ATV

Category: Sport

  • Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u rikualifikuar si kandidat për president të Barcelonës

    Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u rikualifikuar si kandidat për president të Barcelonës

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë një hap të papritur duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të klubit, të planifikuara për 15 mars 2026.

    Dorëheqja është bërë në përputhje me statutet e klubit, që kërkojnë që kandidati aktual të japë dorëheqje për t’u rikualifikuar si kandidat në zgjedhje. Laporta e ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për t’u rizgjedhur dhe është konsideruar si favorit përballë rivalëve të tij, përfshirë Víctor Font, Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria, mes të tjerëve, përcjell “Gazeta Express”.

    Në një seri komentesh me mediat dhe anëtarët e klubit, Laporta ka theksuar se Barcelona ndodhet në një gjendje më të mirë se ajo që ishte para 5 vjetësh, kur ai u rizgjodh president në mars të vitit 2021. Ai argumenton se një periudhë e ndërlikuar sportive dhe financiare është përballuar me sukses dhe se e ka ngritur klubin në drejtim pozitiv, ndërsa, sipas tij, vijon puna për të ndërtuar një të ardhme më të fortë.

    “Klubi është në një gjendje më të mirë se 5 vite më parë” — kjo është një nga pikat kryesore të Laportas në fushatën e tij, duke nënvizuar përmirësimet institucionale dhe sportive që sipas tij kanë ardhur në këtë periudhë. Ai po e përdor këtë mesazh për ta kërkuar besimin e anëtarëve votues të klubit, duke u fokusuar në stabilitetin e menaxhimit dhe në arritjet sportive, përfshirë rikthimin në Camp Nou pas punimeve, performancën konkurruese në La Liga, të arriturat e moshave të reja dhe përmirësimet financiare.

    Mesa duket, Laporta dëshiron të shfrytëzojë momentumin pozitiv për ta bindur anëtarësinë se është kandidati i duhur për ta drejtuar klubin edhe për pesë vitet e ardhshme, duke argumentuar se situata aktuale është më e fortë se para pesë vjetësh.

  • FIFA Academy hap dyert në Kosovë

    FIFA Academy hap dyert në Kosovë

    FIFA Academy ka hapur dyert për herë të parë në Kosovë. Ky është një program zyrtar zhvillimi i krijuar nga FIFA, me qëllim identifikimin, edukimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në futboll, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Ky program po ashtu synon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme për futbollin e së ardhmes, duke u fokusuar në cilësinë e trajnimit, edukimin sportiv dhe zhvillimin afatgjatë të lojtarëve të rinj.

    “Me krenari njoftojmë se FIFA Academy është për herë të parë e pranishme në rajon, në Kosovë, nëpërmjet programit Talent Coach Program, duke shënuar një hap shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit vendor dhe rajonal. Prania e FIFA Academy në Kosovë sjell metoda moderne trajnimi, planprograme të certifikuara nga FIFA dhe një qasje profesionale, e cila përputhet me praktikat më të mira botërore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Kjo iniciativë përfaqëson një mundësi unike për fëmijët dhe të rinjtë që të zhvillohen në një ambient profesional, të sigurt dhe edukativ, duke ndërtuar jo vetëm aftësi futbollistike, por edhe vlera sportive dhe njerëzore.

    “Nga data 7 shkurt 2026, ky projekt ka nisur me fazën e parë të implementimit, konkretisht me seleksionimin e lojtarëve të moshës 2013 në të gjitha regjionet e Kosovës. Pas qytetit të Ferizajt, sot ky program është zhvendosur në Gjilan, ndërsa aktivitetet seleksionuese do të zhvillohen edhe nesër, për të vazhduar më pas në qytetet e tjera”.

  • Sandro Tonali në radarin e gjigantit anglez Manchester United

    Sandro Tonali në radarin e gjigantit anglez Manchester United

    Gara e klubeve për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian të Neëcastle United Sandro Tonali po bëhet gjithnjë e më interesante.

    Mediumi anglez The Telegraph bën të ditur se gjiganti anglez Manchester United po synon transferimin e Tonalit gjatë verës,dhe ylli italiani mund të jetë një përforcim i duhur në repartin e mesfushës.

    Përndryshe agjenti i tij Giuseppe Riso thotë se Neëcastle United e ka të vështirë që të lë të lirë Tonalin,ndërkohë shton se bisedimet për transferimin e tij në ndonjë skuadër në Evropë pritet të zhvillohe më vonë.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në muajt në vazhdim,dhe se qëndrimi i Tonalit në St.James Park varet nga kualifikimi i ekipit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Sandro Tonali ka kontratë me Neëcastle United deri në vitin 2028,teksa klubi anglez e vlerëson rreth 100 milionë euro për italianin.

  • Fillon Kampionati Mesdhetar në Prishtinë, Spanja na jep leksion

    Fillon Kampionati Mesdhetar në Prishtinë, Spanja na jep leksion

    Me ndeshjen Spanja – Kosova, ka nisur Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në moshën 16-vjeçare. Kjo ngjarje e rëndësishme po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

    Po marrin pjesë 12 ekipe kombëtare. Ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës e fituan hendbollistet spanjolle me rezultat 39:13.

    Në program sot janë edhe pesë ndeshje të tjera. Nga gjashtë ndeshje zhvillohen deri të shtunën.

  • Mesjava sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës-Prishtina-Ballkani ndeshja kryesore

    Mesjava sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës-Prishtina-Ballkani ndeshja kryesore

    Kjo mesajavë pritet të sjellë ndeshjet e 1/8së finales në Kupën e Kosovës në futboll,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri’,ku fituesi i edicionit të kaluar Prishtina e pret skuadrën e Ballkani ku njëra nga këto dy skuadrat më të mira në elitën e futbollit vendor do të kaloj në çerekfinale.

    Ndeshja Prishtina-Ballkani pritet të nis nga ora 18:00.

    Të martën pritet të zhvillohen dy ndeshje tjera interesante, ku Drita e pret Llapin në Gjilan teksa Drenica do t’i bëjë konak Ferizajt.

    Të mërkurën do të zhvillohen edhe dy takime të tjera ku Dukagjini takohet kundër Prishtinës së Re,kurse në anën tjetër Feronikeli 74 e pret në Drenas skuadrën e Dinamos.

    Të ejnten pritet të jetë e paraparë për dy takime të tjera,ku Vushtrria e pret Vëllaznimin kurse Trepça 89 do të takohet kundër Malishevës.

  • Lindsey Vonn iu nënshtrua operimit pas lëndimit të rëndë

    Lindsey Vonn iu nënshtrua operimit pas lëndimit të rëndë

    Skiatorja e njohur amerikane Lindsey Von ka pësuar lëndim të tmerrshëm në këmbën e majt,dhe atë gjatë garave të zbritjes në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano-Cortingna.

    Vonn nuk arriti të përfundonte garën duke dalur nga pista,teksa ka ngritur shqetësime tek skuadra e saj si dhe ka dyshime lidhur me karrierën e mëtutjeshme të 41 vjeçares.

    Përndryshe skiatorja amerikane iu nënshtrua një operimi ku përfundoi me mjaft sukses,dhe se pritet të jetë në mbikëqyrje mjekësore intensive për rikuperimin e Vonn megjithatë nuk dihet saktë se sa kohë mund të marrë për një rikthim të mundshëm në këtë sport.

    Kujtojmë që Lindsey Vonn merrë pjesë për herë të pestë në Lojërat Olimpike Dimërore,ku fitoi një medalje të artë dhe 6 medalje të bronzta.

  • Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 19-të në Albi Mall Superligë

    Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 19-të në Albi Mall Superligë

    Futbollisti i Ballkanit Almir Kryeziu është shpallur “Ylli i Javës”për xhiron e 19-të të Alb Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Sulmuesi anësor ishte ndër më të mirët në fitoren e ekipi suharekas kundër Gjilanit,ku Kryeziu shënoi një gol dhe asistoi në fitoren 2:1.

    Përndryshe Kryeziu ka folur për fitimin e këtij çmimi,duke u shprehur i lumtur që është shpallur më i miri i xhiros së 19-të.

    “Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për vlerësimin si më i miri i xhiros, bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur kjo performancë e imja”

    Kujtojmë që Ballkani pas xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë është lider me 36 pikë të grumbulluara.

  • Angli: Ndeshja ndërpritet dy herë pas hyrjes së një ketri në fushë

    Angli: Ndeshja ndërpritet dy herë pas hyrjes së një ketri në fushë

    Një ndeshje e Championshipit anglez mes Hull City dhe Bristol City u ndërpre dy herë për shkak të një ketri që pushtoi fushën.

    Pavarësisht se Hull City humbi 3-2, tifozët e shijuan momentin kur “mysafiri i paftuar” shkaktoi të qeshura dhe ndërprerje të lojës.

    Klubi reagoi me humor në rrjetet sociale, duke e quajtur ketri “problem i madh” dhe duke ironizuar situatën.

  • “Nëse ai largohet, askush s’e ndjek këtë ligë”, Toni Kroos për Ronaldon në Arabinë Saudite

    “Nëse ai largohet, askush s’e ndjek këtë ligë”, Toni Kroos për Ronaldon në Arabinë Saudite

    Mesfushori gjerman Toni Kroos kritikoi ashpër Ligën Profesionale Saudite dhe mënyrën se si po trajtohet Cristiano Ronaldo.

    Në podcast-in e tij, Kroos tha se rritja e vëmendjes globale ndaj kampionatit saudit lidhet drejtpërdrejt me ardhjen e Ronaldos, ndërsa shtoi se mungesa e respektit ndaj portugezit është e papranueshme.

    Sipas ish-lojtarit të Real Madridit, largimi i Ronaldos do të çonte menjëherë në një rënie të interesit ndërkombëtar për këtë ligë.

    “Liga saudite është një vend i çuditshëm, sepse askush nuk kishte dëgjuar për të para se të shkonte Cristiano. Tani po tregojnë mungesë respekti ndaj lojtarit që u dha njohje globale. Po ta them qartë: nëse Cristiano largohet nesër, askush nuk e ndjek më atë ligë,” u shpreh Kroos.

  • Drama e NFL! DeMarcus Lawrence i Seahawks tregon PLANIN E ÇMENDUR në rast se gruaja shtatzënë Sasha, lindte gjatë Super Bowl 2026!

    Drama e NFL! DeMarcus Lawrence i Seahawks tregon PLANIN E ÇMENDUR në rast se gruaja shtatzënë Sasha, lindte gjatë Super Bowl 2026!

    Dita e Super Bowl-it nuk ishte vetëm për lavdinë e futbollit, ajo gati u kthye në një krizë lindjeje!

    Ylli mbrojtës i Seattle Seahawks, DeMarcus Lawrence, hyri në “Super Bowl LX” me më shumë mendime sesa vetëm të fitonte një unazë … gruaja e tij shtatzënë Sasha ishte 37 javëshe dhe mund të lindte në çdo moment!

    Me Sasha-n kaq pranë datës së lindjes dhe në stadiumin Levi’s, çifti nuk i la asgjë rastësisë. Ata madje shkarkuan doktorin e Sashës në Kaliforni, gati për të menaxhuar një lindje nëse do të ndodhte, madje edhe gjatë lojës më të madhe të karrierës së Lawrence!

    Dhe keni parasysh këtë, DeMarcus dhe shokët e tij të skuadrës bënin shaka se çfarë do të ndodhte nëse Sasha lindte gjatë lojës, me shokët që e tallnin duke thënë: “Mund të kesh një tjetër fëmijë… por ky Super Bowl nuk vjen përsëri!”

    Në fakt, plani ishte aq serioz sa DeMarcus ra dakord që nuk do të njoftohej fare nëse Sasha do të lindte, ishte zgjedhja e saj, që ai të mund të qëndronte i fokusuar në fushë pa shpërqendrime.

    Gjatë transmetimit, gazetari Kaylee Hartung ndau këtë detaj të çmendur pas skenave: “Nëse Sasha do të lindte… DeMarcus nuk do të njoftohej deri pas lojës!”

    Ky është përkushtim ndaj lojës por si do ndiheshit ju në vend të Sasha-s?!

    Lawrence, që po luante në Super Bowl-in e tij të parë pas vitesh në NFL, ka folur hapur se sa shumë e mbështet gruaja e tij dhe ky plan ekstrem tregon se sa shumë i besojnë njëri-tjetrit në momentin më të madh të jetës së tij.

    Por fansat patën fjalën e fundit në rrjetet sociale pas performancës së madhe të Seahawks, duke bërë shaka se Lawrence ende kontrollonte nëse Sasha ishte gati të lindte një fëmijë para se të festonte fitoren!

    Qoftë panik prindëror apo fokus në futboll, kjo histori e Super Bowl kishte gjithçka, unaza, familje, dasëm, dramë dhe pothuajse një fëmijë në mes!