ATV

Category: Sport

  • Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi po kalon një formë fantastike këtë sezon dhe po dëshmon se është një nga futbollistët më efektivë të Kombëtares shqiptare.

    Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Trabzonsporit ndaj Fethiyesporit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë. Pas disa goditjeve nga distanca dhe një goli të anuluar për pozicion jashtë loje, Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 69-të me një goditje spektakolare që surprizoi të gjithë.

    Dhjetë minuta më vonë, ai dha asistin për golin e tretë, duke përforcuar një mbrëmje të jashtëzakonshme për ekipin e tij.

    “Sigurisht që jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për mua dhe për ekipin, që po fiton dhe po performon mirë. Kam besim te stafi dhe te të gjithë njerëzit përreth,” tha Muçi pas ndeshjes.

    Në këtë sezon, 24-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 3 asistime, duke ndihmuar Trabzonsporin të ëndërrojë për tituj. Aktualisht, skuadra turke ka grumbulluar 6 pikë pas tre ndeshjeve të Kupës dhe renditet e treta në kampionat, me 7 pikë më pak se lideri Galatasaraj.

  • Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

    Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

    Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël.

    Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë angazhim maksimal e spektakël të basketbollit.

    Gjysmëfinalja e parë do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që e duan finalen dhe trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Prizrenasit në çerekfinale eliminuan GO+ Pejën, kurse prishtinasit eliminuan Vëllaznimin.

    Trepça-Bora po ashtu do të jetë një përballje interesante, me mitrovicasit që synojnë të mbrojnë trofeun, si dhe me prishtinasit që synojnë finalen e parë të Kupës. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, kurse kryeqytetasit eliminuan Rahoveci 029.

    Ashtu si në çerekfinale, edhe në gjysmëfinale zhvillohen nga dy ndeshje, vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga dy takimet kalon në finale.

    Edicionin e kaluar Trepça kishte mundur Bashkimin në finale 85:79.

    Gjysmëfinalet e Kupës

    E mërkurë

    18:45 Bashkimi – Sigal Prishtina

    18:45 Trepça – Bora

  • Mesfushori i Arsenalit refuzon Real Madridin: Nuk më kanë të nevojshëm

    Mesfushori i Arsenalit refuzon Real Madridin: Nuk më kanë të nevojshëm

    Real Madrid vendosi të mos afrojë një mesfushor gjatë verës, pavarësisht largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric në vite të njëpasnjëshme. Vendimi u diskutua gjerësisht, pasi klubi besonte se kishte cilësinë e mjaftueshme për të realizuar tranzicionin drejt një mesfushe të re.

    Së fundmi, megjithatë, është raportuar se përforcimi i mesfushës është kthyer në prioritet për verën e ardhshme. “Los Blancos” janë lidhur me emra si Kees Smit dhe Adam Wharton, por në fund nuk u ndërmor asnjë lëvizje konkrete për asnjërin prej tyre.

    Talenti holandez vazhdon të jetë në listën e ngushtë të Real Madridit, ndërsa trajneri i atëhershëm, Xabi Alonso, kishte shprehur dëshirën për transferimin e Martin Zubimendit.

    Në atë periudhë, ish-mesfushori i Real Sociedad kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për një transferim prej 70 milionë eurosh, megjithëse në Spanjë ai u cilësua nga disa si përforcimi ideal për Real Madridin.

    Pas kualifikimit të Arsenalit në finalen e Carabao Cup, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2 ndaj Chelseat, Zubimendi u pyet drejtpërdrejt për interesimin e Real Madridit.

    “Real Madrid ka nevojë për një lojtar si unë? Jo. Mendoj se ata kanë më shumë se mjaftueshëm lojtarë për të bërë mirë, ndaj nuk besoj se kanë nevojë për dikë si unë”, deklaroi Zubimendi.

    Mesfushori i Arsenalit po lufton për një vend titullari në përfaqësuesen e Spanjës për Kupën e Botës, një situatë e ngjashme me atë të shokut të tij të ekipit, Mikel Merino.

    Megjithatë, Merino ka mbetur jashtë fushave për shkak të një lëndimi të rëndë, i cili mund ta detyrojë të mungojë në turneun e madh.

  • Barcelona nuk lejon befasi-Eliminon Albaceten dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

    Barcelona nuk lejon befasi-Eliminon Albaceten dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

    Barcelona ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit,ku eliminoi me mjaft vështirësi Albaceten në çerekfinale me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të krijuara nga katalunasit,dhe në minutën e 39-të Lamine Yamal shënoi për 1:0

    Në pjesën e dytë Barca arriti të jetë dominuese,dhe në minutën e 56-të Ronald Araujo dyfushoj epërsinë në 2:0.

    Albacete arriti të ngushtoj epërsinë në 1:2 përmes Javier Moreno tre minuta para fundit,duke shtuar shpresat për barazim dhe për të kaluar në vazhdime por në fund Barcelona festoi kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

     

  • Arsenal kalon në finale të Carabao Cup duke eliminuar Chelsea-in

    Arsenal kalon në finale të Carabao Cup duke eliminuar Chelsea-in

    Arsenali ka siguruar finalen e Carabao Cup,duke eliminuar rivalin lokal Chelsea me rezultat 1:0,teksa rezultati i përgjithshëm ishte 4:2 pas dy ndeshjeve.

    Pjesa e parë nuk solli gola edhe përkundër rasteve të shumta,duke bërë që 45 minutat e parë të përfunduan pa gola 0:0.

    Pjesa e dytë solli shumë raste për gol,ku blutë u hodhën në sulm për të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime,por Arsenal shënoi në minutat e fundit përmes Kai Havertz për 1:0,që në fund e kualifikoi ekipin e Mikel Artetas në finale të Carabao Cup ku e pret fituesin nga ndeshja Man.City-Newcastle United.

  • Milan fiton pa vështirësi ndaj Bolognas në udhëtim

    Milan fiton pa vështirësi ndaj Bolognas në udhëtim

    Skuadra e Milanit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Bolognas në udhëtim duke e mundur me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të rossonerëve të cilët kaluan në epërsi përmes Ruben Loftus Cheek në 1:0,teksa 19 minuta më vonë Christopher Nkunku shënoi nga penalltia për 2:0 që ishte edhe rezultati i 45 minutëshit të parë.

    Rossonerët e nisën mjaft mirë edhe pjesën e dytë ku Adrien Rabiot shënoi për 3:0,rezultat që i solli 3 pikë të rëndësishme Milanit.

    Milan pas 23 xhirove në Serie Agjendet në pozitën e dytë me 50 pikë,5 më pak se lideri Napoli që është lider

  • Diego Simeone pritet të largohet nga stoli i Atletico Madrid-it pas 15 vitesh

    Diego Simeone pritet të largohet nga stoli i Atletico Madrid-it pas 15 vitesh

    Diego Simeone pritet që t’i jap fund epokës së tij tek Atletico Madrid.

    Tekniku argjentinas i njohur me nofkën “Cholo”mund të largohet nga stoli i “Los Colchoneros” pas 15 viteve,dhe nga sezoni i ardhshëm tek Atletico Madrid pritet të nis një frymë e re.

    Përndryshe 3 emra janë përmendur për të  qenë pasardhës në pankinën e Atleticos,ku janë të përfshirë emra si:Marcelino Garcia Toraf,Filipe Luis dhe Ruben Amorim.

    Kujtojmë që Diego Simeone për 15 vite si trajner i Atletico Madrid e ngriti ekipin madrilien në majat e futbollit evropian,duke fituar shumë trofe me “Los Colchoneros”,dhe madje arriti dy herë finalen e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016

  • Golden Eagle Ylli përforcohet me Tyreek Smith

    Golden Eagle Ylli përforcohet me Tyreek Smith

    Skuadra e Golden Eagle Yllit është përforcuar edhe me një basketbollist të ri.

    Bëhet fjalë për amerikanin Tyreek Smith,i cili vije nga skuadra e elitës së basketbollit izraelit Ironi Nez Siona.

    Përndryshe Smith është i gjatë rreth 200 centimetra dhe luan në pozitat 3/4,teksa në kohën kur luajti në Izrael tek Ironi Nez Siona pati mesatare prej 7 pikë e 5 asistime në 9 ndeshje.

    Kujtojmë që Golden Eagle Ylli ka bërë 4 përforcojë mbrenda 2 ditëve,duke konfirmuar se është pretendent për titull të kampionit në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

  • Ernest Muçi shënon për Trabzonsporin në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi shënon për Trabzonsporin në Kupën e Turqisë

    Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi po vazhdon shkëlqimin me fanellën e ekipit turk Trabzonspor.

    Muçi ishte protagonist kundër Fethiyesor në kuadër të Kupës së Turqisë,ku reprezentuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë në minutën e 69-të që ia solli fitoren prej 3:0 ekipit të Fatih Tekke.

    Ky ishte goli i 11-të këtë sezon për Muçin në të gjitha garat për Trabzonsporin qëkur është i huazuar nga Besiktas

  • Vllaznia e Shkodrës mund Pejën në shtëpi në Ligën Unike

    Vllaznia e Shkodrës mund Pejën në shtëpi në Ligën Unike

    GO+Peja ka pësuar humbje kundër Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 81:71,ndeshje kjo në kuadër të Ligës Unike.

    Shkodranët ishin skuadër dominuese nga fillimi deri në fund,dhe në fund arritën të shënonin fitore me 10 pikë dallim.

    Justin Thomas me 28 pikë,4 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi tek pejanët,kurse tek vendasit më efikas ishte Cesare Edwards me 12 pikë e 12 kërcime.

    Kujtojmë se të dy ekipet kanë 1 fitore e 1 humbje secili në Ligën Unike.