ATV

Category: Sport

  • Inter nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet vendas pas incidentit në ndeshjen kundër Cremonenses

    Inter nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet vendas pas incidentit në ndeshjen kundër Cremonenses

    Tifozët e Interit nuk do të mund të kenë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet në udhëtim kundër assuolos, Lecces dhe Fiorentinës.

    Incidentet në ndeshjen kundër Cremonses ku u mbetë i lënduar portieri  Emil Audero kanë bërë që nëuroazzurët të mos kenë tifozët e tyre,dhe kjo ndalesë pritet të zgjasë deri më 23 mars.

    Përndryshe ministri i brendshëm i Italisë bëri të ditur se shitja e blietave do të iu ndalohet si dhe qasja në seksionin e mysafirëve poashtu do të jetë i ndaluar.

    Megjithatë Inter do t’i ketë tifozët e vetë në derbi kundër Milanit më 8 mars,ndeshje e cila zhvillohet më 8 mars ku Inter do të jetë mysafir i rossonerëve.

    Kujtojmë që në ndeshjen Cremonense-Inter portieri vendas Emil Audero u sulmua me fishekzjarre nga tifozët neuroazzurë,dhe kjo bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta.

  • Robert Lewandovski pritet të marrë vendimin për të ardhmen e tij në muajin prill

    Robert Lewandovski pritet të marrë vendimin për të ardhmen e tij në muajin prill

    Sulmuesi polak Robert Lewandovski ka dhënë sinjale lidhur me të ardhmen e tij tek Barcelona.

    Gazeta spanjolle Sport raporton se Lewa pritet të vendos për të ardhmen e tij në muajin prill,dhe kjo mund t’i jap fund dilemave për një qëndrim apo largim të 37 vjeçarit në Camp Nou.

    Përndryshe Lewandovski ka qenë i lidhur me një largim nga Barca gjatë janarit,ku shumë klube nga Evropa por edhe nga Arabia Saudite kanë shprehur interesim për polakun i cili është duke shkuar drejtë fundit të karrierës.

    Megjithatë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Lewas në muajin prill apo jo,se nëse polaku do të qëndrojë tek Barca apo do të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër.

    Kujtojmë që Robert Leëandovski në 26 ndeshje ka realizuar 12 gola e bëri 3 asistime në të gjitha garat këtë sezon për Barcelonën.

  • Leon Avdullahu në radarin e Tottenham dhe Milan

    Leon Avdullahu në radarin e Tottenham dhe Milan

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës Leon Avdullahu po shkëlqen në Bundesligën gjermane me fanellën e Hoffenheimit,duke u bërë një prej liderëve të mesfushës tek skuadra ku luajnë edhe Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari.

    Këto paraqitje nuk mbetën pa u vërejtur edhe nga shumë klube në Evropë,dhe tani kanë ardhur edhe ofertat e para për Avdullahun.

    Përndryshe gazetari turk Ekrem Konur raporton se Tottenham Hotspur dhe Milan kanë hyrë në garë për shërbimet e reprezentuesit dardan,dhe se janë të gatshëm që njëra nga ta të bëjnë transferimin e 21 vjeçarit.

    Ndërkohë skautët e Spurs kanë udhëtuar në Gjermani ku janë duke përcjellur ndeshjet e Leon Avdullahut me Hoffenheimit,kurse në anën tjetër gjiganti italian kanë bërë ofertë fillestare por drejtuesit e Hoffenheim janë shprehur se nuk do ta vënë në shitje mesfushorin dardan.

    Kujtojmë që Leon Avdullahu ka bërë 20 paraqitje për Hoffenheimin këtë sezon,teksa ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2029.

  • Zyrtare:Rey Manaj rikthehet tek skuadra turke Sivaaspor

    Zyrtare:Rey Manaj rikthehet tek skuadra turke Sivaaspor

    Futbollisti shqiptar Rey Manaj është rikthyer në elitën e futbollit turk tek Sivasspor.

    Manaj nënshkroj kontratë prej 3 vite e gjysmë me Sivasspor,teksa pritet që të vesh fanellën me numrin 9 tek ekipi i Ligës së Parë të Turqisë.

    Përndryshe transferimi u konfirmua edhe në faqen zyrtare të Sivasspor në facebook,duke i uruar mirëseardhje në klub dhe reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë pritet të luaj një rol tek ekipi i cili po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë Turke.

    Kujtojmë që Rey Manaj luajti deri më tani për skuadrën Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe,teksa edhe më herët ka luajtur për Sivassporin në vitet 2023-2025.

  • CTE, sëmundja e fshehtë që kërcënon futbollistët, PFA vendos kufizime për goditjet me kokë

    CTE, sëmundja e fshehtë që kërcënon futbollistët, PFA vendos kufizime për goditjet me kokë

    Unioni i futbollistëve britanikë, Professional Footballers’ Association (PFA), ka prezantuar protokollin e parë gjithëpërfshirës për parandalimin e CTE-së, një sëmundjeje degjenerative të trurit që prek sportistët. Sipas udhëzimeve të reja, futbollistët profesionistë nuk duhet të kryejnë më shumë se 10 goditje me kokë në javë, duke përfshirë stërvitjet, ndërsa fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të godasin topin me kokë fare.

    CTE (Encefalopatia Traumatike Kronike) shkaktohet nga goditje të përsëritura në kokë dhe lidhet me humbje kujtese, depresion, ndryshime të sjelljes dhe probleme mendore. Zakonisht diagnostikohet vetëm pas vdekjes. Shkencëtarët dhe autoritetet sportive po rrisin shqetësimet lidhur me dëmtimet e trurit, jo vetëm nga goditjet e forta, por edhe nga ato të përsëritura gjatë karrierës.

    Protokolli i PFA synon të reduktojë ndikimin e goditjeve me kokë gjatë gjithë jetës së futbollistëve dhe zbatohet në Premier League, FA Women’s Super League dhe ligat e tjera profesionale në Angli. Dr. Adam White, Drejtor i Shëndetit të Trurit në PFA, theksoi gjatë Samitit Global për CTE se “CTE është e parandalueshme. Më pak goditje me kokë, më pak forcë, më rrallë dhe më vonë në jetë janë mënyrat për të mbrojtur brezat e ardhshëm të sportistëve.”

    Studime të financuara nga PFA dhe Federata Angleze e Futbollit tregojnë se futbollistët profesionistë skocezë kanë 3.5 herë më shumë rrezik për demencë krahasuar me popullatën e përgjithshme. Shumë ish-lojtarë britanikë janë diagnostikuar me CTE pas vdekjes. Protokolli përfshin gjithashtu edukim vjetor, mbështetje për kërkime shkencore dhe kujdes për ish-lojtarët që dyshojnë se vuajnë nga kjo sëmundje.

  • Jason Kid paguan faturën e ofendimeve, 35 mijë dollarë gjobë nga NBA

    Jason Kid paguan faturën e ofendimeve, 35 mijë dollarë gjobë nga NBA

    Timonieri i skuadrës Dallas Mavericks, Jason Kidd është gjobitur nga NBA për shkak të gjuhës së përdorur ndaj gazetarëve dhe kritikave publike ndaj referimit.

    NBA njoftoi të hënën se trajneri i Mavericks do të paguajë një shumë prej 35 mijë dollarëve për këto veprime.

    Kritikat për gjyqtarët e ndeshjes erdhën si pasojë e mos akordimit të një fauli ndaj yllit të ri, Cooper Flagg, i cili ndeshjen kundër Rocekts e mbylli me 34 pikë, por që nuk arriti të marr një faul pasi që humbi atë gjuajtje që do të barazonte rezultatin.

    “Pashë një faull. Gjyqtarët Sean Ëright, Simone Jelks dhe Jason Goldenberg ishin të tmerrshëm sonte. Gjyqtarët ishin të papranueshëm. Është një faull dhe ai duhet të jetë në vijën e gjuajtjeve të lira”, tha Kidd për ESPN.

    Kur trajneri u pyet rreth kritikës se pse Cooper Flag vazhdon të luajë në rolin e organizatorit të lojës, ai u nevrikos.

    “Kritikë? Ky është opinioni juaj. Ju e shkruani atë gjepurë. Kjo nuk është ajo. Unë e kam bërë këtë. E kam luajtur këtë lojë. E kam luajtur. E di se çfarë dreqin po bëj” u shpreh Kidd.

    Këto ngjarje rrodhën në intervistën pas ndeshjes kundër Rocekts, ku përfundoi me rezultat 111-107, për Houston.

  • Mikel Arteta:Kritikat për stilin tim të lojës janë të panevojshme

    Mikel Arteta:Kritikat për stilin tim të lojës janë të panevojshme

    Trajneri i Arsenal-it Mikel Arteta ka folur për kritikat e marrura për aplikimin e stilit të lojës në ndeshjet e rëndësishme.

    Arteta ka deklaruar se kritikat janë të panevojshme,dhe thotë se Arsenal është skuadra më emocionuese në Evropë.

    “Dëgjoj krejtësisht të kundërtën, në të gjithë Evropën se ne jemi skuadra më emocionuese në Evropë. Më shumë gola, më shumë porta të paprekura, më shumë nga çdo gjë. Ndoshta kam burime të ndryshme?”

    Përndryshe Arteta thotë se do të dëshironte të dij se cilët janë ata që bëjnë këso kritika,dhe thotë se mund të jap një libër të madh të atyre që nuk mendojnë në këtë mënyrë.

    Kujtojmë që Arsenal në krye me Mikel Artetan është në krye të Premierligës me 53 pikë 6 më shumë se Manchester City,teksa përfundoi në pozitën e parë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve me bilanc të 100% pa humbje.

  • Houston Rockets shënon fitoren e rradhës në NBA-Memphis Grizzlies dhe Philadelphia 76ers me fitore të rëndësishme

    Houston Rockets shënon fitoren e rradhës në NBA-Memphis Grizzlies dhe Philadelphia 76ers me fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft të rëndësishme në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Houston Rockets mundi në shtëpi skuadrën e Indiana Pacers me rezultat 118:114.

    Alperen Sengun ishte basketbollisti më i mirë me 39 pikë si dhe shtoi 15 kërcime,teksa kontribut dha dhe Jabari Smith Jr me 19 pikë dhe Amen Thomspon me 16 pikë e 11 kërcime.

    Tek Pacers më i miri ishte Pascal Siakam me 27 pikë si dhe Bennedict Mathurin me 25 pikë të tjera.

    Në ndeshjen tjetër Memphis Grizzlies mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 137:128,ku më i miri në parket për Grizzlies ishte Jaren Jackson Jr me 30 pikë e 6 kërcime,teksa tek Timberwolves Anthony Edëards me 39 pikë e 7 kërcime,si dhe Jaden Mc Daniels me 29 pikë.

    Në anën tjetër Philadelphia 76ers ka fituar ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 128:113.

    Tyrese Maxey me 29 pikë si dhe Dominick Barloë me 26 pikë e 16 kërcime dhe Joel Embiid me 24 të tjera ishin më efikasët për 76ers,kurse tek Clippers Kawhi Leonard me 29 pikë dhe Jordan Milner kontribuoi me 21 pikë të tjera.

  • Mauro Icardi ishte i gatshëm për kalim tek Juventus-Galatasaray nuk e lejoi largimin shkaku për ndeshjen kundër bianconerëve

    Mauro Icardi ishte i gatshëm për kalim tek Juventus-Galatasaray nuk e lejoi largimin shkaku për ndeshjen kundër bianconerëve

    Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ishte përfolur për një kalim tek gjiganti italian Juventus në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

    Argjentinasi madje ishte i gatshëm të kalonte tek Juve,dhe madje i kishte dërguar një mesazh drejtuesve bianconerë që nëse do ta marrin ai do të shënonte 10 gola mbrenda 6 muajve.

    Përndryshe transferimi i 33 vjeçarit në Allianz Stadium u bllokua nga gjiganti turk Galatasaray,kjo pasi drejtuesit dëshironin rreth 15 milionë euro për Icardin për të mos lejuar që futbollisti të largohet si lojtar i ri në fund të sezonit.

    Në anën tjetër presidenti i Galatasaray-it Dursun Ozbek ka treguar arsyen se pse e ngriti çmimin e Icardit,duke aluaduar në një shënim të mundshëm të argjentinasit kundër Galatës me fanellën e Juvës në ndeshjen e play-off-it në Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë që Mauro Icardi ka kontratë me Galatasaray-in deri në fund të sezonit,teksa në 30 ndeshje ka shënuar 11 gola e bëri 2 asistime.

  • Dy superdue­le për një vend në finalen e Kupës së Kosovës

    Dy superdue­le për një vend në finalen e Kupës së Kosovës

    Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll zhvillohen nesër, ku katër skuadrat më të mira të këtij edicioni do të luftojnë për një vend në finale dhe për trofeun e çmuar.

    Pas çerekfinaleve shumë interesante, Bashkimi, Sigal Prishtina, Trepça dhe Bora kanë siguruar kualifikimin dhe tashmë pritet një rivalitet i fortë e basketboll cilësor.

    Në gjysmëfinalen e parë do të përballen Bashkimi dhe Sigal Prishtina, dy emra me traditë në basketbollin kosovar dhe me ambicie të qarta për finalen. Prizrenasit eliminuan GO+ Pejën në çerekfinale, ndërsa prishtinasit kaluan Vëllaznimin.

    Gjysmëfinalja tjetër do të sjellë duelin Trepça – Bora.

    Kampionët në fuqi nga Mitrovica synojnë mbrojtjen e trofeut, ndërsa prishtinasit e Borës kërkojnë finalen e parë në historinë e Kupës. Trepça në çerekfinale eliminoi Golden Eagle Yllin, kurse Bora ishte më e mirë se Rahoveci 029.

    Edhe në fazën gjysmëfinale, përballjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa skuadra më e mirë pas dy takimeve siguron biletën për finalen.

    Në edicionin e kaluar, Trepça kishte triumfuar në finale ndaj Bashkimit me rezultat 85:79.