ATV

Category: Sport

  • CAF publikon 11-shen më të mirë të AFCON 2025

    CAF publikon 11-shen më të mirë të AFCON 2025

    Konfederata Afrikane e Futbollit ka zbuluar ekipin ideal të turneut të AFCON 2025, duke përzgjedhur lojtarët që spikaten më shumë me paraqitjet dhe ndikimin e tyre gjatë garës.

    Në këtë 11-shje dominuese nuk mungojnë yjet nga Maroku, Senegal dhe Nigeria:

    Portier: Yassine Bounou

    Mbrojtës: Achraf Hakimi, Calvin Bassey, Moussa Niakhaté dhe Noussair Mazraoui.

    Mesfushorë: Brahim Díaz, Pape Gueye dhe Idrissa Gana Gueye.

    Sulmues: Sadio Mané, Victor Osimhen dhe Ademola Lookman.

    Ky ekip ideal përmbledh përvojën dhe talentin më të spikatur të futbollit afrikan, duke reflektuar ndikimin e secilit lojtar në suksesin e kombëtares së tij gjatë turneut.

    CAF ka nënvizuar se përzgjedhja është bërë duke marrë parasysh performancën individuale, kontributin në skuadër dhe rëndësinë taktike të lojtarëve në AFCON 2025.

  • Haaland kërkon falje pas humbjes “turpëruese” të Manchester Cityt ndaj Bodo/Glimt

    Haaland kërkon falje pas humbjes “turpëruese” të Manchester Cityt ndaj Bodo/Glimt

    Manchester City pësoi një humbje befasuese 3-1 si mysafir ndaj Bodo/Glimt të martën mbrëmë, dhe Erling Haaland nuk nguroi të marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zhgënjyes.

    Në një intervistë pas ndeshjes me TNT Sports, sulmuesi norvegjez theksoi se humbja është përgjegjësi e tij dhe e disa lojtarëve me përvojë, duke përfshirë Rodrin, Gigi Donnarumman dhe Tijjani Reijnders. “Marr përgjegjësi të plotë, jam fajtor së bashku me ta. Ne jemi lojtarë me përvojë dhe duhet të marrim më shumë përgjegjësi,” tha Haaland.

    Ai shtoi se performanca e skuadrës nuk ishte e mjaftueshme për një klub me historinë dhe nivelin e Manchester Cityt: “Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë. Ne jemi Manchester City, nuk mund të mos fitojmë. Nuk duhet të ndodhë kështu.”

    Haaland gjithashtu kërkoi falje nga tifozët për një humbje që e cilësoi si “turpëruese”. “Është përgjegjësia ime që nuk shënojmë mjaft gola. Mund t’u kërkoj vetëm falje çdo tifozi të Manchester Cityt, veçanërisht atyre që udhëtuan për të na mbështetur. Më vjen shumë keq për këtë,” përfundoi sulmuesi.

    Trajneri Pep Guardiola pranoi se skuadra tregon ndonjëherë brishtësi, por nënvizoi se performancat nuk janë aq të dobëta sa sugjeron rezultati përfundimtar. Pas kësaj disfate, kualifikimi i Manchester Cityt për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve do të vendoset në ndeshjen e fundit kundër Galatasarayt.

  • Tyson Fury pranë rikthimit në ring, Makhmudov favorit për meçin e prillit

    Tyson Fury pranë rikthimit në ring, Makhmudov favorit për meçin e prillit

    Tyson Fury është pranë rikthimit në ring, teksa po zhvillon bisedime të avancuara për një meç që pritet të zhvillohet në muajin prill. Sipas menaxherit të tij, Spencer Brown, boksieri rus Arslanbek Makhmudov konsiderohet aktualisht si kandidati kryesor mes disa kundërshtarëve të mundshëm.

    Ky do të ishte meçi i parë i Furyt pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, të zhvilluar në dhjetor të vitit 2024. Brown ka bërë të ditur se negociatat po ecin në drejtimin e duhur dhe se një njoftim zyrtar mund të vijë shumë shpejt, me Makhmudov që shihet si favoriti kryesor.

    Boksieri rus 36-vjeçar, me rekord prej 21 fitoreve dhe dy humbjeve, u paraqit së fundmi në Britani në muajin tetor, ku triumfoi bindshëm ndaj David Allen me vendim pikësh. Duke folur për “Sky Sports”, Brown theksoi se lista e kundërshtarëve të mundshëm është e gjerë.

    “Jemi duke shqyrtuar pesë ose gjashtë emra të ndryshëm dhe Makhmudov është mes tre ose katër opsioneve kryesore. Megjithatë, njoftimi zyrtar u takon promotorëve”, deklaroi ai.

    Menaxheri i Furyt shtoi se gjithçka po shkon sipas planit dhe se marrëveshja është drejt finalizimit. “Jemi në rrugën e duhur me kontratën dhe një njoftim është shumë pranë. Synimi ynë është që Tyson ta shohim sërish në ring gjatë muajit prill”, përfundoi Brown.

    Rikthimi i Tyson Fury në ring pritet me interes të madh nga tifozët e boksit, ndërsa ditët në vijim mund të sjellin më shumë detaje rreth këtij meçi dhe planeve të ardhshme të “Gypsy King”.

  • Lakers e Rockets kanë vazhduar me fitore, Warriors pësojn humbje

    Lakers e Rockets kanë vazhduar me fitore, Warriors pësojn humbje

    Mengjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Basketbollit Amerikan, NBA.

    Los Angeles Lakers ka marrur fitoren e dytë radhazi pasi mundi kësaj radhe Denver Nuggest me rezultat 115-107.

    Si gjithmonë, dy yjet e Lakers Lebron James dhe Luka Doncic ishin më meritorët për këtë fitore.

    Doncic arriti të realizonte triple-double, prej 38 pikëve, 13 kërcimeve dhe 10 asistimeve, derisa James shtojë 19 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime.

    Nga ana tjetër, paraqitje të mirë kishte edhe Jamal Murray me 28 pikë e 11 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

    Kujtojmë që Lakers renditen në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit, derisa Nuggets në poziten e tretë, ku kjo humbje ishte e dyta radhazi për ta.

     

    Torantor Raptors është këndellur me fitore pas triumfit me rezultat 145-127 ndaj Golden State Warriors.

    Immanuel Quickley shkëlqeu në këtë ndeshje me 40 pikë e 10 asistime, derisa u dalluan edhe Scottie Branes me 26 pikë e 11 asistime dhe Brandon Ingram me 22 sosh.

    Te skuadra humbëse, më efikaset ishin Buddy Hield me 25 pikë dhe Jonathan Cuminga me 20 pikë e pesë kërcime.

    Raptors pozicionhen në vendin e katërt në Konferencën e Lidnjes derisa Warriors në poziten e tetë në Perëndim.

     

    Houston Rocekts kanë shënuar fitoren e tretë rresht, duke mundur kesaj radhe San Antonio Spurs me rezultat 111-106.

    Alperen Sengun udhëhoqi skuadrën e tijë drejt këtij triumfi duke realizuar 20 pikë, 13 kërcime dhe nëntë asistime, derisa Kevin Durant shtojë 18 pikë e shtatë asistime.

    Te Spurs paraqitje të mirë kishte Julian Champagnie me 27 pikë e tëtë kërcime, por që nuk mjaftuan ta fitonin këtë ndeshje.

    Rockets janë në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit derisa Spurs në poziten e dytë.

  • ZYRTARE: Ter Stegen largohet nga Barcelona dhe huazohet te Girona

    ZYRTARE: Ter Stegen largohet nga Barcelona dhe huazohet te Girona

    Girona FC ka zyrtarizuar marrëveshjen e huazimit me FC Barcelona për portierin Marc-André ter Stegen, i cili do të veshë fanellën bardhekuqe deri në përfundim të sezonit aktual.

    Gardiani gjerman largohet përkohësisht nga Barcelona pasi ka humbur statusin e titullarit, duke zgjedhur Gironën si destinacion për të siguruar vazhdimësi dhe minuta të rregullta në fushë. Ky hap shihet si vendim strategjik edhe në funksion të rikthimit të tij në Kombëtaren e Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

    Në moshën 33-vjeçare, Ter Stegen sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme. Karrierën e tij e nisi në akademinë e Borussia Mönchengladbach, ku debutoi në Bundesliga vetëm 18 vjeç, duke u afirmuar shpejt si një nga portierët më premtues në futbollin gjerman. Në vitin 2014 ai u transferua te Barcelona, ku nisi një kapitull shumë të suksesshëm të karrierës së tij.

    Gjatë qëndrimit te klubi katalanas, Ter Stegen regjistroi 423 paraqitje zyrtare dhe ishte pjesë kyçe e një epoke të artë, duke fituar Ligën e Kampionëve, gjashtë tituj kampioni në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

    I konsideruar prej vitesh si një nga portierët elitarë në nivel botëror, Ter Stegen dallon për lojën moderne me këmbë, refleksin e shpejtë, pozicionimin e saktë, sigurinë në dalje ajrore dhe leximin inteligjent të lojës, cilësi që pritet t’i japin Gironës një shtysë të rëndësishme në objektivat e saj sezonale.

  • Liga e Kampionëve ndez emocionet, sfida direkte që përcaktojnë fatin e skuadrave

    Liga e Kampionëve ndez emocionet, sfida direkte që përcaktojnë fatin e skuadrave

    Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së ligës, ku në skenë dalin përballje vendimtare që mund të përcaktojnë fatin e shumë skuadrave në garën për kualifikim. Programi i mbrëmjes ofron duele të forta mes gjigantëve evropianë dhe ekipeve që luftojnë për të qëndruar gjallë në kompeticion.

    Një nga sfidat më tërheqëse është ajo mes Marseille dhe Liverpool, një ndeshje që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditje. Skuadra franceze synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës, ndërsa “The Reds” kërkojnë një rezultat që do t’i afronte ndjeshëm me fazën tjetër.

    Po aq interesante pritet të jetë edhe përballja Juventus–Benfica në Torino. Dy klube me traditë të madhe evropiane ndeshen në një duel ku çdo detaj dhe çdo pikë mund të rezultojë vendimtare për pozicionimin final.

    Në Gjermani, Bayern Munich do të përballet me Union Saint-Gilloise, me bavarezët që hyjnë si favoritë dhe synojnë një fitore bindëse. Megjithatë, ekipi belg udhëton pa presion dhe me ambicie për të surprizuar.

    Barcelona ka një transfertë të vështirë ndaj Slavia Pragës, në një ndeshje ku gabimet nuk tolerohen. Katalanasit kanë nevojë urgjente për tri pikët, ndërsa vendasit njihen për paraqitjet e forta para tifozëve të tyre.

    Chelsea do të zbresë në “Stamford Bridge” përballë Pafos, me londinezët që kërkojnë të konsolidojnë pozitën në tabelë. Nga ana tjetër, mysafirët shpresojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë për një rezultat surprizë.

    Në Angli, përballja Newcastle United–PSV Eindhoven pritet të jetë dinamike dhe me ritëm të lartë, ndërsa Atalanta dhe Athletic Bilbao do të përplasen në Bergamo në një duel të hapur dhe ofensiv, ku luftohet drejtpërdrejt për pozita të rëndësishme.

    Një tjetër ndeshje me peshë është ajo mes Galatasarayt dhe Atletico Madridit, e cila pritet të karakterizohet nga intensitet i lartë dhe betejë taktike. Ndërkohë, nga ora 18:45, Qarabag dhe Eintracht Frankfurt do të kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në ‘play-off’.

    Liga e Kampionëve ka hyrë tashmë në fazën ku gabimet kushtojnë shtrenjtë. Fitoret afronin kualifikimin, ndërsa çdo hap fals mund të nënkuptojë fundin e rrugëtimit evropian.

  • Vinicius Junior shkëlqen në Bernabéu dhe hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

    Vinicius Junior shkëlqen në Bernabéu dhe hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

    Real Madrid dhuroi një shfaqje të vërtetë futbolli në “Santiago Bernabéu”, duke e mposhtur bindshëm Monacon me rezultatin 6–1. Megjithatë, protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Vinicius Junior.

    Sulmuesi brazilian shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar një gol dhe duke asistuar dy herë, performancë që rikonfirmon rolin e tij si një nga lojtarët më ndikues në arenën evropiane.

    Edhe pse u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve në fillim të takimit, Vinicius arriti t’i heshtë kritikat përmes lojës së tij dinamike dhe kontributit vendimtar, duke i kthyer reagimet negative në duartrokitje.

    Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në fitoren e thellë, 23-vjeçari arriti edhe një moment të rëndësishëm personal. Dy asistimet ndaj Monacos e çuan atë në kuotën e 30 asistimeve në Ligën e Kampionëve, duke u renditur në vendin e tetë mes asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion.

     

    Top 10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve janw:

    Cristiano Ronaldo 42, Angel Di Maria 41, Lionel Messi 40, Neymar 33, Kevin De Bruyne 31, Ryan Giggs 31, Xavi Hernandez 30, Vinicius Junior 30, Thomas Müller 30 dhe Karim Benzema 29.

     

    Prania e Vinicius Junior në këtë listë elitare flet qartë për rritjen e tij të vazhdueshme dhe pjekurinë që ka fituar ndër vite me fanellën e Real Madridit.

    Duke parë formën aktuale dhe moshën e re që ka, braziliani duket se ka çdo mundësi për t’u ngjitur edhe më lart në këtë renditje historike në vitet që vijnë.

  • Vdes ish-futbollisti francez, kishte luajtur për Realin dhe Barcelonën

    Vdes ish-futbollisti francez, kishte luajtur për Realin dhe Barcelonën

    Ka vdekur ish-futbollisti francez, Lucien Muller.

    Muller, vdiq në moshën 91-vjeçare me lajmin të cilin e konfirmoi familja e tij.

    Ai kishte luajtur për skuadra të shumta, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën, ku madje kishte fituar 3 tituj të La Ligas dhe arriti finalen e Kupës së Evropës me “Los Blancos” në vitin 1964.

    Karrierën e përfundoi te Reimsi, në vitin 1970.

  • Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

    Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

    Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.

    Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.

    Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.

    “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”, thuhet në përshkrimin e klipit.

    Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

    “Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.

    Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.

    Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan “Messi” dhe numrin “10” me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos.

  • Manchester City befasohet nga Bodo Glmit-Norvegjezët shënojnë fitoren e parë në Chmapions

    Manchester City befasohet nga Bodo Glmit-Norvegjezët shënojnë fitoren e parë në Chmapions

    Manchester City ka pësuar humbje befasuese në udhëtim nga ekipi norvegjez Bodo Glimt me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së 7-të të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    Kasper Hogh kaloi në epërsi Bodon në minutën e 22-të ku shënoi me kokë pët 1:0,teksa i njëjti futbolllist shënoi edhe golin e dytë për 2:0.

    Në pjesën e dytë Bodo Glimt thelloi epërsinë në 3:0 përmes Jens Hauge në minutën e 58-të,kurse City arriti të ngushtoj epërsinë në 3:1 nëpërmjet Rayan Cherki në minutën e 60-të.

    Man.City mbeti me një lojtar më pak pasi Rodri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë,dhe në fund Bodo Glimt siguroi fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

    Man City mbetet në kuotën e 13 pikëve pas 7 ndeshjeve,teksa Bodo Glimt ka grumbulluar 6 pikë nga po aq ndeshje.