ATV

Category: Sport

  • Arsenal synon të përforcojë repartin e mesfushës me Sandro Tonalin

    Arsenal synon të përforcojë repartin e mesfushës me Sandro Tonalin

    Gjiganti londinez Arsenal po synon të bëjë përforcime në repartin e mesfushës,dhe atë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

    Sipas raportimeve të mediave mesfushori italian Sandro Tonali është vënë në radarin e londinezëve,dhe kjo po bëhet për shkak se spanjolli Mikel Merino pritet që të mungojë për një kohë jashtë fushave të gjelbërta.

    Përndryshe mediumi anglez “The Atlethic”bën të ditur se dëshiron ta huazojë mesfushorin e Neëcastle United për një kohë të shkurtër si fazë mbulimi,por sipas raportimit të gazetarit gjerman Florian Plettenberg raprton se klubi synon nënshkrim të mundshëm të Tonalit.

    Megjithatë Neëcastle United ka refuzuar një ofertë fillestare të Arsenalit,e që do të thotë se kalimi tek Arsenal i Tonalit është pothuajse e pamundur në këtë moment.

    Kujtojmë që Sandro Tonali ka kontratë me Neëcastle United deri në vitin 2028,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve arrin në 75 milionë euro.

  • Juventus ishte e gatshme të ofronte Edon Zhegrovën në marrëveshje shkëmbimi

    Juventus ishte e gatshme të ofronte Edon Zhegrovën në marrëveshje shkëmbimi

    Gjiganti italian Juventus ishte e gatshme që ta vinte në marrëveshje shkëmbimi yllin e Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova.

    Gazetari italian Romeo Agresti bën të ditur se Juve synonte të shkëmbente Zhegrovën gjatë janarit,dhe u përfol me një kalim të reprezentuesit dardan tek Everton teksa sulmuesi Breto do të vinte tek “Zonja e Vjetër”.

    Përndryshe gazetari italian shton se është i befasuar me mënyrën sesi trajneri Luciano Spalleti nuk e vendosi serbin Kostic në krahun e djathë e jo Zhegrovën,duke aluduar se për momenti ylli dardan nuk është zgjedhje teknike për teknikun e bianconerëve.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen kundër Parmës,të cilën Juventus e fitoi në udhëtim me rezultat 4:1.

  • Lionel Messi mund t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray

    Lionel Messi mund t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray

    Gjiganti turk Galatasaray është duke tentuar që ta transferojë yllin argjentinas Lionel Messi.

    Analisti i njohur i futbollit Levent Tuzmen bën të ditur se Messi ka dhënë dritën e gjelbër për një kalim në Turqi,dhe 38 vjeçari pritet të luaj me fanellën e kampionëve të Turqisë për rreth 4 muaj.

    Përndryshe Messi ka vënë disa kushte për të zyrtarizuar kalimin tek Galata,ku njëra prej tyre është që të luaj vetëm në ndeshjet si vendas që do të thotë se nuk do të jetë me ekipin në ndeshjet si mysafirë.

    Natyrisht se kjo është një mundësi e mirë për Messin,i cili synon të jetë në topformë para botërorit që do të nis në qershor.

    Kujtojmë që MLS ka përfunduar sezonin vitin e kaluar,dhe Lionel Messi ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Inter Miamin këtë vit.

  • Los Angeles Lakers pëson humbje nga New York Knicks-Oklahoma City Thunder shënon fitore të rëndësishme

    Los Angeles Lakers pëson humbje nga New York Knicks-Oklahoma City Thunder shënon fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka pësuar humbje përballë Neë York Knicks me rezultat 112:100.

    Luka Doncic me 30 pikë e 15 kërcime dhe Lebron James me 22 pikë të tjera ishin më të mirët për Lakers,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Knicks më i miri ishte OG Anunoby me 25 pikë e 8 kërcime,si dhe kontribut dha dhe Landry Shamet me 23 pikë të tjera.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City Thunder ka mundur Denver Nuggets me rezultat 121:111.

    Shai Gilgeous Alexander me 34 pikë e 13 asistime dhe Cason Wallace me 27 pikë të tjera ishin basketbollistët më të mirë tek Thunder,teksa për Nuggets Peyton Ëatson me 29 pikë ishte më efikasi në këtë ndeshje.

  • LeBron James shkruan histori me All-Star-in e 22-të: “Nuk ishte diçka që e synova”

    LeBron James shkruan histori me All-Star-in e 22-të: “Nuk ishte diçka që e synova”

    Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka regjistruar edhe një rekord tjetër në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke u përzgjedhur për herë të 22-të radhazi në ndeshjen All-Star të NBA-së. Këtë herë, ai është përfshirë në formacion si lojtar rezervë.

    James, i cili mungoi në 14 ndeshjet e para të sezonit 2025–26 për shkak të problemeve me nervin shijatik, ka zhvilluar deri tani 31 paraqitje, me një mesatare prej 21.9 pikësh për ndeshje.

    “Nuk ishte aspak qëllimi im të nisja sezonin, të humbisja 14 ndeshje dhe më pas të mendoja se do të isha një All-Star”, u shpreh LeBron për gazetarët pas humbjes 112–100 të Lakers ndaj New York Knicks, raporton BBC.

    Në atë përballje, LeBron James dhe Luka Dončić realizuan së bashku 52 pikë, duke shtuar edhe 20 kërcime dhe 14 asistime, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës nga Los Angelesi.

    “Qëllimi im i vetëm ishte të rikthehesha dhe të luaja basketboll në nivelin më të lartë që e dija se mund ta arrija. Kisha humbur parasezonin, kampin stërvitor dhe përgatitjet verore – gjëra që nuk më kishin ndodhur kurrë gjatë karrierës sime. Për këtë arsye, sinqerisht nuk e kisha mendjen te All-Star-i”, tha James.

    LeBron ishte përzgjedhur edhe për All-Star-in e vitit 2025, por nuk kishte mundur të aktivizohej për shkak të një dëmtimi.

    Në Konferencën Perëndimore, si lojtarë rezervë për ndeshjen All-Star u zgjodhën gjithashtu Kevin Durant (Houston Rockets), Devin Booker (Phoenix Suns) dhe Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves).

  • Cristiano Ronaldo refuzon të luajë kundër Al Riyadh shkak politika e transferimeve të Al Nassr

    Cristiano Ronaldo refuzon të luajë kundër Al Riyadh shkak politika e transferimeve të Al Nassr

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk do të luaj kundër Al Riyadh në xhiron e 20-të të kampionatit të Arabisë Saudite,dhe kjo nuk ka të bëjë me lëndim apo me një suspendim për ndeshjet e rradhës.

    Arsyeja e mungesës së Ronaldos në këtë ndeshje është mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit,të cilët portugezi ka akuza për pasivitet në afatin kalimtar të janarit.

    Përndryshe kjo revoltë e portugezit ka të bëjë me atë se fondi PIF ka marrë disa vendime të cilat ishin kundër Al Nassr,dhe kjo bëri që klubet rivale të Al Nassr të bënin transferime të bujshme.

    Në anën tjetër tani janë ndezur zërat për një rikthim të Ronaldos në Evropë,edhe pse për momentin nuk ka ndonjë gjë konkrete.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo ka shënuar 18 gola këtë sezon për Al Nassr në 22 ndeshje të zhvilluara

  • Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i KB Drita

    Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i KB Drita

    Është ndarë nga jeta Fazli Fazliu, drejtuesi i KB Drita në kohën e saj të artë, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Ngushëllime për vdekjen e Fazliut ka shprehur kreu i FBK-së, Arben Fetahu, i cili tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë.

    “Fazliun do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë. Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

  • Dion Gallapeni në radarin e klubit italian Bologna

    Dion Gallapeni në radarin e klubit italian Bologna

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës Dion Gallapeni po shkëlqen me skuadrën polake Widzew Lodz.

    Mediat italiane raportojnë se klubi nga Serie A Bologna ka shprehur interesim për Gallapenin,dhe klubi italian synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror.

    Përndryshe klubi polak nuk ka lejuar që Gallapeni të largohet në janar,kjo pasi reprezentuesi dardan konsiderohet si një lojtar tejet i rëndësishmë për Widzew Lodz sidomos në repartin e krahut të majtë të mbrojtjes.

    Në anën tjetr polakët për ta lënë të lirë Gallapenin po kërkojnë rreth 8 milionë euro,shumë kjo e përballueshme për Bolognan si dhe poashtu edhe për klube të tjera që synojnë të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit dardan.

    Kujtojmë që Dion Gallapeni është shëndrruar në një nga lojtarët kryesorë tek skuadra e Widzew Lodz që prej transferimit nga FC Prishtina verën e kaluar,kurse në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • Erza Muminoviq rrëmben medaljen e bronztë në “Sofia European Open 2026”

    Erza Muminoviq rrëmben medaljen e bronztë në “Sofia European Open 2026”

    Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në granslamin “Sofia European Open 2026”.

    Muminoviq në duelin për medaljen e bronztë mundi xhudisten nga Uzbekistani  Ulbusin Khakimova,dhe atë me Yuko duke siguruar medaljen e parë për Kosovën në këtë garë.

    Në rrethin e parë Muminoviq kaloi pa luftë,teksa në të dytin mundi me Yuko francezen Anaisi Perroti.

    Në çerekfinale mundi me Ippon Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani,teksa në gjysmëfinale humbi ndaj xhudistes nga i njëjti shtet Laziza Haydarova.

    Kujtojmë që në këtë garë kanë marrë pjesë edhe xhudistë të tjerë nga Kosova si: Fationa Kasapi e Laurinë Gashi në 52 kg,teksa Flaka Hoxha dhe Shpati Zekaj garojnë në garat deri në 57 kga respektivisht 100 kg.

  • Chicago Bulls dhe Houston Rockets shënojnë fitoret e rradhës në NBA

    Chicago Bulls dhe Houston Rockets shënojnë fitoret e rradhës në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Chicago Bulls mposhti në udhëtim skuadrën e Miami Heat me rezultat 125:118.

    Ayo Dosunmu me 29 pikë,8 kërcime e 9 asistime si dhe Matas Buzelis me 21 pikë e 8 kërcime ishin më efikasët për Bulls,teksa në anën tjetër tek Heat Pelle Larson me 22 pikë e 7 kërcime si  dhe Bam Adebayo me  21 pikë e 11 kërcime ishin më efikasët.

    Në anën tjetër Houston Rocktes mposhti në shtëpi Dallas Mavericks me rezultat 111:107.

    Amen Thompson me 21 pikë,8 kërcime e 9 asistime,si dhe Jabari Smith Jr me 19 pikë e 8 kërcime ishin më të mirër tek Rockets,teksa kontribut dha dhe Alperen Sengun me 14 kërcime.

    Ndërkohë tek Mavericks tek Cooper Flog me 34 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më efikas,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur këtë humbje.