ATV

Category: Sport

  • Emir Sahiti transferohet tek ekipi izraelit Maccabi Tel Aviv

    Emir Sahiti transferohet tek ekipi izraelit Maccabi Tel Aviv

    Sulmuesi kosovar Emir Sahiti është transferuar në formë huazimi tek ekipi izraelit Maccabi Tel Aviv.

    Sahiti pritet të jetë në huazim deri në fund të sezonit tek ekipi izraelit,ku këta të fundit arritën marrëveshje me klubin gjerman Hamburg ku përfshihet edhe opsioni i blerjes nga Maccabi Tel Aviv.

    Përndryshe Sahiti u prononcua për herë të parë si lojtar i Maccabi Tel Aviv,duke deklaruar se është i lumtur që ka ndërmarrë një hap të tillë.

    “Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që i bashkohem Maccabi Tel Aviv, klub me histori të pastër dhe tifozë të devotshëm. Nga bisedat e para, e ndjeva vizionin e klubit dhe e dija që ishte hapi i duhur”

    Kujtojmë që Emir Sahiti deri më tani pati 5 për ekipin gjerman Hamburg këtë sezon,por nuk arriti të shënonte të paktën një gol ose të dhuronte një asistim.

  • Drejtori sportiv i Barcelonës Deco shpjegon arsyen pse Vitor Roque dështoi tek katalunasit

    Drejtori sportiv i Barcelonës Deco shpjegon arsyen pse Vitor Roque dështoi tek katalunasit

    Sulmuesi brazilian Vitor Roque ishte transferuar para dy viteve tek gjiganti katalunas,dhe atë me bujë shumë të madhe duke u konsideruar si një prej sulmuesve të së ardhmes në futbollin botëror.

    Megjithatë Roque nuk arriti që të ambientohet me ekipin katalunas,duke bërë që të huazohet tek Real Betis por as aty nuk arriti që të bënte diçka.

    Përndryshe për situatën e 20 vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i Barcelonës Deco,i cili tregoi arsyet pse Roque dështoi tek blaugranasit.

    “Nga pikëpamja e cilësisë, nuk mendoj se kemi bërë një gabim. Plani ynë ishte të nënshkruanim me një pasardhës të ardhshëm të Robert Lewandoëskit. Vitor Roque ishte zgjedhja perfekte, por u detyruam ta sillnim në janar, shumë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht”.

    Kujtojmë që Vitor Roque është rikthyer në Brazil tek Palmeiras,ku në 4 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol.

  • Giorgio Chiellini paralajmëron Juven pas shortit të hedhur në Champions

    Giorgio Chiellini paralajmëron Juven pas shortit të hedhur në Champions

    Drejtori i Juventusit Giorgio Chiellini ka dhënë një paralajmërim të fortë për bianocerët pas hedhjes së shortit të fazës së play-off-it në Ligën e Kampionëve.

    Chiellini thotë se Galatasaray është një kundërshtar tejet i fortë,por thotë se Juve do të mundohet të luaj lojën e vet dhe të siguroj kalimin tutje.

    “Është një skuadër e fortë, me individë të shkëlqyer, lojtarë vërtet shumë të mirë. Ndeshjen e dytë do ta luajmë në shtëpi, kështu që gjithçka nuk përfundon në Stamboll.Por duhet të shkojmë në atë stadium dhe të luajmë lojën tonë, të nxjerrim në pah dobësitë e tyre që i kanë, por njëkohësisht të kufizojmë potencialin e madh dhe cilësinë individuale që ata kanë, jo vetëm në sulm”

    Tutje Chiellin shton se sulmuesi i ekipit turk Victor Osimhen është një futbollist i kualitetit të lartë,dhe se vetë si mbrojtës nuk do të mund ta markonte aq lehtë nigerianin.

    Kujtojmë që ndeshja e parë mes Galatasaray-it dhe Juventusit në fazën e play-off-it të Champions zhvillohet më 17 shkurt në RAMS Park,teksa ajo e kthimit më 24 shkurt në Allianz Stadium.

  • Oklahoma City Thunder sërish pëson humbje-Houston Rockets i rikthehet fitoreve

    Oklahoma City Thunder sërish pëson humbje-Houston Rockets i rikthehet fitoreve

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder pësoi humbje ndaj Minnesotta Timberëolves me rezultat 123:11.

    Shai Gilgeous Alexander me 30 pikë e 8 asistime Lugentz Dort me 27 pikë ishin më efikasët tek Thunder,por këto shifra nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Timberëolves më i miri ishte Anthony Edëards me 26 pikë,si dhe JaDEN Mc Dnaiels me 21 pikë dhe Naz Reid me 18 të tjera.

    Në anën tjetër Houston Rockets i është rikthyer fitoreve duke mposhtur Atlanta Haëks me rezultat 104:86.

    Kevin Durant ishte fantastik në këtë ndeshje ku shënoi 31 pikë,teksa kontribut dhe Jabari Smith Jr me 14 pikë e 8 asistime dhe Alperen Sengun që bëri 13 kërcime.

    Tek Haëks më i miri ishte CJ McCollum me 23 pikë,teksa kontribut dha dhe Nickeil Alexander-Walker me 20 pikë të tjera.

  • Bashkimi-Sigal Prishtina ndeshja kryesore e xhiros së 18-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Bashkimi-Sigal Prishtina ndeshja kryesore e xhiros së 18-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 18-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja interesante pritet të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku Bashkimi e pret Sigal Prishtinën.

    Bashkimi synon fitore për të synuar pozitën e parë në renditjen tabelare,teksa në anën tjetër kryeqytetasit gjenden në krizë të rezultateve dhe synojnë me fitore të dalin nga kjo krizë.

    Ndeshja Bashkimi-Sigal Prishtina pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00.

    Të shtunën dhe të dielën pritet të zhvillohen edhe disa takime tejet interesante,ku GO+Peja e pret skuadrën e Rahovecit 029 kurse të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera ku Vëllaznimi e pret Bora teksa kampioni Trepça luan kundër Golden Eagle Yllit.

  • Hidhet shorti për fazën e play-off-it të Europa League

    Hidhet shorti për fazën e play-off-it të Europa League

    Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e play-off-it në garën e dytë më të rëndësishme për klube Europa League.

    Shorti ka përcaktuar që të ketë ndeshje tejet interesante,ku ndeshja interesante pritet të jetë ndërmjet ekipit skocez Celtic dhe atij gjerman Stuttgart.

    Nottingham Forest pritet të udhëtoj drejt Stambollit ku do të takohet kundër  Fenerbahçes,teksa Celta Vigo do të luaj kundër PAOK-ut si dhe Bologna do të jetë mysafir i ekipit norvegjez Brann.

    Ndeshjet tjera që do të zhvillohen në fazën e play-off-it të Europa League janë këto:Lille-Crvena Zvezda,Panathinaikos-Viktoria Plzen,Dinamo Zagreb-Genk dhe Ludogorets-Ferencvaros.

  • Kristjan Asllani zyrtarizohet si lojtar i ri i Besiktas

    Kristjan Asllani zyrtarizohet si lojtar i ri i Besiktas

    Kristjan Asllani zyrtarisht është lojtar i ri i gjigantit turk Besiktas.

    Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare është huazuar tek ekipi nga Stambolli deri në fund të sezonit,teksa pritet që në ditët në vijim të kryejë edhe testet mjekësore.

    Përndryshe ylli shqiptar nuk gjeti hapësirë tek Torino ku ishte i huazuar në verë nga Inter,dhe në Turqi do të synoj që të gjej hapësirë për minutazhë me një kalim tek Besiktas,dhe transferimi i Asllanit mund të përforcojë repartin e mesfushës tek skuadra e trajnerit Sergen Yalcin.

    Kujtojmë që Kristjan Asllani pati vetëm 16 paraqitje për Torinon,teksa gjiganti italian Inter posedon kartonin e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

  • Benfica-Real Madrid dhe Galatasaray-Juventus ndeshjet kryesore të fazës së play-off-it në Ligën e Kampionëve

    Benfica-Real Madrid dhe Galatasaray-Juventus ndeshjet kryesore të fazës së play-off-it në Ligën e Kampionëve

    Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e play-off-it për kualifikim në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Ndeshje interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Benficës dhe Real Madridit,takim i cili u zhvillua para disa ditësh në të cilën portugezët shënuan fitore dramatike e cila ia siguroi kalimin në fazën tjetër dhe sërish të dyja ekipet do të takohen në mes vete.

    Takim pritet të zhvillohet ndërmjet Galatasaray-it dhe Juventus-it,ku në ndeshjen e parë pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë marrë parasysh edhe atmosferën në Rams Park.

    Ndeshjet tjera interesante që do të luhen në fazën e play-off-it janë këto:Monaco-PSG,Bodo Glimt-Inter,Dortmund-Atalanta dhe Clubb Brugge-Atletico Madrid.

    May be an image of soccer and text

  • Leon Goretzka largohet nga Bayern Munich në verë

    Leon Goretzka largohet nga Bayern Munich në verë

    Ylli gjerman Leon Goretzka ka vendosur të largohet nga Bayern Munich në verën e këtij viti.

    Goretzka ka vendosur që të mos largohet nga Allianz Arena gjatë janarit,dhe pritet që të përfundojë kontratën e cila i skadonte në fund të sezonit.

    Përndryshe Goretzka nuk ka pasur edhe shumë minutazhë gjatë këtij sezoni tek bavarezët,dhe madje trajneri Vincent Kompany nuk llogariste fare në planet e tij.

    Megjithatë mbetet të shihet se në cilën skuadër Goretzka do të transferohet gjatë verës,ku shumë klube duke përfshirë këtu Atletico Madridin e cila kishte interesim për shërbimet e 30 vjeçarit.

    Kujtojmë që Leon Goretzka ka fituar mjaft tituj me Bayern Munich që nga viti 2018,duke përfshirë 6 tituj të Bundesligës,1 titull të Ligës së Kampionëve,2 trofe të Kupës së Gjermanisë e të tjerë.

  • Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të sotëm në Ligën e Kampionëve

    Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të sotëm në Ligën e Kampionëve

    UEFA do të hedhë sot, më 30 janar 2026, shortin e fazës play-off të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve 2025/26. Ceremonia do të mbahet në House of European Football në Nyon, duke filluar nga ora 12:00.

    Në short do të përfshihen 16 skuadra, të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin në fazën e ligës, ndërsa tetë ekipet e para janë kualifikuar drejtpërdrejt në 1/8 e finales.

    Ekipet e shortuara (seeded) janë:
    Real Madrid, Inter, Paris, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

    Ndërsa ekipet jo të shortuara (unseeded):
    Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

    Sipas rregullores, skuadrat do të përballen bazuar në pozicionet e tyre në fazën e ligës, me ekipet e renditura më lart që do të luajnë, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

    Ndeshjet do të luhen me vajtje-ardhje:

    Ndeshjet e para: 17/18 shkurt 2026
    Ndeshjet e kthimit: 24/25 shkurt 2026
    Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë një vend në fazën e 16 më të mirave të Evropës.