ATV

Category: Sport

  • Man United-Man City derbi i fundjavës në Premierligën angleze

    Man United-Man City derbi i fundjavës në Premierligën angleze

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 22-të në Premierligën angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Derbi i fundjavës pritet të zhvillohet në “Old Trafford”,ku Manchester United e pret rivalin lokal Manchester City.

    “Djajtë e Kuq”synojnë të sigurojnë 3 pikë ndaj rivalëve në mëyrë që të dalin nga kriza,ndërkohë në anën tjetër “Citizens”me fitore synon të mbajë hapin me Arsenalin për pozitën e liderit në Premiership.

    Në ndeshjen e parë të sezonit Man City e mposhti bindshëm Man United me rezultat 3:0.

    Ndeshja Man United-Man City pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

    Lideri aktual Arsenal luan në udhëtim kundër Nottingham Forest,ku londinezët synojnë që të vazhdojnë me fitore në mënyrë që të rrisin distancën nga skuadrat tjera,kurse në anën tjetër Nottinghma Forest pikët janë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

    Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Angli Liverpool e pret në Anfield skuadrën e Burnley-it,kurse Chelsea e pret Brentford-in në Stamford Bridge.

    Aston Villa e pret në Villa Park Evertonin,kurse Newcastle United dhe Tottenham Spurs do të takohen kundër Wolverhamptonit respektivisht West Ham United.

  • Ndërpritet ndeshja Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina-Plisat me thirrje kundër kryesisë së klubit dhe Bekë Berishës

    Ndërpritet ndeshja Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina-Plisat me thirrje kundër kryesisë së klubit dhe Bekë Berishës

    Është ndërprerë ndeshja në mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës,dhe atë pas 7 minuatve lojë.

    Tifozët “Plisat”kanë hedhur gjësende në parket,dhe kjo vije për shkak të pakënaqësive ndaj emërimit të Bekë Berishës në krye të klubit kryeqytetas.

    Përndryshe “Plisat”gjatë gjithë kohës kanë kërkuar largimin e Bekë Berishës dhe të Blerand Stavilevcit nga posti i kryetarit të KB Prishtinës,duke brohoritur me thirrjet “Klubi i qytetit jo i Stavilecit” / “Bekë Berisha ik prej Prishtinës”.

    Kujtojmë që për emërimin e Bekë Berishës ka reaguar edhe MKRS-ja,ku në reagim thuhet se zgjedhja e Berishës si kryetar i KB Prishtinës është jo e duhur.

  • Sylian Mokono përforcimi i rradhës i FC Prishtinës

    Sylian Mokono përforcimi i rradhës i FC Prishtinës

    FC Prishtina po vazhdon të përforcojë skuadrën për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor.

    Mbrojtësi Sylian Mokono i është bashkuar skuadrës nga kryeqyteti,teksa 26 vjeçari vije nga klubi holandez VVV-Venlo.

    Përndryshe FC Prishtina e konfirmoi transferimin e Mokonos në rrjetet sociale,duke i uruar mirëseardhje holandezit tek bardhëekaltërit.

    Kujtojmë që Sylian Mokono është produkt i akademisë së FC Utrecht ku luajti edhe për ekipin e parë,teksa ka luajtur edhe për disa ekipe të ndryshme në Holandë si Heracles dhe së fundmi VVV-Venlo.

  • Juventus synon të arrij marrëveshje me Oscar Mingueza

    Juventus synon të arrij marrëveshje me Oscar Mingueza

    Gjiganti italian Juventus po mendon që të forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Dy gazetat italiane Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”bëjnë të ditur se bianconerët kanë arritur një marrëveshje personale me Oscar Mingueza,ku pritet që të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare e që do të paguhej rreth 1 milionë euro në sezon.

    Përndryshe “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron që të presë deri në verë për të transferuar 26-vjeçarin,dhe njëerësh nuk do të detyrohej për një kosto të lartë kurse bisedimet mes Juventusit dhe Celta Vigos pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

    Kujtojmë që Oscar Mingueza ka bërë 21 paraqitje për Celta Vigon këtë sezon,duke arritur të shënoj 1 gol e dhuroi 2 asistime në të gjitha garat

  • Endrick: Lëndimet janë më të këqija se sa humbjet

    Endrick: Lëndimet janë më të këqija se sa humbjet

    Fillimi i aventurës së Endrick te Real Madridi nuk ka qenë aspak i lehtë. Sulmuesi brazilian ka pranuar se periudha e tij e parë në klubin madrilen u shoqërua me zhgënjim dhe pasiguri, sidomos pas një lëndimi serioz që e la jashtë një prej turneve më të rëndësishme të sezonit.

    Endrick pësoi dëmtim tek muskujt në fund të sezonit të kaluar, një problem që u përkeqësua gjatë fazës përgatitore para Kupës së Botës për Klube të FIFA-s, e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se ai nuk do të ishte në gjendje të luante për disa muaj, duke humbur kështu turneun në tërësi.

    Në një intervistë të fundit, talenti brazilian e përshkroi këtë moment si më të vështirin në karrierën e tij deri tani, duke theksuar se dhimbja më e madhe nuk ishte humbja e ndeshjeve, por pamundësia për të konkurruar.

    Sipas tij, humbjet janë pjesë normale e futbollit, por lëndimet janë diçka krejt tjetër, pasi ato mund të të shkëpusin plotësisht nga loja dhe të të vendosin përballë pasigurisë për të ardhmen.

    Aktualisht, Endrick është i përqendruar në rikthimin e formës më të mirë gjatë huazimit të tij te Lyoni, me synimin që të bindë Carlo Ancelottin dhe të sigurojë një ftesë për Kupën e Botës 2026.

  • Rahoveci 029 konfirmon largimin e Bujar Locit nga posti i trajnerit

    Rahoveci 029 konfirmon largimin e Bujar Locit nga posti i trajnerit

    Bujar Loci më nuk është trajner i skuadrës së Procredit Superligës Rahoveci 029.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi,ku me marrëveshje është vënë fund bashkëpunimi me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

    Përndryshe klubi e ka falenderuar Locin për periudhën e kaluar tek Rahoveci 029,duke vlerësuar se Loci dha kontribut të rëndësishëm tek ekipi rahovecas dhe i uroj sukses në të ardhmen.

    Kujtojmë që Rahoveci 029 gjendet në pozitën e fundit në renditjen tabelare të Procredit Superligës me vetëm 20 pikë.

  • Ferrari i Michael Schumacher del në ankand, vlera shkon deri në 7.5 milionë euro

    Ferrari i Michael Schumacher del në ankand, vlera shkon deri në 7.5 milionë euro

    Para se Formula 1 të hynte në epokën e kufizimeve strikte financiare dhe teknike, vitet ’90 përfaqësonin kulmin e lirisë inxhinierike. Skuderitë funksiononin si laboratorë të pavarur zhvillimi, me zgjidhje teknike unike dhe identitet të dallueshëm për çdo ekip. Ishte një periudhë ku kreativiteti shpesh bënte diferencën në pistë.

    Një nga makinat simbol të asaj kohe tani po shkruan një kapitull të ri të historisë së saj. Ferrari F310, e përdorur nga Michael Schumacher në Botërorin e Formula 1 të vitit 1997, do të dalë në ankand nga shtëpia prestigjioze RM Sotheby’s.

    E pajisur me një motor 3.0 litra V10 që prodhonte rreth 730 kuaj fuqi, Ferrari F310 debutoi në Çmimin e Madh të Belgjikës. Schumacher e përdori makinën gjatë sesioneve kualifikuese, por për shkak të reshjeve të dendura gjatë garës, u detyrua të rikthehej te shasia e mëparshme. Në garën pasuese në Itali, makina iu besua Eddie Irvine, i cili e mbylli garën në vendin e tetë.

    Paraqitja e fundit e këtij modeli erdhi në Çmimin e Madh të Austrisë, ku gara përfundoi pas një përplasjeje me Jean Alesi. Pas tërheqjes nga garat, Ferrari F310 u shit nga fabrika në vitin 1999, duke kaluar fillimisht në Gjermani e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Makina ka qenë pjesë e disa ekspozitave prestigjioze, përfshirë Audrain Auto Museum në Rhode Island në vitin 2014 dhe Goodwood Festival of Speed në vitin 2019. Ajo është certifikuar zyrtarisht nga Ferrari Classiche në janar të vitit 2007 dhe shoqërohet me dokumentacionin origjinal të njohur si “Red Book”.

    Vlera e parashikuar në ankand për këtë pjesë të rrallë të historisë së Formula 1 varion nga 5.5 deri në 7.5 milionë euro, duke e bërë atë një nga objektet më të çmuara të motorsportit që del në shitje këtë vit.

  • Kriza e Real Madrid thellohet, humbje, largime dhe tension në klub

    Kriza e Real Madrid thellohet, humbje, largime dhe tension në klub

    Real Madrid po përjeton një periudhë të vështirë dhe pa precedent në sezonin aktual, me rezultate zhgënjyese dhe paqartësi të brendshme që po rrisin shqetësimet e tifozëve dhe ekspertëve.

    Klubi madrilen u eliminua nga Copa del Rey, duke humbur 3-2 ndaj Albacete, një ekip i Divizionit të Dytë, në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri Álvaro Arbeloa. Pak ditë më vonë, “Los Blancos” humbën edhe Superkupën e Spanjës, duke u mposhtur 3-2 nga rivali tradicional, FC Barcelona, në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

    Shtysa e krizës për disa ekspert thuhet se është edhe shkëputja e kontratës së Xabi Alonso, i cili qëndroi në stol vetëm 233 ditë, një nga periudhat më të shkurtra për trajnerë në historinë e klubit. Largimi i tij nxori në pah tensionet në menaxhimin e skuadrës dhe mungesën e autoritetit brenda grupit të lojtarëve.

    Në LaLiga, Real Madrid renditet aktualisht në vendin e dytë, katër pikë prapa Barcelonës. Në Champions League, skuadra ndodhet në vendin e 7-të në tabelë, larg pritshmërive të klubit për të qenë një prej favoritëve për trofe.

    Analistët dhe mediat sportive e përshkruajnë situatën në klub si tension të lartë dhe paqartësi taktike, ndërsa presioni mbi drejtuesit dhe trajnerin e ri është në rritje. Shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth drejtimit të skuadrës dhe mënyrës se si Real Madrid do të reagojë ndaj këtij sezoni problematik.

  • Jurgen Klopp dëshiron të marrë drejtimin e Real Madridit por me vetëm një kusht

    Jurgen Klopp dëshiron të marrë drejtimin e Real Madridit por me vetëm një kusht

    Real Madrid nuk po kalon momente të mira në ditët e fundit.

    Humbja në finale të Superkupës së Spanjës si dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit bëri që kriza të thellohet edhe më shumë tek kampi madrilien,dhe kjo ka shtuar zërat se trajneri Alvaro Arbeloa nuk do ta drejtojë skuadrën ne sezonin e ardhshëm.

    Përndrsyhe një nga emrat që mud të ketë kandidat për të drejtuar Realin është Jurgen Klopp,i cili është momentalisht i papunë për gati 1 vit qëkur u largua nga Liverpool.

    Megjithatë gjermani ka një kusht për të marrë drejtimin e “Los Blancos”sezonin e ardhshëm,dhe ajo është që të mos ketë ftesë për tu bërë përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë.

    Kujtojmë që Alvaro Arbeloa debutoi me humbje në stolin e Real Madridit,ku madrilienët u eliminuan nga Albacete në Kupën e Mbretit

  • MKRS:Bekë Berisha nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e kryetarit të FBK-së

    MKRS:Bekë Berisha nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e kryetarit të FBK-së

    Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve ka dalur me një reagim lidhur me zhvillimet pas zgjedhjes së Bekë Berishës në krye të KB Prishtina.

    MKRS bën të ditur se zgjedhja e Berishës nuk është e lejuar,duke u arsyetuar se Berisha u zgjodh si deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Njoftim për publikun

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është njoftuar për zhvillimet lidhur me zgjedhjen e z. Bekë Berisha në pozitë udhëheqëse në KB “Sigal Prishtina” në Kuvendin e klubit të mbajtur më 14 janar 2026.

    Duke marrë parasysh se z. Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, MKRS rikujton detyrimin e të gjitha palëve të përcaktimeve të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që parasheh që zyrtari i lartë, mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo menaxher/ përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L – 011) dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L – 011 ), si dhe obligimin që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet e të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës (neni 8 i Ligjit Nr.06/L – 011).

    Në këtë kontekst, MKRS kërkon nga të gjitha palët që të kujdesen për zbatimin e ligjit konkretisht që z. Berisha, pas betimit dhe marrjes së detyrës në legjislaturën e re, t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt të interesit, në përputhje me ligjin në fuqi. MKRS do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.

    Përndryshe MKRS kërkon nga FBK që në bazë të ligjit për sport të siguroj që në zgjedhjet e organeve të KB Prishtina janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet lidhur me ruajtjen e integritetit ligjor sportiv

    https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/1287967706709955?ref=embed_post