspor nga Besiktas këtë sezon reprezentuesi i Shqipërisë po tregon formë të lartë,dhe madje është bërë një nga liderët e ekipit që po lufton me Galatasarayin dhe Fenerbahçen për titullin e kampionit në Turqi.

    Kujtojmë që Ernest Muçi ka realizuar 9 gola për Trabzonsporin në të gjitha garat.

  • Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Mesfushori anglez Conor Gallagher rikthehet në Premierligën angleze pas një sezoni e gjysmë në La Liga tek skuadra e Atletico Madrid.

    Gallagher është transferuar tek ekipi londinez Tottenham Hotspur,dhe atë pas arritjes së marrëveshjes me klubin madrilien ku transferimi i anglezit kushtoi lodninezëve rreth 40 milionë euro.

    Përndryshe Gallagher ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Spurs e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2031,ndërkohë që oferta prej 40 milionë euro e Tottenham drejtë Atleticos ishte më konkrete në aspektin financiar.

    Kujtojmë që Conor Gallagher ka bërë 26 ndeshje për Atleticon këtë sezon,duke arritur vetëm 2 gola teksa ishte transferuar në verën e vitit 2024 nga Chelsea.

  • Performanca e dobët shqetëson, vlera e Julian Alvarez bie te Atletico Madrid

    Performanca e dobët shqetëson, vlera e Julian Alvarez bie te Atletico Madrid

    Muajt e fundit nuk kanë qenë të favorshëm për Julian Alvarez te Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas, i cili pritej të ishte një nga pikat kyçe të projektit ofensiv të klubit, po përballet me një periudhë të vështirë, ku paraqitjet e tij kanë qenë më të dobëta dhe ndikimi në lojë i reduktuar.

    Në sezonin e kaluar, Alvarez shkëlqeu me 29 gola dhe 7 asistime, duke u konsoliduar si një nga sulmuesit më të rëndësishëm në Evropë. Ky sezon, megjithatë, tregon një fytyrë tjetër: ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asistime, me më pak prezencë në zonat vendimtare dhe paraqitje të pasigurta gjatë ndeshjeve.

    Kjo situatë ka ndikuar jo vetëm në performancën sportive, por edhe në vlerën e tij në treg. Për disa muaj, klubet evropiane ishin të gatshme të paguanin deri në 150 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa tani vlera ka rënë në rreth 100 milionë euro, duke detyruar Atletico të rishikojë pretencat ekonomike nëse forma e tij nuk rikthehet shpejt.

    Presioni mbi Alvarez është i lartë, pasi Atletico kërkon rezultate të menjëhershme në garat kryesore. Trajneri Diego Simeone dhe stafi drejtues e shohin sulmuesin si një nga lojtarët kyç për të ardhmen e klubit, dhe çdo ndeshje pa ndikim shton shqetësimin.

    Për Julian Alvarez, sfida është e dyfishtë, ai duhet të rikthehet te performanca më e mirë dhe të rikthejë besimin e skuadrës dhe tifozëve. Forma e tij ndikon jo vetëm në gola dhe asistime, por edhe në moralin e ekipit dhe aftësinë për të krijuar raste vendimtare.

    Reagimi i tij në javët e ardhshme do të jetë vendimtar jo vetëm për sezonin aktual, por edhe për të ardhmen sportive dhe financiare të Atletico Madrid. Rikthimi në nivelin e tij më të lartë do të ruajë edhe statusin dhe vlerën e tij në treg.

  • Real Madrid kërkon trajnerin e ri, Arbeloa në detyrë deri në verë, Maresca kandidat surprizë

    Real Madrid kërkon trajnerin e ri, Arbeloa në detyrë deri në verë, Maresca kandidat surprizë

    Pas largimit të Xabi Alonsos, Alvaro Arbeloa ka marrë përsipër drejtimin e Real Madridit, por në modë të përkohshme. Sipas planit të klubit, Arbeloa do të qëndrojë në stolin e “Los Blancos” deri në verë, kur pritet të emërohet një trajner me më shumë përvojë në futbollin senior.

    Një nga emrat që po qarkullojnë si kandidat surprizë është Enzo Maresca, trajner italian aktualisht i papunë. Sipas gazetës sportive Sport, Maresca ka pasur eksperiencë në Parma, Leicester City dhe Chelsea, si dhe ka punuar si ndihmës trajner te Manchester City, duke ndërtuar një profil mjaft solid në futbollin europian.

    Në të njëjtën kohë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shfaqur interes për të sjellë edhe Jurgen Klopp, por trajneri gjerman e refuzoi ofertën pa diskutim. “Interesi i Real Madridit? Kjo nuk ka të bëjë fare me mua dhe nuk ngjalli asnjë interes tek unë”, tha Klopp në një deklaratë për mediat gjermane, duke zhgënjyer tifozët madrilenë që ëndërronin për një emër të madh në pankinë.

    Me Arbeloa që drejton përkohësisht skuadrën dhe Maresca që shihet si opsion i mundshëm, sezoni i Real Madridit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë të gjejnë balancën ideale për të ardhmen e afërt.

  • Ajax rikthen emrin Ibrahimovic në Amsterdam, huazon djalin e Zlatanit nga Milani

    Ajax rikthen emrin Ibrahimovic në Amsterdam, huazon djalin e Zlatanit nga Milani

    Ajaxi ka zyrtarizuar afrimin e Maximilian Ibrahimovic, djalit të legjendës së futbollit Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi 19-vjeçar i është bashkuar gjigantit holandez në formë huazimi nga AC Milan deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje.

    Klubi nga Amsterdami synon të rikrijojë një histori të veçantë pas më shumë se dy dekadash, duke sjellë sërish mbiemrin Ibrahimovic në “Johan Cruyff Arena”. Marrëveshja është konfirmuar fillimisht nga Milani, i cili përmes një deklarate zyrtare bëri të ditur huazimin e lojtarit të ri suedez.

    “AC Milan konfirmon se Maximilian Zlatan Seger Ibrahimovic i është bashkuar AFC Ajax në formë huazimi, me opsion për transferim të përhershëm. Klubi i uron atij shumë suksese për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

    Edhe Ajaxi e ka bërë publike marrëveshjen, duke theksuar se huazimi është i vlefshëm për gjashtë muaj dhe se ekziston mundësia që lojtari të blihet në fund të sezonit. Sulmuesi anësor pritet të jetë fillimisht pjesë e projektit zhvillimor të klubit, por me mundësi aktivizimi edhe në ekipin e parë.

    Maximilian Ibrahimovic ka treguar formë të mirë këtë sezon me Milan Futuro, ekipin rezervë të kuqezinjve, ku ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

    Mbetet për t’u parë nëse koha e tij do të ndahet mes ekipit të parë të Ajaxit dhe Jong Ajax, por afrimi i tij shihet si një investim premtues për të ardhmen e klubit holandez.

  • Zyrtare: Mbappé mungon sërish, jashtë edhe për Kupën e Mbretit

    Zyrtare: Mbappé mungon sërish, jashtë edhe për Kupën e Mbretit

    Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se Kylian Mbappé nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes. Ylli francez nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve, duke vazhduar mungesat e tij në kompeticionet vendore.

    Kjo mungesë vjen pas një periudhe ku Mbappé nuk u aktivizua as në gjysmëfinale dhe as në finale të Superkupës së Spanjës, çka ka ngritur pikëpyetje mes tifozëve dhe mediave spanjolle. Sipas informacioneve nga burime pranë klubit, arsyeja kryesore lidhet me një problem fizik në gju, për të cilin stafi mjekësor ka rekomanduar kujdes maksimal.

    Trajneri dhe drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të mos rrezikojnë gjendjen e Mbappés, duke zgjedhur menaxhimin e minutave dhe rikuperimin e plotë të lojtarit, sidomos në një fazë të ngjeshur të sezonit. Qëllimi i klubit është që sulmuesi francez të rikthehet në formë optimale për ndeshjet vendimtare në La Liga dhe garat evropiane.

    Edhe pse mungesa e tij është një goditje për repartin ofensiv, te Real Madridi mbizotëron qetësia dhe besimi se Mbappé do të rikthehet shumë shpejt në fushë. Ndërkohë, “Los Blancos” synojnë të kalojnë raundin e radhës në Kupën e Mbretit edhe pa njërin nga emrat më të mëdhenj të skuadrës.