ATV

Category: Sport

  • Mbappé rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen e radhës në LaLiga

    Mbappé rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen e radhës në LaLiga

    Kylian Mbappé ka rifilluar stërvitjet me ekipin dhe pritet të jetë i gatshëm për t’u paraqitur në ndeshjen e ardhshme të LaLigës ndaj Levantes.

    Ylli francez ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme të skuadrës së tij, duke mos u aktivizuar as në gjysmëfinale e as në finale të Superkupës së Spanjës. Në finale ndaj Barcelonës, skuadra e tij u mposht me rezultat 3:2, duke humbur trofeun.

    Po ashtu, Mbappé nuk ishte në dispozicion as në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Mbretit (Copa del Rey) ndaj Albacetes, ku ekipi i tij u eliminua pas një tjetër humbjeje, po ashtu me rezultat 3:2.

    Rikthimi i Mbappés në stërvitje shihet si lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, të cilët shpresojnë se ai do të jetë gati për të ndihmuar ekipin në vazhdimësinë e garave në kampionat.

  • Kërkesat për biletat e Kupës së Botës arrjinë në 500 Milionë

    Kërkesat për biletat e Kupës së Botës arrjinë në 500 Milionë

    Kampionati botëror në SHBA,Kanada dhe Meksikë pritet të jetë ngjarja më e madhe e vitit 2026 në futbollin botëror.

    Me këtë edhe shumë tifozë të futbollit dëshirojnë ta shohin nga afër ngjarjen më të madhe sportive,dhe kërkesat për të siguruar një biletë të një ndeshjeje janë shumë të mëdha.

    Përndryshe 500 milionë kërkesa janë paraqitur gjatë fazës për përzgjedhje,duke vendosur një rekord sa i përket botëroreve të kaluara.

    Ndërkohë presidenti i FIFA-së Gianni Infantino e ka konsideruar interesimin për bileta të botërorit si një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e turneut,dhe se FIFA është duke punuar që të krijojë përvoja të reja për tifozët dhe që sa më shumë të jenë pjesë e botërorit.

    Kujtojmë që Botërori i vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë pritet të nis më 11 qershor e do të përfundojë më 19 korrik.

  • Bruno Fernandes në radarin e Bayern Munich

    Bruno Fernandes në radarin e Bayern Munich

    Ylli portugez Bruno Fernandes mund të transferohet tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Mediat gjermane raportojnë se portugezi shihet si një përforcim strategjik nga bavarezët,dhe janë të gatshëm të ofrojnë një ofertë klubit anglez Manchester United prej rreth 100 milionë euro.

    Përndryshe Fernandes flitet se do të largohet nga Old Trafford,kjo edhe për faktin se portugezi nuk ka fituar tituj me Man United si dhe situatës aktuale pas shkarkimit të Ruben Amorim.

    Në rast se Fernandes transferohet tek Bayern atëherë për të do të ishte mjaft pozitive,ku jo vetëm do ta forconte mesfushën e bavarezëve dhe mundësia për të fituar tituj janë më të mëdha.

    Kujtojmë që Bruno Fernandes ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2027.

  • Alvaro Arbeloa merrë përgjejësinë për eliminimin nga Albacelste në “Copa Del Rey”

    Alvaro Arbeloa merrë përgjejësinë për eliminimin nga Albacelste në “Copa Del Rey”

    Trajneri i Real Madrid-it Alvaro Arbeloa ka marrë përgjegjësinë për eliminimin nga “Copa del Rey”nga Albaceleste.

    Pas përfundimit të ndeshjes Arbeloa ka deklaruar se kjo humbje është e dhimnshme,dhe se skuadra sipas tij ka dhënë maksimumin për ta fituar ndeshjen.

    “Kjo humbje është shumë e dhimbshme. Jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë janë të trishtuar. Duhet të përmirësohemi. Lojtarët dhanë maksimumin.. U thashë se nuk mund t’i fajësoj për asnjë gjë. Ata patën një sjellje të shkëlqyer sonte dhe u përpoqën maksimalisht për të fituar”.

    Përndryshe Arbeloa shtoi se do të koncentrohen për ta fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve,dhe thotë se këtë momente të vështira janë pikë kthese për “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Real Madrid u eliminua nga skuadra e La Liga 2 Albacete me rezultat 3:2,duke humbur kështu titullin e dytë të këtij sezoni.

  • Senegali dhe Maroku në finale, spektakël afrikan për trofeun kontinental

    Senegali dhe Maroku në finale, spektakël afrikan për trofeun kontinental

    Janë mësuar dy finalistët e Kupës së Kombeve të Afrikës, pas ndeshjeve gjysmëfinale të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, ku Senegali dhe Maroku siguruan biletën për aktin final të kompeticionit më prestigjioz afrikan.

    Kombëtarja e Senegalit u kualifikua në finale pas fitores minimale, por tejet të vlefshme, 1:0 ndaj Egjiptit. Heroi i “Luanëve të Terangës” ishte ylli Sadio Mané, i cili në minutën e 78-të realizoi një gol të bukur nga rreth 18 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës egjiptiane.

    Pavarësisht përpjekjeve të Mohamed Salah dhe bashkëlojtarëve të tij, Egjipti nuk arriti të rikthehej në lojë dhe u detyrua të largohej i zhgënjyer nga turneu, ndërsa Senegali konfirmoi formën e lartë dhe ambiciet për trofeun.

    Në gjysmëfinalen tjetër, Maroku siguroi finalen pas një përballjeje dramatike ndaj Nigerisë. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola 0:0, ndërsa nga pika e bardhë marokenët u treguan më të saktë, duke triumfuar me rezultat 4:2 në serinë e penalltive.

    Me këtë fitore, Maroku siguron një finale historike, duke synuar titullin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës pas plot 50 vitesh. Finalja do të luhet në shtëpi, përballë tifozëve vendas më daten 18 Janar në orqn 20:00, çka pritet ta kthejë ndeshjen në një spektakël të vërtetë futbolli.

    Finalja ndërmjet Senegalit dhe Marokut pritet të jetë një duel i fortë mes dy prej përfaqësueseve më të kompletuara të kontinentit afrikan, ku përballen eksperienca, yje botërorë dhe ambicia për histori.

  • Denver Nuggets dhe Cleveland Cavaliers shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Denver Nuggets dhe Cleveland Cavaliers shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Denver Nuggets ka shënuar fitore në udhëtim kundër Dallas Mavericks,duke e mposhtur me rezultat 118:109.

    Jamal Murray me 33 pikë,si dhe Aaron Gordon me 22 pikë ishin më të mirët për Nuggets.

    Ndërkohë për Mavericks Naji Marshall me 24 pikë,si dhe Brandon Ëilliams me 20 pikë të tjera ishin më efikasët në këtë ndeshje.

    Në anën tjetër Cleveland Cavaliers mposhti Philadelphia 76ers me rezultat të thellë 137:107.

    Donovan Mitchell me 35 pikë,7 kërcime e 9 asistime dhe Darius Garland me 20 pikë e 7 asistime ishin më të mirët për Cavaliers,kurse në anë tjetër 76ers basketbollisti më efikas ishte Joel Emblid me 20 pikë si dhe Paul George me 17 pikë të tjera.

  • Arrestime dhe masa të ashpra pas incidenteve në ndeshjen Vëllaznimi – Bashkimi

    Arrestime dhe masa të ashpra pas incidenteve në ndeshjen Vëllaznimi – Bashkimi

    Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është identifikuar nga Policia e Kosovës pas incidenteve serioze të ndodhura gjatë ndeshjes së Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Vëllaznimit dhe KB Bashkimit, e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimet janë kryer për tentim sulmi, ndërsa ndaj personit që hodhi një shishe uji në drejtim të ndihmëstrajnerit të KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj, do të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore. Shishja e goditi Gjeqajn në fytyrë, duke e rrëzuar atë në parket.

    Incidenti ndodhi gjatë çerekut të dytë të ndeshjes, pasi nga tribuna u dëgjuan ofendime në kor ndaj ekipit mysafir. Pavarësisht vërejtjes zyrtare drejtuar publikut, situata u përkeqësua kur një grup tifozësh të skuadrës vendase tentoi të sulmonte persona në tribunën e mysafirëve, duke rrezikuar seriozisht përshkallëzimin e dhunës.

    FBK ka theksuar se vetëm falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës është parandaluar një incident edhe më i rëndë.

    Në koordinim me gjyqtarët dhe organet e rendit, u mor vendimi për zbrazjen e palestrës nga publiku, me përjashtim të zonës VIP, me qëllim garantimin e sigurisë së lojtarëve, stafit dhe zyrtarëve të ndeshjes.

    Federata e Basketbollit e Kosovës e ka cilësuar situatën si alarmante dhe ka ritheksuar politikën e saj të tolerancës zero ndaj çdo forme dhune në palestra.

    Klubi nikoqir pritet të ndëshkohet për organizim të dobët të ndeshjes, ndërsa ndaj tij do të shqiptohen masa të rënda disiplinore në përputhje me rregulloret në fuqi. FBK ka paralajmëruar se dhuna fizike, tentimet për sulm, fyerjet dhe sjelljet e papranueshme nuk do të tolerohen, duke mos përjashtuar masa edhe më drastike në rast të përsëritjes së incidenteve, përfshirë zhvillimin e ndeshjeve pa publik, mbylljen e palestrave, humbjen e ndeshjeve me rezultat zyrtar dhe referimin e rasteve tek institucionet kompetente.

  • Ish-piloti i “F1”, Antonio Pizzonia, përballet me akuza për sulm fizik, viktima thyen heshtjen…

    Ish-piloti i “F1”, Antonio Pizzonia, përballet me akuza për sulm fizik, viktima thyen heshtjen…

    Një skandal tronditës ka shpërthyer në botën e motorsportit, ndërsa ish-piloti i “Formula 1”, Antonio Pizzonia gjendet në qendër të një akuze të bujshme për sulm, duke lënë tifozët të shokuar dhe autoritetet në kërkim të përgjigjeve.

    “Viktima” ka thyer heshtjen, duke pretenduar se një përballje u përshkallëzua jashtë kontrollit në një skenë që ngjante më shumë me një garë përplasjeje sesa me një konflikt familjar. Sipas deklaratës shpërthyese, tensionet u rritën kur djali i Pizzonias dyshohet se e përplasi makinën e tij me të tyren, duke shkaktuar panik, dëme dhe një pasojë të furishme.

    “Ky nuk ishte aksident,” këmbëngul viktima. “Djali i tij u përplas me timin,” tha ai, duke përshkruar momente kaosi, ku gjakrat u nxehën dhe situata doli shpejt jashtë kontrollit.

    Ajo që pasoi, sipas akuzave, ishte një përballje e ashpër ku u përfshi edhe vetë ish-ylli i F1-së, duke e kthyer një konflikt personal në një polemikë të madhe publike. Autoritetet po shqyrtojnë tani pretendimet, ndërsa pyetjet shtohen, kush e nisi, kush e kaloi vijën dhe çfarë ndodhi realisht në ato çaste vendimtare?

    Pizzonia, dikur i famshëm për betejat e tij me shpejtësi marramendëse në pistat më elitare të botës, tani po përballet me vëmendje të ashpër larg zhurmës së motorëve dhe brohoritjeve të turmave. Ndërsa hetimi vazhdon, mbështetësit kërkojnë kujdes, duke theksuar se akuzat mbeten të paprovuara, ndërsa kritikët kërkojnë llogaridhënie.

    Nga pista e garave te trazirat e jetës reale, kjo është një histori që po merr bujë nga ora në orë.

  • Plisat dalin me reagim kundër emërimit të Bekë Berishës në krye të KB Prishtinës

    Plisat dalin me reagim kundër emërimit të Bekë Berishës në krye të KB Prishtinës

    Tifogrupi i Prishtinës “Plisat“me reagim për zgjedhjen e Bekë Berishës si kryetar i KB Prishtina.

    Në një postim në rrjetet sociale “Plisat”kundërshtojnë zgjedhjen e Berishës në krye të klubit,duke e konsideruar ish-kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës si njeriun jo të duhur,si dhe hodhën akuza në drejtim të kryesisë për gjendjen në klub.

    Përndryshe Plisat kanë reaguar edhe ndaj Komandantir  tëStacionit Policor të Prishtinës, Fatmir Balaj,duke reaguar për menyrën sesi morri pjesë në Kuvendin Zgjedhor të klubit.

    Në fund Plisat kanë paralajmëruar se nuk do ta pranojnë sipas ture këtë kuvend,dhe se do ta kundërshtojnë Bekë Beirishën duke e cilësuar si kryetar të paligjshëm

  • Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Hoffenheimin-Dhuron dy asistime kundër Borussia Mönchengladbach

    Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Hoffenheimin-Dhuron dy asistime kundër Borussia Mönchengladbach

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po shkëlqen në gati çdo ndeshje me Hoffenheim-in.

    Asllani ishte protagonist kësaj rradhe jo me gola por me asiste,ku asistoi në dy golat e ekipit të tij ndaj Borussia Mönchengladbach në Bundesligë.

    Sulmuesi dardan asistoi së pari për Tim Lemperle që realizoi për 2:0 në minutën e 24-të,e më pas për kroatin Andrej Kramaric për 3:0.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar 7 gola për Hoffenheimin.