ATV

Category: Sport

  • Dinamo Zagreb refuzon ofertën e Galatasaray-it për Arbër Hoxhën

    Dinamo Zagreb refuzon ofertën e Galatasaray-it për Arbër Hoxhën

    Gjiganti kroat Dinamo Zagreb po synon që të mbajë anësorin shqiptar Arbër Hoxha deri në fund të sezonit.

    Sipas raprtimeve të mediave turke dhe ato kroate drejtuesit e klubit kroat kanë refuzuar një ofertë të gjigantit turk Galatasaray për Hoxhën,dhe se një gjë e tillë nuk vihet në konsideratë pasi oferta nuk i duket e përshtatshme.

    Përndryshe një ofertë e gjigantit tjetër turk Fenerbahçe për reprezentuesin e Kombëtares Shqiptare po konsiderohet më bindëse për Dinamo Zagreb,ku përfshihet një shkmbim mes Hoxhës dhe portierit Dominik Livakovic dhe kjo mund të ndryshojë vetëm nëse vije një ofertë që e pranueshme për gjigantët kroatë.

    Kujtojmë që Arber Hoxha është një prej lojatrëve kryesorë tek Dinamo Zagreb,ku në në 17 ndeshje në ligën kroate shënoi 6 gola e dhuroi 3 asistime.

  • Khabib Nurmagendov i del në mbrojtje Xabi Alonsos pas shkarkimit nga Real Madrid

    Khabib Nurmagendov i del në mbrojtje Xabi Alonsos pas shkarkimit nga Real Madrid

    Ish-kampioni i UFC-së Khabib Nurmagendov ka bërë reagim lidhur me shkarkimin e Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madrid.

    Nurmagendov i doli në mbrojtje Alonsos,duke thënë se nuk e meritoi shakrkimin për shkak të sjelljeve të disa lojtarëve siç i quajti të llastuar dhe të padëgjueshëm.

    “Nuk ka rëndësi nëse je në palestër apo në fushë, nëse punon me luftëtarë apo futbollistë – si trajner je shefi dhe udhëheqësi. Por nëse në ekipin tënd ekziston një ambient ku kërkesat e tua nuk respektohen, atëherë nuk jeni në të njëjtën rrugë,”

    Përndryshe Habib e vlerëson mjaft shumë Alonson për punën e tij,duke e konsideruar si një prej trajnerëve më të mirë të ekopës modern.

    Kujtojmë që Xabi Alonso u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit mbretëror spanjoll Real Madrid,dhe në vend të tij është emëruar ish-futbollisti Alvaro Arbeloa.

  • Kevin Durant ngjitet në listën e legjendave të NBA-së, kalon Wilt Chamberlain

    Kevin Durant ngjitet në listën e legjendave të NBA-së, kalon Wilt Chamberlain

    Basketbollisti amerikan Kevin Durant vazhdon të shkruajë historinë e NBA-së edhe në moshën 37-vjeçare, duke arritur një tjetër rekord personal. Me një trepikësh të realizuar ndaj Portland Trail Blazers, Durant kaloi legjendarin Wilt Chamberlain dhe ngjitet në vendin e shtatë të realizuesve më të mirë të të gjitha kohërave në ligë.

    Durant, i njohur për aftësinë e tij për të shënuar nga çdo pozicion dhe për elegancën në lëvizje, vazhdon të tregojë nivel elit edhe në këtë fazë të karrierës. Gjuajtja e tij nga pika e lartë e bën pothuajse të pamundur mbrojtjen kundër tij.

    Ky sezon po e gjen “KD” në formë të jashtëzakonshme, me mesatare 26.1 pikë, 5.1 kërcime dhe 4.4 asistime për ndeshje, duke u renditur si një nga lojtarët më produktivë të ligës mbi 37 vjeç, vetëm pas Stephen Curry.

    Edhe pse shpesh krahasohet me LeBron James dhe quhet “anti-LeBron” për rrugëtimin e tij të veçantë, Durant ka treguar vazhdimisht se është një nga shënuesit më të rrezikshëm në historinë e NBA-së. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke u përfshirë edhe në listën e 75 lojtarëve më të mirë të historisë së ligës në 75-vjetorin e NBA-së.

  • Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës, huazim finalizohet pas vonesave

    Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës, huazim finalizohet pas vonesave

    Pas një periudhe të gjatë negociatash dhe disa tensioneve administrative, FC Barcelona ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo, nga Al-Hilal.

    Mbrojtësi 31-vjeçar mbërriti në Barcelonë me fluturim privat për t’u nënshtruar testeve mjekësore dhe për të finalizuar marrëveshjen, e cila u shty disa orë për shkak të vonesave në shkëmbimin e dokumentacionit ndërkombëtar.

    Cancelo do të mbajë fanellën me numrin 2, të njëjtin që kishte gjatë huazimit të tij në sezonin 2023-24. Prezantimi i tij zyrtar në klubin katalanas u realizua në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste, drejtorit të futbollit Deco, anëtarit të bordit Joan Soler, si dhe familjes së lojtarit.

    Zyrtarizimi i huazimit vjen pas përfundimit të gjithë procedurave të nevojshme administrative nga ana e klubit saudit, duke e bërë Cancelon pjesë të ekipit katalanas për sezonin aktual.

  • Mario Mitaj gati për hapin e madh, Atletico Madrid dhe Sunderland në garë për të

    Mario Mitaj gati për hapin e madh, Atletico Madrid dhe Sunderland në garë për të

    Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është i vendosur të largohet nga Al Ittihad dhe Arabia Saudite, duke hapur rrugën për një transferim në një nga ligat kryesore europiane.

    Sipas mediave në Spanjë dhe Angli, dy skuadra të mëdha po ndjekin me kujdes 22-vjeçarin: Atletico Madrid, ekipi i Cholo Simeone, dhe Sunderland, ku kapiten është Granit Xhaka.

    Drejtori sportiv i Al Ittihad ka konfirmuar se mbi tavolinën e tij ka ardhur oferta nga La Liga dhe Premier Liga, duke e vendosur Mitajn në qendër të një merkatoje të nxehtë dimërore.

    Mediat spanjolle e paraqesin Mitajn si një mundësi interesante për formacionin e Atletico Madrid, megjithatë theksojnë se konkurrenca brenda skuadrës dhe rivaliteti i fortë në mbrojtje mund të kufizojnë kohën e tij të lojës.

    Nga ana tjetër, oferta e Sunderland i siguron Mitajt një hap të madh në Premier Ligë dhe një ambient të njohur për shqiptarët, me prezencën e Granit Xhakës si pikë e fortë për integrimin e tij.

    Pas eksperiencave në Greqi, Rusi dhe Arabinë Saudite, Mario Mitaj është gati të bëjë një tjetër kapitull në karrierën e tij dhe të sfidojë veten në një nga kampionatet më të forta të Europës.

  • Besfort Zeneli nis aventurën e re te kampioni belg, Union Saint-Gilloise

    Besfort Zeneli nis aventurën e re te kampioni belg, Union Saint-Gilloise

    Mesfushori kosovar, Besfort Zeneli, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke iu bashkuar Union Saint-Gilloise, kampionit në fuqi të Belgjikës, me një kontratë që shtrihet deri në vitin 2030.

    23-vjeçari vjen nga Elfsborg i Suedisë, ku u formua që në moshë të vogël dhe u dallua si një lider i natyrshëm. Në sezonin e fundit ai mbante rregullisht shiritin e kapitenit dhe regjistroi 93 paraqitje, me 5 gola dhe 15 asistime, duke ndihmuar klubin suedez të mbyllë kampionatin në vendin e tetë.

    Zeneli ka një histori të veçantë edhe në nivel ndërkombëtar: pas paraqitjeve me Kosovën U21, ai vendosi të përfaqësojë Suedinë në ekipin A, ku ka regjistruar deri më tani 5 ndeshje, debutimin e tij duke e bërë më 22 mars 2025 kundër Luksemburgut.

    “Kur folëm me drejtuesit e klubit, e dija menjëherë që doja të vijoja këtu. Union është një klub me ambient familjar, por gjithmonë në nivel maksimal,” deklaroi Zeneli për faqen zyrtare të Saint-Gilloise.

    Në skuadër, ai do të mbajë fanellën me numrin 23, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij europiane.

  • Alvaro Arbeloa prezantohet te Real Madrid: Qëllimi im është të mbush kabinetin me trofe

    Alvaro Arbeloa prezantohet te Real Madrid: Qëllimi im është të mbush kabinetin me trofe

    Trajneri i sapoemëruar i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka zbuluar ambiciet e tij për të vendosur standarde të larta dhe për ta kthyer klubin në një makinë fituese.

    Sot, pasuesi i Xabi Alonsos zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore me ekipin dhe më pas mbajti konferencën e prezantimit për media.

    “Ky klub ka të bëjë me fitoren, fitoren dhe fitoren përsëri. Ne duhet të tregojmë ADN-në që na ka sjellë deri këtu”, tha Arbeloa.

    Trajneri shtoi se vlerat që mësoi si lojtar në dhomën e zhveshjes të Real Madridit janë ende të pranishme dhe se obsesioni i tij është të vazhdojë të mbushë kabinetin e trofeve të klubit.

    “Skuadra është një grup lojtarësh me shumë entuziazëm. Pavarësisht sfidave të ndeshjeve të fundit, ata janë të motivuar për të dhënë më të mirën, për të fituar dhe për të kënaqur tifozët,” përfundoi Arbeloa.

    Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Real Madridin, ndërsa trajneri i ri synon të kthejë ekipin në majat e futbollit spanjoll dhe evropian.

  • Antonio Conte pezullohet për dy ndeshje në Serie A pas kartonit të kuq ndaj Interit

    Antonio Conte pezullohet për dy ndeshje në Serie A pas kartonit të kuq ndaj Interit

    Trajneri i Napolit, Antonio Conte, është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh, pas kartonit të kuq të marrë gjatë ndeshjes së së dielës kundër Interit në “Giuseppe Meazza”.

    Vendimi është konfirmuar nga Lega Serie A, e cila bëri të ditur se Conte nuk do ta udhëheqë Napolin në sfidat e radhës ndaj Parmas dhe Sassuolos.

    Incidenti ndodhi në pjesën e dytë të takimit, pasi Interi fitoi një penallti pas rishikimit me VAR. Conte reagoi ashpër ndaj vendimit, duke humbur kontrollin emocional. Ai goditi topin nga zona teknike, hodhi një shishe në tokë dhe bërtiti ndaj gjyqtarit të katërt, që solli kartonin e kuq.

    Napoli do të rikthehet në fushë nesër ndaj Parmës, ndërsa të shtunën përballet me Sassuolon, pa praninë e trajnerit italian në stol.

    Në të njëjtën xhiro, kartonë të kuq morën edhe trajnerët Paolo Vanoli (Fiorentina) dhe Davide Nicola (Cremonese), por ata u ndëshkuan vetëm me një ndeshje pezullim secili, ndryshe nga Conte.

  • Arber Prekazi ndahet nga FC Feronikeli: Jam mirënjohës për çdo moment

    Arber Prekazi ndahet nga FC Feronikeli: Jam mirënjohës për çdo moment

    Mesfushori i njohur Arber Prekazi ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook se ka vendosur të largohet nga FC Feronikeli, pas një marrëveshjeje të dyanshme me klubin.

    “Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikojmë ne. Vetëm Zoti e di të ardhmen,” shkroi Prekazi.

    Ai u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në klub, duke theksuar se ka ardhur për sfidën dhe për ta ndihmuar Feronikelin të arrijë aty ku i takon. “Po largohem duke e lënë ekipin në vendin e dytë, një pozicion që dërgon direkt në Superligën e Kosovës, pas një rrugëtimi plot sakrificë, djersë dhe punë të ndershme,” shtoi ai.

    Prekazi falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në klub: lojtarët, trajnerët, stafin dhe kryesinë, për respektin dhe ambientin pozitiv që kanë ndërtuar së bashku. “Edhe dy jetë po t’i kisha, nuk do ta zhbëja kurrë vendimin për të qenë pjesë e këtij klubi të madh. Faleminderit për gjithçka! Deri herën tjetër,” përfundoi ai.

    Largimi i Prekazit shënon një kapitull të rëndësishëm për Feronikelin, i cili vazhdon të synojë rikthimin e plotë në Superligë dhe stabilitetin në elitën e futbollit kosovar.

  • Dy gola të Hadërgjonajt në Kupën e Turqisë, Alanyaspor ndalet në barazim

    Dy gola të Hadërgjonajt në Kupën e Turqisë, Alanyaspor ndalet në barazim

    Florent Hadërgjonaj ka kaluar një mbrëmje të veçantë në futbollin turk, duke qenë protagonisti kryesor i Alanyasporit në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Karagumrukut.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës realizoi dy gola në barazimin 2:2, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe rolin e rëndësishëm që ka në skuadrën e tij. Hadërgjonaj hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 74-t nga pika e bardhë e penalltisë.

    Karagumruku reagoi dy herë, me Fofanan që barazoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 58-të realizoi edhe golin e dytë, gjithashtu nga penalltia.

    Hadërgjonaj u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa nga minuta e parë luajti edhe Fidan Aliti. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

    Pas këtij barazimi, Alanyaspor kryeson Grupin A me katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara, ndërsa Karagumruk renditet në vendin e tretë me dy pikë në grupin me tetë skuadra.

    Paraqitja e Hadërgjonajt konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren e Kosovës.