ATV

Category: Sport

  • Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet për ndeshjen e Al Nassr kundër Al-Fateh

    Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet për ndeshjen e Al Nassr kundër Al-Fateh

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo duket se do t’i japë fund bojkotit tek Al Nassr.

    41 vjeçari ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Al Nassr,kjo për arsye të pakënaqësisë që pati me drejtuesit e klubit për politikën e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Përndryshe Ronaldo pritet që gjatë kësaj fundjave të rikthehet në aksion kundër Al-Fetah në kampionatin saudit,ndërkohë që në mesjavë nuk do të luaj fare kundër Arkadag në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo ndeshjen e fundit me Al Nassr e kishte luajtur me Al Taaëoun më 26 janar në kuadër të Superligës së Arabisë Saudite.

  • Dy lojtarët e Real Madridit që nuk janë në planet e Klopp

    Dy lojtarët e Real Madridit që nuk janë në planet e Klopp

    Dy lojtarë të Real Madridit nuk përputhen me planet e Jurgen Kloppit, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë për stolin madrilen pas përfundimit të sezonit.

    Edhe pse Alvaro Arbeloa vazhdon të drejtojë ekipin deri në verë pas largimit të Xabi Alonsos, e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë një trajner me përvojë ndërkombëtare për të nisur një cikël të ri.

    Emri i Jurgen Kloppit ka fituar shumë peshë në këtë kontekst. Trajneri gjerman do të ishte i gatshëm të rikthehej në futbollin e nivelit të lartë, por kërkon kontroll të plotë sportiv dhe ndryshime të thella në përbërjen e skuadrës.

    Sipas raportimeve, dy lojtarë aktualë nuk e plotësojnë vizionin e tij:

    • Jude Bellingham – pas një fillimi të fortë të sezonit ka shfaqur rënie në formë dhe ndikim në lojë, duke mos përmbushur pritshmëritë e rolit qendror në modelin e Kloppit.

    • Eduardo Camavinga – mesfushori francez ka kaluar muaj të vështirë, me mungesë vazhdimësie dhe paqartësi taktike, duke mos ofruar stabilitetin që kërkon trajneri gjerman.

    Këto dy largime konsiderohen kriter kyç për ardhjen e Kloppit në “Santiago Bernabeu”, një skenar që po diskutohet në prapaskenë në klub.

  • Bernardo Silva:Do të luftojmë deri në fund për titull në Premierligë

    Bernardo Silva:Do të luftojmë deri në fund për titull në Premierligë

    Ylli portugez Bernardo Silva ka folur për gjasat e Manchester City-it për titullin e Premierligës këtë sezon.

    Silva ka deklaruar se “Citizens”do të luftojnë deri në fund për titull,dhe se është përgjegjësia e lojtarëve ta bëjnë punën e tyre.

    “Është përgjegjësia jonë të bëjmë punën tonë në fushë. Në janar niveli ynë ra pak, humbëm shumë pikë dhe të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më mirë. Jemi të përqendruar dhe mezi presim të japim më të mirën në tre muajt e gjysmë të fundit dhe të luftojmë për të gjithë titujt””

    Përndryshe Silva thotë se synon që të mbesin të fokusuar në qëndrueshmërinë e formës,dhe në fund Man City të fitoj të gjitha trofetë e mundshme.

    Kujtojmë që Man City është në pozitën e dytë në Premierligë me 50 pikë,6 më pak se lideri aktual Arsenal.

  • Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde: Tejkalon Messin dhe Mbappén

    Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde: Tejkalon Messin dhe Mbappén

    Lamine Yamal, sulmuesi i ri i FC Barcelona, po konfirmohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, pavarësisht moshës vetëm 18-vjeçare. Ai ka vazhduar të thyejë rekorde, duke tejkaluar emra legjendarë si Lionel Messi dhe Kylian Mbappé në disa statistika impresionuese, raporton “Gazeta Express”.

    Në Ligën e Kampionëve, Yamal ka arritur 14 kontribute direkte në gola (7 gola dhe 7 asistime) para moshës 19 vjeç, duke u bërë lojtari më i mirë në histori të Champions League për këtë grupmoshë. Kjo e kalon rekordin e mëparshëm të Mbappé, i cili kishte 13 kontribute.

    Sulmuesi i ri gjithashtu është bërë lojtari më i ri në historinë e FC Barcelona që shënon 40 gola në të gjitha kompeticionet, duke sfiduar edhe statistikat e legjendës Lionel Messi në të njëjtën moshë.

    Yamal është gjithashtu një nga golashënuesit më të mirë nën 19 vjeç në pesë ligat kryesore evropiane, duke lënë pas emra të mëdhenj si Mbappé në renditjen e golave para moshës 19 vjeç.

    Rritur në akademinë e La Masia, Yamal u bë shpejt pjesë kyçe e formacionit të Barcelonës. Ndërsa pritet të vendosë edhe më shumë rekorde në të ardhmen, ai tashmë konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit modern.

  • Oklahoma City Thunder mposhtë në udhëtim Los Angeles Lakers-Cleveland Cavaliers fiton me rezultat të ngushtë

    Oklahoma City Thunder mposhtë në udhëtim Los Angeles Lakers-Cleveland Cavaliers fiton me rezultat të ngushtë

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka arritur të mund Los Angeles Lakers me 9 pikë epërsi 119:110.

    Jalen Williams me 23 pikë ,Isaiah Joe me 19 pikë të tjera si dhe Chet Holmgren me 10 kërcime ishin më efikasët në fitoren e Thunder,teksa në anën tjetër Lebron James me 22 pikë e 10 asistime,Marcus Smart me 19 pikë dhe Deandre Ayton me 10 kërcime ishin më të mirët në parket për Lakers.

    Në anën tjetër Cleveland Cavaliers ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Denver Nuggets me dy pikë epërsi 119:117.

    Donovan Mitchel me 32 pikë e 10 asistime ishte më i miri në këtë ndeshje për Cavaliers,teksa kontribut dhanë dhe James Harden dhe Jarret Allen shënuan 22 pikë.

    Ndërkohë tek Nuggets Nikola Jokic me 22 pikë,14 kërcime e 11 asistime ishte më efikasi,kurse Julian Strawther dhe Christian Baum shënuan 20 pikë secili.

  • Jose Mourinho pritet të bëhet trajner i Portugalisë

    Jose Mourinho pritet të bëhet trajner i Portugalisë

    Jose Mourinho thuhet se do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Portugalisë, duke pasuar Roberto Martinezin pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

    Sipas mediumit ESPN, Portugalia është gati t’i drejtohet trajnerit të Benficas, Mourinho, për rolin e trajnerit kryesor.

    Kombëtarja portugeze e ka zgjedhur ish-trajnerin e Chelseat dhe Real Madridit si pasardhësin e Roberto Martinez, kontrata e të cilit skadon pas Kupës së Botës 2026.

    E ardhmja e Mourinhos te Benfica ka qenë tashmë subjekt i spekulimeve të forta, me thashetheme që e lidhin atë me një largim.

    Klubi portugez do të ndjekë Ruben Amorimin nëse Mourinho pranon punën në ekipin kombëtar.

    Portugalia do të hyjë në Kupën e Botës 2026 si një nga favoritët e fortë nën drejtimin e Martinez pasi ka bindur edhe në kualifikuese. /Telegrafi/

  • MAKTH PËR “NINERS” KEION WHITE QËLLOHET ME ARMË ZJARRI PAS “SUPER BOWL”

    MAKTH PËR “NINERS” KEION WHITE QËLLOHET ME ARMË ZJARRI PAS “SUPER BOWL”

    Festimet e Super Bowl-it u kthyen në kaos kur mbrojtësi i 49ers, Keion White, u qëllua me armë zjarri në kyçin e këmbës herët të hënën në mëngjes, vetëm disa orë pas ndeshjes së madhe.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00, pas një përplasjeje brenda një lokali në San Francisko. White u dërgua në spital, iu nënshtrua një operacioni dhe pritet të shërohet, pra lëndimi nuk ishte me rrezik për jetën.

    Policia thotë se White nuk ishte shënjestër dhe ende nuk ka arrestime. Incidenti tronditi tifozët dhe shtoi një tjetër kapitull të çmendur në fundjavën e Super Bowl-it.

  • Karateistët e Kosovës diskriminohen, nuk u lejohen simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian

    Karateistët e Kosovës diskriminohen, nuk u lejohen simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian

    Në Qipro po zhvillohet Kampionati Evropian i Karatesë për Kadetë, Junior dhe U21. Por karateistët e Kosovës janë detyruar të garojnë pa simbolet shtetërore të Republikës.

    Nazmi Gashi, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës tha se në momentin që këto gara janë alokuar në Qipro, nga federata është dërguar ankesë në institucionet e Federatës Evropiane dhe Federatës së Qipros.

    Ai tha se në vitin 2023 flamuri i Kosovës nuk ishte i vendosur në këto gara, andaj dhe paraprakisht kësaj radhe dërguan ankesë.

    “’Nuk mundemi me leju sepse Qipro nuk e njeh Kosovën, dhe shteti ka vendosur që ju të garoni me flamurin e Federatës’. Normalisht që ne në vitin 2023 nuk kemi marrë pjesë në garë”, tha Gashi për arsyetimin e mosvendosjes së simboleve të Kosovës në këto gara.

    Megjithatë, duket se federata po përballet me diskriminim të njëjtë edhe këtë vit.

  • Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen dy ndeshje interesante të fazës së 1/8-tës

    Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen dy ndeshje interesante të fazës së 1/8-tës

    Sot (e martë) janë në program për t’u luajtur dy ndeshje të fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ndërsa gjashtë përballjet tjera luhen gjatë ditëve të ardhshme.

    Me rikthimin e edicionit pranveror në futbollin e Kosovës janë kthyer edhe ndeshjet në garat e Kupës së Kosovës, ku po ashtu shumë skuadra synojnë trofeun që i dërgon në Evropë.

    Megjithatë, gjatë ditës së sotme janë në program për t’u luajtur vetëm dy ndeshje, nga çiftet që vijnë nga skuadrat e Superligës.

    Ndeshja derbi e ditës padyshim se do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, ku Drita e pret Llapin.

    Në ndeshjen tjetër, Drenica është nikoqire e Ferizajt, me takimin që pritet të luhet në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë.

    Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00 dhe në këtë fazë luhet vetëm një ndeshje, ku fituesi kualifikohet tutje në çerekfinale.

  • Spanja vazhdon diskriminimin ndaj Kosovës në arenën sportive-I referohet si Federata e Hendbollit të Kosovës

    Spanja vazhdon diskriminimin ndaj Kosovës në arenën sportive-I referohet si Federata e Hendbollit të Kosovës

    Të hënën edhe zyrtarisht ka nisur në Prishtinë nisi Kampionati Mesdhetar i hendbollit për lojtaret deri në 16 vjet.

    Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave zhvilloi ndeshjen e parë kundër Spanjës,dhe të dyja ekipet respektuan intonimin e himneve të shteteve.

    Megjithatë Federata Spanjolle e Hendbollit nuk u soll në këtë mënyrë si hendbollistet spanjolle,dhe madje në faqen zyrtare në raportin e ndeshjes nuk iu referua si Kosova por si Federata e Hendbollit e Kosovës, ndërkohë të gjitha kundërshtaret e ardhshme të Spanjës u shkruan me emrat zyrtarë si: Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

    Kjo nuk është hera e parë që federatat sportive në Spanjë bëjnë kësi lloj diskriminimi ndaj Kosovës,ku edhe në futboll Kosovës iu referua me terma si”Teritori i Kosovës”.