ATV

Category: Sport

  • Man United fiton derbin kundër Man City-it në Old Trafford

    Man United fiton derbin kundër Man City-it në Old Trafford

    Manchester United ka shënaur fitore të rëndësishme në Premierligë,duke mundur skuadrën e Manchester City-it me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të vendasve,të cilët shënuan dy herë por golat u anuluan për shkak të pozitës jashtëloje.

    Në pjesën e dytë Man United vazhdoi me lojë të mirë,teksa në minutën e 65-të  Bryan Mbeumo shënoi për 1:0,kurse Patrick Dorgu realizoi për 2:0 në minutën e 76-të.

    Në minutat shtesë Mason Mount shënoi për 3:0,por goli u anulua për shkak të pozitës jashtëloje dhe ndeshja përfundoi me rezultatin përfundimtar 2:0 për “Djajtë e Kuq”.

    Man United ka 35 pikë pas 22 xhirove në Premierligë,kurse Man City mbetet në kuotën e 43 pikëve.

  • Real Madrid do t’i dënojë tifozët në rast se këta të fundit i vërshëllejnë lojtarët

    Real Madrid do t’i dënojë tifozët në rast se këta të fundit i vërshëllejnë lojtarët

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madirid po synon që të disiplinojë tifozët për mëyrën sesi të sillen në tribuna.

    Drejtuesit e Realit po medonjë që tifozët mos t’i vërshellejnë tifozët në ndeshjet e skuadrës,dhe se në ndeshjen kundër Levantes do ta monitorjë në mëbyrë strikte gardën ku janë të vendosur “Grada de Animacion”.

    Përndryshe Real Madrid po kalon në një krizë të madhe pas dy humbjeve të njëpasnjëshme,dhe kjo ka shkaktuar revoltë të madhe tek tifozët të cilët po kërkojnë llogari nga drejtuesit dhe lojtarët për këtë krizë.

    Ndërkohë qëllimi i kësaj kontrolle të tifozëve është që lojtarët të mos ndihen keq,dhe se pas kësaj situate tifozët duhet t’i japin përkrahje ekipit në këtë situatë të vështirë.

     

  • Cadillac dhe Audi pritet të jenë dy makinat e reja në sezonin e ri në Formula 1

    Cadillac dhe Audi pritet të jenë dy makinat e reja në sezonin e ri në Formula 1

    Sezoni i ri në Formula 1 pritet të ketë risi sa i përket numrit të makinave.

    Cadillas dhe Audi pritet të jenë dy makina të reja që nga sezoni i ri,i cili pritet të nis më 1 mars me garën e çmimit të madh të Australisë.

    Përndryshe me hyrjen e tyre sezoni i ri në Formula 1 pritet të jetë me 11 skuadra,ndërkohë që vlen të përmendet se Audi do ta zëvendësojë ekipin Sauber e cila nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë shtimi i ekipeve të reja mund të sjellë ndryshim në formatin e kluafikimeve nga sesioni i parë dhe i dytë do të eliminohen 6 ekipe,teksa vetëm 10 pilotë në sesionin e tretë do të jenë në garë për “Pole Position”.

    Kujtojmë që Lando Norris është shpallur kampion në Formula 1 pasi triumfoi në cmimin e madh të Abu Dhabit sezonin e kaluar.

  • Los Angeles Clippers fiton ndaj Toronto Raptors në vazhdime-Houston Rockets rikthehet tek fitoret

    Los Angeles Clippers fiton ndaj Toronto Raptors në vazhdime-Houston Rockets rikthehet tek fitoret

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Clippers ka shënuar fitore kundër Toronto Raptors,dhe atë pas vazhdimeve me rezultat 121:117.

    James Garden me 31 pikë e 10 asistime si dhe Jordan Miller me 19 pikë e 6 asistime ishin më të mirët tek Clippers,kurse në anën tjetër për Raptors me Scottie Barnes me 24 pikë,7 kërcime e 6 asistime ishte basketbollisti më efikas dhe Brandon Ingram kontribuoi me 19 pikë të tjera.

    Në anën tjetër Houston Rockets i është rikthyer fitoreve,duke e mundur Minnesota Timberwolves me rezultat 110:105.

    Kevin Durant me 39 pikë e 7 kërcime dhe Alperen Sengun me 25 pikë e 14 kërcime ishin basketbollistët më të mirë tek Rockets,kurse tek Timberwolves ishte Julius Randle me 39 pikë dhe Naz Reid me 25 pikë e 9 kërcime ishin më efikasët në këtë ndeshje.

  • Vedat Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbahçe

    Vedat Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbahçe

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi mund të rikthehet në Superligën e Turqisë.

    Gjiganti turk Fenerbahçe po synon që të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të janarit,dhe Muriqi është një prej emrave i cili mund të jetë zëvendësues i markonet Youssef En-Nesyri i cili pritet të largohet nga Stambolli.

    Përndryshe edhe trajneri i Fener-it Domenico Tedesco e preferon mjaft shumë sulmuesin dardan,teksa në anën tjetër nuk ka ndonjë marrëveshje me Mallrcan për të diskutuar kushtet e transferimit.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi në 20 ndeshje ka shënuar 11 gola për Mallorca,ndërkohë që më parë ka luajtyr tek Fenerbahçe në vitet 2019-2020

  • Ndërron jetë presidenti i klubit italian Fiorentina Rocco Commiso

    Ndërron jetë presidenti i klubit italian Fiorentina Rocco Commiso

    Klubi italian Fiorentina ka marrë një lajm të hidhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

    Presidenti Rocco Commiso ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare,dhe vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët pasi Commiso po trajtohej nga një sëmundje me të cilën u përballë që një kohë.

    Përndryshe Commiso në prononcimin e tij të fundit kishte thënë se nuk mund të ishte fizikisht në mbështetje të Fiorentinës,por thotë se nuk do të heq dorë asnjëherë nga klubi pa marrë parasysh që ekipi nga Firenca po kalon një sezon mjaft të vështirë.

    Kujtojmë që Rooco Commiso u bë president i Fiorentinës në vitin 2019,dhe gjatë periudhës 7 vjeeçare ekipi nga Firence ka luajtur në dy finale të UEFA Conference League në vitet 2023 dhe 2024 si dhe një finale të Kupës së Italisë.

  • Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar

    Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe në këtë fundjavë me përballje interesante.

    Ndeshje të forta na presin në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Prizren.

    Të shtunën, përballen Sigal Prishtina – Bora dhe Peja – Golden Eagle Ylli, ndërsa të dielën, Vëllaznimi e pret Trepçën, kurse Bashkimi luan ndaj Rahovecit 029.

    ProCredit Superliga-Java 16

    E shtunë

    17:00 Sigal Prishtina – Bora

    19:45 Go+ Peja – Golden Eagle Ylli

    E diele

    17:00 Vëllaznimi – Trepça

    19:45 Bashkimi – Rahoveci 029

  • Milot Avdyli për takimin kundër Dritës në Conference League:Kam një punë që duhet ta kryejë me ta

    Milot Avdyli për takimin kundër Dritës në Conference League:Kam një punë që duhet ta kryejë me ta

    Kampioni i Kosovës Drita pritet që të takohet kundër skuadrës sllovene Celje,ndeshje në kuadër të play-off-it të fazës nokaut të UEFA Conference League.

    Ish-sulmuesi i Kosovës U21 që luan tek ekipi slloven Milot Avdyli ka folur lidhur për duelin kundër ekipit gjilanas,dhe ka paralajnëruar se do të kryejë punë me kampionët e Kosovës.

     “Doja që të luaja ndaj Dritës në fazën e ligës dhe dëshira ime tash është bërë realitet. Ndeshja do të jetë e veçantë sepse do të përballem me një klub nga vendlindja. Kam disa punë të pakryera me Dritën, sepse luajta dy herë ndaj tyre kur isha lojtar i Trepçës dhe humba në dy rastet”

    Avdyli më pas shton se kësaj rradhe do të jetë ndryshe dhe se Drita është një skuadër që ka lojtarë kualitativ ,por në fund thotë se synon që të sigurojë kalimin në 1/8-së Conference League.

    Kujtojmë që Drita do të takohet kundër Celjes më 19 shkurt në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë,teksa takimi i kthimit më 26 shkurt në Slloveni.

  • “Ndërtimi i një Ferrari”-Driton Kuka rrëfen sukseset e Kosovës në xhudo përgjatë viteve

    “Ndërtimi i një Ferrari”-Driton Kuka rrëfen sukseset e Kosovës në xhudo përgjatë viteve

    Trajneri më i suksesshëm në Kosovë Driton Kuka ka folur për sukseset e sportit të xhudos kosovare.

    Kuka në një intervsitë për faqen zyrtare të Unionit Evropian të Xhudos (EJU në Kampin Stërvitor Olimpik të Mittersill flet për filozofinë e tij të stërvitjes,medaljen e parë olimpike dhe thotë se këto suksese janë sipas tij është sikur ta ndërtojnë një Ferrari.

    “Ne, si Kosovë, me një bazë të vogël, me një numër të vogël atletësh, duhet të ndërtojmë Ferrarin nga një atlet i vetëm. Pra, është shumë e vështirë të krijosh të dyja, jetën normale dhe jetën e një atleti të nivelit të lartë”

    Përndryshe Kuka ka folur edhe për synimet në Lojërat Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles,ku thotë se janë duke bërë përpjekje që të zhvillohen atletë të rinj,teksa thotë se të tre xhudistët Distria Krasniqi,Akil Gjakova dhe Nora Fazliu janë mirë me shëndet atëherë kualifikim në olimpiadë është mëse e sigurt.

  • GO+Peja dhe Greg Gibson i ndajnë rrugët-Trajneri amerikan i jep fund bashkëpunimit me verdhëezinjët

    GO+Peja dhe Greg Gibson i ndajnë rrugët-Trajneri amerikan i jep fund bashkëpunimit me verdhëezinjët

    KB GO+Peja i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin amerikan Greg Gibson.

    Gibson largohet pas arritjes së marrëveshjes mes palëve,duke vlerësuar edhe rrethanat aktuale që po kalon klubi pejan.

    Përndryshe GO+Peja në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar Gibson për kohën tek ish-kampioni i Kosovës,duke i uruar suksese në të ardhmen dhe falenderoi për kontributin profesional.

    “E falenderojmë trajnerin Gibson për kontributin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.”

    Kujtojmë që Go+Peja gjendet në pozitën e tretë në Procredit Superligën e Kosovës me 20 pikë.