ATV

Category: Sport

  • Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të mërkurën listën e 16 lojtareve të ftuara për dy ndeshjet vendimtare ndaj Finlandës, në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për European Women’s Handball Championship 2026.

    Kosova do të përballet fillimisht me Finlandën më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Grumbullimi i ekipit nis të dielën në kryeqytet, ndërsa udhëtimi drejt Finlandës është planifikuar për javën e ardhshme.

    Në listën e publikuar nga Shabani bie në sy rikthimi i Dafina Mustafës, Yllka Shatrit dhe Melisa Mulajt, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe disa prej talenteve të Kombëtares U19: Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

    Ftesat për lojtaret e reja konfirmojnë procesin e ndërrimit të gjeneratës në përfaqësuesen tonë, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.

    Kosova i ka zhvilluar tashmë dy ndeshje në këtë cikël kualifikues, duke u përballur me dy kundërshtarë të fortë si Franca dhe Kroacia, nga të cilat ka pësuar humbje. Edhe Finlanda ka dy humbje, çka e bën përballjen direkte të marsit vendimtare për vendin e tretë në grup, pozitë që gjithashtu mund të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

  • Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Trajneri I Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka reaguar sërish ashpër lidhur me të ashtuquajturin “rasti Negreira”, duke e cilësuar atë si skandalin më të madh në historinë e futbollit spanjoll.

    “Do ta them sërish, rasti Negreira është skandali më i keq në historinë e futbollit spanjoll dhe është skandal që ende nuk është zgjidhur”, deklaroi Arbeloa, duke theksuar pakënaqësinë e tij për zvarritjen e procesit.

    Çështja lidhet me pagesat e pretenduara të bëra nga Barcelona ndaj ish-zyrtarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debate të forta në Spanjë.

    Arbeloa shtoi gjithashtu se nuk do t’i përgjigjet më deklaratave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. “Nuk do t’i përgjigjem Laportës për asgjë tjetër”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij për këtë çështje mbetet i palëkundur.

    Debati rreth rastit Negreira vazhdon të dominojë futbollin spanjoll, ndërsa opinioni publik dhe klubet rivale presin një vendim përfundimtar nga autoritetet përkatëse.

  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, katër bileta për 1/8 e finales

    Mbrëmje vendimtare në Champions League, katër bileta për 1/8 e finales

    Ndeshjet kthyese të fazës play-off të UEFA Champions League zhvillohen sonte, me përballje të forta në Itali, Spanjë dhe Francë, aty ku do të vendosen skuadrat e fundit që sigurojnë kalimin në 1/8-tën e finales. Diferencat janë të ngushta dhe çdo detaj pritet të jetë vendimtar.

    Në Bergamo, Atalanta BC kërkon një përmbysje të vështirë ndaj Borussia Dortmund, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë. Italianët do të tentojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe intensitetin e lojës së tyre, ndërsa gjermanët mbështeten te eksperienca evropiane dhe kundërsulmet e shpejta.

    Në Torino, Juventus përballet me një mision pothuajse të pamundur kundër Galatasaray, pas disfatës së thellë 5-2 në takimin e parë. “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një mbrëmje perfekte për të rikthyer shpresat, ndërsa turqit synojnë të administrojnë avantazhin dhe të godasin në momentet kyçe.

    Në Paris zhvillohet një derbi francez me aromë Evrope, ku Paris Saint-Germain pret AS Monaco. PSG ka fituar 3-2 në transfertë dhe kërkon të menaxhojë me qetësi avantazhin, por Monaco mbetet një kundërshtar i rrezikshëm që mund të befasojë në çdo moment.

    Ndërkohë në “Santiago Bernabéu”, Real Madrid pret SL Benfica pas fitores minimale 1-0 në Lisbonë. Madrilenët janë favoritë, por diferenca prej vetëm një goli e mban plotësisht të hapur këtë përballje klasike të kompeticionit.

    Një mbrëmje e madhe evropiane është në horizont, me katër duele që premtojnë emocione, tension dhe dramë deri në minutën e fundit. Vetëm katër skuadra do të vazhdojnë rrugëtimin mes 16 më të mirëve të kontinentit.

  • Lojtarët që mund të largohen nga Interi pas humbjes ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve

    Lojtarët që mund të largohen nga Interi pas humbjes ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve

    Interi përjetoi një nga goditjet më të rënda të sezonit, duke u eliminuar në mënyrë të papritur nga Bodo/Glimt në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve.

    Nënkampioni në fuqi i Europës dhe lideri aktual i Serie A u mposht 3-1 në Norvegji dhe më pas humbi 1-2 në “San Siro”, duke i dhënë fund aventurës evropiane në mënyrë tronditëse.

    Ky eliminim përbën jo vetëm një dështim sportiv, por edhe një goditje të drejtpërdrejtë financiare për klubin zikaltër.

    Mungesa e të ardhurave nga kompeticioni më prestigjioz evropian pritet të ndikojë në strategjinë e afatit kalimtar, ndërsa në Itali kanë nisur spekulimet për një verë me lëvizje të bujshme dhe sakrifica të mundshme.

    Në qendër të vëmendjes janë disa nga asetet më të çmuara të skuadrës si Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Marcus Thuram, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.

    Interesi nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon, Barcelona po ndjek nga afër situatën e Bastonit, të cilin e konsideron përforcim strategjik në mbrojtje, ndërsa në radarët katalanas figurojnë gjithashtu Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez për repartin ofensiv.

    Nga ana tjetër, Real Madridi vlerëson profilin e Barellës, një mesfushor me intensitet, vizion dhe cilësi teknike.

    Federico Dimarco, ndërkohë, përflitet për një transferim të mundshëm në Ligën Premier, ku disa klube elitare kanë shprehur interes konkret.

    Drejtuesit e Interit nuk synojnë një shpërbërje të skuadrës, por realiteti financiar pas eliminimit evropian mund t’i detyrojë të shqyrtojnë oferta të rëndësishme.

    Disfata ndaj Bodo/Glimt rrezikon të shënojë një pikë kthese për klubin milanez.

    Ajo që dukej si një projekt i konsoliduar mund të përballet me ndryshime të thella, ndërsa gjigantët evropianë po monitorojnë me kujdes çdo zhvillim në “San Siro”.

  • I tha ‘Po’ – futbollisti njofton ndarjen nga e dashura vetëm tre ditë pas propozimit që i bëri në fushë

    I tha ‘Po’ – futbollisti njofton ndarjen nga e dashura vetëm tre ditë pas propozimit që i bëri në fushë

    Një futbollist që i propozoi të dashurës në fushë ka njoftuar se lidhja e tyre ka përfunduar vetëm tre ditë pas atij momenti.

    Mesfushori Derrickson Quiros, lojtar i Club Xelaju në elitën e futbollit të Guatemala, u bë viral pasi i propozoi për martesë partneres së tij pas fitores 4–2 ndaj Marquense në Estadio Mario Camposeco.

    Quiros e ndau më pas momentin në rrjetet sociale me përshkrimin: “Partnerja ime e jetës, të dua shumë”.

    Megjithatë, vetëm tre ditë më vonë, njoftoi në Instagram se fejesa kishte marrë fund papritur.

    “Po, është e vërtetë që marrëdhënia ime (fejesa) përfundoi. Ishte një situatë personale e vështirë, si çdo ndarje, por preferoj ta trajtoj me respekt dhe pjekuri”, shkroi ai.

    “Nuk do të flas keq për askënd, as nuk do të hyj në detaje, sepse ishte një marrëdhënie që ishte e rëndësishme për mua në atë kohë”.

    Quiros shtoi: “Tani jam i përqendruar te karriera ime, te skuadra ime dhe te vazhdimi i rritjes si person. E vlerësoj mbështetjen e të gjithëve dhe shpresoj që ta respektoni këtë moment. Faleminderit”.

    Edhe ish-e fejuara e tij reagoi në rrjetet sociale, duke deklaruar: “Në fund, nuk do të ketë kurrë përgjigje më të mirë se ajo që ofron heshtja”.

  • Bodo Glimt shkruan histori-Newcastle United dhe Bayer Leverkusen sigurojnë kalimin në 1/8 e finales së Champions.

    Bodo Glimt shkruan histori-Newcastle United dhe Bayer Leverkusen sigurojnë kalimin në 1/8 e finales së Champions.

    Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së play-off-it të Ligës së Kampionëve,ku u përcaktuan edhe ekipet që kaluan në 1/8 e finales.

    Befasia e madhe ndodhi në Giuseppe Meazza,ku Bodo Glimt sjkruajti histori duke eliminuar Interin me rezultat 2:1 konkretisht 5:2 nga të dyja ndeshjet.

    Peter Hauge shënoi të dy golat për ekipin norvegjez në minutat 58-të dhe 72-të,teksa italianët shënuan përmes Alessandro Bastonit që shënoi për 1:2.

    Deri në fund më gola nuk pati dhe kështu Bodo Glimt siguron kalimin në 1/8 e finales së Champions,teksa për Interin ky eliminim është një zhgënjim i madh duke marrë parasysh që sezonin e kaluar ishin finalist kundër PSG-së.

    Në anën tjetër Neëcastle United siguroi kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira,duke eliminuar ekipin e Qarabag me rezultat 3:2 respektivisht 9:3 në të dy ndeshjet.

    Sandro Tonali,Joelinton dhe Sven Botman realizuan për anglezët,teksa për skuadrën nga Azerbajxhani shënuan Duran dhe Cafar.

    BayerLeverkusen ndërkohë barazoi pa gola 0:0 kundër kampionëve të Greqisë Olympiacos,por gjermanët kaluan tutje falë fitores 2:0 në udhëtim në Greqi.

    Kujtojmë që më herët Atletico Madrid siguroi kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ku eliminoi ekipin belg Club Brugge.

  • Atletico Madrid siguron kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve-Eliminon Club Brugge me fitore komode

    Atletico Madrid siguron kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve-Eliminon Club Brugge me fitore komode

    Skuadra spanjolle Atletico Madrid ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve,duke eliminuar skuadrën belge Club Brugge me rezultat 4:1 konkretisht 6:4 nga të dyja ndeshjet.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të madrilienëve të cilëtë kaluna në epërsi në minutën e 23-të përmes Alexander Sorloth në 1:0,por më pas belgët u kundërpërgjigjën me Joel Ordonez që barazoi në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 36-të.

    Në pjesën e dytë Johnny Cardoso riktheu epërsinë e Atleticos në 2:1 në minutën e 48-të,ndërkohë në të 76-të Sorloth shënoi golin e tij të dytë personal për epërsinë 3:1 të vendasve dhe norvegjezi kompletoi hattrickun e tij personal në 4:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar dhe i kualifikimit për Atleticon.

  • Kylian Mbappe pritet të mungojë për ndeshjen Real Madrid-Benfica

    Kylian Mbappe pritet të mungojë për ndeshjen Real Madrid-Benfica

    Ylli francez Kylian Mbappe pritet që të mos luaj nesër në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve Real Madrid-Benfica.

    Mbappe ka kohë që po vuan nga një dëmtim në në gjurin e majtë,dhe është detyruar që ta lëshonte stërvitjen e së martës me skuadrën.

    Përndryshe francezi iu nënshtrua një kontrrolle gjatë pasdites,dhe është konfirmuar se lëndimi ishte serioz,dhe se do të mungoj ndaj portugezëve të mërkurën.

    Kujtojmë që Real Madrid e zhvillon ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Benficës në Santiago Bernabeu të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

  • Hansi Flick feston 61-vjetorin, një karrierë e mbushur me trofe dhe suksese në futboll

    Hansi Flick feston 61-vjetorin, një karrierë e mbushur me trofe dhe suksese në futboll

    Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, feston sot 61-vjetorin e lindjes, duke u përkujtuar si një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të respektuar në futbollin botëror.

    Gjatë karrierës së tij, Flick ka fituar një sërë trofesh prestigjiozë, përfshirë: 1 herë Kampion i Botës, 1 herë Champions League, UEFA Super Cup 1 herë, 2 Bundesliga, 1 La Liga, 1 FIFA Club World Cup, 2 Spanish Super Cup dhe German Super Cup 1 herë.

    Flick njihet për qasjen e tij të disiplinuar, taktikat e mençura dhe aftësinë për të motivuar skuadrat, që nga Bayern Munich te kombëtarja gjermane dhe tani te Barcelona.

    Në ditëlindjen e tij të 61-të, fansat dhe komuniteti i futbollit e uruan për karrierën e jashtëzakonshme dhe ndikimin e tij në sport.

    Ky është momenti për të reflektuar mbi një udhëtim të gjatë suksesh në futboll, që e ka vendosur Hansi Flick ndër trajnerët më të mirë në botë sot.

  • Driton Kuka çuditet me pagat e basketbollistëve në Kosovë, ka një mesazh për këtë situatë

    Driton Kuka çuditet me pagat e basketbollistëve në Kosovë, ka një mesazh për këtë situatë

    Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot (e martë) gjatë ditës, drejtuesit e klubit të basketbollit Sigal Prishtina, folën për problemet nëpër të cilat po kalon klubi prishtinas.

    Ndër të tjerash drejtori i klubit Luan Maloku, konfirmoi se sezonin e kaluar basketbollisti amerikan Jordan Davis, kishte marrë pagë prej 25 mijë eurosh.

    Këto shifra kanë tronditur opinonin sportiv në Kosovë, ku tashmë nuk kanë munguar as reagimet nga figurat e njohura publike.

    Njëri ndër personat që reagoi ishte edhe trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i cili mbeti i befasuar nga këto shifra të publikuara.

    “A është kjo e vërtetë, miq? Nëse po, këto janë para të taksapaguesve tanë. Diku po kërkoni qime në vezë, ndërsa kjo qenka e lejuar”, ka shkruar Kuka në statusin e tij në Facebook.