ATV

Category: Sport

  • Kupa e Kosovës në Basketboll, sot akti i dytë i gjysmëfinaleve

    Kupa e Kosovës në Basketboll, sot akti i dytë i gjysmëfinaleve

    Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në Basketboll.

    Nga ora 17:00, skuadra e Borës do të përballet me Trepçën.

    Kampioni në fuqi është shumë pranë finales, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me një diferencë prej 23 pikë dallim, 64:87, derisa skuadrës prishtinase do t’i duhej një fitore me 24 pikë dallim për t’u kualifikuar në finalen e kupës për herë të parë.

    Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për t’u kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.

    Finalja do të zhvillohet, më 18 shkurt.

  • “Luaja i thyer brenda vetes”  Ronald Araujo flet hapur për ankthin dhe depresionin

    “Luaja i thyer brenda vetes” Ronald Araujo flet hapur për ankthin dhe depresionin

    Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo, ka treguar se gjatë një viti e gjysmë ka jetuar me ankth, i cili më pas u shndërrua në depresion, duke kërkuar ndihmë profesionale për t’u përballur me situatën.

    Qendërmbrojtësi uruguajan, 26 vjeç, mori një leje të pacaktuar nga klubi në fillim të dhjetorit, pas kërkesës për një periudhë pushimi. Ai u rikthye në skuadër në fund të janarit dhe ndeshja e fundit e ‘Copa del Rey’ ndaj Albacete-s ishte e para që filloi si titullar që nga humbja 3-0 në Champions League ndaj Chelsea më 25 nëntor, ku u ndëshkua me karton të kuq pas 44 minutash.

    Araujo shpjegoi se ndiente që “gjërat nuk ishin në rregull” para ndeshjes me Chelsea-n, por ajo sfidë ishte momenti kur ai kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë. “Kur përfundoi ndeshja, ndjeva sikur gjithçka më po binte mbi mua,” tha ai për Mundo Deportivo.

    “Kam vuajtur me ankth për një vit e gjysmë dhe më pas u bë depresion. Luaja me këtë gjendje, por nuk të ndihmon, sepse në fushë nuk ndihesh vetvetja. E di vlerën time dhe çfarë mund të jap për skuadrën, por nuk ndihesha mirë dhe kuptova që diçka nuk shkonte.”

    Araujo shtoi se nuk është zakonisht person që kërkon ndihmë dhe zakonisht “mbante gjithçka për vete”, por kuptoi se kishte arritur një pikë ku duhej të fliste me dikë për t’u rikuperuar.

    Qendërmbrojtësi që ka bërë 195 paraqitje me Barcelonën që nga viti 2018, e përshkroi pushimin nga futbolli si të “rëndësishëm” dhe tha se ndihet si një “person krejtësisht ndryshe” pas rikthimit të tij.

    Barcelona do të kthehet në aksion këtë të enjte në ‘Copa del Rey’ ndaj Atletico Madridit.

  • Histori impresionuese: Vëlla dhe motër fituan medaljen e artë dhe bënë histori

    Histori impresionuese: Vëlla dhe motër fituan medaljen e artë dhe bënë histori

    Isabella dhe Rasmus Wranaa të Suedisë fituan medaljen e artë në dyshe të përziera në Lojërat Olimpike Dimërore në Cortina d’Ampezzo.

    Ata mposhtën amerikanët Cory Thiesse dhe Korey Dropkin 6-5 në një finale emocionuese.

    Suedia është kombi i dytë më i suksesshëm i curlingut në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore pas Kanadasë, por nuk ka fituar kurrë më parë një medalje ari në dyshe të përziera.

    Është medalja e parë olimpike e 28-vjeçares Isabella, ndërsa vëllai i saj trevjeçar Rasmus gjithashtu fitoi medaljen e artë në ekip në Pekin dhe bronz në Pyeongchang.

    Ekipi vendas i Stefania Constantini dhe Amos Mosaner fitoi medaljen e bronztë falë një fitoreje 5-3 ndaj britanikëve Jennifer Dodds dhe Bruce Mouat.

    Constantini dhe Mosader po mbronin medaljen e artë që fituan katër vjet më parë në Pekin në Cortina, dhe ata gjithashtu mbërritën në këtë garë si kampionë botërorë në fuqi, por seria e tyre e artë u ndërpre të hënën kur humbën gjysmëfinalen ndaj SHBA-së 8-9.

    Nga ana tjetër, Dodds dhe Mouat arritën rekordin më të mirë në fazën e grupeve me tetë fitore dhe një humbje, por në fazën eliminatore të garës ata humbën në gjysmëfinale ndaj Suedisë 3-9, dhe tani në luftën për bronz ndaj Italisë. Me këtë humbje, Dodds dhe Mouat i përfunduan Lojërat e tyre të dyta Olimpike Dimërore radhazi në vendin e katërt, raporton Hina.

  • Kupa e Kosovës vjen sot me dy përballje interesante

    Kupa e Kosovës vjen sot me dy përballje interesante

    Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera të vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

    Ndeshja e parë e ditës luhet nga ora 13:00 në stadiumin “18 qershori” në klinë, ku përballen dukagjini dhe prishtina e re. Ndërkohë, vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri” përballen Prishtina dhe Ballkani.

    Ndërkaq, tri ndeshje të tjera të kësaj faze zhvillohen të enjten: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi dhe Trepç ’89 – Malisheva. Takimi Feronikeli ’74 – Dinamo është paraparë të luhet të mërkurën e ardhshme, më 18 shkurt.

    Kujtojmë se dje, Llapi dhe Ferizaji siguruan kualifikimin në çerekfinale, pasi eliminuan respektivisht dritën dhe Drenicën.

  • Harry Kane në mes të kontratës së re me Bayern Munich dhe parave të sauditëve

    Harry Kane në mes të kontratës së re me Bayern Munich dhe parave të sauditëve

    Sulmuesi anglez Harry Kane nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Drejtuesit bavarezë synonjnë që të arrijnë marrëveshje të re me Kane,por tani kanë dalur zëra se anglezi mund të transferohet në Arabinë Saudite.

    Mediumi gjerman Kicker bën të ditur se Kane është vënë në radarin e klubeve saudite,të cilët po synojnë të përgatisin një ofertë marramendëse për sulmuesin për transferim në ligën saudite.

    Në anën tjetër Kane ka theksuar se është mjaft i lumtur në Allianz Arena,dhe mendon që në fund të sezonit të fitojë të gjitha trofetë me bavarezët.

    Kujtojmë që Harry Kane ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2027.

  • Ferizaj eliminon Drenicën nga Kupa e Kosovës pas ekzekutimit të penalltive

    Ferizaj eliminon Drenicën nga Kupa e Kosovës pas ekzekutimit të penalltive

    Skuadra e Ferizajt ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës,ku eliminoi Drenicën pas ekzekutimit të penalltive,teksa koha e rregullt përfundoi 0:0.

    Pjesa e parë dhe e dytë solli raste të shumta për shënim,por të dyja ekipet nuk arritën të tundnin rrjetat e njëra-tjetrës dhe ndeshja shkoi në dy herë nga 15 minuta.

    Edhe gjatë vazhdimeve si Ferizaj ashtu edhe Drenica nuk mundën të gjenin golin që do ta dërgonte njërën skuadër në fazën tjetër,dhe kështu fituesi është vendosur në ekzekutimin e penalltive.

    Më konkretë në gjuatjen e tyre ishin futbollistët e Ferizajt të cilët fituan me rezultat 4:3,dhe kështu Ferizaj u kualifikua në fazën çerekfinale.

  • Nesër zbulohen emrat e skuadrave finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll

    Nesër zbulohen emrat e skuadrave finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll

    Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon me gjysmëfinalet e kthimit, ku katër ekipet më të mira do të kërkojnë biletën për finalen e 18 shkurtit.

    Në ndeshjen e parë, Bora do të përballet me Trepçën nga ora 17:00 ndërsa nga ora 20:00, Sigal Prishtina pret Bashkimin.

    Të dy ndeshjet zhvillohen të mërkurën në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

     

  • Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

    Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

    Skuadra e Llapi ka arritur të eliminojë skuadrën e Dritës në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës,duke e munduar me rezultat 2:1 dhe sigguroi kalimin në çerekfinale.

    Pjesa e parë u dominua nga mysafirët të cilët kaluan në epërsi përmes Arbnor Ramadanit në 1:0,dhe me epërsinë e ekipit të Tahir Batatinës përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë llapjanët arritën të shënonin edhe golin e dytë,ku Muhamet Hyseni u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 2:0.

    Drita në anën tjetër arriti të ngushtojë epërsinë përmes Besnik Krasniqit në 1:2,por kjo ishte e tëra çfarë bëri ekipi gjilanas në këtë ndeshje dhe në fund Llapi siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

  • Prishtina përforcohet me Alex Lomax për pjesën e dytë të sezonit

    Prishtina përforcohet me Alex Lomax për pjesën e dytë të sezonit

    Klubi i basketbollit Prishtina ka zyrtarizuar një përforcim të ri në prag të vazhdimit të pjesës së dytë të sezonit. Bardhekaltrit kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Alex Lomax, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim.

    Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i kryeqytetit ka shprehur bindjen se bashkëpunimi me Lomax do të sjellë suksese dhe do të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave sezonale.

    Ky transferim vjen një ditë pasi Prishtina njoftoi ndarjen me basketbollistin Khalil Dukes, duke hapur rrugë për riorganizimin e skuadrës.

    Me synimin për një sezon sa më të suksesshëm, Prishtina po punon në forcimin e ekipit dhe në sigurimin e përforcimeve që pritet të kenë ndikim të menjëhershëm në parket.

    Klubi ka bërë të ditur se më poshtë është publikuar edhe njoftimi i plotë zyrtar i Prishtinës.

  • Arne Slot:Nëse Liverpool nuk e arrin Ligën e Kampionëve ky do të ishte një sezon i papranueshëm

    Liverpool po përjeton një nga sezonet më të vështira,ku nga objektivi për titullin e kampionit tani duhet të luftoj për një vend në Ligën e Kampionëve.

    Për këtë ka folur edhe trajneri Arne Slot,i cili thotë se nëse “The Reds”nuk e arrin kualifikimin në Champions sezonin tjetër atëherë ky sezon është i papranueshëm.

    “Duhet të jemi më të mirë, duhet të jemi afër përsosmërisë. Nëse nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, sezoni nuk do të jetë i pranueshëm”

    Përndryshe Slot shton se për të zvogëluar dallimin në pikë me skuadrat lidere duhet fituar shumë ndeshje,dhe tekniku holandez e pranon se nuk e kanë bërë gjatë këtij sezoni.

    Kujtojmë që Liverpool pësoi humbje ndaj Manchester City-it në derbin e fundjavës së kaluar neë Premierligë,teksa janë 17 pikë larg liderit aktual Arsenal në pozitën e gjashtë.