ATV

Category: Sport

  • Bernardo Silva largohet nga Manchester City në fund të sezonit

    Bernardo Silva largohet nga Manchester City në fund të sezonit

    Mesfushori portugez Bernardo Silva pritet që të largohet nga Manchester City dhe atë në fund të sezonit.

    Gazetari dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se Silva do të largohet nga Etihad Stadium pas përfundimit të kontratës,duke i dhënë kështu fund një epoke 10 vjeçare tek City.

    Përndryshe ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Silvas në sezonin e ardhshëm,megjithatë shumë klube të ndryshme në Evropë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij e një prej tyre është gjiganti katalunas Barcelona.

    Kujtojmë që Bernardo Silva i është bashkuar Manchester City-it në vitin 2017 nga Monaco,dhe në 147 ndeshje ka realizuar 28 gola e bëri 19 asistime,teksa me City-in fitoi 6 tituj të Premierligës,dy trofe të FA Cup,4 trofe të Carabao Cup,3 herë trofeun e Community Shield,1 titull të Ligës së Kampionëve,1 titull të Superkupës së UEFA-së dhe një trofe të Kupës së Botës për Klube.

  • Meriton Korenica në formacionin e javës në kampionatin rumun

    Meriton Korenica në formacionin e javës në kampionatin rumun

    Mesfushori Meriton Korenica po shkëlqen me fanellën e CFR Cluj në kampionatin rumun.

    Korenica ishte protagonist në ndeshjen kundër Metaloglobus,ku shënoi gol në minutën e 88-të në fitore 4:2.

    Përndryshe Korenica për këtë paraqitje fantastike është përfshirë edhe në formacionin e javës në Rumani,ku nga faqja e njohur Sofascore u vlerësua me notën 8.2 teksa notën më të lartë se Korenica e mori Andrei Corea me notën 9.6,si dhe dy lojtarë të tjerë si: Alexandru Aliev (9.1) e Ramon Espinosa (8.9).

    Kujtojmë që Meriton Korenica në 32 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 8 gola e bëri 7 asistime për CFR Cluj në të gjitha garat.

  • Tifozi i Interit në gjendje kritike pas hedhjes së fishekzjarreve në ndeshjen Cremonese-Inter

    Tifozi i Interit në gjendje kritike pas hedhjes së fishekzjarreve në ndeshjen Cremonese-Inter

    Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Cremonese-Inter në stadiumin “Zini”, ku një tifoz i Interit ka pësuar lëndime serioze pas hedhjes së fishekzjarreve, duke përfunduar në gjendje kritike dhe nën kujdes intensiv mjekësor.

    Bëhet fjalë për një burrë 40-vjeçar nga zona e Romagnës, anëtar i Inter San Marino dhe pa precedentë penalë. Pas plagëve të marra, ai u transferua nga spitali i Cremonës në Modenë për trajtim më të specializuar dhe pritet të kryejë disa ndërhyrje kirurgjikale në dorën e dëmtuar.

    Policia konfirmoi se gjatë kontrollit atij iu gjetën një fishekzjarr dhe disa bomba tymi. Ai akuzohet për posedim dhe përdorim të mjeteve piroteknike, si dhe për hedhjen e fishekzjarrit që shkaktoi panik dhe tronditi portierin Emil Audero gjatë ndeshjes.

    Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar dinamikën e incidentit dhe për të identifikuar përgjegjësit, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në stadiumet italiane.

  • Jeremy Jacquet zyrtarizohet si lojtar i ri i Liverpool

    Jeremy Jacquet zyrtarizohet si lojtar i ri i Liverpool

    Qendërmbrojtësi Jeremy Jacquet është zyrtarizuar tek gjiganti anglez Liverpool.

    Francezi pritet t’i bashkohet “The Reds”para sezonit 2026/27,ndërkohë që Jacquet kompletoi testet mjekësore e më pas nënshkroj kontratën.

    Përndryshe Liverpool pagoi rreth 60 milionë euro klubit francez Renne,teksa në anën tjetër Jacquet pritet që të kompletojë sezonin me ekipin nga kampionati francez.

    Mbetet të shihet se nëse Jacquet do të jetë pasardhës i denjë për Virgil Van Dijk,i cili mund të largohet nga Anfield në fund të sezonit.

    Kujtojmë që Jeremy Jacquet ka bërë 31 paraqitje për Rennesmdhe atë që prej kur debutoi me skuadrën para dy viteve.

  • Shtohen zërat për largimin e Guardiolas nga Man City

    Shtohen zërat për largimin e Guardiolas nga Man City

    E ardhmja e Pep Guardiolas te Manchester City duket se pritet të marrë një kthesë në përfundim të sezonit me spanjollin që mund të largohet pas më shumë se një dekade në krye të “Qytetarëve”, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

    Gazetari David Ornstein ka folur për të ardhmen e Guardiolës te klubi nga Etihad dhe duket se trajneri legjendar është shumë pranë largimit.

    “Mendoj se ka një shans jashtëzakonisht të fortë që Pep Guardiola të largohet në fund të sezonit. Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por edhe brenda Cityt, në nivele të larta, pritej që kontrata të zgjaste një vit, deri në momentin kur u njoftua”, ka thënë fillimisht Ornstein.

    “Dhe ekziston një ndjenjë në industri se dy vitet ishin për të blerë kohë. Sigurisht, ai mund ta shihte të mbaronte atë periudhë, por gjithashtu ishte ndoshta një vendim i zgjuar dhe i arsyeshëm që ishte hartuar për të mbajtur larg tij një pjesë të presionit dhe shqyrtimit në këtë sezon”.

    “Kjo nuk ka funksionuar vërtet sepse City ka qenë duke folur me kandidatë potencialë nëse ai largohet. Kam raportuar shumë për Enzo Marescën që zhvilloi biseda me Manchester Cityn ose individë në emër të tyre, për të cilët ai ishte i detyruar nga kontrata e tij t’i informonte Chelsean. Dhe e gjitha kjo doli në pah rreth kohës së largimit të tij”.

    “Ekziston një ndjenjë shumë e fortë midis njerëzve me të cilët flas në industri se Maresca – i cili është shumë e vlerësuar në City, ka punuar atje më parë – absolutisht do të përfshihet kur të bëhet një ndryshim, dhe ndoshta kjo të jetë në verë”.

    “E vetmja gjë që po dëgjojmë më me zë të lartë se kurrë më parë është se njerëzit në pozicione të forta mendojnë se Guardiola po largohet; nuk po e themi këtë me bindje të hekurt, nuk po themi se është e garantuar, dhe ai ka të drejtë të mësojë se e ka marrë vendimin e tij vonë, duke ndryshuar mendje kur ka qenë i bindur të largohet”.

    Man City ka tre trajnerë në listën e ngushtë si zëvendësues për Pep Guardiolën – njëri ndër ta Xabi Alonso

    “Pra, nuk mund ta thuash me siguri absolute. Por, me mënyrën se si po shkon sezoni, gjërat nuk duken plotësisht në rregull; ndoshta komentet e Rodrit e përgënjeshtrojnë këtë – një nga djemtë më elokuentë, të pjekur, të arsimuar dhe mbresëlënës, fituesi i Topit të Artë flet në një mënyrë mjaft qesharake me atë konspiracion [të gjyqtarit]”.

    “Askush nuk e mohon që Pep Guardiola mund të jetë në rrugë largimi gjatë verës, edhe kur i bëhet kjo pyetje në konferenca për shtyp, ai është i ngopur me këtë pyetje. Por ai kurrë nuk e ka mbyllur plotësisht dhe nuk ka thënë, ‘Do të qëndroj’, ai ka mundësinë ta bëjë. Do të duhet të presim dhe të shohim, por është një mundësi”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/

     

  • A po planifikon Ronaldo të largohet nga Arabia Saudite?

    A po planifikon Ronaldo të largohet nga Arabia Saudite?

    Cristiano Ronaldo po planifikon të largohet nga Arabia Saudite, sipas një raporti të publikuar nga gazeta portugeze Record.

    Ky informacion ka ngjallur shumë spekulime, duke qenë se pronari i gazetës është vetë ylli portugez.

    Të hënën, Ronaldo vendosi të bojkotonte ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh, një takim që skuadra e tij e fitoi 1-0.

    Sipas gazetës së famshme portugeze A Bola, Cristiano është i pakënaqur me mënyrën se si drejtohet klubi dhe pakënaqësia e tij drejtohet ndaj PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), i cili menaxhon Al-Nassr.

    Dhe se kjo mund të jetë e vërtetë u konfirmua indirekt dje.

    Record raportoi se Ronaldo ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Al-Nassr në qershor 2026, dhe se ky opsion është shumë i mundshëm ,si dhe deklaroi gjithashtu se klube nga SHBA-ja dhe Evropa janë të interesuara për shërbimet e Ronaldos.

  • ​Benzema bëhet me skuadër të re

    ​Benzema bëhet me skuadër të re

    Karim Benzema i është bashkuar Al Hilal si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës me Al Ittihad, kanë bërë të ditur drejtuesit e Pro League Saudite. Kalimi vjen pasi sulmuesi francez refuzoi zgjatjen e kontratës me klubin nga Xhida, ndërsa mungesa e tij në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kishte shtuar spekulimet për të ardhmen.

    Sipas njoftimit zyrtar të klubit nga Riadi, Benzema ka nënshkruar kontratë njëvjeçare e gjysmë dhe do të përfaqësojë Al Hilal në pjesën vendimtare të sezonit. Lëvizja e tij forcon ndjeshëm liderin e kampionatit, që aktualisht kryeson renditjen me 47 pikë, një më shumë se Al Nassr i Cristiano Ronaldos.

    Gjatë periudhës te Al Ittihad, Benzema pati një ndikim të madh, duke udhëhequr ekipin drejt titullit të ligës dhe Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, dopieta e parë vendase në historinë e klubit. Sulmuesi 38-vjeçar, i cili iu bashkua Al Ittihad në vitin 2023 pas 14 vitesh me Real Madridin, e mbyll këtë kapitull me 16 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

  • 50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

    50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

    Vedat Muriqi nuk ka të ndalur këtë edicion. Tashmë i ka 15 gola në 21 paraqitje kampionale të këtij edicioni në La Liga. Këtë shifër të golave e kishte në Spanjë vetëm edhe në edicionin 2022/2023, por në 35 ndeshje. Me ecurinë aktuale, 31-vjeçari do të thyej rekorde të shumta personale dhe të Mallorcas.

    Ylli i Kosovës të hënën mbrëma udhëhoqi Mallorcan në fitoren 4:1 ndaj Sevillas. Ishte një fitore me vlerë shumë të madhe. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 26-të për 1:0. Ndërkohë bëri goditjen te goli për 3:1 dhe topi po shkonte në rrjetë. Por rrugës topi “u fërkua” në shpinën e Sergi Darder dhe u devijua pak. Dhe goli iu evidentua Darderit, ndërsa Muriqit “vetëm” asistim.

    Kontributi i Muriqit megjithatë shkoi shumë përtej golit e asistimit. Ai nuk është ndalur duke vrapuar, ka ndihmuar skuadrën edhe në anën defenzive. Dhe në fund erdhi fitorja shumë e vlerësuar.

    “Ishte ndeshje vitale për ne. Është dashur të fitojmë dhe shfaqëm intensitet që nga minuta e parë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme dhe bindëse. Shpresojmë për të tjera”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

    Ai ka 50 gola tashmë për Mallorcan. Në La Liga i ka 49. Tani është vetëm pesë gola larg rekordit të Mallorcas për më së shumti gola në elitën spanjolle, që e mban Samuel Eto’o. Ky rekord pritet të bie këtë edicion.

    Nëse llogariten të gjitha garat, para Muriqit janë Eto’o me 70 gola dhe Abdon Prats me 59. Por as këto shifra nuk janë të paarritshme për “Piratin”.

    Për Muriqin megjithatë më të rëndësishme janë fitoret e skuadrës që po lufton për mbetje në elitën e Spanjës.

    “Që nga fillimi kemi bërë presion lartë dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Dua të uroj David Lopezin, që bëri punë fantastike. Është dukur që e ka veshur fanellën e Mallorcas për dhjetë vjet”.

    Muriqi është pyetur edhe për golin e “mohuar”.

    “Një asistim i bukur për Sergin, po. E kam ditur që do të jetë goli i tij. Do të më ndodhë edhe mua një ditë. Jam i gëzuar për të gjithë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe mos të bëhemi të vetëkënaqur”, ka thënë Muriqi.

    Në La Liga vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola se ai – 22. Ferran Torres është i treti me 12.

    “Gjithnjë shpresoj për më shumë gola. Shpresoj se mund ta ndihmoj Mallorcan me më shumë gola”, ka thënë i pandalshmi Muriqi.

    Në pjesë të madhe falë golave dhe kontributit të tij, Mallorca është në vendin e 14-të me 24 pikë, sa i kanë edhe Elche e Sevilla.

    Të tjerë gola priten nga Muriqi për stabilizim të skuadrës në mesin e tabelës.

  • Pas aventurës milionere në MLS, Vrioni pranë rikthimit në futbollin italian

    Pas aventurës milionere në MLS, Vrioni pranë rikthimit në futbollin italian

    Xhakomo Vrioni është pranë rikthimit në futbollin evropian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka përmbyllur eksperiencën e tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një periudhë gjatë së cilës nuk arriti të lërë gjurmë të mëdha në fushë, por nga ana financiare rezultoi mjaft e suksesshme.

    Gjatë këtyre katër viteve, fillimisht te New England Revolution dhe më pas te CF Montreal, Vrioni nuk ishte shpesh protagonist, por përfitoi nga kontrata të majme. Sipas shifrave zyrtare, ai ka arkëtuar rreth 7.5 milionë dollarë gjatë qëndrimit të tij në MLS.

    Megjithatë, pas një periudhe relativisht të qetë në SHBA, sulmuesi shqiptar duhet të rindërtojë karrierën e tij në Evropë, ku interesimi për shërbimet e tij nuk ka qenë i lartë.

    Pavarësisht kësaj, mediat italiane raportojnë se dy klube të Serie B kanë shfaqur interes konkret për Vrionin. Bëhet fjalë për Çezenën dhe Rexhianën, të cilat janë të gatshme t’i japin atij një shans për të dëshmuar vlerat e tij në futbollin italian.

  • Kosova nikoqire e dy Kampionateve Evropiane të hendbollit në vitin 2026

    Kosova nikoqire e dy Kampionateve Evropiane të hendbollit në vitin 2026

    Kosova do të vazhdojë të forcojë pozitën e saj si një nga qendrat e rëndësishme të hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026, duke organizuar disa ngjarje të mëdha sportive.

    Qysh këtë muaj, Prishtina do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të hendbollit për vajza të grupmoshës U16, ku do të marrin pjesë 12 përfaqësuese kombëtare nga vende të ndryshme.

    Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë muajit korrik 2026, Kosova do të organizojë dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në moshën 20-vjeçare.

    Sipas njoftimit, Men’s 20 EHF Championships do të zhvillohen nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 13 ekipeve kombëtare.

    Vendimi për dhënien e organizimit u mor nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së gjatë mbledhjes së mbajtur në Herning të Danimarkës. Ky besim ndaj Kosovës vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe profesional mes Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) dhe EHF-së.

    FHK-ja ka marrë vlerësime të larta për organizimin e ngjarjeve të mëparshme ndërkombëtare, të cilat janë cilësuar me nota maksimale jo vetëm nga EHF, por edhe nga federatat kombëtare pjesëmarrëse.

    Organizimi i këtyre kampionateve pritet të kontribuojë në promovimin e sportit të hendbollit në Kosovë, si dhe në rritjen e imazhit të vendit në arenën sportive evropiane