ATV

Category: Sport

  • Chelsea me thirrje për tifozët:Jeni të kujdesshëm gjatë ndeshjes kundër Napolit

    Chelsea me thirrje për tifozët:Jeni të kujdesshëm gjatë ndeshjes kundër Napolit

    Gjiganti londinez Chelsea ka bërë një thirrje për tifozët e saj në ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

    Klubi ka kërkuar që tifozët të kenë kujdes maksimal,kjo për faktin se dy tifozë londinez morrën trajtim mjekësor pas një përleshje me disa tifozë napolitanë një ditë më parë.

    Përndryshe Chelsea iu kërkoi që të kenë kujdes kur të ecin në qytet,në mënyrë që të mos kenë probleme dhe t’i marrin parasysh këshillat përpara ndeshjes.

    Kujtojmë që ndeshja Napoli-Chelsea pritet nis në ora 20:45,ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

  • Visar Bekaj rikthehet tek KF Tirana

    Visar Bekaj rikthehet tek KF Tirana

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Visar Bekaj është rikthyer tek KF Tirana.

    Bekaj u rikthye tek klubi më i trofeshëm në Shqipëri,ku ishte disa muaj pa klub pas largimit nga skuadra turke Hatayspor.

    Përndryshe Bekaj me këtë transferim synon që të marrë më shumë minuta në fushë,dhe të ketë suksese në pjesën e mbetur të sezonit si dhe poashtu edhe faqja e KF Tiranës në facebook postoi një video dedikuar Bekajt.

    Kujtojmë që Visar Bekaj ka luajtur në parë për KF Tiranën që nga vitet 2020-2023,ku me këtë skuadër fitoi titullin e Kategorisë Superiore në sezonin 2021-22 si dhe Superkupën e Shqipërisë në vitin 2022.

  • CAF nis procedurat ndaj Federatës Senegaleze të Futbollit për sjelljet e futbollistëve në finalen e Kupës së Afrikës

    CAF nis procedurat ndaj Federatës Senegaleze të Futbollit për sjelljet e futbollistëve në finalen e Kupës së Afrikës

    Senegali mund të përballet me dënime të ashpra nga Konfederata Afrikane e Futbollit për sjelljet gjatë finales kundër Marokut në Kupën e Afrikës.

    Juria disiplinore e CAF ka bërë të ditur se Federata Senegaleze mund të ndëshkohet,kjo për shkak të sjelljeve të futbollistëve senegalezë të cilët kërcënonin me largim nga fusha gjatë finales kundër marokenëve ku kundërshtuan vendimin e gjyqtarit të finales për t’i dhënë penallti marokenëve të cilin më pas e humbi ylli i Real Madridit Brahim Diaz.

    Përndryshe Federata Senegaleze e Futbollit pritet të merrë vendimin përfundimtar nga CAF,dhe se cila do të jetë ai vendim pritet të shpallet në ditët në vijim.

    Kujtojmë që Senegali fitoi titullin e Kupës së Afrikës për herë të dytë në histori,duke mposhtur në finale nikoqirin Marokun me rezultat minimal 1:0.

  • Jannik Sinner kalon në gjysmëfinale të Australian Open

    Jannik Sinner kalon në gjysmëfinale të Australian Open

    Tenisti italian Jannik Sinner ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Australian Open,duke mundur amerikanin Ben Shelton 3:0 në sete 6:4 6:4 dhe 6:3.

    Në setin e parë italiani dominoi,teksa në anën tjetër edhe në setin e dytë italiani ishte shumë më i mirë sesa Shelton.

    Ndërkohë në setin e tretë Sinner arriti të fitoj duelin,ku edhe përkundër që Shelton bëri përpjekje që të bënte ndonjë kthesë italiani arriti që të arsyetoj epitetin e favoritit dhe të kalojë në gjysmëfinale.

    Kujtojmë që Jannik Sinner në gjysmëfinale do të takohet kundër tenistit serb Novak Djokovic,i cili e eliminoi bashkëkombasin e Sinner Lorenco Muzeti në çerekfinale.

  • Arabia Saudite me ofertë tejet ambicioze për Ousmanne Dembele

    Arabia Saudite me ofertë tejet ambicioze për Ousmanne Dembele

    Klubet nga Superliga e Arabisë Saudite po bëjnë një prej planeve ambicioze për të transferuar yllin e PSG-së Ousamanne Dembele.

    Sipas Skysports liga saudite përfshirë shumë personalite të ndryshme po bëjnë sondazhe të ndryshme,dhe synojnë që të bëjnë gati një paketë financiare pas Kupës së Botës.

    Megjithatë Dembele dëshiron që të mbetet i përqendruar me PSG-në,ku synon që me parisienët të fitoj të gjitha trofetë e mundshme në këtë sezon si titulli i kampionit në kampionatin francez dhe Liga e Kampionëve,ndërkohë që synon poashtu të nis bisedimet për kontratën e re.

    Kujtojmë që Ousmanne Dembele në 17 ndeshje ka shënuar 7 gola e dhuroi 5 asistime në të gjitha garat.

  • Tottenham dhe Aston Villa në garë për Omar Marmoush

    Tottenham dhe Aston Villa në garë për Omar Marmoush

    Sulmuesi egjiptian Omar Marmoush mund të largohet nga Manchester City në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

    Marmoush nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë të trajnerit Pep Guardiola,dhe 26 vjeçari pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bourne,outh është i detyruar të luftoj për vendin e titullarit.

    Përndryshe sipad CaughtOffside dy klube të Premierligës Tottenham dhe Aston Villa kanë shprehur interesim për Marmoush,dhe të dy klubet në fjalë janë duke monitoruar situatën e egjiptianit.

    Në anën tjetër Marmoush ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe më tutje në Premierligë,dhe synon që të tregojë potencialin që deri më tani nuk arriti ta bëjë tek City.

    Kujtojmë që Omar Marmoush në 17 ndeshje për Man.City-in ka shënuar vetëm 2 gola e dhuroi 1 asistim.

  • Thunder e Pistons vazhdojnë të jenë lider, Bucks pëson humbjen e tretë radhazi

    Thunder e Pistons vazhdojnë të jenë lider, Bucks pëson humbjen e tretë radhazi

    Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

    Kampioni në fuqi si dhe lideri I Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder, është këndellur me fitore pas triumfit ndaj New Orleans Pelicanes me rezultat 104-95.

    Ylli I skuadrës së Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa Chet Holmgren shtojë 20 pikë e 14 kërcime.

     

    Lideri I Konferencës së Lindjes, Detroit Pistons, ka shënuar fitoren e dytë radhazi pais mundi me rezultat të ngushtë Denver Nuggets 109-107.

    Cade Cunningham me 22 pikë e 11 asistime dhe Tobias Harris me 22 pikë e tetë kërcime, ishin më efikaset në këtë fitore.

    Derisa nga ana tjetër, Jamal Murray u dallua me 24 pikë e 10 asistime por të pamjaftueshme për fitore.

     

    Me fitore është këndellur edhe Philadephia 76ers pas triumfit ndaj Milwakuee Bucks me rezultat 139-122.

    Paul George shkëlqeu në këtë ndeshje me 32 pikë, pesë kërcime e po aq asistime, derisa Joel Embiid shtojë 29 pikë e nëntë kërcime për në fitore.

    Te skuadra humbëse, paraqitje të mirë kishte Myles Turner me 31 pikë.

    Kujtojmë që 76ers renditen në poziten e gjashtë në Konferencën e Lindjes derisa Bucks në vendin e 12.

  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, gjithçka vendoset sonte

    Mbrëmje vendimtare në Champions League, gjithçka vendoset sonte

    Faza e ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26 mbyllet sonte, me një mbrëmje spektakolare futbolli, ku 18 ndeshje do të luhen njëkohësisht nga ora 21:00, duke vendosur fatin e shumë skuadrave në garën më prestigjioze evropiane.

    Vëmendja kryesore është në Lisbonë, ku Benfica pret Real Madridin në një duel vendimtar. “Los Blancos” kërkojnë një rezultat pozitiv për të siguruar një pozicion më të favorshëm në renditje, ndërsa Benfica luan shansin e fundit për të mbetur në garë. Një përballje ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

    Spektakël pritet edhe në Gjermani, ku Borussia Dortmund përballet me Interin. Dy skuadra me ambicie të mëdha dhe përvojë evropiane, në një duel të fortë dhe të hapur, me ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen përfundimtare.

    Në Itali, Napoli dhe Chelsea përplasen në një nga sfidat më të forta të mbrëmjes. Presioni është maksimal për të dyja palët, pasi një hap fals mund të komplikojë seriozisht objektivat e tyre.

    Barcelona synon ta mbyllë fazën me fitore përballë Copenhagenit dhe të sigurojë vendin në tetëshe, ndërsa Paris Saint-Germain përballet me Newcastle United në një duel që pritet të jetë me intensitet të lartë dhe ritëm të fortë, ku llogaritë mbeten ende të hapura.

    Manchester City kërkon konfirmim ndaj Galatasarayt, Liverpooli shihet favorit kundër Qarabagut, ndërsa Bayern Munich e pret një udhëtim i vështirë ndaj PSV Eindhoven. Ndeshje ku favoritët nuk kanë luksin të gabojnë.

    Në program janë edhe përballje të tjera interesante si Arsenal–Kairat Almaty, Ajax–Olympiacos, Monaco–Juventus dhe Atletico Madrid–Bodø/Glimt, sfida që mund të sjellin befasi pavarësisht diferencave në letër.

    Mbrëmja kompletohet me duele të rëndësishme si Eintracht Frankfurt–Tottenham, Bayer Leverkusen–Villarreal, Union Saint-Gilloise–Atalanta dhe Pafos–Slavia Pragë, ku çdo pikë ka peshë të veçantë.

    Xhiroja e fundit nuk është thjesht mbyllje faze. Është provë nervash, test karakteri dhe në fund të kësaj mbrëmjeje, Evropa do të mësojë se kush vazhdon rrugëtimin dhe kush i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve.

  • Champions League plot emocione, Mourinho kundër ish-lojtarit të tij Arbeloa

    Champions League plot emocione, Mourinho kundër ish-lojtarit të tij Arbeloa

    Trajneri i Benficës, José Mourinho, i ka uruar suksese Álvaro Arbeloas në aventurën e tij të re me Real Madridin, në prag të përballjes mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, edhe pse jo për ndeshjen që do të zhvillohet në “Estadio da Luz”.

    Kjo sfidë shënon një moment të veçantë për Mourinhon, i cili do të përballet për herë të parë me një ish-lojtar të tij në rolin e trajnerit, si dhe rikthimin përballë Real Madridit pas gjashtë vitesh, që nga koha kur “Los Blancos” i kishte kundërshtar si trajner i Manchester Unitedit.

    Benfica ndodhet përballë një situate delikate në Champions League, duke pasur nevojë urgjente për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën nokaut. Aktualisht, skuadra portugeze renditet në vendin e 29-të, dy pikë larg zonës së “play-off”-it.

    Njëkohësisht, Mourinho synon të përmirësojë edhe bilancin e tij personal përballë Real Madridit, ndaj të cilit ka regjistruar katër humbje dhe një barazim, ky i fundit nga periudha e tij si trajner i Portos.

    Një nga temat kryesore para kësaj përballjeje ishte pikërisht ndeshja kundër Álvaro Arbeloas, ish-mbrojtësit të tij te Real Madridi, i cili tashmë ka marrë një rol të ri në klubin spanjoll. Mourinho e vlerësoi lart figurën e Arbeloas, duke theksuar rëndësinë e tij në skuadër, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

    Trajneri portugez nënvizoi se nuk i ka dhënë këshilla ish-lojtarit të tij për detyrën e re, por shprehu besimin se Arbeloa ka potencialin për të ndërtuar një karrierë të suksesshme trajneriale, duke e konsideruar rolin e tij te Real Madridi si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

    Megjithatë, pavarësisht respektit dhe lidhjes emocionale me klubin madrilen dhe Arbeloan, për Mourinhon prioritet mbetet ndeshja e radhës dhe objektivi i Benficës në Champions League.

  • Carlos Alcaraz kalon në gjysmëfinale të Australian Open pas fitores ndaj De Minaur

    Carlos Alcaraz kalon në gjysmëfinale të Australian Open pas fitores ndaj De Minaur

    Carlos Alcaraz siguroi vendin e tij në gjysmëfinalet e Australian Open, pas një triumfi bindës ndaj Alex De Minaur në çerekfinale, duke fituar me rezultat 7-5, 6-2, 6-1 në një ndeshje që zgjati 2 orë e 18 minuta.

    Spanjolli hasi disa vështirësi vetëm në setin e parë, por më pas dominoi plotësisht lojën, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke thyer shërbimin e australianit në fillim të çdo seti, pa i lënë hapësira për rikthim.

    Kjo është gjysmëfinalja e parë e Alcaraz në Melbourne, dhe e katërmbëdhjeta në total në turnetë Grand Slam, duke konfirmuar vendin e tij në elitën e tenisit botëror.

    Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me Alexander Zverev, i cili kaloi më parë ndaj amerikanit Learner Tien me rezultat 6-3, 6-7, 6-1, 7-6 në një ndeshje që zgjati 3 orë e 11 minuta.

    Për Zverev, kjo është gjysmëfinalja e dhjetë në karrierën e tij në Grand Slam, dhe e katërta në Australian Open, ndërsa më parë ka arritur këtë fazë katër herë në Roland Garros dhe dy herë në US Open.