ATV

Category: Sport

  • Probleme të Mbrojtjes për Liverpoolin Para Ndeshjes Kundër Manchester Cityt

    Probleme të Mbrojtjes për Liverpoolin Para Ndeshjes Kundër Manchester Cityt

    Liverpooli shpreson që Joe Gomez të rikthehet në stërvitje para përballjes së së dielës kundër Manchester Cityt në Premierligë, ndërsa Jeremie Frimpong mbetet ende jashtë fushave.

    Gomez pësoi një lëndim në ijë pas një përplasjeje aksidentale me bashkëlojtarin Alisson Becker gjatë humbjes dramatike ndaj Bournemouth muajin e kaluar. Si pasojë, mbrojtësi mungoi në fitoren 6-0 në Ligën e Kampionëve kundër Qarabag dhe në triumfin 4-1 ndaj Newcastle në kampionat, por mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e rëndësishme në “Anfield”.

    Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë Frimpong vazhdon të jetë i padisponueshëm pasi u detyrua të largohej herët nga loja kundër Qarabag për shkak të një problemi në ijë dhe pritet të mungojë për disa javë.

    “Jeremie Frimpong nuk është i gatshëm për fundjavën. Për Joe Gomez shpresojmë që të stërvitet të shtunën dhe ndoshta mund të jetë i disponueshëm për të ndihmuar në ndeshje, sepse nuk kemi shumë mbrojtës në dispozicion,” tha trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Cityn të enjten.

    Liverpooli ka pasur mungesa të dukshme në mbrojtje kohët e fundit. Mesfushori Ryan Gravenberch u detyrua të luante në qendër të mbrojtjes përkrah kapitenit Virgil van Dijk kundër Qarabag, ndërsa Wataru Endo u aktivizua si mbrojtës i djathtë pas daljes së hershme të Frimpongut.

  • Skandali në futbollin kinez: 9 klube të Superligës startojnë sezonin me pikë negative

    Skandali në futbollin kinez: 9 klube të Superligës startojnë sezonin me pikë negative

    Nëntë klube të Superligës Kineze do ta fillojnë sezonin e ri me pikë negative pas sanksioneve të vendosura nga Shoqata Kineze e Futbollit (CFA) për manipulime ndeshjesh, bixhoz dhe korrupsion.

    Gjobat më të rënda iu dhanë Shanghai Shenhua dhe Tianjin Jinmen Tiger, të cilat do të fillojnë sezonin me minus 10 pikë secila. Në total, u ndëshkuan 13 klube profesionale, me gjoba që varionin nga 200,000 deri në 1 milion juanë (26,000 – 132,000 €).

    Pas rënies nga kategoria në sezonin 2025, nëntë nga skuadrat e sanksionuara do të garojnë në sezonin 2026 të CSL me një total negativ fillestar. Skuadrat e tjera të prekura përfshijnë Shanghai Port, Beijing Guoan, Shandong Taishan, Zhejiang FC, Henan FC, Qingdao Hainiu dhe Wuhan Three Towns.

    Kampionët në fuqi, Shanghai Port, morën një zbritje prej pesë pikësh dhe një gjobë prej 400,000 juanë (53,000 €), e njëjta masë që u zbatua për Beijing Guoan. Autoritetet e CFA-së deklaruan se dënimet u përcaktuan sipas “shumës, rrethanave, natyrës dhe ndikimit social” të transaksioneve të papërshtatshme të secilit klub.

    CFA theksoi se sanksionet pasuan një hetim të gjerë mbi lojërat e fatit dhe manipulimin e ndeshjeve, me qëllim “të ruajnë disiplinën e industrisë, të pastrojnë mjedisin e futbollit dhe të sigurojnë konkurrencë të drejtë”. Shoqata përsëriti gjithashtu qëndrimin e saj të tolerancës zero ndaj korrupsionit.

    Përveç sanksioneve ndaj klubeve, u vendosën edhe dënime individuale të gjera. 73 persona, përfshirë ish-trajnerin e ekipit kombëtar dhe ish-mesfushorin e Evertonit, Li Tie, janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli. Li po vuan gjithashtu një dënim 20-vjeçar me burg për ryshfet dhe manipulim ndeshjesh.

    Ish-kryetari i CFA-së, Chen Xuyuan, po vuan një burgim të përjetshëm për pranim ryshfeti, duke reflektuar shkallën e gjerë të fushatës antikorrupsion që ka përfshirë futbollin kinez vitet e fundit.

  • FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

    FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

    Pa paralajmërim për media dhe publikun, sot nga ora 11:00 do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, me pikën e vetme në rend dite, zgjedhjen e kryetarit të ri.

    Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, është kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar për faktin se mblodhi shumicën e nënshkrimeve, duke i pamundësuar një kandidati tjetër për të hyrë në garë kundër tij.

    Ademi është kryetar i FFK-së, që nga viti 2018 dhe ky do të jetë mandati i tij i tretë në krye të Federatës.

    Kuvendin e 5 shkurtit e ka kundërshtuar ashpër Ministria për Kulturë, Rini e Sport përmes ministrit në detyrë Hajrulla Çeku, i cili ka dërguar letër në FFK e më pas edhe në UEFA e FIFA për parregullsitë në shtëpinë e futbollit, shkruan Teve1 transmeton Atvlive.com

    Sipas MKRS-së, FFK ende nuk i ka përmbushur obligimet e dala nga procesi i licencimit të vitit 2023, të dakorduara me UEFA-n, FIFA-n dhe vetë Ministrinë, përfshirë harmonizimin e Statutit me Ligjin për Sport dhe rregulloret përkatëse.

    Ministria vuri në pikëpyetje edhe përbërjen dhe legjitimitetin e Kuvendit Zgjedhor, duke rikujtuar se të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e licencuar, për cka nuk dihet sa anëtar do të votojnë më 5 shkurt dhe cilët janë të licencuar.

    Por përmes një letre të përbashkët të UEFA-së dhe FIFA-së, përgjigja i kthehet njëherë FFK-së, e më pas e njëjta i dërgohet edhe Ministrisë.

    Në letrën e nënshkruar nga zyrtarë të lartë të FIFA-së e UEFA-së, konfirmohet se FFK ka harmonizuar statutin e saj në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s dhe Ligjin për Sportin.

    Edhe ky Kuvend, si rëndom, do të mbahet larg syve të mediave e gazetarëve, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të raportojnë nga vendi i ngjarjes, derisa nga zyra për media e FFK-së, ende nuk është bërë i ditur vendi por edhe koha se kur mbahet ky Kuvend.

  • Ndeshja Drenica-Llapi do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”në Malishevë

    Ndeshja Drenica-Llapi do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”në Malishevë

    Ndeshja e parë e stinorit pranveror ndërmjet Drenicës dhe Llapit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”në Skenderaj.

    Takimi i xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”në Malishevë,kjo pasi gjendja aktuale e fushës në “Bajram Aliu” është në gjendje jo stabile pas vërshimeve që ndodhën muajin e kaluar në qytetin e Skenderajt duke shkaktuar dëme të mëdha.

    Përndryshe edhe vetë klubi i Drenicës njoftoi për zhvendosjen e ndeshjes në terren neutral nëpërmjet një postimi në Facebook.

    “Tifozë të nderuar,
    Përkundër dëshirës tonë të madhe që sezonin pranveror ta nisnim në shtëpi, ju njoftojmë se për shkak të dëmeve nga vërshimet e fundit në stadiumin tonë, jemi të detyruar ta zhvendosim ndeshjen e parë si vendas.
    Ndeshja kundër KF Llapi do të zhvillohet në Malishevë.
    07 Shkurt, 2026, nga ora: 13:00
    Stadiumi: “Liman Gegaj”, Malishevë
    Ftojmë të gjithë tifozët të na mbështesin

  • Meriton Korenica-Nuk ndalet së shënuari në elitën e futbollit rumun

    Meriton Korenica-Nuk ndalet së shënuari në elitën e futbollit rumun

    Futbollisti kosovar Meriton Korenica po vazhdon të shkëqej me fanellën e CFR Cluj.

    Korenica ishte vendimtar në ndeshjen kundër UTA Arad,ku arriti të shënoj golin e vetëm të Cluj në fitoren 1:0.

    Përndryshe 29 vjeçari u vlerësua me notën 7.7,duke qenë ndër më të mirët në këtë takim.

    Kujtojmë që Meriton Korenica në total shënoi 7 gola në elitën e futbollit rumun,teksa ka regjistruar edhe dy asistime.

  • Vedat Muriqi në top 5-she për Këpucën e Artë

    Vedat Muriqi në top 5-she për Këpucën e Artë

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi aktualisht po përjeton formë fantastike me Mallorcan në La Liga.

    Muriqi tani ka hyrë në garë për Këpucën e Artë,ku aktualisht rendit në vendin e pestë krahas yjeve si:Harry Kane,Kylian Mbappe,Erling Haaland dhe Igor Thiago.

    Përndryshe Muriqi aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 15 gola,teksa i pari është Kylian Mbappe me 22 gola të shënuara.

    Në rast se “pirati”vazhdon me formë të mirë dhe sulmuesit e tjerë pësojnë rënie,atëherë mund të ndodhë që një ditë Vedat Muriqi të bëhet sulmuesi i parë shqiptar që fiton Këpucën e Artë.

  • Amir Rrahmani mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A

    Amir Rrahmani mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A

    Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani është një prej shtyllave kryesore tek ekipi i Napolit.

    Paraqitjet e mira kanë rëndësi tejet të madhe,dhe kjo bëri që Rrahmani të jetë një prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A.

    Përndryshe faqja e njohur Sofascore e vlerësoi si mbrojtësi i katërt më i vlerësuar me notën 7.1,teksa më lart se reprezentuesi dardan u vlerësuan Bastoni (7.45), Jacobo Ramon i Como-s (7.33) dhe Mario Gila (7.23).

     

  • Ballkani përforcohet me Ebrima Gaye

    Ballkani përforcohet me Ebrima Gaye

    Nënkampioni i Kosovës Ballkani është përforcuar edhe me një futbollist tjetër.

    Ebrima Gaye është transferimi i rradhës i suharekasve nga BST Galaxy,dhe atë një ditë pas transferimit të Toni Domgjonit.

    Përndryshe transferimi i sulmuesit nga Gambia është konfirmuar edhe nga faqja e FC Ballkanit në Facebook,duke i uruar mirëseardhje në skuadër futbollistit në fjalë.

    Kujtojmë që Ebrima Gaye ka bërë karrierë edhe në elitën e futbollit në Senegal,teksa ka luajtur edhe për Kombëtaren e Gambisë.

  • Ter Stegen përballë një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në Girona

    Ter Stegen përballë një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në Girona

    Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte, pas dëmtimit në kofshën e pasme të këmbës së majtë

    Klubi njoftoi se shkalla e saktë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas procedurës, duke i dhënë fund pasigurisë së ditëve të fundit rreth gjendjes së tij fizike

    Vendimi për operacion u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave, të cilat treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht pas ndeshjes ndaj Oviedos

    Ter Stegen kishte luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës dhe nuk kishte shfaqur shenja të dukshme dhimbjeje gjatë ndeshjes, çka vonoi diagnostikimin e plotë të problemit

    Tashmë, fokusi është zhvendosur te një proces rikuperimi që pritet të jetë i gjatë dhe që ndikon drejtpërdrejt si në planet e klubit katalanas ashtu edhe në objektivat personale të portierit gjerman

    Portieri gjerman ishte transferuar në Montilivi me synimin për të rifituar vazhdimësinë dhe rolin e një lojtari kyç, por kjo dëmtim e ka ndërprerë papritur procesin e përshtatjes

    Nga Girona po tregohet kujdes maksimal dhe nuk pritet të vendoset ndonjë afat konkret për rikthimin në fushë deri pas përfundimit të operacionit. Vetëm atëherë do të ketë një panoramë më të qartë për situatën e portierit, i cili edhe një herë është përballur me një goditje të pafat në një moment delikat të karrierës së tij.

  • Insigne: Do të luaja falas për rikthim te Napoli, por zgjodha Pescara

    Insigne: Do të luaja falas për rikthim te Napoli, por zgjodha Pescara

    Lorenzo Insigne është rikthyer zyrtarisht te Pescara, klubi që e lansoi në futbollin e nivelit të lartë

    Para debutimit të tij të dytë me fanellën e skuadrës nga Abruzzo, ish-kapiteni i Napolit u prezantua në një konferencë për shtyp, ku foli për rikthimin, të kaluarën dhe të ardhmen e tij

    Katërmbëdhjetë vjet pas sezonit historik që përfundoi me ngjitjen e Pescarës në Serie A, nën drejtimin e Zdenek Zemanit dhe me emra si Ciro Immobile e Marco Verratti në skuadër, Insigne është sërish pjesë e klubit adriatik. Ndërkohë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, si për lojtarin ashtu edhe për klubin

    Pas largimit nga Napoli si lojtar i lirë dhe një eksperience jo të suksesshme në Kanada, Insigne pranoi se ka pasur kontakte për një rikthim te klubi napolitan, por marrëveshja nuk u konkretizua

    “Kisha oferta të tjera, por i premtova presidentit se në Serie B do të luaja vetëm për Pescaran. Me Napolin pati kontakt dhe u shpreha i gatshëm të luaja edhe falas, por në fund nuk ndodhi asgjë”, deklaroi Insigne

    Aktualisht, Pescara po lufton për mbijetesë në Serie B dhe Insigne beson se skuadra ka mundësi të shmangë rënien nga kategoria

    “Ndihem mirë fizikisht, po stërvitem me ekipin dhe kam një program të personalizuar. Besoj në mbijetesë dhe shpresoj t’u dhurojmë tifozëve një fund sezoni pozitiv,” shtoi ai

    Gjatë konferencës, Insigne ndau edhe një moment emocional, duke zbuluar se ka biseduar së fundmi me Zdenek Zemanin, ish-trajnerin e tij, i cili u largua nga stoli i Pescarës për shkak të problemeve shëndetësore

    “Fola me Zemanin, ishte i lumtur për rikthimin tim dhe më tha ‘më bëj të kënaqem’. Për mua, ai ka qenë si një baba i dytë,” përfundoi Insigne